Home Blog Page 3854

Xavi prezantohet gjatë javës te Barcelona

0

Barcelona pritet ta emërojë Xavi Hernandezin si trajner të ri të enjten. Klubi spanjoll thuhet se ka arritur marrëveshje me spanjollin, që do të udhëtojë drejt “Camp Nou” për të nënshkruar kontratën me klubin.

Ndeshja e parë për Xavin si trajner i Barcelonës pritet të jetë ndaj Espanyolit më 18 nëntor në La Liga.

Xavi do ta zëvendësojë Ronald Koemanin, pasi klubi vendosi ta shkarkonte për shkak të rezultateve të dobëta.

41-vjeçari karrierën si trajner e filloi në Arabinë Saudite te skuadra Al-Sadd.

Ai gjatë karrierës si futbollist ka luajtur te skuadra katalonjase.

A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes

0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se Kosova duhet që të analizojë mirë situatën përpara se të marr një vendim lidhur me shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Në një intervistë telefonike në emisionin “Frontal”, në T7, ai tha se ka shtete që edhe kanë hequr dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm.

“Nuk e kam parë, por mendoj se kjo don një analizë dhe një vendim më të hollësishëm sepse ushtria është bazë për buxhetin e Kosovës, por në anën tjetër ka shumë përparësi në edukimin e të rinjve për ushtrinë, për përdorimin e armëve për mbrojtjen dhe ka shumë shtete që e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe që janë pjesë e NATO-s. ka edhe prej atyre që e kanë ndërpre dhe më pas e kanë rikthyer prapë shërbimin ushtarak”, tha Berisha.

Sipas Berishës, lidhur me këtë çështje duhet që të konsultohen ekspertët dhe të shihet se në cilën fazë të avancimit është FSK-ja.

“Kjo varet nga sfidat dhe kërkimeve për siguri në përgjithësi. Kjo është çështje që e donë një analizë se s ai bënë ballë buxheti i Kosovës. Unë për fillim e theksova që kjo e don një analizë sepse duhet të merret parasysh se në çfarë faze është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës dhe a duhet ta ketë prioritet shërbimin ushtarak apo diçka tjetër. Ka shumë njerëz që mund të kontribuojnë në këtë drejtim që me e pas një analizë të mirëfillte dhe pastaj me dal me propozime konkrete”, deklaroi Berisha në T7.

Kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

0

Qeveria suedeze ka vazhduar ndalimin e udhëtimit për në Suedi, nga vendet jashtë BE-së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, në të cilin vendim përfshihen edhe shtetasit kosovarë.

Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin.

Sipas Ambasadës Suedeze në Kosovë, këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021.

Ndërkaq, ndalimi i hyrjes në Suedi për udhëtarët nga vendet brenda BE-së është zgjatur deri më 30 nëntor 2021.

Për të udhëtuar në Suedi nga këto vende, duhet të jeni ende në gjendje të tregoni një certifikatë digjitale të BE-së për COVID-19 ose certifikatë ekuivalente që deklaron se ose jeni vaksinuar kundër COVID-19, keni dalë negativ brenda 72 orëve para mbërritjes ose jeni shëruar nga COVID-19 brenda 6 muajve.

Sikur edhe më herët, personat që udhëtojnë nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi të hyrjes dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë të paraqesin një certifikatë kur hyjnë në Suedi.

Dosja e prokurorisë: Si e kreu Labinot Gruda transferimin e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

0

Mbi 2 milionë euro u “zhdukën” nga Thesari i Shtetit tetorin e vitit të kaluar ndërsa i dyshuari kryesor për këtë çështje ishte Labinot Gruda, në atë kohë me pozitë në Ministrinë e Financave si menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Labinot Grudës e Kadri Shalës, përshkruhet në detaje se si është kryer transferi i 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë, për të cilën Prokuroria Speciale e ka ngarkuar Labinot Grudën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, hyrje në sistem kompjuterik, vjedhje të identitetit dhe pajisje e qasjes, ndërsa Kadri Shala nga e njëjta prokurori po akuzohet për veprën penale të ndihmës të lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, të siguruar nga Kallxo.com, paratë e transferuara nga Gruda te Kadri Shala e i cili ky i fundit pastaj i kishte shpërndarë në disa kompani të tjera sipas aktakuzës janë para të disa projekteve kapitale më saktësisht projektit për “Rehabilitimin e rrugëve Zhur-Dragash në vlerë të 330 mijë e 92 eurove, Prizren-Prevallë në vlerë të 750 mijë eurove, Prizren-Prevallë në vlerë të 375 mijë eurove dhe projektin Prishtinë-Mitrovicë në vlerë të 622 mijë e 903 eurove”.

Aktakuza tutje përshkruan se sa usera apo përdorues ka krijuar Labinot Gruda për të tërhequr paratë e projekteve dhe për t’i transferuar ato më pas në kompaninë “LDA GROUP SHPK” në të cilën person i autorizuar ligjor ka qenë Kadri Shala.

Më 9 tetor të vitit të kaluar, Labinot Gruda sipas aktakuzës, në orën 11:28 minuta përmes userit/përdoruesit të tij “LGruda” ka përditësuar klasën funksionale të tij në SIMFK duke i mundësuar vetes regjistrimin e furnitorëve apo operatorëve ekonomik, ku më pas ka regjistruar në SIMFK kompaninë “LDA GROUP SHPK”.

Labinot Gruda tutje sipas aktakuzës në të njëjtën ditë kishte krijuar disa usera/ përdorues të rinj për të mundësuar më pas qasjen në urdhër blere dhe qasje në pranim të mallit. Në orën 12:33 të datës 9 tetor 2020, Labinot Gruda kishte krijuar edhe një përdorues tjetër me qasje për shpenzim dhe në orën 12:42 ka ndërruar fjalëkalimin për përdoruesin ekzistues të një personi i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pas këtyre hapjeve të llogarive të reja, sipas aktakuzës, Gruda kishte shfrytëzuar njërën nga këto llogari për të bërë urdhër-blerje në vlerë të mbi 2 milionë eurove për kompaninë “LDA GROUP SHPK”, person autorizues ligjor i të cilës ishte Kadri Shala.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, veprimet e Grudës nuk kishin ndaluar, ai përmes llogarisë së tij pas realizimit të urdhër blerjes me qëllim të pranimit të mallit kishte shfrytëzuar edhe një llogari tjetër të cilën e kishte krijuar vetë dhe kishte bërë pranimin e mallit për të gjitha urdhër blerjet për kompaninë “LDA GROUP SHPK”.

Për çdo veprim, Gruda kishte përdorur llogari të krijuara nga vet ai, thuhet në aktakuzë. Edhe për shpenzim të mallit, Gruda kishte përdorur një llogari tjetër dhe kishte krijuar kuponët e shpenzimit si dhe certifikimin e kuponëve për kompaninë “LDA GROUP SHPK”.

Në pretendimet e Prokurorisë, për certifikimin e kuponëve Gruda i kishte ndryshuar fjalëkalimin personit i cili ka qenë zyrtar i certifikuar në Ministrinë e Infrastrukturës për të kryer këtë punë.

Pas certifikimit të kuponëve të shpenzimit, Labinot Gruda ka ekzekutuar edhe pagesat në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 cent në drejtim të kompanisë “LDA GROUP SHPK” në të cilën person i autorizuar ligjor ishte Kadri Shala.

Me këto veprime, Prokuroria Speciale e akuzon Grudën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për krijimin e llogarive apo përdoruesve të rinj pa aprovim paraprak të udhëheqësit të departamentit për të tërhequr mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, Prokuroria Speciale, Grudën e akuzon për ndërhyrje në sistem kompjuterik.

Prokuroria pretendon se këto llogari të reja Gruda i ka krijuar nga ora 12:5 minuta deri në 12:33 minuta.

Tutje, Prokuroria Speciale e akuzon Grudën edhe për vjedhje të identitetit, pasi që i njëjti në datën e njëjtë me qëllim të kryerjes së veprës penale, ka shfrytëzuar pajisjen e qasjes dhe informacionit dhe i ka keqpërdorur llogarinë një zyrtari tjetër i cili ka qenë zyrtar certifikues në Ministrinë e Financave, të cilit rreth orës 12:42 të datës 9 tetor 2020, i kishte ndërhyrë në llogari dhe i kishte certifikuar kuponët në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 cent për kompaninë “LDA GROUP SHPK”.

Labinot Gruda ndodhet në paraburgim nga 20 tetori i vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ndërsa, Kadri Shala gjendet në paraburgim nga 26 nëntori i vitit të kaluar në Burgun e Dyzit, i cili gjendet në Podujevë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 28 tetor, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohen.

Ministria e Shëndetësisë aprovon dhënien e vaksinës Pfizer tek fëmijët nga 12 deri 15 vjeç

0

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor, njofton Klankosova.tv.

Për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe, prindërit e tyre ose kujdestarët ligjor nuk kanë nevojë të caktojnë paraprakisht termin, por vetëm të paraqiten në qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse.

“Ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19. Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të pa përfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi” thuhet në kumtesën e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se deri tash ka qenë i lejuar vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeçe me indikacione shëndetësore dhe i të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç.

Tutje MSH-ja i inkurajon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër COVID-19, si mënyrën më të sigurt për parandalimin e infeksionit COVID-19 në mesin e fëmijëve.

19 gazetarë u kërcënuan dhe sulmuan në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator 2021

0

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, 19 gazetarë ishin cak i sulmeve e kërcënimeve, të cilatraste i ka trajtuar Prokuroria e Themelore e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj ka sqaruar se dhjetë nga këto raste janë zgjidhur ndërkaq të tjerat janë ende në proces.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2021, ka pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, prej tyre dhjetë (10) janë zgjidhur, ndërsa të tjerat janë në proces”, tha Ulaj për Telegrafin.

Ndërsa, që nga viti 2017 deri në vitin 2021 në Policinë e Kosovës janë raportuar 60 raste të cilësuara “Kanosje” dhe 16 të cilësuar si “Sulm”.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ku kanë dhënë edhe detaje.

Sipas këtyre të dhënave, Policia e Kosovës ka iniciuar dhe proceduar rastet ndaj gazetarëve si në vijim:

Në vitin 2017:

Për veprën penale “Kanosja” janë hapur-15 raste,

Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,

Tetë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe

Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.

Raste për veprën penale “Sulmi”-6 raste,

Katër raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur,

Një rast me raport të veçantë dhe

Një rast kundër kryerësve të pa njohur.

Në vitin 2018:

Raste për veprën penale “Kanosja”-10 raste,

Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe

Pesë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur.

Në vitin 2019:

Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,

Një rast i është referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,

Nëntë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe

Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.

Raste për veprën penale “Sulmi”- Tri raste,

Dy me raport të veçantë dhe

Një rast kundër kryerësve të pa njohur.

Në vitin 2020:

Raste për veprën penale “Kanosja”-13 raste,

Dy raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe

Dy raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur

Raste për veprën penale “Sulmi”-4 raste,

Tri raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe

Një rast kundër kryerësve të pa njohur.

Në vitin 2021:

Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,

Katër raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,

Gjashtë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe

Një rast është nën hetime.

Raste për veprën penale “Sulmi”-3 raste,

Tri raste janë nën hetime.

Ndryshe, sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë së Përgjithshme A/RES/ 68/163, në vitin 2013.

Në 14 vjetët e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.

Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.

UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.

Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë.

Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.

Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013.

Ngjarja kryesore për të festuar Ditën Ndërkombëtare 2021 për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve do të jetë një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë të formatit hibrid, organizuar nga Ossigeno per l’informazione dhe mbështetur nga UNESCO, më 3 nëntor 2021 në Sirakuza të Italisë.

Ngjarja do të ofrojë një platformë për dialog mes prokurorëve dhe gazetarëve mbi masat parandaluese dhe mbrojtëse për të adresuar sigurinë e gazetarëve dhe do të nxjerrë në pah rolin instrumental të shërbimeve të prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen penale jo vetëm të vrasjeve, por edhe të kërcënimeve për dhunë ndaj gazetarëve. /Telegrafi/

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

0

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes ka bashkëpunim të përditshëm me NATO-n dhe objektivë e Ministrisë që udhëheq ai është anëtarësimi në NATO.

Kosova, siç tha ai, ka nënshkruar dhjetëra memorandume bashkëpunimi dhe marrëveshje të ndryshme me shtetet anëtare të NATO-s, kurse “127 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po ndjekin studime dhe trajnime jashtë vendit”.

Megjithatë, ka hapësirë që bashkëpunimi me NATO-n të thellohet, tha Mehaj.

“Rrugën e Kosovës dhe FSK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e lehtëson një kornizë ligjore e koordinuar me partnerët tanë. Në këtë drejtim e veçoj Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit”, tha Mehaj.

Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, ka dërguar në muajin mars një kontingjent të FSK-së në Kuvajt. Ka qenë ky misioni i parë i kësaj force jashtë Kosovës.

Gjatë raportimit të martën, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, e pyeti ministrin Mehaj se cili është plani i Ministrisë së Mbrojtjes për anëtarësim në NATO, duke përmendur faktin se në bazë të rregullave dhe procedurave të NATO-s, Kosova nuk mund të anëtarësohet, pasi janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Lidhur me këtë, Mehaj tha se Kosova e ka të domosdoshme të ketë ambasador në NATO, por shtoi se procesi i zgjedhjes së tij nuk ka nisur.

Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se mosnjohja e Kosovës nga këto katër vende është pengesë për anëtarësim në NATO.

Sipas tij, hyrja në partneritetin për paqe e jep një garanci për një kohë të caktuar që Kosova mund të futet në NATO.

“Një e arritur e FSK-së që garanton një proces të përkrahjes së atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, me mbështetje të partnerëve tanë strategjikë, [është se] ne kemi kaluar prej misionit paqësor në mision ushtarak, siç ishte ky i fundit me forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ibishi.

Sipas tij, FSK-ja ka ngritur një organizatë profesionale me standarde të miratuara të NATO-s dhe, duke rritur kapacitetet e saj, shtoi ai, mund të shkurtohet edhe periudha e tranzicionit, që është paraparë të zgjasë 10 vjet.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore, për të transformuar mandatin e FSK-së në ushtri.

Si bëhet anëtarësimi në NATO?

“Politika e dyerve të hapura” të NATO-s bazohet në dokumentin themelues të Aleancës, sipas të cilit, anëtarësimi në NATO është i hapur për çdo “shtet evropian që është në gjendje t’i çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Sipas kësaj politike, çdo vendim për zgjerimin duhet të merret “me marrëveshje unanime”.

Për t’u anëtarësuar në Aleancë, vendet pritet t’i respektojnë vlerat e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të plotësojnë disa kritere politike, ekonomike dhe ushtarake, të përcaktuara në Studimin e Zgjerimit, të vitit 1995.

Këto kritere përfshijnë një sistem politik demokratik, të bazuar në një ekonomi tregu; trajtimin e drejtë të popullatës pakicë; angazhim për të zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore; aftësinë dhe vullnetin për të dhënë kontribut ushtarak në operacionet e NATO-s, si dhe përkushtim ndaj marrëdhënieve dhe institucioneve demokratike civilo-ushtarake.

Agjencia e Punësimit kërkon t’i punësojë 100 praktikantë me pagesë në ATK

0

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) do të pranoj 100 punëtorë për t’u angazhuar si praktikantë për gjashtë muaj.

Kjo gjë është mundësuar pas një marrëveshje të ATK-së me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transferëve (MFPT) dhe Agjencisë së Punësimit (APRK).

“Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve (MFPT), Agjencia e Punësimit (APRK) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për angazhimin e 100 personave në praktikë profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës, angazhimi i tyre është për gjashtë (6) muaj me pagesë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Agjencia kërkon nga të gjithë punëkërkuesit e interesuar që të vizitojnë ueb faqen e APRK ose Zyrat e Punësimit në komunën respektive për t’u pajisur me më shumë informata rreth punësimit, kritereve dhe mënyrës së aplikimit.

Afati i aplikimit është deri më 08 nëntor, ora 16:00.

Gjatë muajit shtator, ministri Hekuran Murati kishte njoftuar që me qëllim të zbatimit të masave të parapara në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19, në ATK do të punësohen rreth 100 punëtorë të rinj.

“Synimi ynë është që të gjithë punëtorët të pajisen me kontrata, nuk e përjashtojmë mundësinë që punëdhënësit t’i pajisin me kontrata tjera. Për t’u siguruar që të zbatohet kjo gjë, ne kemi paraparë shtim të kapaciteteve në Administratën Tatimore, më saktësisht bëhet fjalë me rekrutim të rreth 100 personave shtesë, që do të merren saktësisht vetëm me këtë punë”, kishte thënë Murati. /Telegrafi/

Kryediplomati grek: Athina mbështet dialogun Kosovë-Serbi

0

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se Athina mbështet dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve për “ qasje konstruktive në raundet e ardhshme të bisedimeve”.

Këto komente shefi i diplomacisë greke i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviq në Athinë ku mes tjerash deklaroi se Greqia do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, e cila sipas tij i përket familjes evropiane.

KQZ shpall nesër rezultatet për Kuvende Komunale

0

Më shumë se 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 2 ulëse të Kuvendeve Komunale do ta mësojnë të mërkurën rezultatin e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë ai.

Ai tregoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

“Pas shpalljes së këtyre rezultateve, palët në këtë rast subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në rast se janë të pakënaqur me vendimin e këtij institucioni të njëjtat mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. Si çdo herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre institucioneve t’i zbatojë ato dhe pastaj të procedojë për certifikimin e këtyre rezultateve”, ka shtuar Elezi.

KQZ ditë më parë ka shpallur e më pas edhe ceritifkuar rezultatet përfunimdtare për kryetarë komune./KP/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort