Home Blog Page 3832

Emmerson: Gjykata Speciale diskriminon Veselin, është kthyer në gjykatë të jashtëzakonshme

0

Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuarit të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës.

Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka ankimuar në Dhomën e Apelit të Gjykatës Speciale një vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake që lidhej me shkelje kushtetuese, konkretisht e drejta e barazisë para ligjit dhe garancia kundër gjykatave të jashtëzakonshme.

Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuar të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës.

Ekipi i avokatëve, i udhëhequr nga Ben Emmerson, ka konstatuar se Dhomat e Specializuara po zbatojnë një ligj material të ndryshëm nga gjykatat e tjera të Kosovës, në shkelje të parimit të barazisë para ligjit dhe mbrojtjes kundër diskriminimit, duke e kthyer de facto Gjykatën Speciale në gjykate të jashtëzakonshme.

Mbrojtja thekson se gjykimet për krime lufte në Kosovë, nga gjykatat vendore, bëhen bazuar mbi ligjet e kohës kur ka ndodhur krimi – e që në këtë rast është aplikuar Kodi Penal i ish Jugollsavisë.

“Nga njëra anë Dhomat e Specializuara zbatojnë të drejtën ndërkombëtare, ndërsa gjykatat e tjera vendase vazhdojnë të zbatojnë ligjin vendas të kohës (Kodi Penal i ish Jugosllavisë). Momentalisht janë dymbëdhjetë raste që po gjykohen në gjykata të tjera të Kosovës sipas Kodit Penal të ish Jugosllavisë”, ka shkruar mbrojtja në mocionin e saj, që tashmë është publik në faqen e Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja shton se “nuk ekziston ndonjë mekanizëm që të vlerësojë vendimmarrjen e Prokurorit të Specializuar për të gjykuar një person para Dhomave të Specializuara. Pra, nuk ka ndonjë kontroll se si prokuroria e zbaton këtë fuqi të jashtëzakonshme”.

Më tutje, avokatët e Veselit pohojnë se ndonëse formalisht Ligji për Dhomat e Specializuara thekson se ka për qëllim gjykimin e personave të dyshuar që lidhen me raportin e KiE (Raporti i Dick Marty), sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake kategoria e të akuzuarve potencialë para Dhomave të Specializuara është mjaft e gjerë, duke përfshirë pothuajse çdo krim lufte të kryer gjatë konfliktit me forcat serbe, duke përfshirë këtu edhe rastet që momentalisht po gjykohen para gjykatave të tjera të Kosovës.

“Në çdo rast, nuk ka asnjë justifikim se përse personat e dyshuar në raportin e Këshillit të Evropës duhet të gjykohen sipas një ligji material të ndryshëm, në kundërshtim me parimin e barazisë para ligjit”.

Sipas mbrojtjes se Veselit, Gjyqtari i Procedurës Paraprake gaboi duke u mbështetur ekskluzivisht mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Dhoma të Specializuara.

“Gjykata Kushtetuese nuk vendosi mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por për Amendamentin Kushtetues që mund të lejonte në të ardhmen ngritjen e një gjykate të specializuar. Gjykata Kushtetuese nuk ishte në dijeni të faktit se Dhomat e Specializuara do të zbatonin një ligj material të ndryshëm nga ai vendas. Është i pasaktë konstatimi se Gjykata Kushtetuese ishte në dijeni të ‘kontureve të dhomave të specializuara’ në bazë të Shkëmbimit të Letrave, pasi kjo e fundit nuk parashikonte zbatimin e një ligji material të ndryshëm. Përkundrazi, Gjykata Kushtetuese ishte e bindur se Dhomat e Specializuara do të vepronin ‘brenda kornizës ligjore të drejtësisë kriminale” dhe në mënyrë të ngjashme me Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme mbi Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, e cila vepron në bazë të rregullave të veçanta të procedurës, por zbaton ligjin e brendshëm të Kosovës”.

Në këtë mocion, mbrojtja ka cituar Komisionin e Venecias se kur një gjykatë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme.

“Sipas Komisionit të Venecias, një nga kriteret themelore të përcaktimit nëse një gjykate është e jashtëzakonshme lidhet me faktin nëse gjykata ka fuqi speciale dhe nëse zbaton procedura të ndryshme nga ato që aplikohen në gjykatat ekzistuese. Ky parim gjen konfirmim edhe në praktiken e GJEDNJ-së e cila në rastin Bahaettin Uzan v. Turkey konstatoi se gjykata në fjalë nuk ishte e jashtëzakonshme pasi “nuk zbatonte një kuadër ligjor të ndryshëm” nga gjykatat e tjera vendase”.

“Ironikisht, për të justifikuar kushtetutshmërinë e Dhomave të Specializuara, prokuroria u bazua në praktiken e Dhomave të Jashtëzakonshme Afrikane në Senegal; Tribunalin Special të Libanit, ose Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias. Në fakt këto gjykata janë: i) ndërkombëtare dhe ii) të jashtëzakonshme. Ndonëse këto gjykata janë të ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, ato janë të ndaluara nga Neni 103 (7) i Kushtetutës”. Neni 103, pika 7 në Kushtetutën e Kosovës shprehimisht nuk parasheh gjykatë të jashtëzakonshme. “Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme”, thuhet në këtë pikë. Mbrojtja në fund thekson se “karakteri ‘vendas’ i Dhomave te Specializuara nuk u vendos kurrë në dyshim edhe nga partnerët ndërkombëtare që kërkuan themelimin e Dhomave. Për shembull, deklaratat e ambasadoreve te SHBA-së, Mbretërisë se Bashkuar, apo të Vendeve të Ulëta, konfirmonin shprehimisht se gjykata e re do te vepronte sipas ligjeve të Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të ishte një gjykatë ndërkombëtare”.

Rama viziton Vatikanin, pritet nga Papa Françesku

0

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita përkon dhe me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Rama në këtë vizitë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre. Gjithashtu pjesë e delegacionit ishte dhe ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka.

Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Rama vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit I, mik i çmuar i Shqipërisë.

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Një ditë më parë, lidhur me përvjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, Rama i ka dhuruar Kardinalit Pietro Parolin Kordonin e Madh me Yll, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Prej shekujsh Kisha Katolike tashmë bën vepra vëllazërie në vendin tonë. Dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon tashmë në skenën ndërkombëtare Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë”, shprehet Rama.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin teksa shpreh mirënjohjen për këtë dekoratë, tha se Selia e Shenjtë do e mbështesë dialogun fetar në ecjen drejt integrimit me popujt Evropian.

“Ky gjest shpreh një mirënjohje të asaj çka selia e shenjtë po bëjnë për Shqipërinë”, deklaroi kardinali Pietro Parolin.

Selia e Shenjtë ka falënderuar më tej Shqipërinë për mikpritjen e mijëra refugjatëve, si një shembull i mirë për të gjithë Evropën.

Aksident afër autostradës në Suharekë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutav në Suharekë.

Aksidenti ka ndodhur konkretisht në unazën që lidhë Suharekën me Zonën Industriale në Shirokë, afër autostrades.

Të përfshira ishin dy makina, një Golf 4 dhe një Peugeot.

Imer Zeqiri zgjedhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka mbajtur kuvendin e katër zgjedhor të saj.

Ky kuvend ka zgjedhur për kryetar, Imer Zeqirin dhe nënkryetar, Avdi Hotin.

“Të pranishmeve, më një fjalë rasti iu drejtuar ish kryetarja e Sindikatës së PK-së, znj. Valbona Kamberi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini si dhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Znj Vjollca Shala”, thuhet në njoftim.

“Përpos mysafirëve që ishin prezent, u ndanë mirënjohje për ish-kolegët dhe ish përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së.

“Kuvendi i përmbylli punimet, duke ju dëshiruar organeve të reja punë të mbarë dhe suksese në realizimin e të drejtave të punonjësve të Policisë së Kosovës”.

Ndizen qirinj në nderim të tri viktimave në Gllogjan

0

Në qytetin e Deçanit, qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj në nderim të dy nxënësve dhe shoferit të autobusit që mbrëmë u vranë nga arma e zjarrit gjatë sulmit në Gllogjan.

Deri më tani, në lidhje me rastin nuk ka asnjë të arrestuar, teksa hetimet po bëhen në tri pista të ndryshme, sipas Policisë së Kosovës.

Ndryshe, të premten mbrëma në Gllogjan u sulmua me armë zjarri autobusi që po bartte nxënës, ku si pasojë e plagëve, shoferi i autobusit humbin jetën në vend, ndërkaq dy nxënësit e plagosur rëndë po ashtu nuk u mbijetuan plagëve të marra.

Një tjetër nxënës që kishte mbetur i plagosur në këtë ngjarje, tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici.

Sveçla në një konferencë për media tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast.

“Me të marrë lajmin jam kthyer në Kosovë dhe jam nisur drejt Deçanit për të takuar gjithë strukturat policore, por edhe prokurorët e rastit dhe për të shprehur gatishmërinë tonë që të vëmë në funksion gjithë kapacitetet e shtetit në zbulimin e këtij rasti, dhe lehtësimin e dhimbjeve për familjarët. Dua të bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që për çfardo informacioni t’i drejtohen Policisë dhe rasti të zgjidhet sa më parë”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.

Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin.

Samedin Mehmeti: Mund të ketë më tepër se një person të përfshirë në rastin e mbrëmshëm

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke e bërë ekzamiinimin e terrenit, teksa shtoi se rreth personave të dyshuar mund të jetë një, me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë.

“Aktualisht Policia e Kosovës është duke bërë ekzaniminin në vendin e ngjarjes, jemi duke e bërë pastrimin e terrenit përkatësisht shikimin detajimin e vendit të ngjarjes, rrethinat, përkatësisht në vendet ku mund të ketë ndonjë provë”, ka thënë Mehmeti.

“Jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit, teksa kemi sjell njësi shtesë dhe ekspert të niveleve të ndryshme operative të i trajtojnë këto informacione”.

“Ne mund të flasim për një, dy apo tri pistave të hetimit, dhe të gjitha informacionet që jemi duke i marr, aktualisht bisedojmë për një person, me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë, që nënkupton që mund të ketë më shume së një të dyshuar”.

Në fund Mehmeti ka thënë se deri ne këto momente nuk e kemi asnjë të dhënë për akte terrorist apo që lidhet me akte religjioze.

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaron se i bën ultimatum vrasësit të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona që të dorëzohet.

“Unë nuk po i bëj ftesë por them që i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai lëndon të tjerët dhe e dimë shumë mirë që kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”.

Tutje Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Deçani u bëri sërish thirrje qytetarëve që kushdo që ka çfarëdo informacioni lidhur me zbardhjen e rastit të lajmërohet në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori.

“Mbrëmë Gllogjani, Deçani dhe e gjithë Kosovë është tronditur rëndë nga sulmi makabër ndaj autobusit që transportonte nxënësit tanë nga Gjakova për në Deçan, si pasojë e këtij sulmi na u vranë dy nxënës Gentiana Mustafaj e Ledion Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj”.

“U bëj ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës që për çfarëdo informacioni që mund të na ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti t’i drejtohen Policisë së Kosovës, Prokurorisë në mënyrë që rasti të zgjidhet sa më parë. Mund të deklaroj lirshëm që tani kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia e Kosovës nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista për të cilat të gjitha kapacitetet e policisë janë i hetuar”, tha Sveçla.

Protesta masive në Serbi: Bllokim i rrugëve në Beograd, arrestime në Novi Sad

0

Një protestë e madhe e qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave po mbahet sot në qytete të ndryshme të Serbisë.

Qytetarë të shumtë kanë dal për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad, Backa Palanka, Sabac, Valjevo, Gornji Milanovac, Preljina, Kragujevc dhe Krushevac, shkruan nova.rs.

Siç raportojnë mediat serbe, ka pasur edhe rrahje mes protestuesve dhe xhandarmërisë serbe në Novi Sad, ku disa prej qytetarëve janë arrestuar.

Gjithashtu raportohet se në disa prej qyteteve kanë filluar edhe të arrestohen qytetarët, të cilët në disa raste edhe e kanë quajtur tradhtar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, ku qytetarët po e konsiderojnë si provokim dhe nxitje të masës drejt dhunës.

Ndryshe, opozita serbe ka arritur gjatë ditës së djeshme marrëveshje që të bashkuar të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit. /Telegrafi/

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nis patrullimin në Gllogjan

0

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit.Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtuar, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan.Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast.

Nëntë raste të reja me Covid-19

0

Edhe nëntë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk ka vdekur asnjë pacient.

Kurse, janë shëruar 10 persona.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort