Home Blog Page 3847

Rama: Kërkimfalja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund e jo në fillim

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani i Hapur ka qenë i domosdoshëm shumë kohë më parë, ndërsa ka përmendur rastin e Francës dhe Gjermanisë.

Ai ka insistuar se Ballkani i Hapur është në fakt Procesi i Berlinit por i marrë në zotërim nga vet shtetet për të bërë realitet ato që në Procesin e Berlinit mbetën deklarata.

“Kjo nismë ka qenë e domosdoshme kohë më parë. Kur e kuptuam shumë shpejt se Procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në një proces samitesh e deklaratash pa pasojë të drejtpërdrejtë, zbatimin e atyre që thuash. Ballkani i Hapur ka një vizion qind për qind të Procesit të Berlinit, një kornisë qind për qind të atij Procesi dhe një set kriteresh të njëjta. Ballkani i Hapur është Procesi i Berlinit por i marrë në zotërim nga vet ne për të bërë realitet ato që në Proces të Berlinit mbetën në kuadër të deklaratave. Nuk është proces personash”, ka thënë Rama.

Sa i përket kërkimfaljes së Serbisë për krimet e bëra në Kosovë, Rama ka thënë se kjo duhet të ndodhë, porse duhet të ndodhë në fund të marrëveshjes, ndërsa e ka marrë shembull situatën mes Francës e Gjermanisë.

“Ballkani i Hapur nuk interferon në dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë, por e lehtëson atë. E bën atë që ka bërë një proces i ngjashëm pas Luftës së Dytë Botërore mes Gjermanisë e Francës. Keni dëgjuar që shpesh thuhet se Serbia duhet të kërkojë falje. Unë jam dakord që duhet të kërkojë falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që i duhet vënë përfundimisht një dialogu që duhet zgjidhur gjitha çështjet e duhet të japë zgjidhje njohjes së Kosovës nga Serbia. Por ku dalloj unë me ata që më vënë përpara faljen duke thënë sesa tradhëtar jam. Falja vjen në fund dhe nuk mund të vijë në fillim. Nuk ka ardhur kërkim falja e Gjermanisë në vitin 1945, por më 1969. Gjermania e Franca e kanë filluar saktësisht siç po ndodh në Ballkan të Hapur. Me marrëveshje ekonomike, traktatin e qymyrit e çelikut, shkëmbimin e njerëzve, të rinjve e kështu me radhë. Në këtë mënyrë krijohet atmosfrë tjetër dhe komunikim që krijon procesi”, tha Rama.

Rama ka shtuar e është e sigurt se Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira.

“Ta refuzosh këtë proces do të thotë t’i mohosh vetes, vendit tënd, popullit tënd të mirat që sjell procesi”, tha ai.

Vuçiq: Ia kemi hapur dyert Prishtinës për “Open Balkan”, s’mund t’i përgjigjem kësaj pyetje çdo herë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja janë të mirëpritura t’i bashkohen nismës rajonale “Open Balkan”, derisa tha se s’mund të përgjigjet në pyetjen për Kosovën në secilin takim.

“Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës. Për aq kohë sa jam president i Serbisë nuk mund t’i përgjigjem të njëjtës pyetje në çdo takim, sepse e kam të vështirë ta bëj këtë e jo sepse kam ndonjë problem ose ndonjë çështje që t’i përgjigjem pyetjes përkatëse”.

“Më duket se të tre ne bashkë me delegacionet tona kemi hyrë në thelbin e problemeve. Ne kuptuam të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen njerëzit tanë dhe po përpiqemi t’i zgjidhim këto probleme. Kemi shumë punë dhe shqetësime të tjera që të justifikojmë për diçka çdo kohë. Nëse duhet ta bëjmë këtë nuk më shkon mendja t’i justifikohem askujt, as BE-së dhe askujt në rajon. Të gjithë kanë një nismë kaq të pastër dhe kaq të mirë”.

Vuçiq, në konferencën e liderëve të vendeve të “Open Balkan” në Beograd, deklaroi se nuk duhet t’i justifikohet askujt se pse po e bëjnë këtë nismë, njofton Klankosova.tv.

“Nuk do të ishte politikë serioze nëse do të vijmë të justifikohemi çdo herë për të thënë që kjo është pjesë e këtij procesi dhe pastaj të marrim një vlerësim negativ për mësuesit tonë jo. Ne po e bëjmë këtë për hir te qytetarëve tanë dhe për të mirën e tyre, pse duhet të justifikojmë diçka të mirë që ne po e bëjmë? Pse duhet të justifikohemi nëse njerëzit tanë do të kalojnë kufijtë më shpejt sesa që shkojnë tani, që kamionët tonë nuk do të presin 24 ose 48 orë? Pse duhet t’ia shpjegojmë gjithkujt dhe gjithçka? Kur e bëjmë këtë shkojmë te diçka tjetër që na thuhet po presin ata, pastaj ata thonë që nuk duam të bëhemi pjesë për shkak të Vuçiqit ose Ramës. Është okej, sepse nuk e keni për detyrë dhe askush nuk po ju detyron”.

Presidenti serb tha se marrëdhëniet me Kosovën do të zgjidhen me dialogun në Bruksel, duke lënë të nënkuptohet se “Open Balkan” nuk ndërlidhet me këtë.

“Ne do të zgjidhim marrëdhëniet tona me Prishtinën përmes dialogut në Bruksel sepse kemi pikëpamje të ndryshme, por “Open Balkan” në rajon i jep liri njerëzve, sipërmarrësve, siguron shkëmbim më të mirë të mallrave, diskutuam digjitalizimin dhe transformimin e shoqërive tona për të punuar për këtë çështje. Nuk e shoh se pse dikush duhet të jetë kundër kësaj, kush do që të bëhet pjesë është i mirëpritur, kush nuk do është problemi i tyre. Do ta shihni ndryshimin në normën e rritjes ekonomike midis nesh dhe të tjerëve, por do të kërkojë kohë për rezultate”.

Kurti: Numri i të punësuarve nga marsi është rritur me 9 mijë e 351 punonjës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i Qeverisë.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në konferencën e parë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me bizneset e Prishtinës.

“Kemi nisur me Prishtinën dhe më pas do të vazhdojmë në komunat e tjera. Përgëzoj Rozeta Hajdarin bashkë me kolegët e saj për organizimin e këtyre ditëve të biznesit. Qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i qeverisë sonë, nevojitet zhvillim ekonomik i qëndrueshëm por edhe sa më i shpejt”.

Tutje, Kurti tha se në programin e Qeverisë një nga qëllimet strategjike është përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në rajon dhe më gjerë.

“Në programin qeverisës një nga qëllimet tonat strategjike është përmirësimi i konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve në rajon dhe më gjerë që synojmë ta arrijmë përmes avancimit të politikave në sektorin e industrisë dhe investimeve si dhe përmirësim i shërbimeve në infrastrukturë të cilësisë. Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizioni dhe programin e qeverisë t’i përkthejmë në veprime sa më të efektshme dhe më frytdhënëse. Nxisim dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin, punësimin dhe investimin”.

“Zhvillimi ekonomik s’mund të arrihet nëse nuk japim përkrahje te zhvillimi i sektorit privat me nxitje të prodhimit dhe rritje të eksportit që do të ndikoj në përmirësimin e bilancit tregtar dhe shtimin e punësimit. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia jonë ka një rritje të përshpejtuar prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor për këtë vit, krahasuar me një vit më parë, të ardhurat tatimore janë shtuar me 33.5 përqind në periudhën janar-shtator ndërkaq eksportet me 68 përqind, kurse numri i të punësuarve prej mars-shtator është rritur me 9 mijë e 351 punonjës. Shtimi i të hyrave tatimore është bërë pa ndryshuar politikat fiskale”, tha Kurti.

Policia në Prizren shqipton 471 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0

Policia në Prizren përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në vazhdim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë nga komunikacioni rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion. Njësitet policore janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-covid19.

Realizimi i këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 471 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid19 janë shqiptuar 113 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ambasada britanike mbështet procesin e Vettingut

0

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur nisjen e punimeve për ndryshimet kushtetuese lidhur me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ambasada britanike, pas takimit të parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut që u mbajt dje.

Ambasada britanike ka theksuar se e mbështesin një proces të tillë dhe do të vazhdojnë të jenë partner i Qeverisë së Kosovës.

“Mirëpresim takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për të nisur punën për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut. Ne e kemi mbështetur nismën që nga fillimi dhe do të vazhdojmë të jemi partner për Qeverinë ndërsa ata ecin përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Për dallim nga birtanikët, Bashkimi Evropian është shprehur skeptikë sa i përket Vettingut.

Në raportin e BE-së për Kosovën të publikuar ditë më parë, thuhet se “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e ‘vettingut” dhe sipas raportit ndërmarrja e një ri-vlerësimi të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse”.

Ndryshe dje në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, kryeministri Albin Kurti tha se njëra ndër shtyllat e shtetit funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase.

Kurti theksoi se ka nevojë për gjyqtarë të drejtë e efikas dhe prokurorë me integritet.

Në anën tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se Vettingu është çelësi për një sistem të drejtësisë ku do kenë qasje të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

AAK-ja ushtron kallëzim penal ndaj Kusari-Lilës

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar të enjten një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ndaj ish-kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila.

Në kallëzimin penale të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila e ka keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

Sipas kallëzimit penal me vendimin e 25 marsit 2014, Kuvendi i Komunës së Gjakovës kishte marrë vendim për shpalljen e interesit publik për pronat private në dobi të Komunës së Gjakovës, për realizimin e projektit të rrethrrotullimit, në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, në parcelat e evidentuara në emër të familjes Bakija, raporton “Betimi për Drejtësi“. Tutje thuhet se, Kusari-Lila duke qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Gjakovës, ka arritur marrëveshje me familjen Bakija edhe pse jo në formë të shkruar, por se në bazë të dokumentacionit vërtetohet një gjë e tillë, ashtu që kompromisi është arritur për zhvendosjen e rrethrrotullimit, me ç’rast është krijuar hapësira e konsiderueshme në favor për familjen Bakija, respektivisht është shtuar sipërfaqja prej 930 metra katrorë. Konfirmimin e këtij propozimi në fjalë, sipas kallëzimit penal ish-kryetarja e ka vërtetuar edhe përmes kërkesës zyrtare të 17 qershorit 2015, drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht ish-ministrit Lutfi Zharku.

Këto veprime, sipas AAK-së, janë bërë me dashje në kundërshtim me Planin Rregullues Urban Revidimi Orize 1/8, sipas të cilit në një pjesë të këtij lokacioni parashihet gjelbërimi. Tutje sipas tyre, këto veprime ajo i ka ndërmarrë krye në vete dhe në këtë mënyrë duke mënjanuar apo anashkaluar miratimin e këtij ndryshimi përmes procedurave të kërkuara. Sipas kallëzimi penal, Kusari-Lila, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar dhe i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos respektuar projektin e aprovuar të rrugës dhe rrethrrotullimit , dhe jo ta zhvendos atë. Gjithashtu, sipas kallëzimit penal ajo ka vepruar në kundërshtim me planin rregullues në fuqi, sipas të cili pjesa e vogël e mbetur nga prona e familjes Bakija kishte qenë e paraparë për gjelbërim dhe si të tillë ta shpronsojë, dhe jo ta rrisë këtë sipërfaqe duke krijuar hapësirë të mjaftueshme ndërtimin e objektit kolektiv për dobi të familjes Bakija, pa miratimin e Asamblesë Komunale në Gjakovë dhe në këtë mënyrë duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjakovës.

AAK-ja, dega në Gjakovë, ka kërkuar nga Prokuroria që të merret aktvendim për fillim të hetimeve për këtë rast.

Kusari-Lila do të jetë në balotazh në Gjakovë me Ardian Gjinin e AAK-së. Në raundin e parë Gjini mori 46 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila si kandidate nga radhët e Vetëvendosjes mori 37.08 për qind./BetimipërDrejtësi

Rrëzohen shtyllat elektrike në Kuk të Dragashit, bagëtitë kullosin nëpër kabllo të rrymës

0

Disa shtylla elektrike të tensionit të lartë janë rrëzuar në afërsi të fshatit Kuk të komunës së Dragashit.

Si pasojë e erërave të forta, shtyllat kanë rënë deri në tokë dhe përçuesit elektrik po qëndrojnë nëpër kullosat e bagëtive.

Në fotografi të siguruara nga Indeksonline shihen bagëtitë ku kullosin nëpër telat e rrymës.

Kjo zonë shpesh herë ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra për shkak të rrjetit të stërvjetëruar të shtyllave dhe përçuesve.

Kërkohet heqja e orës policore dhe maskës në ambiente të hapura

0

Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova është në një situatë jashtëzakonisht të volitshme dhe stabile epidemiologjike. Në anën tjetër, sipas tij nuk mund të presim që një ditë do të zgjohemi pa e pasur asnjë rast pozitive me COVID-19.

“Tani ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që ta mbajmë situatën nën kontroll. Në të njëjtën kohë të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë masive, duke përfshirë edhe fëmijët duke e paramendu edhe eventualisht dozën e tretë në të ardhmen, në mënyrë që sa më shumë popullatë të jetë e mbrojtur.” u shpreh Tolaj në emisionin Ora Shtatë të Klan Kosovës.

Infektologu thotë se lirimi i pa kontrolluar i masave para pushimeve verore e solli valën e pandemisë në Kosovë më herët sesa në vendet e tjera. Ai shpjegon se pavarësisht nga masat që merren pandemia është e pamundur të kontrollohet në tërësi derisa populli nuk ka një nivel mbrojtës.

“Disa nga masat janë totalisht të paarsyeshme, si për shembull mbajtja e maskave në ambiente të hapura, nuk ka ndonjë logjik aspak, kur në një ambient të mbyllur të gjithë i heqin ato maska. Ose ora policore nuk ka asnjë sens. Ose masat të cilat është vështirë me i përmbushë ose me i kontrollu në vendet që nuk kanë ndonjë sistem të fortë, siç është Kosova.”

“Autoritete shëndetësore dhe politike të Kosovës duhet të kenë masa të cilat do të pengojnë rritjen, shtimin e numrit të pa kontrolluar të rasteve COVID. Në të njëjtën anë të sigurojnë funksionimin normal të aktiviteteve kryesore, bazike jetësore. Disa prej atyre aktiviteteve që janë identifiku se janë përhapës ose janë aktivitete të volitshëm ku përhapet virusi shpejtë, ato duhet të mbahen edhe për një kohë nën kontroll.”

Tolaj shpjegon se masat në vend duhet të jenë më të thjeshta, më lehtë të pranueshme dhe që mund të mbikqyren.

Mehaj: U nisa përsëri për në SHBA, për një ngjarje shumë të veçantë

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të enjte është nisur përsëri për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për siç e quan ai, një event shumë të veçantë.

Ai tha se këtë fundjavë do ta festojnë në Des Moines, 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s.

“Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa”.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Mehaj tha se partneriteti i Kosovës me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gardës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tej.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Kërkohet paraburgim për pesë kamarierët prizrenas që dyshohet se shpërndanin 2-euroshe false

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë kamarierë në Prizren, të cilët dyshohet se falsifikuan para dhe i shpërndanë ato.

Sipas kërkesës, i pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të nëntorit 2021, i ka shitur të pandehurit T.P. 1200 euro, të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta.

T.P është pajtuar që këto para flase t’i blejë për 900 euro, duke i paguar në mënyra periodike. Herën e parë për 300 euro false paguan 200 euro origjinale, ndërsa herën e dytë për 400 euro false paguan 300 euro origjinale derisa në herën e tretë për 550 false paguan 400 euro origjinal ashtu që në total i pandehuri B.B., arrin t’i shesë 1250 euro false.

“Ndërsa, të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që i pandehuri T.P., mban paratë e falsifikuara në veturën e tij të markës ‘’VË Polo’’, e parkuar në bodrumin e njërës prej Qendrave Tregtare në Prizren, nga e cila veturë i njejti së bashku me kolegët e tij – të pandehurit: V.Z., L.E., dhe A.P., në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara – të gjitha në monedha metalike nga 2 € dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm të cilët kanë vizituar lokalin në fjalë, ku secili prej të pandehurve si shpërblim kanë ndarë nga 25 € (njëzet e pesë euro) origjinale në pjesë të barabarta, me ç’rast policia e Kosovës pas zbatimit të urdhër-kontrollit arrijnë t’i gjejn 195 monedha metalike nga 2 € në veturën ‘’VË Polo’’, në pronësi të të pandehurit T.P., dhe një shumë tjetër të konsiderueshme parash të falsifikuara nga 2 € nëpër kuletat e pazarit ditor të të pandehurve, me ç’rast në total, policia arrin të sekuestrojë nga të pandehurit 390.00 € (Treqind e nëntëdhjetë euro) false”, thuhet në komunikatë.

Të pandehurit e lartëcekur, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort