Home Blog Page 3848

Oda e Hotelerisë ultimatum Qeverisë deri të premten, paralajmërohen protesta të ashpra

0

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva po e sheh si një nevojë imediate lirimin e masave, mbajtjen e ahengjeve dhe aktiviteteve të tjera në këtë sektor.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online tha se nuk do të presin pafund dhe se ultimatumi i fundit është deri të premten, ose nuk përjashtohen edhe protesta të ashpra.

“Na nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne kemi organet e odës dhe nuk përjashtojmë edhe protesta më të ashpra apo edhe forma tjera”.

Tutje Sogojeva thotë se që të mos vinë deri te protestat kanë zhvilluar edhe takim me ministrat përkatës, por që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

“Për mos me ardh deri tek protestat ju kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave që me gjet një rrugë të përbashkët me komunikim dhe bashkëpunim. Takimi ka qenë shumë konsultiv ku jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona”, tha ai.

Madje sipas tij, nuk kërkojnë që të bëjnë hapa që mund të bien ndesh me masat, por që tashmë nuk ka arsye që të jenë prezentë kufizimet.

“Ne si Odë nuk duam të bëjmë hapa që bien në kundërshtim me masat, por kemi kërkuar gjithmonë bashkëpunim. Por tash kur kemi lirim të masave dhe rajoni është hapur nuk ka më arsye që të ekzistojë ora policore, zgjatja e orarit, dhe hapja e ahengjeve me kusht që të kontrollohen dhe pa qenë të vaksinuar. Sogojeva tha se çdo hapje apo lirim masash ka zhvilluar edhe bizneset, duke kërkuar që të të punohet në rimëkëmbjen ekonomike pa të cilën shumë biznese nuk mund të mbijetojnë.

“Çdo hapje i mundëson që bizneset të zhvillohen, dhe ne kemi kërkuar që Ligji mbi rimëkëmbjen ekonomike të rifunksionalizohet sepse pa mjete shumë biznese nuk mund të mbesin gjallë”, përfundoi ai.

Ambasada britanike: I mbështesim punimet për ndryshimet kushtetuese për Vettingun

0

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur nisjen e punimeve për ndryshimet kushtetuese lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ambasada britanike, pas takimit të parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut që u mbajt dje.

Ambasada britanike ka theksuar se e mbështesin një proces të tillë dhe do të vazhdojnë të jenë partner i Qeverisë së Kosovës.

Pediatri kosovar kërkon nga Qeveria të “ndalojë” djepin në Kosovë: Fëmija pëson tronditje të rëndë të trurit

0

Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka kritikuar procedurën e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.

Xharra tha se çuditet që Qeveria e Kosovës që mbi 20 vjet s’ka marrë masa në largimin e dhunshëm të djepave.

Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, tha Xharra në RTV 21.

Pediatri shtoi se truri i fëmijës tronditet gjatë përkundjes në djep.

Djali i Ukë Bytyçit fiton mandatin si asamblist në Suharekë

0

Flamur Bytyçi, djali i veprimtarit dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi i vrarë në tetor të vitit 2002, ka arritur të bëhet asamblist në Kuvendin Komunal të Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“KQZ-ja i zyrtarizoi rezultatet. E zyrtarizoi besimin tuaj ndaj meje, për të cilin u jam mirënjohës përherë!

Ju betohem se besimin tuaj do ta përkthej në punë, me përkushtim e faqe të bardhë si dhe me vendosmëri e dinjitet.

Ashtu si dje e sot, ashtu dhe nesër e përjetë e mot; FALEMINDERIT që më keni dhënë mundësinë të jem në shërbimin tuaj”, ka shkruar Bytyçi.

Takimi i Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, kjo është agjenda

0

Sot mbahet takimi i Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Takimi mbahet në ora 16:00 në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, etj.

Agjenda:

16:00 – 18:30 – Sesioni i parë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë, nën kryesimin e përbashkët të Mimoza Kusari-Lila, kryetare e delegacionit të Kosovës dhe Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së

Fjalimi i mirëseardhjes:

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalimet hyrëse:

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër, në emër të Qeverisë së Kosovës

Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE -së/Përfaqësues Special i BE -së në Kosovë. /Telegrafi/

445 raste aktive me coronavirus, ndërsa mbi 730 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 445.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Vetura luksoze në vlerë 4.5 milionë euro, “flenë” në depon e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar

0

Mbi 350 vetura luksoze nuk po përdoren nga askush. Kjo për shkak se ato ndodhen nën masën e sekuestrimit.

Ato po ruhen në depot e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruara dhe Konfiskuara që gjendet ne periferi të Prishtinës.

Veturat që konsiderohen më të vjetra dhe që nuk janë shumë luksoze kanë zënë vende në depon e jashtme.

Këto vetura janë pasuri e konfiskuara nga qytetarët e Kosovës e që dyshohet se janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Sipas zëvendësdrejtorit të kësaj agjencie, Fadil Bunjaku vetëm në këtë vit janë sekuestruar 73 vetura.

“Vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar 73 makina…Veturat shiten dhe paratë derdhen në buxhetin e Kosovës ose jepen në përdorim te institucionet e ndryshme të Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Bunjaku tregon edhe vlerën monetare të këtyre veturave që gjenden në depo.

“Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të agjencisë është rreth 4.5 milionë euro.

Të rralla janë rastet kur veturat iu kthehen pronarëve, e ato që nuk shiten iu kthehen pronarëve.

Vetëm këtë vit një autobusë dhe dhjetë vetura u janë dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës e pesë të tjera ministrive./Telegrafi/

Gjermania zvogëlon eksportin e armëve

0

Gjermania ka eksportuar këtë vit më pak armë në vendet e huaja – të paktën në gjashtë muajt e parë. SPD dhe ekologjistët me dëshirë do të kufizonin edhe më shumë eksportin. Po FDP?

Qeveria federale ka lejuar dukshëm më pak eksporte të armëve në gjysmën e parë të vitit 2021 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu thuhet në një raport të Ministrisë së Ekonomisë, për të cilin do të debatohet edhe në kabinetin qeveritar. Nga janari deri në qershor, nga Gjermania janë eksportuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në vlerë prej rreth 2.3 miliardë euro – që është 17 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më së shumti rënie ka shënuar pjesa e eksporteve të diskutueshme drejt vendeve jashtë BE-së dhe NATO-s. Për këto të ashtuquajtura vende të treta, licencat e eksportit u lëshuan për armë dhe pajisje në vlerë prej 499 milionë euro – që është një e treta më pak se në gjysmën e parë të vitit 2020. Eksportet drejt vendeve të treta janë gjithmonë të diskutueshme për shkak të situatës së keqe të të drejtave të njeriut në disa vende si dhe për shkak të përfshirjes së këtyre vendeve në konflikte të ndryshme.

Armët gjermane në zonat e krizave

Por edhe Gjermania dërgon armë në vende të tilla. Gjatë mandatit të qeverisë federale ende në detyrë, Algjeria, Egjipti dhe Katari ishin ndër dhjetë blerësit më të rëndësishëm të armëve gjermane. Kështu thuhet në një përgjigje në pyetjen e partisë E Majta, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë në verë të këtij viti. Egjipti akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ky vend është i përfshirë edhe në konflikte në rajon.

Lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ranë vazhdimisht midis vitit 2016 deri në 2018. Por më pas janë shënuar vlera rekorde të shitjeve të armëve prej më shumë se tetë miliardë euro në vitin 2019. Ndërsa në vitin 2020 shitjet kanë rënë prapë me më shumë se një të katërtën.

Që nga viti 2014, qeveria ka raportuar dy herë në vit për lejet e saj për eksportin e armëve, me synim që të sigurohet një transparencë sa më e madhe. Shifrat më të rëndësishme të eksportit të armëve për muajt janar-qershor ishin publikuar paraprakisht nga Ministria e Ekonomisë në korrik. Ndërsa në raportin gjysmëvjetor tani futen edhe më shumë detaje mbi eksportet e industrisë së armëve.

SPD dhe të Gjelbërit duan të hartojnë një ligj për eksportin e armëve

Politika e eksporteve të ardhshme të armëve është një ndër çështjet që po debatohet edhe në negociatat për një koalicion mes SPD, të Gjelbërve dhe FDP. “Qëllimi është që eksportet në vendet e treta të bëhen vetëm në raste të veçanta – veçanërisht kur bëhet fjalë për armët e luftës”, thotë ekspertja e ekologjistëve për armatime, Katja Keul për DPA. Të Gjelbrit kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i siguronte qeverisë federale kritere të qarta dhe detyruese për lejet e eksportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Edhe SPD kërkon një ligj të tillë.

Ndërsa FDP, nga ana tjetër, është më shumë për një rregullore evropiane për kontrollin e eksporteve të armëve. Brenda BE-së ka pikëpamje të ndryshme kur bëhet fjalë për trajtimin e vendeve që janë të përfshira në konflikte rajonale ose që kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Franca, për shembull, ka dukshëm më pak probleme me dërgimin e armëve në vende të tilla sesa Gjermania. /DW/

Vaji do kushtojë mbi 2 euro”, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vend?

0

Vaji, një produkt bazik në shportën e konsumatorit, deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të rritet në 2 euro e më shumë, thotë pronari i një fabrike të vajit në vend.

Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë Konushevci, aktualisht kushton 1.50 euro.

Rritja e çmimeve është e pashmangshme, thotë ai, pasi Qeveria e Kosovës nuk i subvencionoi mjaftueshëm prodhuesit vendorë, të cilët u ballafaquan me probleme financiare gjatë pandemisë me COVID-19.

Nëse institucionet e Kosovës, shton pronari i kësaj fabrike, do ta kishin prioritet zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit, atëherë inflacioni do të ishte më i ulët sesa tani.

“Ne nuk kemi arritur të sigurojmë mjaftueshëm lëndë të parë dhe tani ajo është shtrenjtuar dhe po shtrenjtohet çdo ditë. Korrje-shirja e lulediellit është në muajin shtator dhe në shtator duhet të sigurohet lënda e parë që të ketë një stabilitet të çmimit”, thotë ai.

Lëndën e parë për prodhimin e vajit, kjo kompani e importon nga Bullgaria, Ukraina dhe Rumania.

Të dhënat e Bankës Botërore për ndërmarrjet prodhuese tregojnë se 78 për qind të kompanive prodhuese në Kosovë përdorin material apo furnizime tjera që janë me orgjinë të huaj.

Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Çmime më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Kjo rritje erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, e cila ndodhi për shkak të rezervave të vogla të gazit dhe çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian.

Në rritjen e çmimeve ndikoi edhe situata me pandeminë COVID-19.

Rritja e çmimeve alarmoi Qeverinë e Kosovës, e cila mori disa masa për t’i subvencionuar prodhuesit vendorë.
Më 28 tetor qeveria ndau 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe mbështetjen e eksportit.

Gruri e produktet e qumështit sektorë strategjikë për sigurinë kombëtar

Kosova përballet me deficit të lartë tregtar. Brenda një viti importon mallra nga vendet e ndryshme në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, derisa eksporton deri mbi 450 milionë euro.

Kosova importon produktet edhe më elementare siç është mielli dhe produktet e qumështit.

Ky import i lartë i produkteve konsiderohet mjaft shqetësues nga Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve në Kosovës.

Ai thotë se dy nga sektorët, të cilët duhet të përkrahen vazhdimisht nga shteti janë sektori i grurit dhe ai i produkteve të qumështit.

“Këta janë dy sektorë strategjikë për sigurinë kombëtare. Pa marrë parasysh a kemi aftësi konkurruese, shteti duhet të jetë gardiani që i mbron këto industri se janë për çështje të sigurisë. Nuk guxon të jesh i varur nga importi për këto produkte”, thotë Panxha.

Industria e përpunimit të qumështit në Kosovë konsiderohet me kapacitete të mjaftueshme për mbulimin e tregut kosovar, por edhe ky sektor vuan nga varësia e importit.

Sipas Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, në Kosovë importohen rreth 60 për qind të produkteve të qumështit nga vendet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vetëm 40 për qind e tregut mbulohet nga prodhimi vendor.

Kosova asnjëherë nuk ka arritur që t’i plotësojë nevojat e popullatës së saj, as me miell nga rendimentet e grurit, thotë Tahir Tahiri, kryetar në Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës.

Në vitin 2020 Kosova ka importuar 159 milionë kilogramë miell dhe grurë.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori, janë 205 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410.000 tonë grurë.

“Që nga paslufta nuk kemi pasur mundësi t’i plotësojmë nevojat me miell nga rendimentet e grurit nga prodhimi vendor. Në vitet e fundit janë siguruar vetëm 35 për qind të nevojave të qytetarëve me këtë produkt. Po mungon dora e shtetit. Një hektar grurë subvencionohet me vetëm 150 euro”, thotë Tahiri.

Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë konsiderohet motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.

Por, prodhuesit në Kosovë në vazhdimësi kanë raportuar se përballen me probleme të shumta dhe pa përkrahjen e duhur nga shteti. Ata kanë probleme në qasjen në financa, jostabilitetin me energji elektrike, si dhe me një konkurrencë të pabarabartë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka premtuar prodhueseve se në përputhje me programin qeverisës, do të angazhohet për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese dhe eksportuese.

Parashikimi i motit për ditët e mbetura të kësaj jave

0

Mot butë me vransra dhe dell pritet të mbajë në vend gjatë dtëve të ardhshme. Të shtunën ka mundës për reshje lokale shiu.Ditëve në vijim parashhet të mbajë mot më butë, me temperatura maksmale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C. Do të ketë vransra të ndryshueshme por edhe ntervale me dell gjatë dtës. Të premten pasdte me mundës për rga lokale shu në perëndm të vendt, e dtën e shtunë me gjasa për reshje lokale shu edhe në pjesë tjera të vendit.Ditën e enjte cilësa e ajrit mund të ketë një përmrësim në vlera të pranueshme, pas do të ketë qarkullm më të mrë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror.

Nga dita e premte dhe e shtunë periudhat më të zgjatura të qetësisë, pra pa erë, mbajnë ndotësit pranë sipërfaqes e indeks kalon në vlera mesatare dhe të dobëta e herë herë edhe në shumë të dobëta.

4.11 – Mot butë, me vransra të ndryshueshme dhe ntervale me dell.
5.11 – Butë, me vransra dhe dell. Pasdte mundës për rga lokale shu në perëndm të vendt.6.11 – Kryessht me vransra. Pasdte dhe në mbrëmje me rga lokale shu.7.11 – Kryessht me vransra, dtën edhe ntervale me dell.

8.11 – Më shumë dell. Në mëngjes përgjatë ultësrave mundës për mjegull.Temperaturat mnmale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksmalet der të premten rrten në 20C, e dtën e shtunë zbresn në 15C, por më pas sërsh me një tendencë të rrtjes.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryessht nga juglndja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verlndja 3-8m/s.Shtypja atmosferke në rrtje der dtën e shtunë, më pas me tendencë të rënies.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort