Home Blog Page 3830

Albin Kurti: 28 Nëntori, datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 28 Nëntori është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë homazheve që bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kanë kryer sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori është një datë themelore e identiteti kombëtar shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat, prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, të Adem Jasshari në Prekaz”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kjo ditë nuk është vetëm ditë e gëzimit dhe krenarisë, por edhe e përgjegjësisë për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

“Kjo është një dite që na mbush me gëzim, krenari dhe përgjegjësi për shkak se detyrat para nesh për ta ngritur mirëqënien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë, dhe ne bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre, që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira se kjo e jona. Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan e u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, është shprehur Kurti.

Kurti e Osmani kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë e te ajo e Zahir Pajazitit në sheshin në Prishtinë.

Bëhen 24 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë  

0

Sot bëhen 24 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

0

Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri 15 gradë Celsius

0

Sot me 28 nëntor do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë gjatë festave të Nëntorit, Policia thotë se nuk ka rrezik

0

Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Por, Policia e Kosovës thotë për Telegrafin se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend

Mësohet se periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri m 29 nëntot, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka folur për Telegrafin.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia për Telegrafin.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

Sveçla u kërkon qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet për rastin e Gllogjanit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përsëriti thirrjen që dorasi i sulmit të armatosur në Gllogjan të Deçanit të dorëzohet.

Ai gjithashtu u kërkoi qytetarëve që për çfarëdo informate që kanë lidhur me rastin, të bashkëpunojnë me institucionet relevante.

“Nëse ka pasur bashkëpunëtorë, u bëj thirrje po ashtu të lajmërojnë e të dorëzohen në Polici. Në të kundërtën, kushdo që ndihmon vrasësin, bëhet bashkëkryes i veprës. Qytetarëve që mund të kenë çfarëdo informate në shërbim të rastit, iu lutem të bashkëpunojnë me institucionet relevante, të cilat, nga mbrëmë, janë mobilizuar si asnjëherë më parë në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe kapjen e dorasit apo dorasve.” shkroi Sveçla në një postim në Facebook.

Tutje i pari i dikasterit të Punëve të Brendshme tha se janë të përkushtuar maksimalisht që të zbardhin këtë rast.

“Të gjithë bashkërisht jemi të tronditur për vrasjen makabre që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, me ç’rast mbetën të vdekur tre qytetarë tanë. Jam i vetëdijshëm për ankthin që e përjetoni të gjithë, e veçanërisht familjet e viktimave, që presin me padurim kapjen e vrasësit dhe vendosjen e drejtësisë.”

“Rrezik për sulm”, ambasadat në Kosovë paralajmërojnë punonjësit t’i shmangin turmat

0

Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.

Jozyrtarisht, KOHA ka mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk ka në parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.

Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm.

Në alarmime të tilla, ambasadat i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme.

Valët e kompanive telefonike vendore s’funksionojnë në veri

0

Jo të rregullta janë valët e operatorëve vendorë nëpër komunat veriore. Ato nisin të humbasin qysh në rrugën që të çon për në Jarinje e fshatrat përtej Zveçanit.

Edhe më në jug sesa fshati Zhitkoc, mbi Zveçan, valët shkojnë duke humbur.

Aktualisht MTS-ja, kompania e Serbisë që hyri në sistem të Kosovës pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për kodin telefonik, e mban shumicën e tregut në veri.

Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike e Postare ka deklaruar se nuk ka marrë ankesa lidhur me mungesën e valëve telefonike të kompanive vendore dhe se është i përkushtuar si rregullator për konkurrencën. Sipas ARKEP-it, operatorëve u duhet siguri shtesë dhe leje edhe nga komunat veriore.

“Për informimin tuaj, bazuar në Kornizën Rregullatore për Komunikimet Elektronike, operatorët kanë të drejtë që të shtrijnë rrjetet dhe ofrojnë shërbime në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, lejet për vendosjen e infrastrukturës, përfshirë stacionet transmetuese (antenat), jepen nga institucionet e tjera qendrore dhe lokale në përputhje me ligjet në fuqi. Për më tepër, kur bëhet fjalë për pjesën veriore të vendit, operatorët mund të kenë nevojë edhe për siguri shtesë të infrastrukturës së tyre, pasi që në periudha të ndryshme kohore, infrastruktura e tyre është dëmtuar qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm”, kanë thënë nga ARKEP-i.

Sipas ARKEP-it që të dy operatorëve, Valës e IPKO-s, u është kërkuar t’i shtrijnë valët e tyre në pjesën veriore. Por, derisa nga kompania Ipko nuk janë përgjigjur në pyetjet e KOHËS, Telekomi i ka përmendur djegiet, kërkesat për demontim të antenave si dhe mungesat financiare si arsye e mosmbulimit të mirë të veriut me valë telefonike.

“Komuna Mitrovicë e Veriut: një stacion bazë brenda burgut të Mitrovicës, në teknologjinë 2G, mbulohet zona rreth burgut dhe Gjykatës si dhe përreth;

Deri në vitin 2004, kanë qenë të instaluara edhe 3 stacione bazë: një brenda Leposaviqit dhe një mbi liqenin e Ujmanit, të cilat janë djegur dhe demoluar në atë kohë, si dhe një në Mitrovicën e Veriut, e cila është demontuar me kërkesë të qiradhënësit të lokacionit ku ka qenë i instaluar stacioni bazë. Vlen të theksohet se, të pambuluara mirë janë ende qytezat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe pjesërisht Mitrovica e Veriut. Pengesat, në atë pjesë të vendit, janë të njohura për opinionin, por për ne janë me rëndësi të veçantë ato të natyrës financiare. Për shtrirje të mirë të rrjetit në atë pjesë nevojiten investime”, ka thënë Fadil Lepaja, ushtrues detyre i drejtorit për Marrëdhënie me Publikun.

As marrëveshja e vitit 2013 e as Plani i Veprimit të vitit 2015 nuk i ka përfshirë kompanitë vendore të asaj kohe. Ky fakt për Diona Grezdën, hulumtuese në Grupin për Ballkan, e ka shtruar rrugën për monopol të telefonisë në veri.

“Marrëveshja nuk është se e përdor gjuhën (monopol), por ne mundemi përmes saj ta interpretojmë si një lloj monopoli, sidomos për telefoninë fikse për shkak se ja njeh licencën e përhershme për të operuar atje dhe operatorët e tjerë nuk përmenden. Nuk e dimë nëse është ngritur si çështje ose me qëllim kanë mbetur të heshtur rreth kësaj ose nuk ka pasur gatishmëri prej palës serbe për ta arritur një marrëveshje në këtë aspekt, por konsiderohet që me telefoni fikse për momentin është komplet monopol, për telefoninë mobile është një autorizim i përkohshëm që prapë se prapë e ka të njëjtin kuptim”, ka thënë Grezda.

Sipas saj, zgjidhja për shtrirjen e infrastrukturës së telefonisë në veri qëndron te niveli më i lartë politik në dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç qëndron edhe vazhdimi i zbatimit të planit të veprimit që përfshin arritjen e marrëveshjes për roming.

Osmani e Kurti krenarë me FSK-në

0

Të shtunën në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari” në Prishtinë u shënua “Dita e Forcës”.

Pos presidentes, Vjosa Osmani në ceremoninë e shënimit të ditës së Forcës, mëngjesin e së shtunës po merr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti Rrahman Rama, si dhe ministra, deputetë e figura nga sferat tjera.

Për shefen e shtetit, FSK-ja tashmë është partner i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të ShBA-së duke u bërë pjesë e misionit paqeruajtëse me gardën e Iowas.

Për ushtrinë kosovare mirënjohje ka edhe kreu i ekzekutivit që tha se FSK-ja dëshmoi se është profesionale pasi ishte nikoqire e ushtrimit fushor “Defender 21”.

E ministri i Mbrojtjes, theksoi se është krenar që udhëheq dhe që synim ka anëtarësimin në aleancën veri-atlantike të NATO-s.

Për ushtarakët e dalluar, në ditën e Forcës, e para e shtetit ndau medaljen presidenciale të meritave, ndërsa u bën edhe nderime pranë obeliskut në kazermë.

Vdiq Zef Kaçinari i “Këngës së Zagrebit”

0

Ka vdekur Zef Kaçinari, që kishte kryer vrasjen e vitit 1965 në Zagreb, prej nga ku rodhi edhe “Kënga e Zagrebit”, ka njoftuar familja e tij. Ka qenë gazetari Enver Robelli, që ka bërë të ditur lajmin, teksa ka kthyer në vëmendje një shkrim të para më shumë se një dekade për historinë dhe rrëfimin e vetë Kaçinarit.

“Nga Zagrebi bëhet e ditur se ka ndërruar jetë Zef Kaçinari. Po, Zefi i këngës së Zagrebit. Në vijim po e postoj një shkrim për krejt historinë e Zef Kaçinarit. Teksti është botuar para më shumë se një dekade te “Koha Ditore”. Ky shkrim synon të përshkruajë një tragjedi që ndodhi në Zagreb si dhe rrethanat që i paraprinë asaj, pastaj jetën në burg dhe pas burgut të Zef Kaçinarit. Historia e kësaj vrasjeje siç paraqitet në këngë është vetëm një episod i paplotë. Andaj një ditë në Zagreb e pata takuar Zef Kaçinarin, i cili nisi rrëfimin… dhe në një moment i rrodhën lotët… Zefi nuk ishte vrasës me paramendim, atë e bënë doras rrethanat e jetës së një mërgimtari shqiptar. Historia e tij fillon në një fshat të Prizrenit…”, ka shkruar Robelli në Facebook.

Shkrimi që tregon historinë e Zef Kaçinarit:

PORTRET I ZEF KAÇINARIT

«I përgjakur dhe i mbështetur për tramvaji e kam nxjerrë alltinë e Belgjikës dhe e kam qëlluar shoferin e tramvajit»: Zef Kaçinari rrëfen se si e vrau në Zagreb në vitin 1965 shoferin e tramvajit numër 11. Dhe si u krijua «Kënga e Zagrebit», e cila ende këndohet shpesh në Kosovë, ndonëse shumica e dëgjuesve mendojnë se është legjendë shqiptare ose përrallë. Por, Zef Kaçinari është gjallë dhe ka çfarë të tregojë nga jeta e tij e bujshme.

Enver Robelli

Të rralla janë ndejat dhe dasmat në Kosovë, në të cilat nuk këndohet «Kënga e Zagrebit».

Në fillim, siç tregojnë më të moshuarit, kënga këndohej me sharki e çifteli nëpër oda, ndërsa hyzmeqarët sillnin pijen e vetme për mysafirët – sherbet në gota të rënda të blera në Stamboll. Viteve të fundit e këndojnë edhe këngëtarë të estradës – me harmonikë, klarinetë dhe instrumente të tjera.

Tingëllon si një legjendë për tre shqiptarë, për një vrasje në Zagreb, një tramvaj. Tingëllon si një përrallë shqiptare për heroizma arkaikë, për ndodhi të përgjakshme të shqiptarëve të mërguar.

Por «Kënga e Zagrebit» mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Zef Kaçinari, njeriu që e vrau shoferin e tramvajit numër 11, është gjallë.

Rrëfimin për ngjarjen më dramatike në jetën e tij ai e fillon në «Gradska kavana». Lokali gjendet në zemër të Zagrebit, në sheshin Ban Jelaçiq, i cili në kohën e komunizmit quhej Sheshi i Republikës. Në hyrje disa gra me veshje tradicionale bëheshin gati të defilonin në shesh, brenda as që dëgjohej zëri i Zef Kaçinarit për shkak të zhurmës së mysafirëve, kryesisht pleq dhe plaka, zotërinj të veshur me elegancë dhe zonja të rënda me stoli të stilit të vjetër, me kozmetikë moderne nga fabrikat e Parisit dhe me kostume të shtrenjta.

Biseda me Zef Kaçinarin pas pak vazhdoi në një kënd të sallës së qetë të hotelit «Dubrovnik», po ashtu në sheshin «Ban Jelaçiq».

Si jo pak shqiptarë të tjerë të mërguar në Kroaci në fund të viteve ’50, edhe anëtarët e familjes Kaçinari fillimisht shitnin pemë në tregjet e Zagrebit dhe punonin në një byrektore në Dubravë, një lagje atëherë periferike e kryeqytetit të kësaj republike jugosllave. Në vitin 1965 Zef Kaçinari zgjeroi biznesin, hapi edhe një byrektore në Karllovac. Puna ecte mirë. Zef Kaçinari filloi të stabilizohej ekonomikisht, të njoftohej me studentë shqiptarë, të merrte pjesë në mbrëmje letrare.

Por një ditë qershori të vitit 1965 Zef Kaçinari u përfshi në një konflikt të përgjakshëm, i cili ndryshoi shumë kahun e jetës së tij.

Më 19 qershor, ditë e shtunë, në Karllovac kishte shkuar Mark Allaki, një shok i Zef Kaçinarit nga Zagrebi. Ata vendosën që për fundjavë të shkojnë në Zagreb. Ditën tjetër, të dielën, ata kishin shëtitur nëpër qytet – si djem të rinj që me kureshtje zbulojnë një botë të re. Zefi thotë se me askënd nuk ka qenë i armiqësuar. Por ai po ashtu shpjegon se ka qenë prej atyre shqiptarëve që për çdo rast nuk e kanë larg armën. «Unë pa allti nuk kam ec kurrë, alltinë e kam pasë Herstal, belgiankë, 14 në okvir, një në cev, krejt 15 shekë», shpjegon Zef Kaçinari.

«Me datën 21 qershor 1965, ditë e hanë, kam dalë herët nga shpia dhe kam hyp në orën 6 në tramvaj. Aty e kam ba një gabim, po gabimi nuk o kon i madh. Kam hyp në Çernomerec në tramvaj, bashkë me Mark Allakin dhe me Prekë Dedë Gjinin. Nuk janë bo as tre minuta u nisë e rrehmja me kondukterin që shet bileta, se unë e kam bo një gabim, u desht me ble biletën me prelaz», tregon Zefi.

Me «prelaz» domethënë: një biletë me të cilën udhëtari kishte të drejtë të ndërrojë tramvajin dhe linjën. Bileta e Zefit dhe e shokëve të tij ishte e thjeshtë.

«N’atë dakik kur e ka pa që biletat i kemi gabim, kondukteri më ka sha me nanë dhe unë përnjëheri i kam ra. Tuj u rreh me kondukterin tramvaji u ndalë pas 500 metrash. Kanë ardhë konduktera të tjerë, na kanë ra me grushta. Masanej edhe udhëtarët na kanë rreh, krejt na kanë përgjakë. Jemi mbrojt aq sa kemi mujt, Mark Allaki ka ardhë me më ndihmu me një çadër dhe e ka prit kondukterin n’ballë, por kondukteri nuk u dorëzu».

Ndërkohë gjendja kishte eskaluar.

Tre shqiptarë rriheshin me dhjetëra udhëtarë të tramvajit, i cili kishte kaluar pranë Akademisë Ushtarake dhe stacioneve të tjera ndërsa ishte ndalur në Ilica 165, në rrugën kryesore të Zagrebit.

«Këtu unë kam mbet vetëm pa Mark Allakin dhe pa Prekë Dedë Gjinin», rrëfen Zefi.

Ndërsa rrëfen, Zefi vazhdimisht nxjerr gulçima. Shpesh i rrjedhin lotët. Flet për Zotin. Për librat e shenjtë. Dy shokët e Zefit tashmë ishin mposhtur nga udhëtarët dhe ishin nxjerrë nga tramvaji. Zefi ishte vetëm, por revolen nuk kishin arritur t’ia merrnin dot. E mbante në brez. Përnjëherë atij iu kishte afruar shoferi i tramvajit, kishte ardhur t’u ndihmonte shokëve të tij për të mposhtur Zefin.

«Ju kam drejtu Zotit, kur ka ardh ai i shkreti, ai vozaçi, kam qit me alltinë e Belgjikës, e kam vra me një plumb, ai ka mbet i vdekun pranë meje», shpjegon Zefi çastin më të rëndë të jetës së tij.

Pas arrestimit Zef Kaçinari dhe Marki Allaki u dërguan në klinikën «Rebro» pasi kishin pësuar plagë të rënda.

«Na e kanë la krejt trupin me alkool dhe na i kanë pastru plagët».

Çka ndjen një njeri pasi të vrasë një njeri tjetër? Zef Kaçinari as sot nuk ka shpjegim, i dridhen duart. I vjen keq që ia ka marrë jetën një njeriu. Thotë se shoferi ishte ndërsyer nga konduktorët dhe nga udhëtarët që t’i jepte goditjen përfundimtare Zef Kaçinarit.

«Pas vrasjes pesë vetë ma kanë ngjit me ma nxjerrë alltinë dhe nuk kanë mujt. Një polic më ka godit me pendrek n’krye edhe ma ka rrok dorën. Ma ka marrë alltinë si më kenë fletë dushku, pa u lodh hiq».

Vrasja e shoferit të tramvajit numër 11 në Zagreb ishte pritur me reagime të ashpra nga opinioni, në gazetën «Veçernji list» një komentator kishte shtruar pyetja retorike nëse Kroacia duhet t’u ofrojë mikpritje shqiptarëve.

Gjatë gjykimit të Zef Kaçinarit në sheshin Zrinjevac në qendër të Zagrebit një javë rresht qindra protestues kërkonin dënimin më të rëndë për dorasin – dënim me vdekje.

Në fund të procesit Kaçinari u dënua me 13 vjet burg. Ai e lavdëron sidomos një avokat të tij, i cili supozon se rridhte nga Dubrovniku dhe «mirë e ka njoftë karakterin e shqiptarit kur i shkon gjaku për balli».

Zef Kaçinari u dërgua për të vuajtur dënimin në Lepogllavë, ku para Luftës së Dytë Botërore kishte qenë i burgosur edhe Josip Broz Tito.

Fillimisht Kaçinari kishte punuar në repartin e zdrukthëtarisë, pastaj ai bëri një karrierë të bujshme: si shef i kuzhinës kishte mjaft ndikim. Shpeshherë, siç tregon Zef Kaçinari, drejtoria e burgut urdhëronte që të burgosurit politikë nuk kanë të drejtë të hanë mish. Zefi tregon se si ua fshihte të burgosurve mishin nën lakra.

Në atë kohë Zef Kaçinari në burg kishte njoftuar shumë shqiptarë të dënuar bashkë me grupin e Adem Demaçit. Por për këtë periudhë ndoshta më së miri është të flasin protagonistët e kohës, ata që kanë mbetur gjallë. Zef Kaçinari u lirua nga burgu në vitin 1972 dhe iu bashkua familjes.

Ai thotë se ia ka shpëtuar jetën Fadil Hoxha, në atë kohë funksionar i lartë i Kosovës dhe i Jugosllavisë. Flet me shumë respekt për Fadil Hoxhën, të cilin Kaçinarët e lartësojnë si mik shtëpie.

Jo pak shqiptarë e shikonin veprën e Kaçinarit si akt vetëmbrojtës, prandaj edhe filluan ta glorifikojnë në ndejat e tyre në Zagreb.

Shumë shpejt u thurën vargjet e para për Zefin. Për herë të parë këngën e këndoi Augustin Ukaj, një rapsod i njohur, i cili atëbotë punonte në Zagreb. Pastaj edhe shumë të tjerë.

Sot Zefi jeton në Zagreb, me kujtimet e hidhura për të kaluarën dhe me kujtimet e mira për vitin 2008, kur Kosova, vendlindja e tij, u bë shtet i pavarur. Këtë trevë ai e ka braktisur para më tepër se një gjysmë shekulli.

Por kujtimet për Kosovën Zef Kaçinari i ka shumë të freskëta. Po aq sa edhe dhembjen.

«Kam lindur në Velezhë, një katund afër Prizrenit, më 26 tetor 1934», thotë Kaçinari. Me njëfarë nostalgjie për një kohë të shkuar, të kaluar dhe gati të harruar ai tregon se është rritur «në kohën e Xhafër Devës», ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë nën regjimin pushtues italian.

Zef Kaçinari e ka përjetuar atë kohë si nxënës i shkollës fillore dhe si shitës i perimeve e pemëve në pazarin e Prizrenit.

Një kohë kur Shqipëria ishte zgjeruar, duke përfshirë edhe Kosovën. As sot Zef Kaçinari s’e fsheh admirimin për ushtarët gjermanë, uniformat e tyre, disiplinën, autoritetin që ata, sipas tij, ngjallnin derisa patrullonin nëpër rrugët e Prizrenit.

«Atë hijeshi gjermani nuk ka me pasë kurrë ma», thotë ai. Për ushtarët italianë, aleatët e gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore, Zef Kaçinari nuk ka mendim aq të lartë. «Disa prej tyre», tregon Kaçinari, «një pjesë të kohës, sidomos natën, e kalonin nëpër shtëpi publike».

«Në atë kohë», thotë Zefi, «në Prizren u hapën shumë klube të natës, ku kishte gra serbe, shqiptare, rome. Disa ushtarë italianë për një rome e jepnin një pushkë».

Në vitin 1945 në Jugosllavi fitoi «zotni Tita», siç e quan Zef Kaçinari mareshalin komunist.

Por në atë kohë nuk ishte ende e sigurt as për Zefin dhe as për familjen e tij se «a do të bahej mirë apo keq».

Zef Kaçinari u martua në vitin 1954 dhe pas shtatë ditësh shkoi ushtar në Zajeçar të Serbisë, për t’u kthyer në Kosovë pas 22 muaj shërbimi dhe në kulmin e aksionit të armëve, kur ishte goditur edhe familja Kaçinari.

«Kur jam kthyer nga ushtria i kam gjetur axhën dhe vëllain të rrahur rëndë. Tetë javë ata i kanë trajtuar plagët me tjegulla të nxehta», tregon Zef Kaçinari.

«Disa armë që i kanë pasë, më duket se i kanë dorëzue. Edhe një allti të vaktit të Xhafer Devës».

Dhuna e ushtruar gjatë aksionit të armëve e detyroi familjen Kaçinari të largohej nga Velezha.

«Në shpirtrat tanë ishte krijuar një zbrazëti», tregon Zef Kaçinari.

Më 6 maj 1959, ditën e Shën Gjergjit, disa anëtarë të familjes u nisën nga Prizreni drejt Zagrebit – me një veturë të markës Tatra, prodhim i Çekosllovakisë së atëhershme.

Dikur shitës të perimeve, Kaçinarët më vonë hapën disa argjendari në Zagreb dhe sipas të dhënave vetjake ishin ndër familjet më të pasura në ish-Jugosllavi.

Por dhanë po ashtu kontribut për çlirimin e Kroacisë. Është një histori mërgimi. Zef Kaçinari është njëri nga protagonistët e papritur të kësaj historie.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort