Home Blog Page 3862

Rreth 550 mijë kilogramë produkte u asgjësuan këtë vit, prijnë ato ushqimore

0

Rreth 550 mijë kilogramë produkte ushqimore dhe pije janë asgjësuar këtë vit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi u shpreh se fokusi kryesor i këtij institucioni është ruajtja e sigurisë ushqimore, teksa ka thënë se secili produkt që nuk i plotëson kriteret për konsum do të asgjësohet.

“Gjatë kontrolleve tona zyrtare në terren edhe nga raportimet e konsumatorëve apo edhe nga operatorët e bizneseve për produktet që nuk i plotësojnë kushtet në treg, kemi asgjësuar rreth 550 mijë kg, produkte ushqimore dhe pije, pra gjatë viti, dhe kjo shifër nga dita në ditë ndryshon. Secili produkt që nuk i plotëson kriteret ligjore për konsum, ai produkt largohet nga tregu dhe asgjësohet në prani të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Varësisht prej llojit të produktit i nënshtrohen kontrollit të inspektorit kompetent të fushës që kontrollon”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë të ditur se për raste të asgjësimit prin Komuna e Prishtinës, për shkaqe të ndryshme, por që thotë se edhe qytetet tjera nuk përjashtohen.

“Sigurisht që numri më i madh i bizneseve është në Prishtinë, por kjo shkon proporcion, por dallime ka në ndër vite në vend dhe për arsye të ndryshme pasi se natyra e kontrollit ushqimor është komplekse dhe ndër vite në periudha të ndryshme, ka produkte që ndryshojnë në statistika për nga asgjësimi. Sigurisht që edhe regjionet tjera ndryshojnë, sepse janë shumë faktorë që ndikojnë që një produkt në raste të caktuara mos t’i plotësojë kriteret për konsum, dhe ai asgjësohet”, u shpreh Thaçi për EO.

Statistikat më të mëdha për asgjësim janë nga inspektorati sanitar, ku hyjnë pijet dhe të ndryshme, por që asgjësim bëhet edhe nga sektorë të ndryshëm, siç janë produktet me origjinë shtazore dhe sektori fitosanitar.

“Faktikisht statistikat më të mëdha i kemi nga inspektorati sanitar, ku hyjnë pijet dhe të ndryshme, pastaj kemi rreth 50 mijë kilogramë që janë asgjësuar nga sektori veterinar, ku hyjnë vetëm produktet me origjinë shtazore, dhe nga ana e sektorit fitosanitar kemi disa lloje të pijeve të asgjësuara. Sigurisht kemi material finanor dhe preparate tjera që janë për mbrojtën e bimëve”, ka bërë të ditur ai.

Thaçi ka bërë të ditur se shtimi i numrit të inspektorëve ka ndikuar në rritje të frekuencës së kontrolleve për sektorë të ndryshëm./EO

Musk: Nëse 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do t’i shes aksionet e Teslas

0

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, i ka reaguar Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WFP), duke thënë se nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, ai do t’i shesë të gjitha aksionet e kompanisë.

Përmes Twitterit, Musk ka kërkuar shpjegim të hapur edhe për publikun që të tregohen se si shpenzohen paratë.

“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj. Por duhet të jetë kontabilitet me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, ka shkruar Musk në Twitter.

Drejtori i WFP-së katër ditë më herët kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë. 2 përqindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

0

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të caktuar datën për seancën e re plenare.Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020.Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane

për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Në seancën e re plenare do të ketë debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë edhe një sërë projektligjesh, si ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, Projektligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve.Po ashtu, për shqyrtim për herë të parë janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm, shqyrtimi i raportit vjetor të KPM-së për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të ZRRE për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për 2020, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ramiz Kelmendi ua rrit pagat punëtorëve të kompanisë që e drejton

0

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka njoftuar se ka vendosur që të gjithë punëtorëve të kompanisë që ai drejton “Elkos Group-ETC”, përfshirë edhe kompanive përcjellëse, t’ua rrisë pagat prej mbi 5%.
Kelmendi përmes një postimi ka thënë se kjo rritje është krahas ngritjes së çmimeve në Kosovë.

“Duke parë fluksin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionin në pothuaj çdo segment të jetës në Kosovë, kam marrë VENDIM; që, të gjithë punonjësve të ‘ELKOS GROUP-Etc’ përfshirë këtu edhe kompanitë përcjellëse të familjes tonë, tu bëjë rritje të pagës mujore, në vlerë fillestare me mbi 5%”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Duke parë fluksin e ngritjes së çmimeve dhe inflacionin në pothuaj çdo segment të jetës në Kosovë, kam marrë VENDIM;
që, të gjithë punonjësve të ‘ELKOS GROUP-Etc’ përfshirë këtu edhe kompanitë përcjellëse të familjes tonë, tu bëjë rritje të pagës mujore, në vlerë fillestare me mbi 5%.

Jep dorëheqje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Qeverisë dhe nga kreu i partisë së tij, LSDM.

“Unë e marr përgjegjësinë për këtë zhvillim. Unë jap dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët progresistë që kanë luftuar për një Maqedoni të Veriut të fortë”, ka deklaruar Zaev, raportojnë mediet në Maqedoni të Veriut.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev, raporton Alsat-M.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.

Dorëheqja e Zaevit vjen pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve në Maqedoni të Veriut ku është zhvilluar balotazhi në disa komuna, e në të cilat partia e tij ka dalë shumë keq me rezultate.

Partia rivale VMRO DPMNE ka shpallur fitoren në shumicën e komunave, ndërsa BDI në 7 komuna e Lëvizja BESA në Tetovë dhe Zhelinë.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Kërkesa të vogla gjatë tetorit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deri më tani mbi 700 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

0

Normalizimi i situatës me pandeminë COVID-19, bëri që gjatë tetorit interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar të ishte më i ultë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë përmes një njoftimi ku edhe bëri të ditur se plani pesë javor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar, dhe se tani e tutje qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla. Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëve të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Deri më tani janë administruar 1 milion e 566 mijë e 251 doza ta vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave nga MSh-ja, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë është 841 mijë e 282, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 724 mijë e 969 qytetarë.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 13 raste të reja pozitive dhe ka qenë vetëm një rast i vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i vaksinave kundër COVID-19, është i mjaftueshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës. /Telegrafi/

Jo vetëm Bitcoin, edhe Ethereum arrin nivel rekord

0

Bitcoin nuk është e vetmja kriptomonedhë që thyen rekorde këtë muaj
Vlera e një tokeni të vetëm Ethereum arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 4,461,96 dollarë, duke e çuar vlerën e tregut të shenjës dixhitale të dytë më të vlefshme mbi 520 miliardë dollarë.

Nëse keni blerë eter një vit më parë, keni shijuar fitime shumë të forta gjatë 12 muajve të fundit. Një blerje prej 1,000 dollarësh eter në 29 tetor 2020, me një çmim prej 382,82 dollarë, sipas shkëmbimit të kriptove Coinbase do t’ju kishte marrë 2,61 monedha.

Në kulmin e së premtes, ato monedha do të kishin vlerë 11,645,71 dollarë, që përfaqëson një rritje prej më shumë se 1,000%, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.

Ky kthim është më shumë se tre herë më i mirë se bitcoin, ku një blerje prej 1,000 dollarësh një vit më parë do të vlente rreth 4,476 dollarë sot.

Gjatë të njëjtit hark kohor, S&P 500 u rrit 38.8%, një rritje e vogël në krahasim me secilën monedhë dixhitale. Por ndryshe nga kriptovalutat, të cilat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre, S&P 500 konsiderohet një investim relativisht i besueshëm, me një histori të gjatë dekadash për të siguruar kthime për investitorët.

Kur bëhet fjalë për kripto, mbani mend se performanca e kaluar nuk është garanci për kthimet në të ardhmen. Ekspertët thonë se nuk duhet të vendosni më shumë para në kriptovaluta sesa jeni të kënaqur të humbisni.

Nëse vendosni të futeni në kripto, merrni parasysh përdorimin mesatar të kostos së dollarit për t’i shpërndarë blerjet tuaja në copa të vogla me kalimin e kohës, në vend që të bëni një blerje të madhe menjëherë.

0 0

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama viziton Serbinë më 3 nëntor

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e ‘Open Balkan’.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

“Ballkani i hapur” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 Korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiç në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. /Oranews/

Shkruan Bekim Kabashi: Fajtori i rritjes së çmimeve, në pafajësinë e përbashkët pozitë-opozitë

0

Akuza e kundër-akuza pozitë-opozitë, për rritje të çmimeve në Kosovë, në një kohë kur kjo krizë po ndodh në nivel global.

Qeveria e Kosovës assesi nuk mund të shihet si fajtore për rritje të çmimeve. Të vetmin ndikim që mund ta ketë, është ndërmarrja e ndonjë mase të përkohshme mbrojtëse përmes subvencionimit në artikujt elementar të konsumit.

Ndërsa, në anën tjetër as Qeveria nuk mundet që këtë situatë të ia faturojë qeverive paraprake, pavarësisht se ato mund të jenë përgjegjëse për ngecjen e zhvillimit të vendit. Për më tepër kriza e çmimeve nuk ka kursyer vendet e zhvilluara, por pikërisht atje e ka burimin.

Kryeministri Kurti në reagimin e tij tha se bukën dhe vajin do ta kishim pa rritje të çmimeve sikur mos të dëmtoheshin tokat bujqësore e aty të mbillej më shumë grurë, dhe fabrika e vajit në Ferizaj të ishte funksionale.

Të dyja të pasakta. Kosova nuk operon si treg i izoluar. Edhe po të prodhohej sasi më e madhe e grurit dhe vajit në Kosovë, çmimi këtyre dy produkteve bazë do të ishte sërish i njëjtë. Shtetet me ekonomi të hapur sikurse Kosova, tregjet e tyre të brendshme i kanë të ndërlidhura ngushtë me tregjet rajonale, dhe më gjerë. Nëse çmimet e bukës dhe vajit janë rritur në tregjet rajonale, kompanitë prodhuese të këtyre dy produkteve në Kosovë, automatikisht do të pretendonin aty ku ka çmim më të mirë për ta, pa u kufizuar të tregtonin vetëm brenda vendit.

Lexo edhe: Më pak njerëz po besojnë në Zot dhe nuk është për shkak të shkencës
Në ekonominë e lirë të tregut, nuk mund të pretendosh në përcaktim të çmimeve, siç është vepruar në të kaluarën në shtetet komuniste, kur ishte shteti që i përcaktonte ato. Sot ato përcaktohen nga oferta dhe kërkesa, dhe assesi brenda një tregu të ngushtë vendor, por në raporte shumë fluide rajonale dhe ndërkombëtare.

Për një gjë janë fajtorë të gjithë së bashku, pozitë e opozitë. Lufta e brendshme politike për interesa të ngushta partiake e personale ka bërë që Kosova sot mos të ketë kapacitete të reja të shfrytëzimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Sikur Kosova të kishte ndërtuar në të kaluarën një termocentral të ri prej 2000 MW, ashtu siç ishte provuar disa herë për më shumë se një dekadë, sot do të mund të prekej më pak te rritja e çmimeve, e do të përfitonte shumë në rritje ekonomike nga shitja e energjisë elektrike në tregun rajonal e ndërkombëtar, kur çmimi i saj është rritur disa fish.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort