Home Blog Page 3829

6 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0

Të dielën në vendin tonë janë regjistruar gjashtë raste të reja me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja është shënuar nga testimi i 1,514 personave të dyshuar për koronavirus, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 335.

Mes lotësh i jepet lamtumira e fundit dy nxënësit që u vranë nga sulmi në Gllogjan të Deçanit

0

Të dielen pasdite, me nderime qytetar janë varrosur dy nxënësit që u vranë nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit.

Pos dy nxënësve, i vrarë ka mbetur edhe shoferi, i cili është varrosur gjithashtu sot.

Deri tani nuk dihet akoma se kush mund ta ketë kryer këtë akt, autori i së cilit gjendet akoma në arrati.

20 mijë euro shpërblim për personin që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë në Deçan

0

Qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për personin që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjes së trefishtë në Deçan. Njoftimi i plotë i Qeverisë: Lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të këtij rasti.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.

Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejtë të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: [email protected] Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.

Nisin zyrtarisht punimet për aeroportin e Vlorës

0

Në qytetin bregdetar të Vlorës nisën sot punimet për ndërtimin e aeroportit, që do të jetë edhe më i madhi në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama duke e konsideruar aeroportin e Vlorës si porta e tretë që po hapet nga qielli theksoi se “mbi gjurmën e aerodromit të vjetër sot fillojmë një histori të re”.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve të aeroportit të Vlorës, Kryeministri Rama gjithashtu tha se ”
Duke uruar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve, Rama tha se “Vlora ka historinë e saj përsa i përket transportit ajror, ndërsa këtu ku ne ndodhemi është ndërtuar edhe aerodromi qysh në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër ne sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit të sipërmarrjes tonë kombëtare, një personalitet, i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve e prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë”.

“Njeri të cilin kam nderin ta konsideroj dhe mikun tim, Bacën Behgjet që e falënderoj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët sepse për hir të vërtetës në të gjitha punët që kemi bërë kjo për të ardhur këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mua mu desh të përballoj të gjithë padurimin e vlonjatëve, që dihet që janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nuk ishte e thënë që ky proces të shkonte fjollë siç do ta kishim kemi dëshiruar u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me ne sepse veprat e mëdha publike i kanë këto të papritura. Në mes na u fut edhe pandemia, e cila se më shumë se çdo sektor goditi sektorin e aviacionit dhe u bë thuajse e pamundur se do të gjendeshin forca e njerëz që do të ishin të interesuara të investonin në një aeroport të ri në kohën që aviacioni lëngonte në kthetrat e armikut të padukshëm”.

Ne, vijoi Rama, nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet dhe u bë e mundur të gjendet forca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt të madh, që është forca e Pacollit, e konsorciumit që ai ka krijuar.

“Ky aeroport është një vepër historike jo për Vlorën, por për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

 

Presidentja Vjosa Osmani uron për 28 Nëntorin: Kjo datë ka shumë peshë historike

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin pavarësisë së Shqipërisë.Osmani ka thënë se kjo datë ka shumë peshë historike dhe se ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë publikisht i japin edhe më shumë kuptim nëntorit.

“Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të jetë krah Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike.

Ramush Haradinaj propozon shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur “tri qëllime” që duhet të kenë shqiptarët ndërkohë që po shënohen festat e Nëntorit.Sipas Haradinajt, qëllimi i parë duhet të jetë ndërtimi i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri.Qëllimi i dytë duhet të jetë mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai propozon që në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nisë iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.Dhe, qëllimi i tretë, shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët sot po festohet Dita e Flamurit, përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së.

Albin Kurti: 28 Nëntori, datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 28 Nëntori është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë homazheve që bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kanë kryer sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori është një datë themelore e identiteti kombëtar shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat, prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, të Adem Jasshari në Prekaz”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kjo ditë nuk është vetëm ditë e gëzimit dhe krenarisë, por edhe e përgjegjësisë për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

“Kjo është një dite që na mbush me gëzim, krenari dhe përgjegjësi për shkak se detyrat para nesh për ta ngritur mirëqënien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë, dhe ne bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre, që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira se kjo e jona. Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan e u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, është shprehur Kurti.

Kurti e Osmani kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë e te ajo e Zahir Pajazitit në sheshin në Prishtinë.

Bëhen 24 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë  

0

Sot bëhen 24 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

0

Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri 15 gradë Celsius

0

Sot me 28 nëntor do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort