Home Blog Page 3831

Dy vetura përplasen ballë për ballë në Prevallë

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prevallë, saktësisht te vendi i quajtur “Villat e Prevallës”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat janë përpalsur ballë për ballë me njëra tjetrën.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas videos, një person ka marrë lëndime serioze trupore i cili shihet i shtrirë në rrugë.

Ende s’dihet sa persona janë lënduar nga ky aksident.

Javën e ardhshme do të merren masa të tjera anti-COVID

0

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja anti-COVID për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Përmes një njoftimi, MSH-ja, bën të ditur se masat do të merren gjatë javës së ardhshme, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19.

“Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Në takimin e Komitetit nacional anti-COVID u konstatua se në Kosovë varianti Delta dhe Delta plus janë ende dominues, derisa thuhet se varianti i ri Omicron karakterizohet me shumë mutacione e përhapje të shpejtë dhe se nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.

“Për këtë qëllim u kërkua nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkuar që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale.”

Rugovë: Vdes një person pasi bie nga shkëmbinjët në një zonë të thellë

0

Një person sot ka humbur jetën në rrugës për në Rugovë të Pejës.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se rasti ka ndodhur tek vendi i quajtur si kilometri i shtatë.

Po ashtu, burime të njejta pohuan se dyshohet që viktima është rrëzuar aksidentalisht.

Po ashtu, dyshohet se viktima ka rënë nga shkëmbinjët në një zonë të thellë gjersa po bënte një pushim të shkurtër gjatë kthimit.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për IndeksOnline ka konfirmuar rastin.

Policia ka dalë ne vendngjarje dhe po bën hetime por që dyshimet e para kanë të bëjnë për aksident të këmbësorit.

Forcat e rendit, zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante, kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë nxjerrë trupin e viktimës.

Trupin e së ndjerit, e ka pranuar mjeku ligjor, që është duke i bërë hulumtimet e para.

Në Dubravë tentohet të futet drogë përmes disa atleteve

0

Brenda vrimave të këpucëve sportive. Kështu ka tentuar një person të fusë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë substancë narkotike.

Oficerët korrektues janë treguar të kujdesshëm duke kontrolluar deri në detaje personin që tentoi ta bënte këtë veprim.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.”, thuhet në raportin e SHKK-së.

Ky është positmi i plotë:

Qendra Korrektuese Dubravë parandalon futjen e kontrabandës

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

OBSH: Po punojmë për të modifikuar vaksinat kundër variantit Omicron

0

Organizata Botërore e shendetësisë (OBSH) deklaroi se po punohet për modifikimin e vaksinave kundër llojit të ri shqetësues të koronavirusit që ka rezultuar në ndalimin e udhëtimeve.

Varianti, i quajtur Omicron dhe i caktuar si një “variant i shqetësimit” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), arriti në Belgjikë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

OBSH paralajmëroi se provat paraprake sugjerojnë se varianti ka një rrezik të shtuar të riinfeksionit dhe mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera.

Një numër kompanish farmaceutike kanë thënë se po punojnë për të përshtatur vaksinat e tyre në dritën e shfaqjes së Omicron.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se kishte “shqetësim të madh ndërkombëtar” për llojin pasi ndaloi fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Zimbabve dhe Namibia për të kufizuar përhapjen e tij.

Javid u tha deputetëve se ‘’ka shqetësime se varianti mund të jetë më i transmetueshëm, t’i bëjë vaksinat ekzistuese më pak efektive’’.

BE, SHBA dhe Kanadaja ndoqën të gjitha lëvizjen e Britanisë së Madhe për të vendosur kufizime të udhëtimit për vizitorët nga Afrika Jugore përpara se OBSH të shtonte llojin, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, në kategorinë e tij më të lartë për sa i përket varianteve. /KP/

Lajçak: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

0

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit. Ai shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE”, tha zoti Lajçak, të shtunën në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë.

Bashkimi Evropian, shtoi ai, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok.

“Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona””, tha zoti Lajçak duke shtuar se në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale.

Një Ballkan i tillë, paralajmëron zoti Lajçak, do të ishte një instrument ndryshimi për interesat strategjike të lojtarëve të tjerë.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Evropian”, tha Miroslav Lajçak në Forumin e Integrimit ballkanik në Podgoricë./Zëri i Amerikës/

Osmani ju dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar sot telegrame ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan të Deçanit.

Telegrami ishte për anëtarët e familjeve Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, që u vranë mbrëmjen e djeshme në një sulm të armatosur drejt një autobusi.

“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet në telegramet dërguar familjeve.

Sipas presidentes, rasti i djeshëm është akt mizor dhe ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit.

E para e shtetit tutje ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, teksa ka ftuar organet e rendit që sa më shpejtë, autorët e krimit t`i sjellin para drejtësisë.

Emmerson: Gjykata Speciale diskriminon Veselin, është kthyer në gjykatë të jashtëzakonshme

0

Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuarit të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës.

Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka ankimuar në Dhomën e Apelit të Gjykatës Speciale një vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake që lidhej me shkelje kushtetuese, konkretisht e drejta e barazisë para ligjit dhe garancia kundër gjykatave të jashtëzakonshme.

Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuar të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës.

Ekipi i avokatëve, i udhëhequr nga Ben Emmerson, ka konstatuar se Dhomat e Specializuara po zbatojnë një ligj material të ndryshëm nga gjykatat e tjera të Kosovës, në shkelje të parimit të barazisë para ligjit dhe mbrojtjes kundër diskriminimit, duke e kthyer de facto Gjykatën Speciale në gjykate të jashtëzakonshme.

Mbrojtja thekson se gjykimet për krime lufte në Kosovë, nga gjykatat vendore, bëhen bazuar mbi ligjet e kohës kur ka ndodhur krimi – e që në këtë rast është aplikuar Kodi Penal i ish Jugollsavisë.

“Nga njëra anë Dhomat e Specializuara zbatojnë të drejtën ndërkombëtare, ndërsa gjykatat e tjera vendase vazhdojnë të zbatojnë ligjin vendas të kohës (Kodi Penal i ish Jugosllavisë). Momentalisht janë dymbëdhjetë raste që po gjykohen në gjykata të tjera të Kosovës sipas Kodit Penal të ish Jugosllavisë”, ka shkruar mbrojtja në mocionin e saj, që tashmë është publik në faqen e Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja shton se “nuk ekziston ndonjë mekanizëm që të vlerësojë vendimmarrjen e Prokurorit të Specializuar për të gjykuar një person para Dhomave të Specializuara. Pra, nuk ka ndonjë kontroll se si prokuroria e zbaton këtë fuqi të jashtëzakonshme”.

Më tutje, avokatët e Veselit pohojnë se ndonëse formalisht Ligji për Dhomat e Specializuara thekson se ka për qëllim gjykimin e personave të dyshuar që lidhen me raportin e KiE (Raporti i Dick Marty), sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake kategoria e të akuzuarve potencialë para Dhomave të Specializuara është mjaft e gjerë, duke përfshirë pothuajse çdo krim lufte të kryer gjatë konfliktit me forcat serbe, duke përfshirë këtu edhe rastet që momentalisht po gjykohen para gjykatave të tjera të Kosovës.

“Në çdo rast, nuk ka asnjë justifikim se përse personat e dyshuar në raportin e Këshillit të Evropës duhet të gjykohen sipas një ligji material të ndryshëm, në kundërshtim me parimin e barazisë para ligjit”.

Sipas mbrojtjes se Veselit, Gjyqtari i Procedurës Paraprake gaboi duke u mbështetur ekskluzivisht mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Dhoma të Specializuara.

“Gjykata Kushtetuese nuk vendosi mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por për Amendamentin Kushtetues që mund të lejonte në të ardhmen ngritjen e një gjykate të specializuar. Gjykata Kushtetuese nuk ishte në dijeni të faktit se Dhomat e Specializuara do të zbatonin një ligj material të ndryshëm nga ai vendas. Është i pasaktë konstatimi se Gjykata Kushtetuese ishte në dijeni të ‘kontureve të dhomave të specializuara’ në bazë të Shkëmbimit të Letrave, pasi kjo e fundit nuk parashikonte zbatimin e një ligji material të ndryshëm. Përkundrazi, Gjykata Kushtetuese ishte e bindur se Dhomat e Specializuara do të vepronin ‘brenda kornizës ligjore të drejtësisë kriminale” dhe në mënyrë të ngjashme me Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme mbi Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, e cila vepron në bazë të rregullave të veçanta të procedurës, por zbaton ligjin e brendshëm të Kosovës”.

Në këtë mocion, mbrojtja ka cituar Komisionin e Venecias se kur një gjykatë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme.

“Sipas Komisionit të Venecias, një nga kriteret themelore të përcaktimit nëse një gjykate është e jashtëzakonshme lidhet me faktin nëse gjykata ka fuqi speciale dhe nëse zbaton procedura të ndryshme nga ato që aplikohen në gjykatat ekzistuese. Ky parim gjen konfirmim edhe në praktiken e GJEDNJ-së e cila në rastin Bahaettin Uzan v. Turkey konstatoi se gjykata në fjalë nuk ishte e jashtëzakonshme pasi “nuk zbatonte një kuadër ligjor të ndryshëm” nga gjykatat e tjera vendase”.

“Ironikisht, për të justifikuar kushtetutshmërinë e Dhomave të Specializuara, prokuroria u bazua në praktiken e Dhomave të Jashtëzakonshme Afrikane në Senegal; Tribunalin Special të Libanit, ose Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias. Në fakt këto gjykata janë: i) ndërkombëtare dhe ii) të jashtëzakonshme. Ndonëse këto gjykata janë të ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, ato janë të ndaluara nga Neni 103 (7) i Kushtetutës”. Neni 103, pika 7 në Kushtetutën e Kosovës shprehimisht nuk parasheh gjykatë të jashtëzakonshme. “Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme”, thuhet në këtë pikë. Mbrojtja në fund thekson se “karakteri ‘vendas’ i Dhomave te Specializuara nuk u vendos kurrë në dyshim edhe nga partnerët ndërkombëtare që kërkuan themelimin e Dhomave. Për shembull, deklaratat e ambasadoreve te SHBA-së, Mbretërisë se Bashkuar, apo të Vendeve të Ulëta, konfirmonin shprehimisht se gjykata e re do te vepronte sipas ligjeve të Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të ishte një gjykatë ndërkombëtare”.

Rama viziton Vatikanin, pritet nga Papa Françesku

0

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita përkon dhe me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Rama në këtë vizitë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre. Gjithashtu pjesë e delegacionit ishte dhe ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka.

Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Rama vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit I, mik i çmuar i Shqipërisë.

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Një ditë më parë, lidhur me përvjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, Rama i ka dhuruar Kardinalit Pietro Parolin Kordonin e Madh me Yll, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Prej shekujsh Kisha Katolike tashmë bën vepra vëllazërie në vendin tonë. Dua t’ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon tashmë në skenën ndërkombëtare Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë”, shprehet Rama.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin teksa shpreh mirënjohjen për këtë dekoratë, tha se Selia e Shenjtë do e mbështesë dialogun fetar në ecjen drejt integrimit me popujt Evropian.

“Ky gjest shpreh një mirënjohje të asaj çka selia e shenjtë po bëjnë për Shqipërinë”, deklaroi kardinali Pietro Parolin.

Selia e Shenjtë ka falënderuar më tej Shqipërinë për mikpritjen e mijëra refugjatëve, si një shembull i mirë për të gjithë Evropën.

Aksident afër autostradës në Suharekë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutav në Suharekë.

Aksidenti ka ndodhur konkretisht në unazën që lidhë Suharekën me Zonën Industriale në Shirokë, afër autostrades.

Të përfshira ishin dy makina, një Golf 4 dhe një Peugeot.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort