Home Blog Page 3834

Në Deçan sot ndizen qirinj për viktimat e Gllogjanit

0

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot do të ndizen qirinj në shenje proteste për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan.

Ramosaj ka ftuar qytetarët të dalin në qendër të qytetit në ora 16:00, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre”, ka pohuar ai.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy nxënës.

Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Qyteti ku xhamia dhe kisha janë në një oborr, imami Kosumi: Ekziston dëshira mes palëve që të shembet muri që gjendet mes objekteve

0

Po t’i vëzhgosh nga larg duken vetëm dy objekte fetare, ku besimtarët shkojnë për tu lutur dhe kryer obligimet fetare. Por në fakt, këto dy objekte tregojnë shumë më shumë, tregojnë tolerancën ndër-fetare në Kosovë, me të cilën mburren qytetarët e Kosovës.

Një nga simbolet më të njohura në qytetin e Ferizajt është xhamia dhe kisha ortodokse, që prej shumë e shumë vitesh ndajnë të njëjtin oborr.

.

 

Edhe pse bashkëjetojnë në mënyrë perfektë me njëri-tjetrin tash e sa vite në oborrin e xhamisë ku shërben si kult fetarë për komunitetin mysliman dhe kishës ortodokse i ndanë një mur i vetëm, por që nuk është edhe i lartë.

Imami i kësaj xhamie në Ferizaj, Naser Kosumi, thotë për Telegrafin se ekziston dëshira mes palëve që ta shembin edhe murin që gjendet midis objekteve fetare, për faktin që kjo të shërbejë si afrim mes qytetarëve të Ferizajt pavarësisht besimit që i takojnë ata.

“Ne me priftin ortodoks kemi një raport të shkëlqyer, shumë herë kemi takime, po ashtu pimë kafe dhe dalim shëtisim… Shumë herë e kemi diskutuar një temë që paksa na brengosë jo vetëm neve por i brengosë edhe qytetarët e Ferizajt, sepse në mes të kishës dhe xhamisë është një mur i ndërtuar mes tyre dhe meqenëse janë në një oborr kishte me qenë shumë mirë që mos të ketë fare mur ”, thotë hoxha.

E me faktin që këto dy objekte fetare janë në të njëjtën tokë, kjo tregon shumë shumë për qytetarët e Ferizajt dhe tolerancën ndër-fetare në Kosovë.

“Mirë se erdhët në qytetin e bukur të Ferizajt, mirëserdhët në xhaminë qendrore të Ferizajt. Këtu kemi xhaminë dhe kishën ortodokse të ndërtuar një vend që është karakteristikë për këtë qytet se kjo do të thotë shumë, jo vetëm që kisha dhe xhamia janë në një të njëjtin oborr por kjo tregon edhe një tolerancë të mrekullueshme të qytetarëve të Ferizajt”, thotë hoxha, duke na pritur ngrohtësisht dhe duke na uruar një mirëseardhje në atë vend të bekuar për ta.

Xhamia dhe Kisha në Ferizaj- Foto:Arben LLapashtica

E imami Kosumi thotë që janë duke zhvilluar edhe bisedime me kishën ortodokse për shembjen e murit, në mënyrë që të afrohen edhe më shumë këto dy fe.

“Nga ana jonë jemi të gatshëm dhe jemi duke zhvilluar bisedime edhe me palën tjetër që të afrohen më afër këto dy simbole që ta tregojnë edhe më afër bashkimin”, përfundon hoxha, duke nxituar që të hyjë në xhami për t’ua falur namazin e drekës besimtarëve që ishin mbledhur aty.

Madje, gjatë qëndrimit të ekipit të Telegrafit u pa që në pjesën e oborrit kah ndodhet kisha, saktësisht çezma, ajo u përdor nga një besimtar mysliman për të marr abdes për faljen e namazit të drekës. /Telegrafi/

Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale ushtarakët e dalluar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e Ditës së Forcës.Para trupave ajo ka thënë se ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne, duke shtuar më tej se e ka vendin në NATO.

Osmani ka ndarë medalje presidenciale për ushtarakët e dalluar.
“Si partner i besueshëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të Amerikës, dhe partnerëve të tjera brenda NATO-s. Muaj më parë pjesëtarë të FSK për herë të parë zbarkuan në një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kuvajt. Ky ishte hapi i parë por tepër i rëndësishëm për të parë të realizuar ëndrrën tonë për të qenë garantues të paqes ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani, tha se furnizimi me pajisje ushtarake, të dhuruara dhe të blera së fundmi, janë dëshmi se Kosova po i ndërton kapacitetet e nevojshme për vendin.“Në kohën që ne po e zhvillonim ushtrinë me forcat e NATO-s, fqinji ynë verior ishte si kërcënues i vazhdueshëm i paqes në rajon, po zhvillonte manovra me kërcënuesin tjetër global, Rusinë. Ushtria e Kosovës ka themele të fuqishme ngase është ngritur e strukturuar mbi sakrificën e brezave të tërë të sublimuar në sakrificën sublime të komandant Adem Jasharit dhe familjes Jashari në luftën e UCK-së.

Anëtarësimi në NATO është objektiv strategjik i Kosovës për të cilin do të angazhohemi vazhdimisht. Për këtë qëllim po e rrisim përkrahjen tonë për ushtrinë që të sigurohemi që forcat tona të armatosura të integrohen sa më parë në strukturat e NATO-s”, përfundoi presidentja.

Medalje presidenciale të meritave u janë ndarë: Nëntoger Arilena Shala, rreshter Fazli Kashtanjeva, kapiten Fitim Kadrijaj, rreshter Hysen Fetahu, nëntoger Ilirjanë Bunjaku, tetar Sokol Ahmeti.

Kufomat e aksidentit me autobus në Bullgari javën e ardhshme arrijnë në Shkup

0

Në një prononcim për media, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se trupat e viktimave, të cilët humbën jetën në aksidentin me autobus në Bullgari, do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

“Pritjet janë që gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat për identifikim të viktimave. Mund të presim kah e marta ose e mërkura, por edhe ditë të tjera, deri sa të kompletohen të gjitha procedurat e identifikimit”, tha ministri i Jashtëm, Osmani, në një konferencë për media bashkë me ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski dhe atë të Transportit, Bllagoj Boçvarski.

Ministri Osmani gjithashtu shtoi se gjatë ditës së shtunë (27 nëntor) do të transferohen dy të mbijetuarit e parë, të cilët kurohen në spitalin e Sofjes. Dy të lënduarit e tjerë pritet të transferohen më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor edhe personat e tjerë.

“Fillimisht të lënduarit do të shtrohen në spitalin e Shkupit për kontroll mjekësor dhe pastaj do të transferohen nëpër shtëpitë e tyre”, përfundoi Osmani.

Gjatë kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar në autostradën Struma në Bullgari është gjetur edhe një trup i pajetë, duke çuar kështu dhe zyrtarisht numrin e viktimave në 45.

“Në autobusin e djegur është gjetur trupi edhe një udhëtari, i cili është dërguar në Institutin për Hetime në Bullgari. Bëhet fjalë për një person të moshës së re”, ka deklaruar të premten, më 26 nëntor, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski.

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Joveski, ka thënë se në Shkup kanë arritur prokurorët bullgarë, të cilët gjatë ditës së shtunë do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët në një autostradë në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit, ku për pasojë humbën jetën 45 pasagjerë. Shumica e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

“Hapet” kufiri me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, nis zbatimi i masave të reja

0

Qytetarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri në prag të festave të nëntorit. Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas liderët e dy qeverive shpallën në Elbasan lehtësimin e kalimit kufitar pa kontrolle, por vetëm me kamera.

Policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Një prej tyre shprehet për ABC se me rregullat e reja nuk i është dashur të presë gjatë në kufi. Ai ka edhe një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Jemi duke shkuar për festë në Durrës. Nuk kemi pritur fare në doganë. Besoj se gjithçka në rregull. I uroj festën e pavarësisë. Gëzofshin të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet shqiptare”, shprehet ai.

Mehaj e Rama bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

0

Në kuadër të manifestimit të shënimit të Ditës së Forcës, 27 Nëntorin, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, u.d. Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Memorialin përkujtimor në Prekaz.Me këtë rast, ministri Mehaj u shpreh se duke respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit dhe do të jetë burim frymëzimi të atdhedashurisë për brezat e ardhshëm.Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës sot duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e Hapur”.

Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.“Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Rreziku nga varianti i ri i COVID-19: Biden kufizon fluturimet mes SHBA-së dhe Afrikës së Jugut

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vendosur të kufizojë fluturimet me Afrikën Jugore dhe shtatë vendeve të tjera, për shkak të rrezikut nga përhapja e variantit të ri të koronavirusit, i cili është diktuar në Afrikën Jugore.

“OBSH ka identifikuar një variant të ri COVID i cili po përhapet në Afrikën Jugore. Si masë paraprake derisa të kemi më shumë informacion, po urdhëroj kufizime të udhëtimit ajror nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera”, ka shkruar Biden në një postim në Twitter.

Tutje Biden sërish bëri thirrje për t’u vaksinuar si dhe për të marrë dozën përforcuese.

“Ndërsa ecim përpara, ne do të vazhdojmë të udhëhiqemi nga ajo që këshillon shkenca dhe ekipi im mjekësor. Tani për tani, mënyra më e mirë për të forcuar mbrojtjen tuaj nëse jeni tashmë të vaksinuar është të merrni një vaksinë përforcuese, menjëherë. Për ata që ende nuk janë vaksinuar plotësisht: vaksinohuni sot”.

Biden theksoi se SHBA-të janë liderë në shpërndarjen e vaksinave për shtetet e tjera, duke u bërë thirrje edhe vendeve të tjera ta ndjekin shembullin.

“Për komunitetin botëror: ky lajm është një kujtesë se kjo pandemi nuk do të përfundojë derisa të kemi vaksinime globale. Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar tashmë më shumë vaksina në vendet e tjera se çdo vend tjetër së bashku. Është koha që vendet e tjera të përputhen me shpejtësinë dhe bujarinë tonë”, u shpreh presidenti, transmeton Klankosova.tv.

Kufizime me shtetet e Afrikës së Jugut kanë bërë edhe shumica e vendeve evropiane.

Serbia ua refuzon kërkesën për hyrje katër ministrave të Kosovës që do të shkonin në Luginë

0

Serbia ua ka refuzuar hyrjen ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrit të Financave, Hekuran Murati , ministrit të Kulturës, Hajrullah Çekut dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Serbia ua ka refuzuar pa asnjë arsye kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes.

“Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë”.

“Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin”.

Ai ka shtuar se arsyeja e kësaj vizite ishte festa e 28 nëntorit.

“Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike”.

“Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”,ka thënë Aliu.

Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 286 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 286 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe 24 persona dhe 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

335 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Aktualisht në vendin tonë janë 335 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 1 mijë e 263 testime.

Gjatë kësaj nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si dhe janë shëruar pesë pacientë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort