Home Blog Page 3828

Presidenti i Sllovenisë sot viziton Kosovën, takohet me Ormanin e Kurtin

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë në kabinetin e saj Presidentin Pahor. Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar të dielën nga Presidenca.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Osmani dhe Pahor do të dalin në konferencë për media.

Pas takimit me Presidenten, Pahor do të takohet me Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Takimi Kurti-Pahor do të fillojë në orën 11:30.

Presidenti slloven do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Ndryshe, Pahor të dielën ka qëndruar në Beograd, nga ku ka deklaruar se është i shqetësuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë Pahor e bëri pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pahor theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të ishte vendimtar për paqen dhe sigurinë, si dhe për mirëqenien e njerëzve në këtë rajon.

“Faleminderit presidentit Vuçiq për këtë bisedë dhe për përmendjen e ushtarëve sllovenë në Kosovë, dhe unë do t’i vizitoj nesër”, tha Pahor.

Ai shtoi se gjatë vizitës së tij në Kosovë do të kërkojë të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjen e Brukselit.

Pahor tha se është i shqetësuar edhe sepse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë dhe shtoi se ai duhet të vazhdojë.

“Sllovenia është një përkrahëse e madhe e atij dialogu dhe ende e mbështet atë”, tha ai, duke theksuar se zvarritja e këtij procesi nuk i kontribuon askujt.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë për të rregulluar marrëdhëniet në mënyrë që të mos rrezikohet paqja, siguria dhe bashkëpunimi në rajon”, tha Pahor.

Mbi 2 mijë e 600 biznese të mbyllura në Kosovë për shkak të pandemisë

0

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë. Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinë. Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në hostel, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Sot priten reshje shiu e bore në Kosovë

0

Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Reshjet e shiut që kanë filluar dje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale.

Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Mërgimtari thotë se është plaçkitur në Serbi, i janë vjedhur para dhe stoli

0

Mërgimtarit Mehdi Fana, gjatë rrugës me veturë për në vendlindje në Serbi i janë vjedhur para dhe ari me vlerë mbi 3 mijë euro.

Fana thotë se në veturë ka pasur rreth 1 mijë e 400 euro dhe disa stoli ari në vlerë mbi 2.500 euro.

“Tu ardhë në Kosovë e kemi vërejt se ka pasur diçka si vjedhje, na kanë plaçkitur diku 1 mijë e 400 euro dhe ari nuses në vlerë 2 mijë, 2500 euro”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Fana ka bërë apel që qytetarët të mos lënë gjërat e tyre me vlerë në veturat e tyre derisa kalojnë nëpër Serbi.

Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri, kontrollet vazhduan edhe për 28 Nëntor

0

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thonë se nuk ka pritje në kufi dhe se situata është e qetë.

Shumë qytetarë nga Kosova janë nisur sot drejt Shqipërisë për të festuar 28 Nëntorin, që shënon datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Nga pamjet shihet se qytetarët po presin gjatë për shkak të fluksit të madh të veturave që po qarkullojnë në hyrje-dalje të Shqipërisë.

“Nuk ka pritje, situata është e qetë, janë dy-tri vetura që po qarkullojnë momentalisht, nuk ka kolona.”, kanë thënë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar për Express.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri Bledi Çuçi ka thënë se, para nisjes së sezonit të verës, qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri do të jetë pa ndalesa.

Ai në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan tha se kjo nuk është pjesë e marrëveshjeve, por për këtë ka dakordim mes dy kryeministrave.

Çuçi ka sqaruar se qarkullimi në kufirin tokësor mes Kosovës dhe Shqipërisë do të monitorohet me kamera.

“Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesë të kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës [Edi Rama dhe Albin Kurti] në mbledhjen e fundit të dy vendeve tona kemi rënë dakord me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës [Xhelal Sveçla] që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë sa i takon identitetit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare që të ndalojë në kufi. Kjo është përpjekja e të dyve që tashmë e kemi ndërmarrë dhe kemi bërë edhe planin e punës për këtë dhe besojmë që do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonës së verës”.

Ai ka njoftuar po ashtu se edhe gjatë kësaj fundjave, për shkak të fluksit të festës së 28 Nëntorit, s’do të ketë kontrolle në kufi.

“Sa i takon flukseve të mëdha dhe jo të zakonshme përpara sezonit, duke përfshirë edhe festën e 28 Nëntorit, ku lëvizja në të dy anët e kufirit do të jetë me fluks të shtuar kemi dhënë porosi në të dy anët e kufirit që të mos ketë kontrollë dhe asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve në periudhën e fundjavës së gjatë që e krijon festa kombëtare e 28 Nëntorit. Besoj që jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtete të ndryshme”, kishte deklaruar ministri.

Endrit Uruçi, fitues i turneut të parë të organizuar në shah nga KSH ” Sharri” për nder të Ditës së Flamurit

0

Klubi i Shahut ” Sharri” nga Dragashi, për herë të parë pas themelimit ka organizuar turneun e shahut në nivel republikan me rastin e festave të nëntorit. Pjesë e këtij turneu i cili u organizua sipas sistemit zviceran ku u luajtën nëntë xhiro, ishin të pranishëm dhjetëra shahistë të klubeve kosovare.

Gjithashtu në këtë ngjarje e cila pritet të jetë tradicionale në të ardhmen nga organizatorët, ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Federatës së Shahut të Kosovës, të cilët premtuan mbështetje për këtë turne.

Fitues i edicionit të parë të këtij turneu, u shpall Endrit Uruçi nga KSH ” Drenasi”, i cili pas vetes la, Korab Saraçin, Sabri Halitin, Osman Uruçin dhe Albert Zenunin. Për më të mirët, organizatorët dhuruan shpërblime përfshirë edhe shahistin e KSH ” Sharri” Inan Mahmuti” dhe garuesin më të ri premtues, Valentin Uruçi./tvprizreni.net/

Ndërronë jetë profesori Skënder Rizaj

0

Në moshën 91-vjeçare, të dielën ka ndërruarr jetë historiani e profesori universitar, Skënder Rizaj.

Rizaj u lind në Pejë më 14 mars 1930. Në Pejë e ka kryer shkollën fillore (1941) dhe semimaturën (1945), kurse në Prizren shkollën normale (dy kurse pedagogjike: 1946, 1947). Në Shkup e ka kryer Fakultetit Filozofik – Dega e Historisë (1956); në Beograd provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960); në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965).

Midis veprave të tij renditen edhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze”, Prishtinë, 1978; “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII – Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet popullore”, “Rilindja”, Prishtinë, 1982; “Historia e Përgjithshme Koha e Re (1453-1789)”, Prishtinë, 1985.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi do të bëhet të hënën në Prishtinë.

30 ditë paraburgim për shtetasin serb, për mbi 11 kg marihuanë

0
Foto: Ilustrim

30 ditë paraburgim është masa e caktuar ndaj shtetasit të Serbisë që është arrestuar dje në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për posedim të mbi 11 kilogramë substancë narkotike marihuanë.

Gjykata e Mitrovicës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Elvir Imeri.

KALLXO.com raportoi të shtunën, 27 nëntor, se një person është arrestuar në veri të Kosovës për posedim të paautorizuar të marihuanës.Sipas të dhënave, Policia e Kosovës ka konfiskuar 11.4 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Kryeministri Kurti: Po rritet sasia e informacionit, ende nuk ka të dyshuar për vrasjen në Gllogjan

0

Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ende nuk ka të dyshuar. Policia e Kosovës po interviston dëshmitarë potencialë dhe njerëz të tjerë që kanë pasur kontakt me shoferin e autobusit dhe dy nxënësve të ndjerë.

Pas ceremonisë mortore së dy të rinjve që u vranë të premten në Gllogjan të Deçanit, kryeministri Albin Kurti me ministra ka takuar në Stacionin Policor në Deçan, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kreu i ekzekutivit tha se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për të gjetur dorasin apo dorasët. Ai ka potencuar edhe një herë se qeveria do të ofrojë shpërblimin prej 20 mijë euro, atyre që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

“Mësova që i kanë shtuar përpjekjet po rritet sasia e informacionit, mirëpo ende nuk e kemi zgjidhjen. Kur jemi në prag të 48 orësh, fatkeqësisht ende nuk e kemi zgjidhjen, por nuk po mungon angazhimi. Janë shtuar numri i zyrtarëve, të cilët po merren me hetimin dhe hulumtimet në mënyrë që i gjithë populli i Kosovës, e në veçanti familjet dhe të afërmit të prehen të qetë duke e sjellë para drejtësisë vrasësin apo vrasësit”, tha Kurti pas këtij takimi.

Edhe pas 48 orësh, prej kur ka ndodhur sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës, nuk ka të dyshuar.

“Momentalisht nuk e kemi të dyshuarin apo të pandehurin. Posa të kemi informacione me siguri që do t’ju njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit me hulumtimin dhe hetimin që po bëhet. Edhe nga vendi i ngjarjes, por edhe nga marrja në pyetje e dëshmitarëve. Por nuk e kemi emrin apo emrat e përveçëm të vrasësit”, ka shtuar ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se hetuesit e krimeve të rënda janë të angazhuar në këtë operacion policor dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve potencialë.

“Ne jemi duke punuar në dy, përkatësisht tri pista, të cilat potencialisht mund të jenë motive të ndryshme, të cilat kanë mundur të vijnë deri te vrasja. Ne jemi duke punuar jo vetëm me Stacionin e Autobusëve dhe me njerëzit që kanë pasur kontakt me shoferin dhe viktimat, por edhe me gjithë personat që kanë mundur të kenë kontakt apo informatë rreth rastit”, ka deklaruar Mehmeti.

Pasditen e sotme, me qindra qytetarë kanë marrë pjesë në varrosjen e nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj. Dy ditë më parë në këtë rrugë, u sulmua një autobus i linjës Gjakovë-Deçan, i cili po transportonte nxënës. Në këtë sulm u vranë tre persona.

6 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0

Të dielën në vendin tonë janë regjistruar gjashtë raste të reja me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja është shënuar nga testimi i 1,514 personave të dyshuar për koronavirus, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 335.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort