Home Blog Page 3855

KQZ shpall nesër rezultatet për Kuvende Komunale

0

Më shumë se 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 2 ulëse të Kuvendeve Komunale do ta mësojnë të mërkurën rezultatin e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë ai.

Ai tregoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

“Pas shpalljes së këtyre rezultateve, palët në këtë rast subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në rast se janë të pakënaqur me vendimin e këtij institucioni të njëjtat mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. Si çdo herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre institucioneve t’i zbatojë ato dhe pastaj të procedojë për certifikimin e këtyre rezultateve”, ka shtuar Elezi.

KQZ ditë më parë ka shpallur e më pas edhe ceritifkuar rezultatet përfunimdtare për kryetarë komune./KP/

Ministria e Drejtësisë thotë se do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privatë

0

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë ulje të tarifave të përmbaruesve privatë në Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga hapja e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privatë.

Zëvendësministri Blerim Sallahu ka thënë se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim-plotësimit të Udhëzimit duke marrë parasysh “vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave”. Madje sipas Sallahut, Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.

MD-ja ka thënë se për të bërë ndryshimet e duhura është bërë analizë e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privatë dhe analizë krahasuese e shërbimeve të përmbaruesve të Kosovës me ato të rajonit.

Po ashtu është bërë e ditur se është finalizuar edhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, “i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve”.

Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin. Ky proces mbështetet nga Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it.

Dëshmitari thotë se s’ka pasë kontakt me Salih Mustafën, por veç një përshendetje

0

Dëshmitari i pestë që po dëshmon ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specilizuara në Hagë ka thënë se s’ka pasë asnjëherë kontakt me të akuzuarin, por vetëm një përshëndetje.

Këtë përgjigje e dha në pyetjen që ia shtroi avokati i Mustafës, Julius Von Bone.

Më pas përgjigjet e dëshmitarit nuk janë transmetuar dhe pas pyetjes ndaj dëshmitarit “për çfarë kishte shkuar tek “Brigada 153”, seanca sërish ka kaluar në private.

Vuçiqi ankohet për 1999-ën: Ata që na bombarduan s’kanë të drejtë të flasin për ligj dhe drejtësi

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është kthyer të flasë për bombardimet nga NATO më 1999, duke u ankuar ndaj ndërkombëtarëve.

Vuçiq u ankua për ndërkombëtarët që e shohin Serbinë si rrezikun më të madh në Ballkan.

“Ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj dhe janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë”, tha Vuçiq për TV Pink.

“Këto janë faktet, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, vetëm se ata nuk duhet të flasin për hapjen e kutisë së Pandorës dhe se si vetëm ne qenkemi burimi i të gjitha të këqijave”, shtoi ai.

I pyetur për raportin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiq tha se nuk e ka lexuar atë.

“Nuk e kam lexuar në detaje, kështu që nuk mund të komentoj”, tha presidenti i Serbisë.

Disa mënyra për të hequr qafe hundën e mbyllur

0

Një hundë e mbyllur nuk është një gjendje e rrezikshme shëndetësore, por mund të jetë e pakëndshme.

Kongjestioni i hundës më së shpeshti shkaktohet nga ënjtja e mukozës së hundës.

Edhe pse në vetvete nuk është e rrezikshme, mund të shkaktojë mungesë gjumi që çon në çrregullime metabolike.

Ne ju sjellim këshilla sesi të flini lehtësisht nëse keni hundë të zënë:

Mos fryni hundën
Hulumtimet tregojnë se fryrja e hundës krijon shumë presion në zgavrën e hundës dhe rrit mundësinë që lëngu nga hunda të hyjë në sinuse. Prandaj, fryrja duhet të shmanget, dhe nëse është e nevojshme, fryni me kujdes një vrimë hunde në të njëjtën kohë.

Pini mjaftueshëm lëngje
Kur mukoza në kanalet e hundës është shumë e trashë, ajo mund të ngjitet në mure dhe të shkaktojë një hundë të mbyllur. Duke marrë mjaftueshëm lëngje në trupin tuaj, ju mund ta parandaloni këtë. Gjithashtu, për gjumë më të mirë rekomandohet të mos konsumohen pije alkoolike dhe me kafeinë pasi kafeina dhe alkooli janë diuretikë, substanca që rrisin nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi.

Dush i nxehtë para gjumit
Ju mund të lehtësoni hundën e mbyllur duke bërë dush me ujë të nxehtë. Mukoza e trashë në hundë do të bëhet e hollë, e cila do t’ju sjellë menjëherë lehtësim. Është e rëndësishme që dera e banjës të jetë e mbyllur në mënyrë që përqendrimi i avullit të ujit në ajër të rritet mjaftueshëm.

Shtoni një jastëk tjetër poshtë kokës
Koka dhe pjesa e sipërme e trupit duhet të jenë në një pozicion më të lartë se zakonisht për të reduktuar rrjedhjen e gjakut nëpër mukozën e hundës dhe rrjedhimisht mbingarkesën, shkruan KP.

Shpëlajeni hundën me ujë të kripur
Mund të përdorni sprej me ujë deti ose të shpëlani hundën.

Gjakovë, dyshohet për vjedhje të naftës në QMF

0

Policia e Kosovës raporton se rezervuari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Gjakovës përkundër që është mbushur nga kompania më 27 tetor 2021, tani është i zbrazur.
Sipas Policisë dyshohet se aty kanë qasje gjashtë persona.Rasti vazhdon të hetohet.

Hotelierët e Kosovës kërkojnë heqjen e orës policore dhe lejimin e organizimit të ahengjeve

0

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave Afrim Muqici dhe Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv Visar Demolli, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.

Ata i kanë adresuar një sërë kërkesash MSH-së, duke filluar nga heqja e orës policore, lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, subvencionim i pagave të punëtorëve, etj.Njoftimi i plotë:

MBAHET TAKIMI MES PËRFAQËSUESVE TË OHTK DHE KRYEMINISTRISË!

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.
Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;
2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;
3. Të hiqet ora policore;
4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;
6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;
Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.

Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK.
Ne mbesim në pritje të një përgjigjje sa më të shpejtë, dhe shpresojmë në lajmin që edhe për sektorët e kufizuar deri më tani…

21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0

02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 441.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
_________

Nuk ka tërheqje nga Open Balkan, Edi Rama nesër shkon në Beograd

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë nesër i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për Open Balkan që pritet të zhvillohen në datat 3 dhe 4 nëntor.

Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Euronews Albania se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Pritet që në takimin e nesërm të jetë i pranishëm në Beograd një përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh se, “mbështetje e fortë Open Balkan. A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Open Balkan është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

Në fund të muajit korrik liderët, Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosën tri marrëveshje.

Mjekët e pakënaqur – Protestojnë para Qeverisë

0

Punonjësit shëndetësorë do të protestojnë të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës në orën 10:00, me qëllim të sensibilizimit të opinionit lidhur me gjendjen e tyre të rëndë sociale.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së FSSHK-së, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort