Home Blog Page 3857

Rrah vajzën dhe gruan, prizrenasi dërgohet në polici

0

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Demokraci Plus kërkon reagim nga Këshilli i Mediave të Shkruara për lajmet e rreme gjatë pandemisë

0

Demokraci Plus ka publikuar raportin e shkurtër “Lajmet e rreme gjatë pandemisë COVID-19 dhe ndikimi i tyre”.

Sipas komunikatës për medie, që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani, në të gjitha vendet, përveç sfidës së ballafaqimit me këtë infeksion shqetësim mbetet edhe ballafaqimi me lajmet e rreme rreth kësaj pandemie.

“Përveç formimit të grupeve, në Kosovë tendencë për përhapje të dezinformatave kanë edhe mediat online, ku sipas një hulumtimi nga NDI, që nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, 3,613 postime në mediat online kanë përmbajtje me informacione të çrregullta”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë kërkuar që Këshilli i Mediave të Shkurara të Kosovës të punojë vazhdimisht me mediat online për të parandaluar publikimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga artikujt e përkthyer nga mediat ndërkombëtare.

Sipas tyre, lajmet e rreme kanë filluar të përhapen që nga fillimi i pandemisë duke shpikur ‘mite’ rreth prejardhjes së pandemisë COVID-19, si të mbrohemi nga infektimi e deri te efektet anësore të vaksinës.

“Përveç komenteve në rrjetin social facebook janë formuar grupe anti-vaksinë të cilët bëjnë thirrje për mos vaksinim. Një prej këtyre grupeve quhet ‘diskutime rreth vaksinës’, shumica e profileve në këtë grup janë të rreme dhe nuk dihet qartë kush qëndron prapa tyre”, thuhet në komunikatë.

Pasojat që sjellin këto lajme të rreme mund të jenë: shkaktimi i ankthit dhe stresit duke i vënë në mëdyshje për imunizim, e deri te bojkotimi total i vaksinës anti-covid, e që si rrjedhojë ka shpërndarjen e virusit dhe, shfaqjen gjithnjë e më shumë të varianteve të reja.

Disa nga rekomandimet e Demokraci Plus (D+) për reduktimin e përhapjes së lajmeve të rreme janë:

Ministria e Shëndetësisë duhet që në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, me mbështetjen e agjencive donatore, të dizajnojnë një fushatë komunikimi ku ndikimi i dezinformatave dhe lajmet e rreme në pandeminë COVID-19 të jenë në fokus të fushatës.

Fushata duhet të jetë e targetuar, për shembull, të synojë të rinjtë, ose mediat, rajonin e caktuar, grupmoshën e caktuar dhe të japë mesazhet në përputhje me rrethanat.

Ministria e Shëndetësisë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Policia e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në identifikimin e lajmeve të rreme duke përfshirë burimet e lajmeve të rreme dhe të koordinojnë luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Këshilli i Mediave të Shkurara të Kosovës duhet të punojë vazhdimisht me mediat online për të parandaluar publikimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme nga artikujt e përkthyer nga mediat ndërkombëtare.

293 gjoba shqiptohen për mosrespektim të masave antiCOVID-19

0

293 qytetarë të Kosovës janë gjobitur nga policia për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19 të vendosura nga Institucionet shtetërore dhe shëndetësore.

Lajmin e ka bèrë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh

Gërvalla: Shtetet që refuzojnë liberalizimin e vizave kanë dyshime në temat e shtetit ligjor

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropiane, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se kjo çështje është e pa shpjegueshme.

“Çështja e regjimit të vizave jo që është e padrejtë, por është edhe e pa shpjegueshme… Nëse konstatohet që janë përmbushur në të kaluarën të gjitha kriteret dhe kemi shtete të veçanta anëtare të BE-së që e bllokojnë këtë proces, mbetet për ne që të identifikojë të gjitha rrugët që qojnë në ndryshimin e kësaj çështje”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja tutje ka shtuar se një pjesë e shteteve anëtare të BE-së që e refuzojnë procesin e liberalizimit të vizave, thirren në tema të shtetit ligjor në sfera të ndryshme.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për pengesën reale, dhe duke qenë Kosova e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Ajo iu drejtua anëtarëve të Komisionit për Integrime, se si MPJD çdo ditë bëjnë nga një hap drejt këtij procesi.

“Ju garantoj se si MPJD nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave”, tha Gërvalla.

Ministrja shtoi se në muajt dhe vitet e ardhshme çështja e subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës do të forcohet dhe do të kenë një sërë aktivitetesh që do ta dëshmojnë këtë. /Telegrafi/

MPJD reagon pasi u raportua se një nga rusët e shpallur non-grata është parë në Prishtinë

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas lajmeve për prezencën e dy zyrtarëve rus të shpallur non-grata nga institucionet e Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për medie, thuhet se personi që ka dalë në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja”, u tha në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinionin publik se lajmi që po qarkullon në disa media online lidhur me zyrtarin rus të shpallur person non-grata që kinse është parë në Prishtinë, është i pavërtetë.

Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.

MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës.

Po kontrabandonte birra, mish, verëra e shumëçka tjetër nga Serbia drejt Kosovës, arrestohet i dyshuari

0

Një rast i kontrabandimit me mallra është hetuar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë në kuadër të rajonit të Gjilanit.

Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur një automjet të dyshimtë kombi, ku më pas është kuptuar se i njëjti duke iu shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia teksa kishte ngarkuar mallra të ndryshme për kontrabandim, transmeton lajmi.net

M.J, po bënte kontrabandim të mallrave të shumta si birra, lëngje të gazuara, mish dhe sheqer.

Njoftimi i plotë:

Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. së Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. së Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (Kombi) të cilin Policia e kanë ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovic, pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si:

Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer një pako (10 kg).
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të dërgohet për vlerësim në Doganën e Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare./Lajmi.net/

60 pacientë po trajtohen për Covid në QKUK

0

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim spitalor janë 60 pacientë, 29 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor, raporton Gazeta Blic.Njoftimi i plotë:60 pacientë nga COVID-19, po trajtohen në ShSKUK
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim spitalor janë 60 pacientë, 29 me oksigjeno-terapi dhe 3 nw kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshmeKlinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Kurti: Po bëhet rikthimi i terminalit doganor aty ku e ka vendin, në hapësirën e Trepçës

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.
Me këtë rast, Kurti deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë, një e arritur e cila ndihmon të gjithë.

“Edhe shtetin e Kosovës e Trepçën edhe Doganën e Kosovës dhe Qeverinë. Por në veçanti ndihmon të bërti biznes, pra për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë dhe më mirë për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve të vendit.

Nga viti 2003 deri më 2014 terminalin doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës padrejtësisht te çuditërisht kjo hapësirë iu është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës, meqë rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, Trepça dhe ka fituar një privat. Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, tha Kurti.
Ai poashtu theksoi se asokohe 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata patën ngelur pa punë atëherë janë nxjerrur jashtë kësaj hapësire.
“Me këtë rast falënderoi drejtorin e Doganave, Agon Llugaliu poashtu edhe dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, si dhe punëtorët e drejtuesit e Trepçës.
Është një ditë e mirë, andaj po e bëjmë këtë hapje që është në fakt rikthim i terminalit doganor aty ku e ka vendin në hapësirën e Trepçës.
Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës, meqë maunet nuk kanë nevojë të kalojnë më nëpër qytet e të shkaktojnë kaos në trafikun e Mitrovicës, por do të mund të vijnë drejtpërdrejtë në këtë terminal doganor pa kaluar në qytet. Sot që të gjithë jemi fitues”, shtoi Kurti.

Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit

0

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte deputet i PDK-së dhe po ashtu edhe nënkryetar i Kuvendit. Hamza ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se sot e ka dorëzuar dorëheqjen nga këto poste.

“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hamza.

Kujtojmë që Hamza fitoi mbi 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve./GazetaSinjali/

Vranësira e reshje shiu gjatë ditëve të ardhshme

0

Reshje të shiut kanë përfshirë vendin qysh në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të marte. Reshje shiu do të ketë edhe përgjatë ditës. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë deri të enjten.

“Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHMK.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort