Home Blog Page 3846

SHBA-ja i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen e Asociacioninit

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të martën në mbrëmje ka dhënë një intervistë për BBC-në.

Kurti në emisionin “Hard Talk” ka thënë se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës.

Ai tha se nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

E lidhur me këtë është deklaruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo ambasadë thuhet se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar.

Po ashtu bëhet thirrje që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin.

“Qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar. Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne nuk po e përshkruajmë se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër. Teknikat e zbatimit janë në dorën e palëve”.

E për deklaratën e shefit të ekzekutivit kosovar më herët ka folur edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Stano në një adresim për media tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.

“BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve. Është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”.

BE-ja nuk ka justifikim për mosliberalizimin e vizave

0

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat pavarësisht se Komisioni Evropian ka vendosur tash e tre vjet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Pas kritikave të liderëve kosovarë për mosliberalizim, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për MSA-në, Kosovë – BE, Szunyog ka folur shkurt për këtë çështje.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Von Der Leyen (shefja Komisionit Evropian) ka qenë e qartë. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Tutje Szunyog ka thënë se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

Ai ka vënë në pah Raportin e Progresit që theksoi ngecje në miratim të disa ligjeve, ndërsa ka bërë thirrje që tash kjo të ndryshojë.

Për dialogun me Serbinë ai ka thënë se është e rëndësishme të punohet në mënyrë konstruktive e të ketë përmbajtje nga retorika. Ka bërë thirrje për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

Po ashtu ka bërë thirrje për miratim të Ligjit për Paga

Kurti me Vitinë në lojë bilardo, për simbolikë godasin ’14-shin’ (VIDEO)

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati i kësaj lëvizjeje për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia kanë kaluar ca qaste relaksimi.

Kështu së paku shihet në një video të shpërndarë nga Vitia në profilin e tij në Facebook.

“Menaxhimi i Prishtinës kërkon bashkëpunim e përkushtim të përditshëm i cili deri më tash i ka mungu kryeqytetit” ka shkruar ai sipër videos.

Në cak të Kurtit dhe Vitisë shihet të jetë topi me numrin 14, si simbolikë e 14 nëntorit, ditën që do të mbahet raundi i balotazhit.

Kurti: Mosliberalizimi i vizave, vendim i padrejtë dhe dritëshkurtër

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër vendimin për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takimin e Komisionit për MSA-në, Kurti ka përmendur zhvillimin ekonomik e reforma në drejtësi në kuadër të forcimit të shtetit. Ai ka thënë se të gjitha reformat janë në agjendë për reformë evropiane.

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe deri në fund të këtij viti pritet të rritet edhe zhvillimi ekonomik. Kemi pasur rritje të hyrave importeve etj. Kemi menaxhuar pandeminë dhe jemi vendi i parë në rajon me mesataren e numrit të vaksinave Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi me veting dhe ligjin për pasuri të pajustifikueshme. Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës. Kemi themeluar struktura ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian. Këto edhe tema të tjera do të diskutohen hollësisht në ketë komision sot e nesër dhe këto janë prioritete edhe në agjenda për reforma evropiane”, ka thënë Kurti.

Më tej ai ka thënë se edhe BE-ja duhet të ketë përmbushje për çështjen e Kosovës.

“Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër”, ka thënë ai.

Lëvdata për qeverisje ka shprehur edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Burri lajmëron Policinë se i është zhdukur gruaja në Prizren

0

Policia njofton se një person ka raportuar se gruaja i është larguar nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet ajo.

Burri, ka thënë në Polici tek e ka lajmëruar rastin, se ka tentuar të kontaktoj me gruan e tij por ajo nuk ka pasur qasje në telefon. Gjithashtu, burri, sipas Policisë së Kosovës, ka kërkuar të mësoj për gruan e tij të zhdukur edhe në mesin e shoqërisë së saj, por nuk ka marrë ndonjë informacion.

Rasti që ka ndodhur në Prizren, sipas Policisë, është nën hetime.

Konjufca kritikon BE-në: S’e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave

0

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në të. Ai ka kritikuar BE-në se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizim vizash për kosovarët.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Konjufca ka thënë se në 6 vjetët që kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ka ngecur për shkaqe të ngecjes së vullnetit politik.

Sipas tij, prej zgjedhjeve të fundit në shkurt, në Kosovë “ka vullnet politik dhe ka stabilitet politike për rrugën drejt integrimit evropian”.

“Jemi plotësisht të bindur se integrimi nuk është proces i njëanshëm, por është i bazuar në procesin reciprok. Ne e mendojmë BE-në si një sistem të vlerave të demokracisë drejtësisë e sigurisë që duhet të e ndërtojmë këtu në Kosovë dhe vetëm kështu transformohemi duke u bërë Bashkim Evropian. Por as BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pika më kritike e BE-së ka të bëjë me zgjerimin. U bënë 8 vite kur shteti i fundit iu bashkua Be-së dhe nuk mbaj mend që procesi i zgjerimit është në krizë sikur sot. Bashkimi Evropian nuk i ka dalë zot Kosovës në një premtim e bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. Regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Nga nesër vaksinimi kundër COVID-19 pa termine

0

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që nga nesër, vaksinimi kudo në qendrat në Kosovë të bëhet pa caktuar termin.

Po ashtu, qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

“Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Së fundi, MSH-ja ka miratuar edhe rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës nga 12 deri në 15 vjeç.

“Në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste pozitive me COVID-19.

Gjykata u cakton një muaj paraburgim kamarierëve nga Prizreni, jep detaje se si i futën në qarkullim monedhat e falsifikuara

0

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën prej një muaj paraburgim pesë kamarierëve në Prizren të cilët dyshohen se futën në qarkullim një shumë të madhe të monedhave të falsifikuara.

Sipas komunikatës për medie, masa e paraburgimit do të llogaritet nga koha e arrestimit më 02.11.2021.

“Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë (5) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale falsifikimi i parasë Prizren, 04 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.12.2021”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Gjykata në Prizren ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën si ishin futur në qarkullim monedhat.

Sipas Komunikatës, është caktuar paraburgimi për B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë nga neni 296 par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës ës Kosovës T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë nga neni 296 par. 2 lodhur me par. 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: I pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar në Prizren është vërtetuar se i njëjti me dashje posedon para të falsifikuara me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta, në atë mënyrë që përgjatë periudhës së lartpërmendur i shet të pandehurit T.P., 1,250.00 € (Njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) të gjitha në monedha metalike nga 2 € (dy euro), me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta, me ç ’rast i pandehuri T.P., pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900.00 € (Nëntëqind euro)”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, sipas komunikatës të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta.

“Ata në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që në mënyra periodike marrin nga 100 € të falsifikuara – të gjitha në monedha metalike nga 2 euro dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, dënimit i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të ikin apo të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale me qëllim të ti shmangen përgjegjësisë penale, me ç ‘rast do të pengonin zhvillimin e suksesshëm dhe përfundimin e kësaj procedure penale.

Caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe parandalimit të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale apo edhe ikjes ose fshehjes së të pandehurve dhe zhvillimin normal të hetimeve.

14 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0

14 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është raportuar për asnjë vdekje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë shëruar 16 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157402.

Numri i rasteve aktive në vend është 443.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.575.375 doza të vaksinës. Deri më sot 735.357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Zyrtarja e lartë amerikane në Prishtinë, takon kryeministrin Kurti

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë, zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Molly Montogomery.

Zëvendës ndihmësja e sekretarit të Shtetit, Molly Montgomery në këtë takim ka theksuar marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo ndihmë ishte obligim humanitar i Kosovës, duke shtuar se Kosova dëshiron t’i qëndrojë në krah ShBA-ve, si aleat trategjik.

Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.

Siç njofton zyra për media e kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohen për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.

Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.

Kryeministri Kurti ka falendëruar ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort