Home Blog Page 3850

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 % të Trust-it

0

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në 5 vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.
Drejtori i Trustit, Ardian Zalli se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha ai.Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtare, Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.

U revokohet licenca 23 avokatëve, nuk paguan tarifën e anëtarësisë së OAK-së

0

Për shkak të mospagesës së tarifës së anëtarësisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Këshilli Drejtues i OAK-së ka marrë vendim që të revokohen licencat e 23 avokatëve.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Besim Abdullahu, nga zyra për komunikim në OAK.“Po, është marrë vendimi për revokimin e licencës për 23 avokatë, pasi unë i transkriptoj procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit, por që ende nuk është janë formalizuar vendimet”, ka thënë Abdullahu.

Neni 46 i Ligjit për Avokatinë përcaktohet detyrimi i avokatëve për një pagesë të tillë.“Avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve janë të detyruar të paguajnë anëtarësinë vjetore dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tjera të parapara me statut dhe aktet e përgjithshme të Odës”, thotë ky nen.

Ndryshe, mospagesa e anëtarësisë së OAK-së konsiderohet shkelje edhe në bazë të Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit, konkretisht sipas nenit 36.

“Shkelje veçanërisht e rëndë e detyrës së avokatit, konsiderohet: a. Moszbatimi i vendimeve të Odës; b. Dhënia e shënimeve të pavërteta OAK dhe organeve të saj; c. Çdo sjellje fyese gjatë korrespodencës me shkrim ose me gojë me këto organe; d. Mos pagesa e anëtarësisë se OAK-së”, përcakton neni 36.

Por që, sipas Ligjit për Avokatinë, kundër një vendimi të tillë, lejohet ankesa e cila duhet të dorëzohet në Komisionin për Ankesa të Odës, në afat prej 8 ditësh, prej ditës së pranimit.Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar, andaj kundër këtij vendimi, mund të iniciohet konflikti administrativ.

Sindikata e punëtorëve: Shqetësues shkurtimi i buxhetit të RTK-së!

0

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka marrë informacione se Qeveria e Kosovës, në projektbuxhetin që e ka dërguar në Kuvend për vitin 2022, i ka hequr RTK-së 2.2 milionë euro.

Në këtë situatë, RTK do të kolapsojë, sepse edhe ashtu RTK ka pasur buxhet të vogël.

Citim nga projektbuxheti për vitin 2022 pjesa për RTK-në: 12. “Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2022, Radiotelevizionit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë RTK), i ndahen tetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë euro (8,960,0000 €), në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Para secilit tremujor, RTK-ja do të dorëzojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend, programin e shpenzimeve të planifikuara. Në fund të çdo tremujori, RTK-ja do të dorëzojë në Kuvend raportin për shpenzimet e bëra. Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë të përcaktuar nga RTK-ja në bankë komerciale, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere”.

Sindikata u bën thirrje drejtuesve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, që gjatë dëgjimit publik dhe shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2022 ta korrigjojnë pjesën për RTK-në dhe të kthehet buxheti në lartësinë e caktuar sipas ligjit aktual të RTK-së. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkurtimi i buxhetit të RTK-së është bllokim i punës së transmetuesit të vetëm publik në vend, duke pasur parasysh se këto ditë janë ngritur edhe çmimet e të gjitha produkteve. Në shumë vende po ndodh ngritja e pagave, ndërsa neve si RTK, po na shkurtohet buxheti dhe po rrezikohet funksionimi.

Po ashtu rrezikohet edhe mirëqenia e kolegëve tanë dhe familjeve të tyre, andaj kërkojmë nga ju që ta ndryshoni propozimin e Qeverisë dhe ta ktheni buxhetin e RTK-së ashtu si ka qenë vitet e kaluara. Të nderuar, Sindikata do të organizojë takime me përfaqësuesit e Komisionit dhe deputetë, por nëse kërkesat tona nuk kanë efekt, ne do t’i përdorim rrugët ligjore e sindikale.

Me respekt, Kryesia e SPERTK-së Prishtinë, 3.11.2021

​Pandemia COVID-19, komisioni miraton marrëveshjen 40 milionëshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

0

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar marrëveshjen për kredinë 40 milionëshe me Bankën Evropiane për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020.

Kurti për vettingun: Na duhen prokurorë të drejtë e gjykatës efikas, po kthehet besimi në drejtësi

0

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim kryeministri Kurti tha se tashmë reformat në drejtësi janë në proces, e që synim kanë kthimin e besimit të qytetarëve.

Ai më tej ka shtuar se vendit i duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas.

“Pas miratimit të koncept-dokumentit të procesit të vettingut sot kemi takimin e parë të grupit punues. Shtylla kryesore e vendit është drejtësia”.

“Reformat në drejtësi janë prapa nesh dhe nuk kemi dilema se a mund të ndodh apo jo, me këtë proces po i kthehet besimi qytetarëve. Na duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas”.

Tutje Kurti tha se jo vetëm me vettingun, por në përgjithësi kjo Qeveri po sjell reforma dhe profesionalizëm në drejtësi.

“Krahas vettingut, Qeveria e Kosovës ka filluar reformat në drejtësi si ai i plotësim ligji të Lëshillit prokurorial e krejt këto japin zgjidhje të duhura për qytetarët dhe drejtësinë”.

“Përgjigja pozitive ndaj reforma tregon maturi që drejtësisë do t’i sjellin pavarësi, profesionalizëm dhe besim. Llogaridhënia ngrit efikasitetin dhe kthehet besimi në drejtësi e me këtë besim kemi pavarësi të pushtetit”.

Kurti shtoi se janë të vendosur që këtë reformë ta qojnë deri në fund.

Austria po kërkon punëtorë

0

Shtetasit e një vendi të BE/ZEE lejohen të lëvizin në Austri për të jetuar dhe punuar nën lirinë e lëvizjes së BE-së.

Për personat që jetojnë jashtë bllokut, kërkohet të aplikojnë për leje pune sezonale.

Kjo do të thotë se punësimi duhet të plotësojë disa kritere për pagat dhe akomodimin, ata duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se asnjë punonjës i kualifikuar austriak ose i BE-së nuk ishte i disponueshëm dhe, më e rëndësishmja, duhet të ketë një vend në dispozicion sipas kuotës austriake për punëtorët sezonalë, i cili ndryshon midis sektorit dhe rajonit.

Në industrinë e turizmit kuota kombëtare është 1263, dhe megjithëse ka një farë lirie, kjo nuk mund të tejkalohet me më shumë se 20 për qind.

Thomas Geiger nga Dhoma e Tregtisë së Tirolit tha për se para pandemisë, Tiroli punësonte deri në 60,000 punonjës në biznesin e hoteleve dhe mikpritjes në kohët e pikut, 40,000 prej të cilëve konsiderohen si “punëtorë thjesht sezonalë”.

Lexo edhe: Ndërpritet furnizimi me gaz në Ballkan, avari në tubacionin bullgar
Tani për tani, është e pamundur të thuhet saktësisht se sa punëtorë do t’i mungojë industrisë së turizmit, por vlerësimet janë në mijëra. Një përfaqësues nga Departamenti i turizmit të Dhomës së Tregtisë tha për The Local se industria kishte rreth 20,000 punëtorë, transmeton tutje albinfo.ch.

“Ky fenomen prek pothuajse të gjitha industritë dhe vendet. Por veçanërisht turizmi, sepse industria tashmë u rrit më shpejt se numri i punëtorëve në dispozicion para Corona. Ky problem u përkeqësua, sepse shumë punonjës migruan në industri të tjera gjatë fazave të bllokimit të koronës dhe praktikantët nuk mund të trajnoheshin”, tha zëdhënësi.

Ndalohet automjeti me 14 dele pa dokumentacion në Leposaviq, policia jep detaje

0

Një automjet me 14 dele pa dokumentacion është ndaluar në Leposaviq.Gjatë kontrollit është vërejtur se në automjet janë 14 dele për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion.
Automjeti dhe delet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që për rastin të njoftohen zyrtarët e AVUK-ut.

Kjo dietë popullore për humbje peshe mund të ulë presionin e gjakut dhe të shërojë zorrët

0

Agjërimi me ndërprerje ka qenë i famshëm prej disa vitesh. Ndërsa shihet kryesisht si një mënyrë efektive dhe e thjeshtë për të humbur peshë, përfitimet e reja kanë filluar të shfaqen ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë efektet e agjërimit.

Rezulton se kjo praktikë mund të ndihmojë në shërimin e zorrëve. Dhe nëse keni presion të lartë të gjakut, zbulimet e fundit do t’ju bëjnë të kërceni nga gëzimi!

Agjërimi me ndërprerje është në thelb një ndryshim i qëllimshëm në modelet tona të ngrënies. Është me të vërtetë një term për të kaluar midis periudhave ku hani dhe nuk hani, ose agjëroni. Ndërsa ka shumë mënyra për ta bërë këtë, të gjitha ato përfshijnë të mos hani për periudha të rregulluara kohore.

Kjo tingëllon shqetësuese, por ju tashmë agjëroni gjatë orëve ndërmjet darkës dhe mëngjesit. Këto metoda thjesht e zgjasin atë pak, në varësi të planit tuaj, për t’iu përshtatur nevojave tuaja.

Një ekip hulumtues në Kolegjin e Mjekësisë Baylor të Teksasit përdori lidhjen midis baktereve të dëmshme të zorrëve dhe presionit të lartë të gjakut për të parë se si mund ta rregullonin atë. Nëpërmjet testimit të kafshëve, ekipi zbuloi se agjërimi redukton sasinë e mikrobiotës hipertensive , duke ulur kështu presionin e gjakut.

Është një rezultat që mund të ndihmojë seriozisht miliona persona që luftojnë me presionin e lartë të gjakut. Sipas autorit kryesor Dr. David Durgan, mund të sjellë edhe më shumë përfitime shëndetësore.

“Ky studim është i rëndësishëm për të kuptuar se agjërimi mund të ketë efektet e tij tek strehuesi përmes manipulimit të mikrobiotës”, tha Dr. Durgan. /Telegrafi/

Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve, qytetarët do të përballen me këtë problem deri në fund të nëntorit

0

Ministria e Punëve të Brendshme po ballafaqohet me mungesë të materialit për prodhim të letërnjoftimeve. Kjo mungesë vazhdon të paraqesë problem me të cilin po përballen qytetarët e vendit të cilët thonë se nuk po ndihen të sigurt që të udhëtojnë vetëm me fletë aplikuese.

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë që të pajisen me letërnjoftime, për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument. Andaj, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim.

“Sot ne duhet të presim në radhë për të aplikuar për letërnjoftim. 40 minuta kam pritur, dhe na thanë që duhet të presim sepse nuk ka material për letërnjoftim a ne nuk jemi të sigurt të udhëtojmë vetëm me fletën aplikuese pasi që i ka skaduar afati letërnjotimit. Para tre muajve kam aplikuar për letërnjoftim, më kanë thënë se nuk ka material. Kam aplikuar në korrik dhe s’jam pajisur ende me dokument”, tha një qytetar.

Ndërkohë, nga zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme Radio Kosova mëson përmes postës elektronike se furnizimi me material për prodhimin e letërnjoftimit pritet që të bëhet në fund të muajit nëntor, ndërsa deri atëherë, qytetarët e vendit mund të shërbehen vetëm me fleta aplikuese.

Ashtu siç jeni në dijeni, edhe përkundër furnizimit me një sasi të materialit për letërnjoftim, ne akoma po ballafaqohemi me mungesë të materialit.

Në lidhje me këtë, ministri i MPB-së ka nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës. Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 05 gusht 2021, u mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë.

Në këtë përgjigje, po ashtu thuhet se nga fundi i muajit nëntor do të pranojnë furnizimin e radhës, ndërsa nga dhjetori do të stabilizohet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime./RTK/

Izraeli hap dyert për turistët e vaksinuar

0

Izraeli u hap për vizitorët e vaksinuar të hënën, pas 20 muajsh mbylljeje, me hebrenjtë dhe palestinezët që mbështeten në turizëm, duke shprehur shpresë të kujdesshme që shkatërrimi ekonomik i pandemisë do të lehtësohet gradualisht.

Rami Razouk, një pronar palestinez dyqanesh suveniresh në qytetin e vjetër të Jerusalemit lindor, të aneksuar nga Izraeli, tha se ishte “shumë i lumtur” me perspektivën e rritjes së të ardhurave, por pranoi se dyqani i tij nuk ishte plotësisht gati për një fluks.

“Gjithçka është me pluhur”, tha 35-vjeçari për AFP. “Kemi shumë punë për të bërë”.

Razouk dhe zyrtarë të lartë izraelitë thanë se e hëna shënoi një rihapje të pjesshme dhe se do të ishte e parakohshme që menjëherë të pritej që autobusët e ngarkuar me turistë të fillonin të shpenzojnë në gjithë rajonin.

“Ne jemi larg hapjes së plotë”, u tha gazetarëve nënkryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Fleur Hassan-Nahoum, duke thënë se do të bëhet më e qartë në javët e ardhshme se sa turistë do të vizitojnë vendin, sipas rregullave aktuale.

Ndryshe, që nga e hëna, të huajt mund të hyjnë në Izrael me një test negativ për Covid-19 nga 72 orët e mëparshme dhe nëse doza e tyre e fundit e vaksinës është administruar më pak se gjashtë muaj më parë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort