Home Blog Page 3843

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble

0

Plotë 352 ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët për Kuvende Komunale.Kandidatët ankues u takojnë pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe ankesat e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja me 3 nëntor.

Gazeta Blic mëson se pas këtyre ankesave që ka pranuar PZAP, ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.

Motokrosi, sporti që i jep adrenalinë të papërshkrueshme të riut nga Grejkoci i Suharekës

0

Arbenit Beqiraj është vetëm 21 vjeç dhe ai pasion të vet e ka motokrosin. Është nga fshati Grejkoc i Komunës së Therandës dhe hobin e tij e ka filluar që në adoleshencë të herëshme. Në një bisedë me Arbenitin ai pohon se këtë pasion e ka si një dhuratë nga babai i tij, i cili ka vdekur në moshë të re para ca vitesh, ndërsa flet më emocion për të.

“Babi im ishte një adhurues i flakët i motoçikletës, ndërkohë që kushtet e kohës nuk ishin të tilla që ai të merrej në mënyrë intensive me këtë sport. Megjithatë ai është personi i parë që më kanalizoi pasionin për këtë sport. Ai kishte një motoçikletë të thjeshtë dhe gjithnjë si i vogël që isha, me merrte më vete në bjeshkët e Sharrit duke sfiduar edhe terrene të vështira për të qenë sa më afër natyrës dhe sa më shumë brenda magjisë së saj”, pohon Arbenitit.

Duke folur me emocione që e përshkonin edhe dhimbjet për babain e tij, ai shprehet se “sukseset e mia të deritashme dhe të ardhëshme ia dedikoj atij dhe vetem atij sepse ai mbolli këtë dashuri të pashlyeshme në shpirtin tim”, shprehet Arbenit Beqiraj.

Po cilat janë sukseset e Arbenitit sot?

Motokrossi është një sport që të jep adrenalinë të papërshkrueshme, sport që të lidhë me natyren e cila na jep qetësinë brenda shpirtit të emocionuar deri sa sfidon shtigje të rrezikshme dhe kur ia del ndjenë përkëdheljen melankolike të kësaj natyre. Ajo të bënë me vete, ndërsa “bisha” të qëndron pranë dhe të provokon për të arritë majat më të thepisuara të maleve shqiptare gjithandej trojeve shqiptare.

Arbeniti është anëtar i klubit “Motocross Theranda” dhe deri më tash ka pasur shumë suksese në këtë sport. Ai është kampion i Kosovës në garën e motokrossit në kategorinë hobi, duke marrë vendin e parë në tri gara të organizuara nga Federata e Motociklizmit të Kosovës.

Aktualisht Arbeniti garon në nivelin profesional, ndërsa për kundër pengesave familjare ai është paisur edhe me motocikletë profesionale dhe vazhdon aventurën e tij të dashur që siç shprehet ai të shton knaqësinë.

“Sporti i motocrossit është një sport që sjellë edhe rreziqe. Kjo nuk është shumë e këndëshme për familjen sepse ata kanë frikë për jeten time. Megjithate pasioni im dhe dashuria e madhe për këtë sport ka sfiduar edhe frikën familjare, aq më tepër se kur ngjitem zikzakeve të majave të Sharrit dhe majave të bjeshkëve shqiptare, e ndjej hijen e babait tim, më përcjell dashuria e babait mbrapa,për këtë sport, e mbi të gjitha ajo këshilla e tij që fillova ta marr nga ai, që nga mosha 10 vjeçare. Thjesht ai ishte mbreti im i motocrossit ,idoli im dhe kampioni im ndërsa dashuria e tij ndaj meje më është kthyer në dashuri ndaj këtij sporti”, pohon Arbeniti.

Tutje ai ka treguar se me shokë nga klubi,”Motocross Theranda” ka shkelur edhe dhijaret më të larta të maleve në Kosovë dhe vazhdon të sfidon ato që rrallë kush ka arritur që t’i arrijë duke shkelur shkrepat më të larta të maleve në Shqipëri e Mal të Zi që të tjerët ëndërr i kanë. Ai më këtë rast veçon ndihmën e pakursyer të motoristit më të spikatur të këtij klubi, i cili ishte mbështetës i fuqishëm në sukseset e tij, e për të cilin tha se është udhërrëfyes i tij në këtë sport në kohën e sotme, Valon Zeqiraj.

Valon Zeqiraj (majtas) dhe Arbenit Beqiraj (djathtas)
Për këtë ai ka fjalët më të mira dhe falenderimet substanciale. Krahas tij, ai vlerëson edhe klubin “Motocross Theranda” për të cilin thotë se ka gjetur një familje të këndëshme.

“Brenda klubit, me shokë dhe organizatorë të përkryer, klub ky që konsiderohet më i miri në Kosovë. Magjia e të bukurës të mbështjell aq mirë sa që frika zhduket në mjegullnajat që lëmë poshtë për të ndjerë rrezatimin e diellit atje lartë ku rrallë prekin retë”, shprehet me pasion ky djalosh i ri.

Ambicjet e tij tejkalojnë dimensionin nacional të këtij sporti, për të dalë mbi këtë dimension dhe për të përfaqësuar Kosoven në garat ndërkombëtare, shprehet në fund të bisedës Arbenit Beqiraj nga klubi “Motocross Theranda” nga Theranda.

Drogë, armë e para/ Krejt çka u gjeti Policia dy të dyshuarve në aksionin e mbrëmshëm në Prizren

0

Mbrëmë u raportua për një operacion të policisë së Hetimeve Rajonale në Prizren me çrastë është arrestuar i dyshuari Arianit Shala dhe janë kryer bastisje në dy shtëpi.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin se Arianit Shala tashmë është ndaluar, ndërsa ka njoftuar se në shtëpinë e tij i është gjetur 1 fishek i pistoletës dhe substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

Policia po ashtu ka kryer bastisje në shtëpinë, objektet përcjellëse dhe automjetin e Arianit Shalës ku ka gjetur dhe sekuestruar:

1 qese e vogël plastike brenda së cilës dyshohet që ka substancë narkotike lloji kokainë, pas matjes rezulton me peshë 0.2 gramë

Sasi e vogël e shpërndarë në dysheme (beton) që dyshohet të jetë substancë narkotike lloji kokainë, pas matjes rezulton me peshë 1.9 gramë

Dy (2) qese të vogla plastike ku dyshohet që ka substancë narkotike lloji kokainë, si dhe një sasi e vogël e derdhur prej dy qeseve 3J mbi kuzhinë, pas matjes rezulton me peshë 1.4 gramë

Qese plastike të dedikuara për mbështjellje të lëndës narkotike lloji kokainë

Një(1) qese e vogël plastike dhe copëza gurë qe dyshohen të jenë lendë narkotike lloji kokainë, pas matjes rezulton me peshë 4.8 gramë

Qese plastike që dyshohet se kanë qenë të mbështjella lënda narkotike e llojit kokainë

Një (1) peshore e vogël digjitale

Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro; një fishek i pistoletës

11 qese te vogla plastike që dyshohet se përmbajnë substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë, pas matjes rezulton me peshë 2.2 gramë

Një(1) qese e vogël plastike brenda se cilës dyshohet qe ka substance narkotike lloji kokainë, pas matjes rezulton me peshë 0.3 gram

Një telefon mobil IPhone 8 plus ngjyrë e zezë

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, Arianit Shala është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin se dy të dyshuarit tashmë janë ndaluar.

Nga Policia kanë njoftuar se mbrëmë është lëshuar urdhëresë për bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, Gjon Shalës, ku janë gjetur:

1 pushkë gjuetie dy tyteshe

20 fishekë të pushkës së gjuetisë,

69 fishekë të pistoletës, kalibri i panjohur

Një shufër metalike

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht për këtë aksion të Hetimeve Rajonale në Prizren.

Vendim i ri Zuckerbergut rreth Facebook-ut

0

Meta, kompania e njohur më parë si Facebook, tha të martën se do të mbyllë sistemin e saj të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e fytyrës së më shumë se 1 miliard njerëzve, duke përmendur shqetësimet që teknologjia ka për shoqërinë.

Më shumë se një e treta e 1.93 miliardë përdoruesve aktivë ditorë të Facebook kanë zgjedhur cilësimet e Njohjes së Fytyrës dhe përfundimi i sistemit do të ndikojë tek ata.

Si rezultat i ndryshimit, ai nuk do të njohë më automatikisht fytyrat e njerëzve në foto ose video.

Përdoruesit gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të përballen me njohjen për të sugjeruar një etiketë për një person në një foto ose video. Njerëzit do të kenë ende opsionin për të etiketuar postimet manualisht.

Përveç kësaj, sistemi automatik i tekstit alt që përdor për të verbrit dhe me shikim të dëmtuar do të ndikohet gjithashtu nga lëvizja, pasi përdor sistemin e njohjes së fytyrës.

Kompania përmendi shqetësimet që njohja e fytyrës ka tek shoqëria në marrjen e kësaj lëvizjeje.

“Ky ndryshim do të përfaqësojë një nga ndryshimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë,” tha një postim në blog nga Jerome Pesenti, nënkryetar i inteligjencës artificiale për kompaninë e re mëmë të Facebook, Meta.

“Më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë të përditshëm të Facebook kanë zgjedhur cilësimet tona të Njohjes së Fytyrës dhe janë në gjendje të njihen, dhe heqja e tij do të rezultojë në fshirjen e modeleve individuale të njohjes së fytyrës të më shumë se një miliard njerëzve.”

Përafërsisht 640 milionë përdorues aktivë të përditshëm kanë zgjedhur këtë cilësim. Si rezultat i ndryshimit, ai nuk do të njohë më automatikisht fytyrat e njerëzve në foto ose video Përdoruesit gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të sugjerojnë një etiketë për një person dhe sistemi që ai përdor për të verbrit dhe ata me shikim të dëmtuar do të ndikohet gjithashtu.

“Ka shumë shqetësime për vendin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në shoqëri dhe rregullatorët janë ende në procesin e sigurimit të një grupi të qartë rregullash që rregullojnë përdorimin e saj.

Mes kësaj pasigurie të vazhdueshme, ne besojmë se kufizimi i përdorimit të njohjes së fytyrës në një grup të ngushtë rastesh përdorimi është i përshtatshëm.

Kompania tha se njohja e fytyrës mund të jetë ‘veçanërisht e vlefshme’ kur teknologjia funksionon privatisht në pajisjet e një personi, ngjashëm me atë që bën Apple me teknologjinë e zhbllokimit të FaceID.

“Ne besojmë se kjo ka potencialin për të mundësuar raste të përdorimit pozitiv në të ardhmen që ruajnë privatësinë, kontrollin dhe transparencën, dhe është një qasje që do të vazhdojmë ta eksplorojmë ndërsa shqyrtojmë se si platformat dhe pajisjet tona të ardhshme kompjuterike mund t’u shërbejnë më së miri nevojave të njerëzve.” Pesenti ka shtuar në postim. /GazetaSinjali/

Vjehrra me vajzën rrahen me nusen, bëhen llom në Gjakovë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tri gra në Gjakovë, pasi të njëjtat dyshohen se janë rrahur mes vete.

Sinjali mëson se nëna me vajzën e saj janë rrahur me nusen e shtëpisë dhe dyshohen se kanë shkaktuar dhunë në familjen e tyre.

Lidhur me këtë rast, pas arrestimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tyre është hapur si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/

Iu gjetën mbi 10 gram kokainë në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Një person është arrestuar të enjten në Prizren pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 10 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dervish Salihu, Prizren, 04.11.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 10.8 gram, një peshore digjitale, disa para të vogla, një telefon dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ish-prokurori Blakaj për Vettingun: Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve në sistemin prokurorial e gjyqësor

0

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj ka reaguar në lidhje me kundërshtimet që po i bëhen procesit të reformave në drejtësi, e më saktësisht Vettingut, duket thënë se Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i individëve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Blakaj tha se me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund t’i lejohet një pjese tjetër që ta keqpërdor punën e tyre.

“Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësisht, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nëse ne nuk e ndihmojmë vetën”, shkruan ndër të tjera Blakaj.

Ai u shpreh se rregullat apo normal kanë kuptim vetëm kur ato zbatohen.

“Të nderuar miq, kohët e fundit po e vërej se ka një debat “interesant për reformën në drejtësi” në Kosovë! Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor. Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi” deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje”, shkruan Blakaj.

Tutje ai shprehet se “As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihet dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësisht se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është! Pra, në esencë këtu problemi është se nuk po zbatohet rregulla dhe parimi, andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim”.

Ish-prokurori Blakaj ka thënë se “nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht”

Në fund Blakaj shtoi “Një përshëndetje për të gjithë ata të pavarur të cilët edhe përkundër vështirësive, e kanë dëshmuar me sjelljet, veprimet dhe vendimet e tyre, se përfaqësojnë te ardhmen e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e po ashtu se kanë fare shqetësim reformën në drejtësi dhe Vetingun. Të pavarura, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë”. /Telegrafi/

Gjendja e pacientëve me Covid që po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

0

Në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor post-covid janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë.

22 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 41 pacientë të spitalizuar me post-covid
Në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor post-covid janë 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitivë, po trajtohen 16 pacientë. 22 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 1 pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Kryetari i ri i Nju Jorkut kërkon të paguhet me bitcoin

0

Eric Adams, kryetar i zgjedhur i qytetit të Nju Jorkut, tha se dëshiron që tre çeqet e para të pagesës t’i marrë në bitcoin.Ish-kapiteni i policisë u zgjodh këtë javë dhe do të marrë detyrën në fund të mandatit të kryebashkiakut Bill de Blasio, në muajin janar.Adams tha në mediat sociale se dëshiron ta bëjë Nju Jorkun “qendër të industrisë së kriptomonedhave”.

“Në Nju Jork, ne gjithmonë bëjmë hapa të mëdhenj, kështu që unë do t’i marr tre çeqet e para të pagës në bitcoin, kur të bëhem kryetar”, shkroi Adams në një postim në Twitter.“Qyteti i Nju Jorkut do të jetë qendër e industrisë së kriptomonedhave dhe industrive të tjera inovative”, tha ai.Vlera e bitcoin-it, kriptomonedhës më të madhe në botë, ka qenë shumë e paqëndrueshme prejse është krijuar në vitin 2009.

Adams, demokrat, u zgjodh të martën dhe do të bëhet kryetari i dytë me ngjyrë i qytetit.

Kosovari ankohet rreth shpenzimeve në aplikim për vizë, i reagon edhe Von Cramon

0

Një kosovar është ankuar rreth shpenzimeve në aplikim për viza, ku përmes një fotografie ka treguar se ky aplikim i ka kushtuar atij 192 euro.

Ai e postoi këtë fotografi në rrjetin social Twitter, dhe e etiketoi Bashkimin Evropian, duke thënë se ‘Nëse jam vonë në takimin për vizë nesër, kjo është sepse jam shumë i zënë duke qarë”.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort