Home Blog Page 3844

Kosova u ka 30 mijë euro ‘borxh’ mërgimtarëve për policat e sigurimit

0

Në gusht të vitit 2020, Qeveria e Kosovës kishte miratuar një vendim përmes së cilit mërgimtarët që hyjnë në Kosovë gjatë periudhës gusht-dhjetor nuk do të paguanin policën e sigurimit.

Këtë policë kufitar do ta mbulonte qeveria.

Por, krahas këtij vendimi disa qytetarë gjatë hyrjes në Kosovës kishin paguar këtë policë kufitare e cila fillon prej 13 euro ndonëse me vendim të ekzekutivit ata kanë qenë të liruar.

Byroja Kosovare e Sigurimeve në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se kjo kishte ndodhur si shkak i një gabimi në sistemin e policave të sigurimit.

“Çështja e gabimit teknik, konsiston në ndërtimin adaptimin e atillë të sistemit të lëshimit të policave të sigurimit kufitar sipas marrëveshjes, ashtu që në muajin e fundit të zbatimit të saj në Dhjetor 2020, të vlefshmërisë së policave të sigurimit të cilat lëshohen për validitet prej tridhjetë (30) ditë, janë lëshuar polica të sigurimit të cilat po ashtu kalojnë datën 31.12.2020 si datë e vlefshmërisë së tyre. Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion për përgatitjet e nevojshme në infrastrukturën e sistemeve, nga nënshkrimi i marrëveshjes me datë 30.07.2020 dhe hyrjes në fuqi më 01.08.2020 (pra 1 ditë kalendarike), sistemi ka qenë i ndërtuar në modelin që për të gjitha policat për të cilat validideti do të jetë pas datës 31.12.2020”, thotë BKS.

Për shkak të këtij ‘gabimi teknik’, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka grumbulluar 88 mijë e 855 euro nga këto polica kufitare të paguara nga mërgimtarët, polica këto që kanë qenë të mbuluara edhe nga Qeveria e Kosovës.

Byroja Kosovare e Sigurimeve tha se deri në tetor të këtij viti, kanë mbetur edhe 30 mijë e 576 euro të cilat ende nuk janë tërhequr nga mërgimtaret.

BKS iu kishte bërë thirrje qytetarëve të cilët kishin paguar këtë policë kufitare që të tërhiqnin këto para.

“Deri më tani, nga shuma e përgjithshme e pranuar në emër të policave si më sipër prej 88,855 euro, detyrimet e mbetura deri me datë 27.10.2021 rezultojnë në nivel prej 30,576.00 euro, të cilat do të vazhdojnë të kthehen në vazhdimësi”

Ajo ka shtuar se ‘çështje të ngjashme si kjo nuk është paraqitur në zbatimin e Marrëveshje së re të Bashkëpunimit për vitin 2021’.

Mbi 27% e shqiptarëve kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit

0

Thuajse 30% të familjeve shqiptare u është kërkuar ryshfet nga punonjësit të administratës publike gjatë 12 muajve të fundit.Më shumë se një në katër familje (27,7%) kanë paguar ryshfet gjatë kësaj periudhe.Në total, thuajse të gjithë atyre që u është kërkuar ryshfet, kanë paguar nën dorë (95,1%).

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi për periudhën 20-29 tetor 2021.
Studimi është përqendruar në përfshirjen e qytetarëve në pagesa informale për marrjen e shërbimeve publike, si në shëndetësi, arsim, shërbimet policore, drejtësi, hipotekave, etj.Vrojtimi ka zbuluar se pavarësisht se qytetarët ndeshen shpesh me kërkesa për ryshfet nga punonjës publikë, thuajse askush nuk e denoncon në polici këtë formë korrupsioni.

Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e drejtësisë. Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar se gjatë vitit 2020 ka marrë një numër të papërfillshëm denoncimesh për ryshfet nga qytetarët. Gjatë gjithë 2020-ës janë hetuar rreth 25 çështje për ryshfet nga të cilat vetëm tre kanë përfunduar me dënim nga gjykatat.

Nga sot mund të vaksinoheni pa termine kundër koronavirusit

0

Nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit, pa termin të caktuar paraprakisht, njofton MSH.Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim.

Gjithashtu, MSh rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.MSh u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeçe e lart.

Në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Shqipëria siguron pilulën kundër COVID-19

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Shqipëria ka siguruar nëpërmjet instrumentit të BE blerjen dhe futjen në vendin tonë të barnave kuruese ndaj COVID-19, nga Kompaina Merck dhe Pfizer-Biontech, për cilat po pritet dhe certifikimi nga EMA.

“Kompania Merck e ka nxjerrë ka përfunduar fazën e tretë, trial e fazës së tretë dhe tashmë Britania e Madhe e ka miratuar që është Mulnopiraviri. Ne kemi bërë kontaktet direkte me Merck-un ndërkohë që jemi duke kontaktuar dhe kemi bërë takimet e para.

Kemi kontaktuar kemi marrë kontakte me kompaninë Merck kemi marrë kontakte me kompaninë Pfizer dhe Pfizer është duke prodhuar dhe është në fazën e tretë të studimit të një bari”, tha Manastirliu.Manastirliu theksoi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’, e prodhuar nga kompania “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

“Janë duke eksploruar këto barna të cilat mendohet së do të jenë game changer do të ndryshojnë kohën e shërimit. Dhe që do të jenë edhe si një mbështetje për vaksinën edhe për trajtimet dhe për rekduktimin në 50 % të fazave të rënda dhe të hospitalizimeve”.

“Kemi krijuar mundësinë dhe lidhjen direkte që nëpërmjet instrumentit që BE ka dhe që blen vetë barnat dhe që do të blejë edhe këto barna të reja që është Joint Procurement ose instrumenti i përbashkët që BE ka vendosur për blerjen e barnave të jemi dhe ne në këtë listë ku kemi përcaktuar tashmë edhe detajet e të gjitha sasive dhe procedurave që do të ndjekim duke qenë se qeveria i ka marrë masat q edhe përsa i përkët terapive të reja që janë terapi inovative” , u shpreh Manastirliu në një intervistë për News24.

Paralajmërohet shtrenjtim i sërishëm i produkteve, nuk përjashtohen as duhani e alkooli

0

Kosova është duke u përballur me një rritje të çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore. Rritje e madhe është vërejtur tek produktet ushqimore elementare, siç janë buka, vaji, mielli, e shumë të tjera.Përveç shtrenjtimit të produkteve ushqimore, në Kosovë janë shtrenjtuar edhe derivatet.Por a pritet ende rritja e çmimeve produkteve ushqimore? A pritet që rritje të ketë edhe për produktet e luksit?

Rreth këtyre dilemave lajmi.net ka kontaktuar ekspertin e ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.Sipas Kadrijajt, efekti i dominos në ekonomi po e dëshmon rritjen e çmimeve, ku sipas tij duhet një intervenim i shpejtë dhe i shëndoshë nga ana e Qeverisë, përndryshe sipas tij Kosova do të pësojë krizë ekonomike.“Efekti i dominos në ekonomi është gjithmonë prezent dhe kjo po dëshmohet tanimë edhe kohëve të fundit me rastin e rritjeve të çmimeve, ku secili produkt , si në ushqim, si në tekstil, të furnizimit të derivateve të gjitha këto janë duke u rritur. Duhet të bëhet një ndërhyrje shumë e shpejtë dhe e shëndoshë nga ana e Qeverisë përndryshe ka rrezik që Kosova të ketë një krizë ekonomike dhe të mirëqenies së qytetarëve në vend”, u prononcua për lajmi.net Kadrijaj.

Kadriaj u shpreh se ka ftuar një takim të shpejtë që të merret vendimi rreth parandalimit të rritjeve të çmimeve, në të kundërtën ai tha se bizneset “nuk janë shoqata humanitare”, dhe se në këtë rast bizneset do të pësojnë krizë.“Qeveria ende nuk ka marrë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve, masa në nivel të doganave, e po ashtu taksave dhe tatimeve, ose me ndonjë marrëveshje me bizneset të cilat e trajtojnë mallrat dhe shërbimet. Unë kam ftuar një takim sa më të shpejtë që të merren vendime, përndryshe bizneset janë të prirura dhe në fakt janë shumë të natyrshme pasi ato e kanë përmend që nuk janë shoqata humanitare por organizata që pretendojn me përfitu sa më shumë.

Në këtë rast Qeveria duhet të bie në një ujdi me bizneset, përndryshe Kosova do të kalojë në një krizë ekonomike”, tha ndër të tjera ai.E sa i përket rritjes në sektorin e lluksit, Kadrijaj nuk e sheh shumë problematike madje ai shprehet se rritja në këtë sektor ndihmon ekonominë, si dhe sipas tij qytetari është i ndikuar në pjesën e konsumit dhe të veshmbathjes.“Besoj që në sektorin e luksit nuk do të ketë problem edhe nëse ka rritje, sepse në pjesën e luksit hynë alkooli dhe duhani apo diçka e ngjajshme, që në nfakt e ndihmon ekonominë. Qytetari dhe masa e madhe nuk ndikohen nga ana e luksit pasi shumica e qytetarëve janë të drejtuar në pjesën e konsumit dhe pjesën e veshmbathjes në nivel të mesëm të furnizimit”, tha eksperti i ekonomisë.Sipas Kadrijajt, rritja e çmimeve të produkteve të luksit, ku bënë pjesë duhani, alkooli e të tjera, i takojnë shtresës së lartë, dhe sipas tij edhe shtetet kapitaliste pjesën e luksit e kanë të kushtueshme.

“Ndërsa pjesa e lluksit është për shtresën e lartë, shtetet kapitaliste dhe perëndimore pjesën e lluksit e kanë të lartë”, ka thënë ai.Ai u shpreh gjithashtu i shqetësuar në rritjen e çmimit të derivateve, pjesën e konsumit si dhe shërbimet komunale të cilat pritet të pësojnë rritje.“Do të isha shqetësuar më shumë për pjesën e konsumit, gjithashtu furnizimi me derivate, po ashtu edhe shërbimi komunal siç janë paralajmëruar rritja e çmimit të mbeturinave dhe ujit, kështu që kjo e dikton rritjen e çmimeve të secilit biznes”, ka përfunduar ai.Ndërkaq Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, për lajmi.net ka sqaruar se rritja e çmimit të produkteve bazike po ndodhë nga fakti që tregu i Kosovës varet nga importi.“Meqë tregu i Kosovës varet nga importet dhe problemi është shqetësimi i ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike, dhe ato bazike kanë shënuar dhe po shënojnë ngritje të vazhdueshme, dhe kjo është një shqetësimet më të madhe që po i prek qyetarët e vendit’, ka thënë për lajmi.net Shahini.Sipas Shahinit, produktet do të pësojnë ende rritje të çmimeve.

Natyrisht që do të ketë rritje të çmimeve të të gjitha produkteve, për shkak që ka një inflacion diku mbi pesë përqind dhe kjo është një realitet që po ndodhë”, është shprehur ai.Ndërkohë rreth rritjes së produkteve të luksit apo jo-esenciale, edhe Shahini mendon që janë produkte që i takojnë një kategorie të njerëzve dhe sipas tij askush nuk po diskuton ngritjen e tyre.“Kurse sa i përket produkteve të cilat janë produkte me standard, siç është duhani, alkooli, janë produkte të cilat i kanë një kategori të njerzve dhe askush nuk është duke diskutuar ngritjen e çmimit të alkoolit, duhanit dhe produkteve që kanë kategorinë e standardizuara”, ka përfunduar Shahini.Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, si dhe të gjitha rritjet tjera, janë konsideruar si kosto të papërballueshme, dhe në mënyrë që kjo situatë të evitohet, shumë njohës të ekonomisë kanë sugjeruar që Kosova të krijojë kujdesin social të qytetarëve.Qeveria e Kosovës ndërkaq ka paralajmëruar një sër masash që sipas tyre do t’i dalin në ndihmë qytetarëve.

443 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Në këtë interval kohor janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.Në total numri i rasteve aktive është 443.

Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹSot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.402.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 443.

Moti për këtë fundjavë, priten reshje shiu

0

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i butë me vransira e diell pritet të mbajë edhe në ditët e ardhshme. Sot dhe nesër ka mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më i butë, me temperatura maksimale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C. Do të ketë vransira të ndryshueshme por edhe intervale me diell gjatë ditës.

Të premten pasdite me mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit, e ditën e shtunë me gjasa për reshje lokale shiu edhe në pjesë tjera të vendit.

Ditën e enjte cilësia e ajrit mund të ketë një përmirësim në vlera të pranueshme, pasi do të ketë qarkullim më të mirë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror. Nga dita e premte dhe e shtunë periudhat më të zgjatura të qetësisë, pra pa erë, mbajnë ndotësit pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera mesatare dhe të dobëta e herë herë edhe në shumë të dobëta.

5.11 – Butë, me vransira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

6.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.

7.11 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.

8.11 – Më shumë diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas sërish me një tendencë të rritjes.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje deri ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies.

Haskuka: Normale bashkimi i PAN-it në Prizren, kanë interesa të përbashkëta si kapja e shtetit

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se qytetarët e këtij qyteti nuk dëshirojnë që të udhëhiqen sërish nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se LVV-ja e ka marrë mbështetjen e disa prej partive turke, boshnjake dhe rome, në pjesën kur janë përmendur koalicionet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 14 nëntor.

“Realisht në mbështetje na kanë dalë në mbështetje disa nga partitë turke, boshnjake dhe rome. Mendoj se është normale që PAN-i me u bashku sepse këta i kanë interesat e përbashkëta, bizneset  dhe kapjen e shtetit, i kanë të gjitha interesat e përbashkëta dhe duhet bashkërisht të punojnë, më vjen mirë që janë bashkë”.

“Në anën tjetër edhe më herët PDK-ja ka pasur koalicione që nuk janë kthyer në votë, pasi qytetarët nuk dëshirojnë që në Prizren të kthehet PAN-i”,ka thënë Haskuka.

Ai ka deklaruar se qytetarët në Prizren që nga viti 2018 janë të lirë ta kritikojnë Komunën të cilën ai e drejton, duke shtuar se të gjithë trajtohen barabartë, njofton Klankosova.tv.

MASHTI me rezerva rreth rezultateve në “PISA 2022”

0

Për herën e tretë, Kosova në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në testin ndërkombëtar PISA. Në Ministrinë e Arsimit janë shprehur me rezerva rreth rezultateve të mundshme të 15-vjeçarëve të përzgjedhur për këtë test. Si arsye janë përmendur edhe çrregullimet në procesin mësimor, shkaku i pandemisë.

Rezerva rreth pritjeve për rezultate të kënaqshme në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) të vitit 2022 kanë në Ministrinë e Arsimit.

Testi ndërkombëtar, në të cilin Kosova do të marrë pjesë për herë të tretë vitin e ardhshëm, i vlerëson njohuritë e pesëmbëdhjetëvjeçarëve në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.

Në testimin e 2022-s, nxënësit kosovarë do të marrin pjesë pas dy rezultateve të pakënaqshme në pjesëmarrjet e mëhershme, më 2015 dhe 2018.

Derisa nga MASHTI kanë nënkuptuar se nuk priten rezultate të kënaqshme as vitin e ardhshëm, Ministria këtë gjë e ka arsyetuar me ndikimin që pandemia e COVID-19 ka pasur në sistemin e arsimit. Ndërkaq, ka specifikuar se rezultatet do të jenë të dobishme për një aspekt.

“Është vështirë t’i përcaktojmë pritshmëritë, duke marrë parasysh faktin se për më shumë se një vit kemi pasur çrregullime të procesit mësimor, si pasojë e pandemisë. Megjithatë, me rëndësi është të shfrytëzohen rezultatet e testit që të identifikohen dobësitë në sistem dhe të merren masa adekuate”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, vlerësimet negative që kanë rezultuar nga testet e PISA-s gjatë viteve 2015 dhe 2018 e pasqyrojnë gjendjen momentale që mbizotëron në sistemin e arsimit.

Osmani ka thënë se ideja për mospjesëmarrje do ta nënkuptonte ikjen nga realiteti, ndërsa ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të dallonte shumë nga dy vlerësimet e kaluara.

“Problemi me testin PISA është që ne mundohemi ta rrisim cilësinë në momentin e fundit, e kjo është e pamundur. Mendoj se duhet të ketë një qasje sistematike, një qasje konstruktive, rritje të buxhetit, përmirësim të kushteve infrastrukturore nëpër shkolla, përmirësim të shkathtësive të mësimdhënësve, integrim të inovacioneve të teknologjisë së informacionit”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka kritikuar me këtë rast të gjitha qeveritë e pasluftës, duke theksuar se ato nuk e kanë pasur për prioritet arsimin. Me këtë rast, Osmani ka vënë theksin te buxheti që i është ndarë MASHTI-t ndër vite, për të cilin ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të këtij dikasteri.

Lidhur me ndikimin e pandemisë në pilotimin e testit, MASHTI në një përgjigje për KOHËN ka bërë të ditur se nuk ka hasur në vështirësi dhe se rreth 95 për qind e nxënësve të përzgjedhur kanë marrë pjesë.

Nxënësit pjesëmarrës në testin pilotues nuk do të jenë të njëjtët që do t’i nënshtrohen testit përfundimtar, për shkak se përzgjedhja e tyre do të bëhet në shkurtin e vitit 2022.

Përzgjedhja e nxënësve bëhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një sistemi të përcaktuar nga PISA.

Testi PISA ishte paraparë që të mbahej sivjet, por për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19 është shtyrë për vitin 2022.

Dy herët e mëparshme kur Kosova kishte marrë pjesë në këtë test, ajo ishte renditur ndër vendet e fundit. Ishte renditur e 77-ta nga gjithsej 79 vendet pjesëmarrëse, duke i lënë prapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Totaj i bindur: Në Prizren do ketë përmbysje të rezultatit

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, po shprehet i bindur se në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të dalë fitues në këtë komunë.

Totaj u shpreh në Rubikon se do të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor duke mposhtur sipas tij Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes.

”Realiteti në terren që ne marrim nga shumë qytetarë, tregon një gjasë shumë të madhe që ky rezultat përmbyset dhe unë besoj që ky rezultat do të përmbyset bazuar në argumente dhe fakte nga takimet me shumë qytetarë”.

Tutje ai gjatë përballjes me Haskukën, e ka akuzuar atë për skandale të ndryshme përfshirë nepotizëm, gjatë mandatit të tij si kryetar i Prizrenit.

”Komuna e Prizrenit e cila ka qenë e para në vlerësim sa ka qenë kryetari Muja tani gjendet në pozicionin e 23-të. Kryetari Haskuka ka pasur gjashtë drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

”Ka pasur afro 30 milionë euro suficit të buxhetit që nuk ka pasur kapacitet menaxheriale. Haskuka njihet edhe për skandale të punësimeve familjare… etj”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort