Home Blog Page 3856

Mjekët e pakënaqur – Protestojnë para Qeverisë

0

Punonjësit shëndetësorë do të protestojnë të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës në orën 10:00, me qëllim të sensibilizimit të opinionit lidhur me gjendjen e tyre të rëndë sociale.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

Ndryshimet klimatike, kryeministri i Gjeorgjisë jep alarmin: Kaukazi ka humbur tashmë 40 për qind të akullnajave të tij

0

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka mbajtur një fjalim në Konferencën e COP26 në Glasgow, Mbretëria e Bashkuar, duke prekur “rëndësinë kritike” të COP26 për Gjeorgjinë.

“Kaukazi – një tokë e bukur malesh, akullnajash dhe lumenjsh – ka humbur tashmë 40 për qind të akullnajave të tij. Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, shpejtësia e humbjes së akullnajave në Gjeorgjinë lindore ka tejkaluar parashikimet nga fundi i shekullit të njëzetë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Duke bërë thirrje për ngritjen e sfidave dhe rritjen e angazhimit publik për të zhvilluar shoqëri më produktive dhe elastike, kryeministri Garibashvili tha se “investimet në energjinë e pastër, bujqësinë e zgjuar ndaj klimës dhe kapacitetin e rritur adaptues përfaqësojnë hapa konkretë për reduktimin e emetimeve dhe përgatitjen e shoqërive tona për ndikimet e pashmangshme të ndryshimeve klimatike”.

“Në këtë frymë, Gjeorgjia është zotuar që deri në vitin 2030 të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë me më shumë se gjysmën në krahasim me nivelet e vitit 1990 dhe të thellojë të kuptuarit e kapacitetit të saj adaptues ndaj ndryshimeve klimatike përmes partneriteteve ndërkombëtare”, tha kryeministri gjeorgjian në fjalën e tij.

Ai theksoi më tej se qeveria e Gjeorgjisë ka “një plan zhvillimi me një vizion të qartë për vitin 2030 që përputhet në mënyrë të përkryer me Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”.

Duke u bërë thirrje të gjithëve që të veprojnë, kryeministri Garibashvili tha gjithashtu se ‘nga qytetet e vogla dhe fshatrat në zonat e mëdha urbane, të gjithë duhet t’i zotojmë popullatës së re sot dhe brezave të ardhshëm, se ruajtja e planetit tonë është e panegociueshme’. /Telegrafi/

MD: Do të ulen tarifat e përmbaruesve privat

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marr pjesë në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave të përmbaruesve privat të Kosovës, respektivisht ulje të tyre.

Sallahu gjatë fjalës së tij tha se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat duke marrë parasysh vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave të përmbarimit dhe në veçanti faktit se Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura, tha Sallahu, Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre.

Ndër të tjera, Sallahu bëri të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

Zëvendësministri Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat të Kosovës dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Propozimi i ri, korsi vetëm për femrat në autostrada

0

Kompania e sigurimeve britanike “Shei la’s Wh eels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet femra dhe madje ato të jenë me ngjyrën pink.

Ndoshta kjo mund t’iu duket diçka qesharake, por në fakt është një propozim konkret i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në An gli.

Ky propozim ka ardhur pas verifikmeve të cilat “Shei la’s Wh eels” ka bërë dhe ku rezulton se janë meshkujt ata që përfshihen më shpesh në aksid nte, por nga ana tjetër janë femrat ato që vuaj në më shpesh dëmtime serioze.

Për disa kjo lëvizje mund të konsiderohet si tepër feministe dhe jo e drejtë, por kompania shprehet se ka për qëllim të japi më shumë siguri për femrat që drejtojnë automjete në Angli.

Sekuestrohen 43 kg marihuanë në kufirin me Greqinë, në pranga dy shqiptarë

0

Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë. Operacioni në fjalë është kryer nga policia greke në Kostur.

Mësohet se brenda në mjet u sekuestruan 2 çanta që përmbanin 41 pako me 43 kg 100 gram marijuanë.

Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, përkatësisht 33 dhe 28-vjec. Po ashtu u sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM.

Ministri Mehaj thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak është “ëndërr e çdo qytetari të Kosovës”

0

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm është paralajmëruar shpeshherë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Për këtë ka folur sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se kjo mund të bëhet pasi, sipas tij, interesimi i qytetarëve është i madh për të shërbyer në ushtrinë e Kosovës.

Ai ka thënë se shërbimi në FSK është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës.

“Unë besoj se kjo është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës, që ta kemi një ushtri të mirëfilltë dhe të jepet mundësia që çdo qytetar të shërbejë në ushtrinë e Kosovës”, tha Mehaj.

Ai tregoi se janë në koordinim me shtetet aleate për të parë mundësinë se në çfarë faze Kosova mund të aplikojë shërbimin ushtarak të obligueshëm.

“Ne jemi në koordinim me partnerët e tjerë për të parë mundësinë se në çfarë faze mund të futet shërbimi ushtarak i obligueshëm në të ardhmen, por duhet të marrim edhe plane konkrete, siç janë shtetet baltike, të cilat kanë kaluar në të njëjtat faza dhe kërcënime siç është Rusia për ta dhe siç jemi ne [të kërcënuar] nga Serbia. Jemi në koordinim e sipër me këto, por e rëndësishme është që çdo veprim që ta marrim të jetë me koordinim me SHBA-në. Interesimi është i madh”, ka thënë Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Lexo edhe: Ish-ambasadori Dedaj: Diplomacia e Kosovës ka falimentuar
Ministri tregoi se nga 400 pozitat që kishin hapur në konkursin e kaluar të FSK-së kishin aplikuar mbi 6000 qytetarë, ndërsa deri tani në konkursin, i cili vazhdon të jetë i hapur për 840 rekrutë, kanë aplikuar mbi 1100 qytetarë, ku prej tyre 100 janë gra, ndërsa shtoi se objektiva kryesore e tij është që të shtojë numrin e përfaqësimit të grave në FSK.

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.
“Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.

Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftim.

Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.
Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.
Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë informatat më të hollësishme lidhur me procedurat dhe kriteret për aplikim në shpalljen publike për furnizim me rezerva shtetërore të grurit.

 

Thirrje nga komuna e Prizrenit për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të porsalindur

0

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare përsëri ka bërë thirrje publike të gjithë prindërve që janë banorë të Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për mbështetje financiare  për fëmijët e tyre të cilët kanë lindur brenda vitit 2021.

Ky është njoftimi i plotë:

Sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës, Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021 dhe Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1,000,000 euro për fëmijët të cilët kanë lindur nga data 01.01.2021, thuhet në njoftim nga zyra për informim publik nga Komuna e Prizrenit./tvprizreni.net/

Kriteret e kualifikimit:

• Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit;

• Fëmija duhet të jetë i/e lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen, formularin për aplikim, informacionet për vlerën e mbështetjes financiare, si dhe informacionet tjera për thirrjen mund të gjeni në:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/Thirrja-Publike.pdf

Aplikimi fillon më 25 tetor dhe mbaron më 5 nëntor 2021, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek objekti Adminitratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, në sportelet nga 1 deri në 5.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/KAMU-CAGIRISI.pdf

Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/JAVNI-POZIV.pdf

Rihapet pas 7 vjetësh terminali doganor i Trepçës

0

Pas shtatë vjetësh është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.

“Nga viti 2003 deri në vitin 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, e ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, asokohe 24 punëtorë kishin mbetur papunë kur e patën nxjerr jashtë kësaj hapësire këtë terminal.

“Shtatë vjet më vonë, ne po e bëjmë këtë hapje në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës, e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetësh. Asokohe 24 punëtorë kishin mbetur papunë kur e patën nxjerr jashtë kësaj hapësire terminalin”, ka shtuar ai.

Ndërsa, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu hapja e këtij terminali është mjaftë i rëndësishëm për bizneset.

“Sot rihapet terminali doganor i Trepçës. Kjo është shumë me rëndësi për ekonominë, për arsye ndihmon bizneset dhe qytetarët që ofron çmime më të lira, po ashtu është atraksion për investimet e huaja”, tha Llugaliu.

Ky terminal kishte operuar nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Në ngjarjen për hapjen e terminalit ka marrë pjesë kryeministri Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë doganor.

Ditë më parë, drejtori Llugaliu kishte nënshkruar kontratën për hapjen e këtij terminali.

“Nënshkrova një marrëveshje me kryeshefin e Trepçës për rifunksionalizimin e Terminalit Doganor në Mitrovicë, siç është operuar edhe më herët në pronën e Trepçës. Kjo është një arritje e rëndësishme për shkak se pagesat që bëhen në terminalet private prej 40 eurosh, ta rikthejmë në një pagesë simbolike, gjithashtu kjo adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/

Rrah vajzën dhe gruan, prizrenasi dërgohet në polici

0

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort