Edhe nëntë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk ka vdekur asnjë pacient.
Kurse, janë shëruar 10 persona.
Edhe nëntë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk ka vdekur asnjë pacient.
Kurse, janë shëruar 10 persona.
Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq.
Kjo është bërë e ditur e nga faqja e KFOR-it në Tëitter, ku thuhet se në takim u diskutua për sigurinë në Kosovë
“Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e ndërmarra për ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë në zonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gati me dy të tretat e popullsisë së vaksinuar plotësisht, zviceranët kanë një nga normat më të ulëta të vaksinimit kundër COVID-19 në Evropën Perëndimore. Tani, numri i njerëzve të infektuar me coronavirus po rritet çdo ditë në mënyrë eksponenciale.
Ende nuk dihet nëse Zvicra do të marrë masa më të rrepta apo do t’i lehtësojë më tutje, raporton bbc.
Në fakt, të dielën, Zvicra voton për të hequr qafe apo jo disa prej kufizimeve të sjella shkaku i pandemisë, transmeton Telegrafi.
Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ka kryer një zbatuar rregulla të ndërlikuara, duke u përpjekur të vendosë masa për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, duke i qëndruar ende besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, në të cilin qeveria ka pak fuqi formale dhe njerëzit kanë fjalën e fundit.
Bllokimet në Zvicër nuk ishin asnjëherë të rrepta sikur i sollën fqinjët e saj, Gjermania dhe Austria. Njerëzit u lejuan të ushtrohen në ambiente të hapura dhe mbyllura gjersa shkollat u mbyllën vetëm për disa javë.
Por verën e kaluar, me rënien dramatike të rasteve, Zvicra nuk pati as një ditë “lirie” sikur Mbretëria e Bashkuar, e cila hoqi pothuajse të gjitha masat.
Në vend të kësaj, Zvicra kërkonte një certifikatë COVID-19 me dëshmi të vaksinimit, test negativ ose të shërimit prej virusit. Në muajin shtator, këto masa u bënë të detyrueshme për hyrje në bare, kafene, restorante, kinema, muze dhe ngjarje sportive.
Pra, sapo të numërohen votat e së dielës, ministri i shëndetësisë do t’i rikthehet punës së zymtë të numërimit të rasteve në rritje me virus dhe ka të ngjarë të fillojë të mendojë se cilat kufizime të reja mund të jenë të nevojshme.
Zemërimi, frika dhe ndarja sociale e lindur nga pandemia nuk mund të zgjidhen me një referendum ose dy gjersa demonstratat me siguri do të vazhdojnë, në Zvicër dhe në mbarë Evropën. /Telegrafi/
Zahide Uka – Rraci ka vendosur t’i vaksinojë të dy fëmijët e saj kundër koronavirusit: njëri 16 vjeç, tjetri 13.
Uka – Rraci, që vetë është infermiere në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, thotë se vaksinimi i ka ofruar një ndjenjë sigurie.
“Unë nga 29 marsi, kur edhe ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit [në Kosovë], jam në qendër të vaksinimit. Po të ishte diçka që ndikon keq në shëndetin e fëmijëve, unë nuk do t’i vaksinoja fëmijët e mi. As fëmijët nuk kanë hezituar fare për vaksinim”, thotë Uka – Rraci për Radion Evropa e Lirë.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar vaksinimin e fëmijëve 12 deri në 15 vjeç më 2 nëntor.
Brenda tri javësh, mbi dymijë fëmijë të kësaj grupmoshe e kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, bën të ditur Zyra për informim e kësaj ministrie.
“Është një interesim solid, por që pritet të rritet. Ekipet e vaksinimit janë të gatshme për të vaksinuar nëpër shkolla, prandaj është me rëndësi që prindërit të konfirmojnë vaksinimin e tyre dhe të fillohet menjëherë me procesin e vaksinimit [në shkolla]”, thotë Zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë.
Numri i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç në Kosovë, respektivisht i nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është rreth 99 mijë.
Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë nëpër shkolla materiale informuese për vaksinimin e fëmijëve, si dhe deklaratën e pajtueshmërisë, të cilën duhet ta nënshkruajë prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës, në këtë rast nxënësit.
Në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, deklarata e pajtueshmërisë ka nisur të shpërndahet fundjavën e 20-21 nëntorit. Deri të mërkurën, më 24 nëntor, atë e kanë nënshkruar vetëm 30 prindër.
Deklarata e pëlqimit që duhet ta nënshkruajnë prindërit në mënyrë që fëmijët e tyre të mund të vaksinohen kundër koronavirusit.
Deklarata e pëlqimit që duhet ta nënshkruajnë prindërit në mënyrë që fëmijët e tyre të mund të vaksinohen kundër koronavirusit.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Nehar Shasivari, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata u është dërguar prindërve apo kujdestarëve të 803 nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.
“Prej 803 nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën janë vetëm pesë nxënës që kanë deklaruar te kujdestarët e klasave se janë të vaksinuar”, thotë Shasivari.
Fitore Hasani, nënë e një vajze në klasën e shtatë në shkollën fillore “Dardania”, thotë se heziton ta nënshkruajë deklaratën për vaksinimin e fëmijës së saj 12 vjeç.
“Për momentin është qetësuar gjendja dhe, sipas mjekëve, koronavirusi nuk po ndikon keq te fëmijët. Nëse përkeqësohet situata, do ta vaksinoj. Besoj në vaksinim, por jo në këtë situatë”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Sipas profesionistëve shëndetësorë, koronavirusi prek edhe fëmijët, por më pak ose më lehtë sesa të rriturit.
“Koeficienti i vdekshmërisë te fëmijët është shumë i ulët, por ata e bartin virusin. Fëmijët shkojnë në shkolla, në aktivitete të lira dhe mendoj se patjetër duhet të bëhet vaksinimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ragip Retkoceri, pediatër në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dozë vaksine e kompanisë, Pfizer.
LEXONI EDHE KËTË:
Vaksina Pfizer, 100% efikase te adoleshentët pas katër muajve
Për dallim nga vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë, Kosova aktualisht ka një situatë më të qetë epidemiologjike.
Në dhjetë ditët e fundit, autoritetet shëndetësore në vend kanë konfirmuar 89 raste të reja me koronavirus dhe tri viktima.
Për krahasim, Shqipëria vetëm më 23 nëntor ka shënuar 556 raste të reja dhe katër viktima. Në po këtë ditë, Serbia ka shënuar 3,033 raste të reja dhe 54 viktima, Maqedonia e Veriut 490 raste të reja dhe 15 viktima, Bosnje e Hercegovina 594 raste të reja dhe 29 viktima, Mal të Zi 354 raste të reja dhe tetë viktima.
Nga vendet e rajonit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi po ashtu janë duke vaksinuar fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Këto grupmosha vaksinohen edhe në pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ka javë që ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.
Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, fillimisht vetëm për personat 18 vjeç e lart.
Nga muaji gusht kanë mundur të vaksinohen edhe mbi 16-vjeçarët.
Nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda” duke pritur në radhë për t’u vaksinuar. Prishtinë, 24 nëntor 2021.
Nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda” duke pritur në radhë për t’u vaksinuar. Prishtinë, 24 nëntor 2021.
Javëve të fundit është vërejtur rënie e interesimit për vaksinim në përgjithësi në Kosovë.
Nga 20 mijë doza të dhëna gjatë një dite në muajin shtator, ditëve të fundit jepen mesatarisht 2,000 doza në ditë.
Deri më 23 nëntor, mbi 42 për qind e popullatës së përgjithshme të Kosovës është vaksinuar plotësisht.
Me qëllim të rritjes së shkallës së vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka vendosur të mërkurën një ekip mobil për imunizim edhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Nesër në orën 14:00 do të bëhet varrimi i viktimave që humbën jetën mbrëmë nga të shtënat me armë nga një person i maskuar.Kështu ka bërë të ditur familjari i njërës nga viktimat.
“Ne e kemi qel t’pamen e nesër në orën dy do jetë varrimi i tyre”, ka thënë ai për Klan Kosovën
Që prej një viti, Ardit Z. ka zgjedhur që në targat e veturës së tij të shënon “WE OEVP1”. Më këtë, ai ka dashur të tregoj simpatinë që e ka për partinë e cila qeverisë Austrinë, partia ÖVP. Por sipas tij, ky mund të jetë motivi që disa persona të panjohur i vënë flakën veturës së tij.
Mëngjesi i së enjtes, për Ardit Z. nga Welsi i Austrisë së Epërme ishte tronditës nga ngjarja që i kishte ndodhur një dite më parë. “Në fillim mendova se ishte një shaka e keqe nga kolegët kur dikush më thirri se vetura ime ishte në flakë. Por, kur më telefonoi policia, e kuptova se bëhet fjalë për diçka serioze. Më duket shumë tronditëse që diçka e tillë po ndodh në Austri”, thotë Arditi për Kronen Zeitung, përcjell albinfo.at.
Dëshmitarët kanë bërë disa video
Vetura e Arditit ishte e parkuar në lagjen Neustadt të Welsit. Sipas dyshimeve të deritashme, personat e panjohur, mendohet se e kishin larë veturën e tij me benzinë apo naftë dhe ishin përpjekur t’i vinin flakën. “Dëshmitarët që kanë kaluar aty pranë, kanë bërë disa video derisa vetura digjej, por ata po ashtu me shishe të ujit kanë arritur edhe ta shuajnë zjarrin si dhe kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë”, thotë ai. Ekipi i zjarrfikëseve menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ata kanë shuar zjarrin, ndërsa policia i ka tashmë të gjitha provat.
Megjithatë, Arditi si pronar i makinës është i bindur se kjo ngjarje mund të këtë motive politike. “Unë nuk jam politikan, por jam anëtar i ÖVP-së”, shpjegon Ardit Z., për targën e veturës së tij, e cila prej rreth një viti shënon inicialet e partisë në pushtet. “Deri më tani nuk kam pasur asnjë problem me këtë. Një herë më kishin ngulur një gozhdë në gomë, por kjo mund të ndodhë”.
Arditi udhëheq një kompani për shërbimin e sistemeve të sigurisë, ndërkohë edhe ngjyrat e fasadës së zyrës së tij, janë të njëjtat ngjyra që përdor edhe partia që ai e përkrah. “Kjo është një rastësi, nuk ka të bëjë me bindjet politike. Edhe kur i kam marrë me qira këto zyre, po të njëjtat ngjyra kanë qenë”, thotë Arditi në buzëqeshje.
Me Arditin ka kontaktuar edhe albinfo.at. Ai ka deklaruar se vetura është marrë nga personat kompetentë, të cilët janë duke shikuar nëse vetura do të jetë sërish e gatshme për qarkullim apo jo, kurse policia është duke u marrë me hetimet e rastit.
Për rastin e ndodhur, shqiptari nga komuna e Likovës së Maqedonisë së Veriut, thotë: “Çdokush ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe simpatinë e tij për një parti, qoftë me fjalë, shkrim apo fotografi. Ne jetojmë në një Republikë Demokratike ku kritikat ndaj një partie tjetër politike sigurisht që lejohen, por në asnjë mënyrë nuk tolerohen aktet “terroriste”. Aktet e tilla janë shumë të tmerrshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, theksoi për albinfo.at, Ardit Z.
Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti ka kërcënuar nënën e saj.
Rasti ka ndodhur në Rahovec.
“Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit e ka kanosur nënën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Vendet rreth botës po nxitojnë të ndalojnë udhëtimet nga shtetet e jugut të Afrikës në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të covid-19, i quajtur Omicron nga OBSH.
Organizata e klasifikoi atë si variant shqetësues dhe tha se të dhënat e para sugjerojnë një rrezik të shtuar të riifektimit. Omcron u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut, ku sipas OBSH, është përhapur gati në të gjitha rajonet.
“Omicron klasifikohet si variant shqetësues pasi ka një numër të lartë mutacionesh, shumë prej të cilave me karakteristika shqetësuese. Deri më tani nuk ka shumë informacione po studime të mëtejshme po zhvillohen në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të përcaktuar transmetueshmërinë e tij, agresivitetin dhe ndikimin ndaj masave tona”, tha Maria Van Kerkhove, eksperte, OBSH.
Përveçse në Afrikën e Jugut, varianti është identifikuar në Botsvana, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Një sërë shtetesh, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se nuk do të lejojnë fluturimet nga shtetet e Jugut të Afrikës, e shumë të tjera po vendosin kufizime në udhëtime.
Komsioni Europian rekomandoi shtetet anëtarë të mos lejojnë fluturimet nga Afrika Jugore. Sakaq, qindra pasagjerë që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut u testuan për variantin e ri. 61 persona nga 2 fluturime rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe janë karantinuar në një hotel pranë aeroportit. Autoritetet në Afrikën e Jugut, i cilësuan masat si të pajustifikuara. /A2Cnn/
Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ju drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.
Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve tha se FSK ka dëshmuar se është profesionale.
“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.
Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se aspirata e popullit realizohet atë ditë kur forca bëhet anëtare e NATO-s.
“Historia jonë si vend është një histori që themelet e saj i ka në përpjekjet ndër brezat për liri dhe pavarësi. Në këtë ditë ne jemi krenarë me ushtrinë profesionale, e cila po forcohet çdo ditë. Aspirata e popullit realizohet atë ditë kur ne bëhemi anëtarë të NATO-s. Ne sot jemi krenar që FSK ka shërbyer krahë për krahë Amerikës”. /Telegrafi/
Ka shumë mjekë specialistë dhe jo mjaftueshëm mjekë të përgjithshëm në Zvicër. Kjo dobëson gjithë sistemin shëndetësor, zbulon një sondazh i Federatës së Konsumatorëve të Zvicrës Frengjishtfolëse (FRC), transmeton albinfo.ch.
Vështirësia më e madhe qëndron në gjetjen e një mjeku që pranon pacientë të rinj, dhe mesatarisht duhen nga 15 deri në 30 telefonata për të marrë një takim.
Shkalla e refuzimit për pacientët e rinj është 50 për qind në rajonet rurale. Në zonat urbane, pacientët refuzohen një në tri herë, raportoi FRC.