Home Blog Page 3849

Në 24 orët e fundit vetëm 572 qytetarë morën dozën e parë

0

Me uljen e shifrave, ka rënë dukshëm edhe numri i atyre që vaksinohen për herë të parë kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit, nga 5.751 vaksina të administruara, vetëm 572 ishin për dozë të parë.

Ndërkohë në shtatë ditët e fundit, janë dhënë vetëm 2.557 vaksina për ata që janë paraqitur për dozë të parë.

Deri më tash, në total janë administruar 1.572.626 vaksina kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga kjo shifër 733.108 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, ndërkohë 106.410 të tjerë kanë marrë vetëm dozën e parë.

MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme.

Të martën, MSH-ja miratoi rekomandimin edhe për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12 deri në 15 vjeç.

Kryesuesi i KGJK-së: Vettingu e minon pavarësinë e gjyqësorit

0

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, vlerëson se sistemi prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë nuk ka nevojë për një Vetting të jashtëm.

Sipas tij pohimet se sistemi i drejtësisë do t’i nënshtrohet këtij procesi nuk janë të bazuara askund.

“Qeveria dhe Kuvendi do të duhej të kishin ekspertizë kredibile. [Vettingu] absolutisht e minon pavarësinë e gjyqësorit sepse po bëhet për një institucion që është i pavarur”, është shprehur Zogaj për Klan Kosova.

“Qeveria nuk mund të diskutojë për pavarësinë e gjyqësorit. Gjyqësori Kosovës besoj që me veprimet e fundit është prej më transparentëve në rajon. Na duhen disa korrektime në sistem por ato kanë të bëjnë me mekanizma të brendshëm”.

“Ideja që qeveria të diskutojë për integritetin e gjyqtarëve e cenon pavarësinë e gjyqësorit. Ka keqkuptim të madh në këtë proces. Nëse nuk kemi mekanizëm të brendshëm permanent që nuk e monitoron përformancën e gjyqësorit, çfarëdo Vettingu i jashtëm do të jetë i dështuar. Nuk është e pranueshme ideja të diskutohet e lërë më…”.

Edi Rama mbërrin në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka mbërritur në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”.

Për mbërritjen e Ramës në kryeqytetin serb njoftoi Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë.

Rama nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Pas bisedimeve do të vijojë një konferencë e përbashkët për shtyp e Ramës, Vuçiqit dhe Dimitrovit.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri maqedonas, Dimitrov është pritur në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla” nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Në një prononcim për Tanjug pas uljes në aeroportin e Beogradit, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”.

“Po vij në kohën kur siç e dini kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë lënë pasoja, madje në një farë mënyre krizë politike. Është e rëndësishme që ne si shtet të dërgojmë një sinjal si shtet dhe qeveria, plotësisht të përkushtuar ndaj iniciativës që lindi në Ballkan dhe që synon mbi të gjitha Ballkanin Evropian”, tha Dimitrov.

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri, deklaroi sot se koha do të tregojë nëse iniciativa e “Ballkanit të Hapur” do të rrezikohet pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

“Në vend të kryeministrit Zaev, sot në Beograd Maqedoninë e përfaqëson zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov. Këtë iniciativë e kanë nisur tre liderë (Aleksandar Vuçiq. Edi Rama, Zoran Zaev). Koha do të tregojë se sa do të rrezikohet, por të gjithë e dinë se çfarë do të thotë dorëheqja e z. Zaev”, tha ai.

Pandemia nuk ndali shqiptarët të emigrojnë

0

370 mijë e 592 qytetarë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020.

Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë dhe kufizimet e lëvizjes ishin të forta kjo gjë nuk i ka ndalur shqiptarët të marri rrugët e Europës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 2020.

Mes vende të Bashkimit Europian që dhanë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë e para renditet Italia me 13,059 leje. E dyta është Gjermania me 8,308 leje, e treta është Greqia me 7,768, e ndjekur nga Franca me 1,875 dhe Kroacia me 1,695 leje qëndrimi për herë të parë.

Sipas të dhënave të Eurostat në 13 vitet e fundit nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Numri më i lartë është dhënë në periudhën 2008, me 97.3 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000.

Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60,400 leje të tilla.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Polonia dha 598 mijë nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët që nuk janë pjesë e vendeve të BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 mijë, ose 14%) dhe Spanja (312 mijë, ose 14%)./tvklan

Lista e plotë e anëtarëve të ri të Kuvendit të Prizrenit

0

Vetëvendosja do të ketë 12 kuvendar në Kuvendin Komunal të Prizrenit, PDK-ja 11, LDK-ja 7, AAK-ja 3, Nisma Socialdemokrate 2, derisa partitë e komuniteteve kanë fituar nga një ulëse me përjashtim të partisë turke në Prizren që do t’i ketë dy përfaqësues.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për Asamblenë Komunale të Prizrenit:

Largohet një avokat nga ekipi mbrojtës i Thaçit në Hagë

0

Samuel Blom-Cooper nuk do të jetë më avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.

Cooper është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit më 28 tetor, shkruan lajmi.net.

Avokat kryesor i Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit.

“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.

Keohe në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë.

Ndryshe, Bloom-Cooper ishte caktuar si bashkë-avokat i Thaçit më 16 nëntor të vitit të kaluar.

Vetëvendosja do të ketë një asambleist më shumë se PDK-ja në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të ketë veç një asambleist më shumë sesa PDK-ja.

Vetëvendosja do të ketë 12 asambleistë në Kuvendin Komunal të Prizrenit, PDK-ja 11, LDK-ja 7, AAK-ja 3, Nisma Socialdemokrate 2, derisa partitë e komuniteteve kanë fituar nga një ulëse me përjashtim të partisë turke në Prizren që do t’i ketë dy përfaqësues.

 

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë: LDK dhe PDK nga 206 asamblistë, LVV 193, AAK 120

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.

Sipas po këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.

Sa i përket votave për këshilltarë komunalë, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK 161,645 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asamblistë.

Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.

Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë pasi ka marrë 10,277 vota.

21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
03 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë ℹ1.572.626 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹNga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes
ℹSot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Edhe AAK mbështet kandidatin e PDK, Shaqir Totajn në balotazh

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka siguruar mbështetjen e dy partive opozitare për rundin e dytë të balotazhit, NISMA, AAK dhe AKR.

Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj dhe kryetarit të NISMA-së, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci.

Ky është njoftimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, është përcaktuar për ndryshim dhe për ndryshim ka votuar! Vlerësojmë se qeverisja në Prizren në mandatin e shkuar nuk ka qenë në përputhje as me pritjet e qyetarëve e as me interesat e qytetit prandaj e shohim të nevojshme ndrrimin e strukturës qeverisëse.
Duke u nisur nga interesi qytetar dhe perspektiva zhvillimore e Prizrenit, Dega e AAK-së në Prizren, njëzëri ka vendosur që të lidhë marrëveshje bashkëqeverisjeje me PDK dhe në raundin e dytë do ta mbështesë kandidatin e kësaj Partie për kryetar! Jemi të bindur se ky është vendimi më i mirë i mundshëm për perpsektivën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit, thuhet në njoftim nga  AAK – Prizren

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort