Home Blog Page 3845

Zëvendëministri i Drejtësisë: Prokurorët e gjyqtarët i frikësohen vetingut

0

Zëvendëministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët po i frikësohen vetingut sepse shumica prej tyre do të bien nga ky proces.

Sallahu tutje deklaroi se Kosova duhet të ketë një sistem të drejtësisë të cilit i beson qytetari, e sipas tij, kjo është e mundshme vetëm pas vetingut.

“Prokurorët e gjyqtarët nuk janë të interesuar të hyjnë në veting sepse shumica do të bien. Nuk dëshirojnë me hy në një veting ku duhet me dhanë dorëheqje. Nuk flas në terma të përgjithshëm, flas për disa prej tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm që të kemi një sistem të drejtësisë që i beson qytetari. Disa prokurorë, disa gjyqtarë, kanë ardhur në ato pozita si pasojë e mbështetjes politike. Nuk është ndonjë hakmarrje ndaj gjyqtarëve, unë nuk i njoh ata, por i njoh veprimet e tyre. Është sistem 20-vjeçar, është një farë lloj moçali i sjelljeve deviante të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pretendimet tona për veting kanë qenë edhe sa ishim në opozitë dhe ne do ta bëjmë këtë”, u shpreh Sallahi në “DESKU” të KTV-së.

E Albert Zogaj nga KGJK-ja thotë se Qeveria e ka të pamundur ta bëjë vetingun pa ndryshime të dispozitave kushtetuese.

“Qasja e Qeverisë për vetingun është statistikë, heqim gjysmë, mbajmë gjysmën. Qeveria ka një tendencë të reduktojë pavarësinë e KGJK-së, njëjtë edhe me institucionet tjera të pavarura. Po supozojmë që vetingu të jetë i suksesshëm, çka do të ndodhë pas dy viteve? Pikërisht ky është thelbi i çështjes. Edhe Qeveria e di se e ka të pamundur ta bëjë vetingun pa ndryshime të dispozitave kushtetuese. Sa i përket Kuvendit, me kemi tre pozita vakante, sepse në Kuvend ka dështuar tri herë konkursi i zgjedhjes së tyre. Gjyqësori është institucioni më i pacenueshëm sipas Kushtetueses. Gjyqësori nuk duhet t’i komentojë vendimet e gjyqësorit, e aq më pak Qeveria. Ne si KGJK kemi nevojë për dy gjëra për reformë, mungesën e kapaciteteve që është si pasojë e buxhetit dhe ka nevojë për disa ndryshime në disa ligje për efikasitet gjyqësor”, potencoi Zogaj.

Haxhiu: Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë po i bëjnë Vettingut

0

Prej vitesh në Kosovë flitet për një proces verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një proces i tillë quhet Vetting.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se e kanë ditur që reforma do të ketë sfidat e saj dhe se nuk do të përqafohet nga të gjithë.

“Ka individë në sistemin e drejtësisë që janë komod në pozicionet e tyre dhe çdo iniciativë lëkund pozicionet e tyre. Vettingu është tashmë një kërkesë shoqërore që e duan qytetarët e jo vetëm politika”, tha haxhiu në RTV Dukagjini.

Ajo thotë se Vettingu ka qenë premtim zgjedhor dhe sipas saj nëse nuk do ta realizonin një premtim të tillë do të ndëshkoheshin nga qytetarët.

“Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë i bëjnë këtij procesi. Ata mendojnë se vettungu duhet të bëhet me ndryshime ligjore derisa ne duam që procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese”.

Haxhiu thotë se Këshilli Prokurorial e ka frikën te reduktimi i numrit të anëtarëve që planifikojmë ta bëjmë.

Haxhiu thotë se një njeri i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë procesin e vettingut.

Kolonel Isufi: FSK-ja është e gatshme të reagojë nëse rrezikohet territori i Kosovës

0

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe koloneli Sefer Isufi, ka folur ka thënë se bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm.

Ai ka theksuar se FSK respekton marrëveshjes me KFOR-in për dërgimin e trupave në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse rrezikohet territori shtetëror.

“Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme ne respektojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht KFOR-i respekton mandatin tonë. Sa i përket pjesës veriore të Kosovës ne respektojmë marrëveshjen e cila është në fuqi për marrjen e lejes nga KFOR-i në kuadër të mbështetjes ushtarake për secilin qytetar të vendit pa dallim”.

“FSK 24 orë në 7 ditë të javës është në gjendje të plotë për reagim për çdo cenim apo rrezik që cenon territorin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet paqeruajtëse dhe se gjithçka ka qenë nën kontroll gjatë situatës së përshkallëzuar në veri.

“Mehaj ka qenë në kontakt intensiv me autoritet tona, komandantin e KFOR-it, ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe Ambasadën e SHBA-së dhe gjithçka ka qenë në kontroll të plotë”.

Shefi për Komunikim Strategjik tregoi se ku do të shkojë gjysma e buxhetit të planifikuar për ushtrinë.

“Për 2022 janë të planifikuara 55 milionë euro për sistemet e mbrojtjes, ku përfshihet i gjithë kompleksiteti që ka sistemi i mbrojtjes si resurset njerëzore të arsimuar, mirë të trajnuar dhe mirë të pajisur”.

“Te sistemet edhe në këtë aspekt orientimi ynë është të blejmë sistemet e mbrojtjes që janë në përputhje me përmbushjen e detyrave që ka regjimenti i caktuar. Në këtë aspekt sistemet e mbrojtjes janë për të funksionalizuar kompanitë e luftimeve dhe kompanitë e mbështetjes luftarake apo komponentën e artilerisë”, ka thënë Isufi në Klan.

Se a është FSK afër helikopterëve të parë, Isufi tha: “Në qeveri është diskutuar projekti për blerjen e helikopterëve, aktualisht jemi në stadin fillestar të analizës, ky kapacitet ajror do të jetë në shërbim të FSK-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Kemi krijuar një kontingjent të parë të pilotëve, kemi një kapacitet të krijuar dhe jemi në proces të trajnimit të kontigjentëve tjerë”.

“Përveç që kemi shkolluar pilotët e parë në Turqi, edhe këtë vit e kemi shpall konkursin me ofertën që na ka ofruar SHBA në akademinë e forcave ajrore”.

Hoxhaj: Sot e një vit Thaçi e Veseli po mbahen padrejtësisht në Hagë

0

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe deputet i këtij subjekti politik, ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi, si dhe ish-kryetari i PDK-së, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e ka cilësuar si “natën më të vështirë” lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftetarë ishte tronditëse!

Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!

Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten!

Këshilltari i Kurtit: Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar

0

Përpjekje për copëtim të Ballkanit po e konsideron iniciativën e Ballkanit të Hapur, Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një shkrim në Twitter ai i është kundërpërgjigjur takimit të sotëm që patën krerët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Beograd. Të enjten, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur është iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit, por që është marrë nën zotërim nga vetë shtetet për të bërë ato që nga Procesi i Berlinit mbetën vetëm deklarata. Teksa Serbia, Maqedonia e Shqipëria po e vlerësojnë marrëveshjen duke thënë se lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, iniciativa është refuzuar që nga fillimi nga tri shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Si kundërpërgjigje për deklaratat e sotme dhe vazhdimin e iniciativës, Zulfaj e ka cilësuar iniciativën si përpjekje për të copëtuar Ballkanin.

“Ballkani i Hapur = Ballkani i Copëtuar. Tregu i Përbashkët Rajonal është platforma e vetme rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, e përkrahur dhe e bazuar në rregullat e BE-së, e përqafuar nga të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Procesit të Berlinit. Gjithçka jashtë Procesit të Berlinit dhe BE-së u shërben vetëm atyre që janë të interesuar në një Ballkan të copëtuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Shqetësimet për përplasje e copëtime të Ballkanit janë shtuar kohëve të fundit, pas ngritjes së tensioneve në Bosnjë e Hercegovinë, në Mal të Zi, por edhe në Kosovë. Ditë më parë, Christian Schmidt, përfaqësues i lartë ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinë, në një raport për Kombet e Bashkuara u shpreh i shqetësuar se nga forcat serbe po nxitet konflikti e se lufta është mundësi reale.

Tensionet e fundit në Bosnje pasojnë ato në Kosovë, që për disa javë në veri pati tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit për targat e atyre në Mal të Zi ku pati përplasje për shkak të shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe.

Në PZAP deponohen 352 ankesa

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP.

Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa.

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se janë pranuar 352 ankesa.

“Nga ora 16:00 e ditës së djeshme e deri sot PZAP-i ka pranuar 352 apele kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për kuvende komunale. Afati i dorëzimit të apeleve ka qene deri ne ora 16:00 sot”, ka thënë Desku.

Stuhia ka krijuar kaos në Bosnjë dhe Hercegovinë, pamjet janë të pabesueshme

0

Era e stuhishme, stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme të mëdha në disa zona në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas mediave lokale, ka edhe shtëpi të dëmtuara dhe disa rrugë janë të mbyllura për trafikun.

Kështu, alarmi i kuq meteorologjik është në fuqi në pjesën më të madhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Veç kësaj, raportohet se një erë e fortë ka marrë pjesë nga çatitë e shtëpive dhe ka thyer pemët.

Shpejtësia e erës ishte rreth 80 kilometra në orë dhe për këtë arsye qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes.

Madje në rrugën Konjic – Mostar, “lumi rrjedh përgjatë rrugës”.

Gjegjësisht, përroi ka dalë nga rruga kryesore dhe qytetarët që kanë depërtuar atë rrugë thonë se përroi bart çdo gjë para tyre dhe se në rrugë ka shumë degë dhe pemë të thyera.

Gjithashtu, rrëshqitja e dheut ka ndërprerë qarkullimin ndërmjet Jabllanicës dhe Parkut Natyror Blidinje.

Në terren ka ekskavatorë, të cilët përpiqen të pastrojnë një pjesë të rrugës që të kalohet.

Ndërkohë siç bëjnë të ditur mediat serbe, alarmi meteorologjik i kuq është në fuqi edhe në Serbi, që nënkupton mot shumë të rrezikshëm dhe vlen për Serbinë perëndimore, ndërsa ai portokalli për Beogradin dhe disa pjesë të tjera të vendit.

FSK pritet të shkojë me mision në Poloni

0

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë në Poloni një kontigjent me pjesëtarë të saj për një mision.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se janë duke punuar për të shikuar pjesëmarrjen edhe në misione të tjera.

“Pas përmbylljes së misionit të parë jashtë vendit, paralelisht për një periudhë kohore jemi në proces të krijimit të relatave dhe marrëveshjes për dërgimin e kontigjentit të ri me ushtarë në misione jashtë vendit, në Poloni, në kuadër të komandës amerikane për Evropë”, ka thënë Isufi.

“Por jemi në proces edhe të analizës dhe vlerësimit edhe për misone tjera jashtë vendit”.

Pediatri kosovar: Vendosja e foshnjës në djep është akt i dhunës dhe abuzimit

0

Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka thënë që vendosja e foshnjës në djep është një akt dhune. Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim.

“Ky veprim i joni ka qenë traditë edhe tek shumë popuj të tjerë që më kohë e kanë larguar. Për shembull një gjë e tillë me ndodhë në botën perëndimore merret si abuzim i rëndë i fëmijës dhe është shumë vështirë që ti me kalu dhe me e mbajt atë fëmijë në atë familje, sepse menjëherë ta merr shteti”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar edhe lidhjen e foshnjës gjatë kohës sa qëndron në djep. Ai tha se me shkundjen e djepit truri i fëmijës mund të dëmtohet.

“E dimë se djepi është një akt i dhunës, një vend ku vendoset fëmija, lidhet në katër gjymtyrët që asnjë kafshë nuk lidhet në këtë mënyrë dhe në atë mënyrë ai tentohet me tronditje të trurit, ku tendenca e trurit që të shkojë në një anë dhe me djep te kthehet në anën tjetër dhe mund të shkaktojë dëmë tek truri”, ka thënë ai në “Frontal”.

Pediatri Xharra ka paralajmëruar se për vendosjen e fëmijëve në djep do të ankohet edhe në instanca ligjore.

“Do ta bëjë këtë punë të madhe dhe do të shkojë në instancat më të mëdha ligjore që ta ç ‘bëj punën e djepit”, tha pediatri.

Avdullah Hoti: Dialogu ka degraduar

0

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, Avdullah Hoti, ka thënë se i vjen keq ta shohë se si ka degraduar procesi i dialogut, nga takimet e niveleve të larta, në tani, takimet në nivele teknike.

Deputeti i LDK-së tutje shtoi se si opozitë ata do ta përkrahin vetëm dialogun transparent dhe që çon në njohje nga Serbia.

“Dëshiroj t’i falënderoj Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera të BE-së që mbështesin rrugën eurointegruese të Kosovës, të shprehur zyrtarisht nga marrëveshja e Stabilizim-Asocimit. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme dhe është hapi më i madh konkret i rrugës së Kosovës drejt BE-së. Atëherë kur është votuar në vitin 2016, nuk është votuar nga partia në pushtet. Po e them këtë fakt si fakt pozitiv të avancimit të qëndrimit të tash shumicës parlamentare në kuadër të këtij procesi. Fqinjësia e mirë është pozitive për paqe në Ballkanin Perëndimor. Kusht për këtë është njohja e realitetit nga të gjitha vendet. Dialogu nuk ka alternativë, për këtë pajtohemi të gjithë, përveç Serbisë. Dialogun e kthyem në binarë në vitin 2020. Sot i kërkoj BE-së dhe eurodeputetëve që dialogu të mbahet në ato binarë dhe të mos devijojë sepse do na kushtojë me shtyrje të procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit. Nëse devijon ky dialog në çështje teknike, detyrimisht një qeveri tjetër në Kosovë duhet të kthehet në kornizat e vitit 2020. Nuk them se çështjet teknike nuk janë të rëndësishme, si marrëveshja për targat, njohja e diplomatave por diçka duhet të dimë se problemet me Serbinë derivojnë vetëm për shkak të mosnjohjes. Këtë po e them edhe si ish-kryeministër. Si opozitë e përkrahim vetëm dialogun me njohje. Më vjen keq ta shoh që dialogu ka degraduar. Një proces që ka degraduar nga takimet e niveleve të larta në takime për çështje teknike. Takimi për targat është i rëndësishëm, por nuk trajton problemin kryesor. Përshembull takimi në Shtëpinë e Bardhë, ne morëm një njohje të rëndësishme dhe investime të rëndësishme infrastrukturore e gjeostrategjike”, deklaroi Hoti në mbledhjen që po e mban ky Komision.

E deputeti i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi se Serbia e ka keqpërdorur dialogun për të bërë propagandë.

“Çdo hap që bëhet më tutje drejt integrimit evropian, është një hap i rëndësishëm për Republikën tonë. Dialogu ka qenë proces për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë. Më shumë se 10 vite më vonë, Serbia e ka keqpërdorur dialogun, pasi jo vetëm ka minuar mendimet e Gjykatës, por edhe e ka vonuar njohjen dhe është angazhuar fuqishëm për të propaganduar rreth Kosovës, që nuk është një vend i duhur për të investuar”, u shpreh Abazi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort