Home Blog Page 3852

Gjuajtje me armë në Pejë, dy persona dyshohet se mbetën të plagosur

0

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur pas gjuajtjes me armë mes dy grupeve, në qytetin e Pejës.Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, saktësisht në lagjen “Kristal” në Pejë.Ende nuk ka konformim nga ana e Policisë, teksa janë siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Moti për sot dhe nesër në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.Sipas IHMK-së, sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, derisa të enjten mot pjesërisht i vranët dhe me interval të gjata me diell.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

LDK në Prizren nuk do t’i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të komunës

0

Dega e LDK-së në Prizren njofton se kryesia vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se qytetarët do t’i dëgjojnë edhe një herë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe se në bazë të tyre do të vendosin lirshëm se ku do ta japin votën.

“Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performancës në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona”, thuhet në njoftim.

Shqipëria siguron medalje në botërorin e boksit në Beograd

0

Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri, ka bërë histori duke siguruar medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd.

Beqiri, edhe kësaj radhe, si para meçeve tjera, ishte fishkëllyer derisa po ngjitej në ring. Por kjo nuk e ka ndalur atë.

Ai e ka mposhtur të mërkruën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu të paktën medaljen e bronztë.

Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashashit (29:28).

Pfizer këtë vit pret që nga vaksinat kundër COVID-19 të fitojë 36 miliardë dollarë

0

Gjiganti farmaceutik nga Shtetet e Bashkuara – Pfizer, ka rritur të hyrat nga shitja e vaksinës kundër coronavirusit gjatë këtij viti – duke shkuar në 36 miliardë dollarë pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e dozës së tretë dhe vaksinimin e grupeve të ndryshme demografike – përfshirë edhe fëmijët.

Kjo kompani në fund të korrikut vlerësoi që të hyrat vjetore nga shitja e vaksinës do të jenë 33.5 miliardë dollarë, por vlerësimin e ndryshoi marrëveshja për porosinë e 2.3 miliardë dozave të vaksinës, pra 200 milionë më shumë sesa që ishte paraparë, transmeton Telegrafi.

Në Pfizer presin që në vitin 2022 të prodhojnë katër miliardë doza. E nëse gjendja epidemiologjike përkeqësohet, ekziston mundësia që numri i tyre të rritet.

Kompania amerikane fitoi vëmendjen e botës, kur pas testimeve të shumta doli me vaksinën kundër COVID-19 që asokohe konsiderohej si një prej vaksinave më efektive kundër pandemisë së coronavirusit.

Kurti: Përkundër pandemisë, ekonomia ka shënuar një rritje mesatare

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë.

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin Hekuran Murati, Kryeministri i falënderoi për mbështetjen që FMN-ja i ka dhënë Republikës së Kosovës deri më sot.

“Kryeministri Kurti gjatë bisedës tha se ndonëse pandemia ka sjellë tendosje të konsiderueshme duke qenë se po i afrohemi vitit të dytë të pandemisë, performanca e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë me një rritje mesatare prej 10.4% në pjesën e parë të 2021, na bën optimistë se kjo do të jetë trajektorja e zhvillimit të vendit edhe për vitet në vijim. Kjo performancë ka ndikuar edhe në të hyra buxhetore, të cilat na kanë mundësuar zbatimin e pikave të programit qeverisës më herët se që kishim planifikuar, gjë që mund të vërehet edhe me buxhetin e vitit 2022, që u miratua në mbledhjen e fundit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje, në njoftim thuhet se “Di Bella përgëzoi Qeverinë e Kosovës për suksesin në vaksinimin e popullatës, duke e bërë vendin lider në rajon, përkundër faktit që kishte një start të vonshëm në këtë proces. Ai gjithashtu foli mbi performancën e mirë ekonomike dhe buxhetore, që ishte përtej parashikimeve fillestare. Në lidhje me këtë u shpreh, që Kosova përbënte një rast unik në botë, ku diaspora kishte një ardhje kaq të lartë në atdhe, pas lirimit të masave”.

“Në takim u diskutua edhe në lidhje me masat e suksesshme për formalizimin e ekonomisë të ndërmarra nga Qeveria, e që kanë rezultuar me më shumë të hyra buxhetore. Po ashtu, u diskutua edhe për inflacionin, që është fenomen i shfaqur muajve të fundit në nivel global dhe masat, që qeveria jonë dhe qeveri të ndryshme nëpër botë po ndërmarrin që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve”.

Lirohet nga detyra drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës

0

Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala është liruar nga kjo pozitë, të cilën e ka mbajtur për shumë vite, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Policisë së Kosovës dhe kanë njoftuar se Shala është transferuar në Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike.

Kurse sipas burimeve të Sinjalit në pozitën e drejtorit të Antridrogës tash e tutje do të jetë Reshat Murseli.

Moti për nesër e pasnesër

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Ndërkaq të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale parashihen ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Haskuka zotohet se do të jetë sa më afër banorëve të Zhurit e Hoçës së Qytetit

0

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka takuar sot banorët e Zhurit dhe Hoçës së Qytetit.

Haskuka i ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për mbështetjen që i kanë dhënë në raundin e parë më 17 tetor.

“Falënderuam banorët e këtyre fshatrave për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në raundin e parë më 17 tetor dhe theksuam se është nevojë jetike për Prizrenin të përkrahet programi ynë politik për katër vitet e ardhshme”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai është zotuar se do të vazhdojnë të jenë sa më afër banorëve të këtyre fshatrave.

“Përmendëm projektet që i kemi përfunduar në këto dy fshatra gjatë katërvjeçarit të parë dhe diskutuam për projektet e reja, të cilat do t’i realizojmë gjatë mandatit të dytë. Po ashtu u zotuam se do të vazhdojmë edhe më shumë të jemi afër banorëve të këtyre fshatrave”, tha Haskuka.

Sipas tij, si qeverisje përherë kanë qenë afër qytetarëve të Prizrenit dhe gjithmonë i kanë dëgjuar hallet e tyre.

“Si qeverisje përherë kemi qenë afër qytetarëve dhe gjithmonë i kemi dëgjuar hallet e tyre. Ndërsa qytetarët edhe këtë herë na kanë neve adresë të vetme për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave të tyre! Andaj, në këtë drejtim ne dhe qytetarët e Prizrenit, jemi në Bashkë Qeverisje”, ka përfunduar Haskuka.

32 policë u përjashtuan nga Policia e Kosovës këtë vit për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore

0
Foto: Ilustrim

Në qershor të këtij viti u raportua për përjashtimin e Haris Kelmendit, ish-pjesëtarit të Njësisë për Reagim të Shpejt nga Policia e Kosovës. Por Haris Kelmendi nuk është zyrtari i vetëm që u përjashtua nga ky institucion këtë vit.

Nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Sinjalin, kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, 32 zyrtarëve policorë u është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Sipas Policisë, arsyeja për përjashtimin e tyre është bërë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore.

Në anën tjetër nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë njoftuar për Sinjalin për kallëzimet penale që janë ngritur deri në shtator ndaj punonjësve policorë.

“Ju njoftojmë se IPK për periudhën 01.01.2021 – 30.09.2021, ndaj punonjësve policorë në prokuroritë përkatëse ka dorëzuar dyzetë e nëntë (49) kallëzime penale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjalin.

Gjatë kësaj periudhe, 30 zyrtarë policorë janë arrestuar, ndërsa 74 janë suspenduar.

Nga IPK kanë thënë se nën hetime janë 157 punonjës policorë, nën dyshimin se kanë kryer vepra. Sipas IPK-së, veprat më të shpeshta janë: keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar publike, lëndim i lehtë trupor, dhuna në familje dhe kanosja.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort