Home Blog Page 3825

Osmani: Serbia s’po dëshiron marrëveshje me Kosovën, mos-liberalizmi po e dëmton kredibilitetin e BE-së

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në vizitë zyrtare homologun e saj slloven, Borut Pahor.

Ajo tha se Sllovenia e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet për pavarësi, siç e ka mbështetur edhe në fazën e pasluftës, qoftë me pjesëmarrje në KFOR por edhe në përkrahje diplomatike.

Osmani tha se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi me Slloveninë të thellohet edhe më tej në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë, shkëmbimeve kulturore, agjendën e gjelbër e tema të tjera.

Më tej, Osmani në konferencë për media tha foli edhe për liberalizimin e vizave, që sipas saj, ky proces është vonuar për qytetarët e Kosovës dhe kjo e dëmton kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Ky liberalizim duhet të ndodhë sa më parë dhe s’ka arsye për hezitime e për këtë gjë dua ta falënderoj presidentin Pahor për mbështetjen e tij të fuqishme dhe t’i kërkoj përkrahje të mëtejme që të binden edhe ato pak shtete që mund të kenë hezitime sa i përket këtij procesi”, është shprehur Osmani.

Tutje, e para e shtetit foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se Kosova gjithmonë ka qenë pala konstruktive në këtë proces, por sipas saj, Serbia s’është e interesuar që të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovë dhe se është Serbia ajo që po dëshiron një Ballkan Perëndimor të destabilizuar.

“Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, natyrisht që Kosova ka qenë pala konstruktive në këtë proces, por përshtypja jonë është që Serbia s’është e interesuar që të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën dhe në këtë proces, po e përsëris që për Kosovën, ashtu siç është përmendur edhe nga Biden, njohja reciproke është ajo që duhet të jetë në qendër të këtij procesi”.

“Për fat të keq, fqiu jonë verior nuk e dëshiron një Ballkan Perëndimor stabil dhe në paqe, prandaj po përdor retorikë dhe veprime të ndryshme të cilat po e destabilizojnë rajonin tonë”, është shprehur Osmani.

Osmani kërkoi nga BE që të jetë e qartë në raport me Serbinë dhe të kërkoj që Serbia ta ndërpret retoriken e saj nxitëse.

“Për ketë shpresoj që BE do të jetë e qartë në raport me Serbinë dhe të kërkoj që ta ndërpret edhe retoriken nxitëse por edhe veprimet destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me Bosnjën, Malin e Zi e shtete të tjera”, ka thënë Osmani.

Meshkujt nga Kosova s’i ndahen vajzave nga Shqipëria, rreth 5000 martesa të regjistruara

0

Ëndrra për t’u bashkuar dy shtetet shqiptare asnjëherë nuk u shua.

E, një ditë që i bën më shumë bashkë të dyja shtetet, është pikërisht festa e 28 Nëntorit.

Pavarësisht se i ndan vetëm kufiri, dashuria dhe komunikimi mes të rinjve nga Kosova dhe Shqipëria nuk u ndal asnjëherë.

Në festën e përbashkët të shqiptarëve, Front Online sjellë rrëfimin e vajzës që erdhi nga Mirdita për ta kurorëzuar dashurinë me djalin nga Drenica.

Yllka Ndoj-Isufi, e cila është lindur e rritur në Shqipëri, tregon se si shoqëria e saj u bë shkas që të lidhej me djalin, tanimë bashkëshortin e saj Kastriotin nga Drenica.

Sytë blu të djalit nga Kosova, bën që Yllkës nga Mirdita e Shqipërisë t’ia ‘pushtojnë’ zemrën, andaj edhe vendosi që të martohet këtu.

“Kam vendosur të martohem në Kosovë sepse kështu zgjodhi zemra ime. Unë u njoha me bashkëshortin tim rastësisht nga një shoqëri e përbashkët dhe u dashuruam në shikim të parë. Fakti që djali që mori zemrën time ishte nga Kosova, kjo nuk përbënte problem, sepse mund të ishte nga çdo vend tjetër i botës përderisa ka dashuri dhe ndjenjë në mes. Pra ishte një zgjedhje e bukur që zoti kishte rezervuar për mua. Shteti, etnia, feja apo ngjyra nuk përbëjnë problem kur dy njerëz duhen dhe dashurohen me njëri-tjetrin. Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe martesa të tilla sa vijnë e shpeshtohen dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha për Front Online.

Rrëfimi i vajzës nga Mirdita për martesën me djalin nga Drenica

Yllka e cila vjen nga një trevë me tradita dhe nga një familje atdhetare, në një rrëfim për Front Online tregon se vendimi për martesë me kosovarin nga Drenica ka bërë që familja e saj të ndjehet krenare dhe të gëzuar pa masë.

“Unë pastaj vij nga një familje atdhetare dhe nga një trevë me shumë tradita si Mirdita dhe jam martuar në një trevë me po ashtu shumë tradita dhe që i ka dhënë shumë Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë si Drenica. Kjo i ka gëzuar pa masë dhe i ka dhënë një ndjenjë krenarie edhe familjes time .Unë e kam patur suportin dhe mbështetjen e familjes time në çdo hap”, tha ajo për Front Online.

Fillimet si banore e re e Kosovës për Yllkën nuk kanë qenë të vështira, përveçse në dialektin e gjuhës.

Paragjykimet, Yllka thotë se i ka kaluar me lehtësi, pasi sipas saj, lidhjet dhe martesat mes dy shteteve po bëhen të shpeshta.

“Ato vështirësitë e fillimit, nëse mund t’i quajmë vështirësi kanë qenë kryesisht me dialektin dhe traditat që ndryshojnë prej zonës nga vij unë. Sa i përket paragjykimeve nuk më interesojnë, por edhe nuk besoj që ka patur shumë pasi shumë vajza nga Shqipëria dhe përkatësisht nga Mirdita janë martuar në Kosovë dhe këto lidhje sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Shqipëria dhe Kosova janë afruar shumë me njëra-tjetrën vitet e fundit si në aspektin infrastrukturor dhe atë ekonomik dhe kjo është për t’u përshëndetur”, tha ajo për Front Online.

732 vajza nga Kosova të martuara me djem të Shqipërisë

Edhe pse jo gjeografikisht, populli shqiptarë mesa duket ka vendosur të bashkohet duke u kurorëzuar.

Numri i martesave të regjistruara në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile mes shtetasve të Kosovës me shtetasë të Shqipërisë është 4 mijë e 653.

Prej tyre, numrin më të madh e përfshinë gjinia mashkullore, të cilët janë martuar me vajza nga Shqipëria e që prek numrin 3 mijë e 921.

Ndërsa, 732 vajza janë martuar me burrat me shtetësi të Shqipërisë./Front Online/.

Ikë investitori që mund t’i investonte 110 milionë në Kosovë, shkon në Maqedoni

0

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka treguar se është larguar një investitor nga Kosova.

Sipas tij, një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë, ka shkuar në Maqedoni.

“Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investojë 110 milion euro në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë”, ka shkruar Gërxhaliu.

Postimi i plotë i Gërxhaliut:

Si largohen investitorët potencialë nga Republika e Kosovës

Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njofton KM Zaev i Maqedonisë.
Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i kryej të njëjtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.
Kosova promovon investime për rajonin falë byrokracis, padijenisë dhe korruposionit.
#Edhe turpi ka emër.

Një reagim të tillë e ka bërë edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në një shkrim në Facebook, Tahiri, ka thënë se investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica ëind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Shkrimi i plotë nga Xhafer Tahiri:

Akuo Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 270 milion € njfton KM Zaev i Maqedonisë.

Në Kosovë, i njejti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.

Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje.

Vrasja në Gllogjan, flet prokurorja e rastit: Hetimet nuk janë të lehta

0

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha për Radion Evropa e Lirë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës shkolle – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim te informacioneve që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro./rel/

Gjykata Supreme rikthen masën e pezullimit për rastin e hidrocentralit në Brezovicë

0

Gjykata Supreme e Kosovës e ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e hidrocentralit në Brezovicë, duke e prishur aktvendimin e Gjykatës së Apelit, kështu ka njofton Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizatës jo-qeveritare GAIA.

GLPS dhe GAIA thonë se, ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit, pasi që nuk ka arritur t’i vlerësojë dhe peshojë të gjitha rrethanat që parashihen në nenin 22 të Ligjit për Konfliktet Administrative në mënyrë kumulative, si dhe ka konstatuar se arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit është i mangët dhe jo bindës mbi faktet vendimtare”, thuhet në njoftimin e organizatave.

“Sipas Gjykatës Supreme, paditësit kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëm, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për hidrocentralin në Brezovicë nuk ishte kundër interesit publik dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohej ndonjë humbje të madhe”, vijon njoftimi.

GLPS dhe GAIA theksojnë se ky Aktgjykim është një fitore për qytetarët e Shtërpcës, sepse sipas tyre do të thotë që me pezullimin e lejes ujore, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i të cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali.

“GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi vetëm kundër lejes ujore për hidrocentralin në Brezovicë, sepse është e vetmja që kanë pranuar deri më tani nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që gati një vit kërkojnë lejet ujore për hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça. Shkeljet ligjore në këtë rast kanë qenë të mëdha dhe të shumta! E të cilat në gusht të këtij viti janë konfirmuar edhe nga publikimi i Raportit të Grupit Punues për Hidrocentrale – i përbërë kryesisht nga zyrtarë të Ministrisë – e i cili ka dëshmuar që të gjitha lejet e lëshuara për hidrocentrale në Kosovë në dekadën e fundit janë të kundërligjshme”, vijon reagimi.

GLPS thekson se lejet dhe aktet tjera të Ministrisë së Ambientit janë dhënë në shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të marrë pjesë në vendimet për mjedisin ku jetojnë.

“Kjo është shkelje serioze e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe bazë për anulimin e të gjitha lejeve dhe akteve tjera. Pra, e gjithë procedura, që nga fillimi, ka qenë jotransparente, gjë që po e thotë edhe vetë Raporti i Ministrisë së Ambientit tani! Së dyti, duhet të theksohet se Hidrocentralet e kundërligjshme kanë degraduar rëndë mjedisin, florën, faunën, kanë çrregulluar ekosistemin, kanë shëmtuar peizazhin dikur shumë të bukur dhe krenar, kanë devijuar dhe penguar rrjedhën e lumit, ua kanë mohuar qytetarëve ujin e pijes dhe ujitjes, të cilët kanë qenë të varur nga ky ujë, sidomos bujqit vendor! Infrastruktura e hidrocentraleve është ndërtuar edhe në Parkun Kombëtar Sharri, edhe pse me ligj shprehimisht ndalohet çfarëdo ‘ndërtimi që rrezikon natyrën’ si dhe ndalohet “shfrytëzimi ekonomik i të mirave të natyrës aty”, njofton GLPS dhe GAIA.

Gjithashtu, organizatat shtojnë se e drejta për shfrytëzim të ujit është dhënë pa koncesion, apo pa partneritet publiko– privat, edhe pse kjo gjë obligohet me ligj në mënyrë që edhe shteti i Kosovës të përfitojë të hyra nga shfrytëzimi i ujit.

“Kundër ligjit, Ministria ka lëshuar leje ujore ku vetëm kompania private do të përfitonte – gjë e konfirmuar tashmë edhe nga Raporti i vetë Ministrisë. Pastaj, lejet janë lëshuar pa u bërë kurrfar studimi i prurjes së pranueshme ekologjike, pa instalim të pajisjeve matëse, pastaj raporti i VNM-së (vlerësimit të ndikimit në mjedis) ka qenë tejet i dobët dhe joreal, si dhe shumica e ndërtimeve janë bërë buzë lumit, në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto, si dhe shumë shkelje tjera ligjore, përbëjnë bazë për anulimin e tërësishëm të lejeve për Hidrocentralet në Shtërpcë! Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – së bashku me GLPS dhe GAIA – është e përkushtuar dhe punon në këtë drejtim, për dhe në emër të qytetarëve në Shtërpcë dhe përtej. Ne nuk duhet të lejojmë më kurrë që për përfitime financiare të disa personave dhe kompanive private, të dëmtohet interesi publik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi.

GLPS dhe GAIA si paditëse në këtë rast, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi, pra që të lajmërojnë Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike në rast se Hidrocentrali në Brezovicë vazhdon operimin pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme. /Telegrafi/

Ambasada e Amerikës flet për paralajmërimet për sulme në Kosovë

0

Prej të shtunës, shumë qytetarë të Kosovës kanë qenë nën ethe për shkak të raportimeve se misionet e huaja diplomatike kishin bërë paralajmërime për qytetarët e tyre. E këtu në theks ra Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada Amerikane në Prishtinë që konsiderohet mjaft kredibile kishte konsideruar që duhej të “rishqyrtohej udhëtimit” për Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan “për shkak të potencialit për trazira civile për shkak të tensioneve etnike,”

Sidoqoftë, në një prononcim për portalin Indeks, kjo nuk është konsideruar si risi.

Zëdhënësi i Ambasadës gjithashtu shuajti spekulimet mbi deklaratën se qytete të Kosovës mund të jenë të rrezikshme, duke thënë se kjo nuk është diçka e re, as në Kosovë e as në Ballkan në përgjithësi.

“Ambasada e ShBA-së monitoron kërcënimet lokale për të garantuar sigurinë e punonjësve tanë dhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Kosovë. Për këtë arsye jemi në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. Ne nuk ishim një nga misionet/ambasadat që paralajmëruan punonjësit tanë dhe/ose qytetarët amerikanë për këtë kërcënim të veçantë dhe nuk kemi plane ta bëjmë këtë momentalisht. Gjuha në lidhje me aktivitetin e mundshëm terrorist në Ballkan ka qenë në faqen e internetit për shumë muaj. Kjo nuk është e re. në fakt, të hënën e kaluar, më 22 nëntor, këshillimi i udhëtimit zbriti nga “Mos udhëto” në “Rikonsideroni udhëtimin”. Kjo kryesisht nxitet nga të dhënat nga CDC në lidhje me rrezikun e COVID-19 për amerikanët që mund të udhëtojnë në Kosovë”, ka deklaruar Eric Brassil, zëdhënës i Amasadës.

​Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat.

Pahor ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.

Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.
Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.

Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai. /Telegrafi/

Fillojnë reshjet e borës në disa fshatra të Dragashit

0

Kanë filluar reshjet e bores në shumë fshatra të Dragashit, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme.
Gjatë ditës së hënë është parashikuar të mbajë mot i vranët me reshje shiut , të cilat në disa zona janë shëndrruar në reshje të borës.

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, parashikohet që në mbrëmje të intensifikohen reshjet e dëborës.

Këto janë pamje të dërguara në redaksi të Televizionit të Prizrenit nga fshati Zapluxhë e komunës së Dragashit.

Osmani karshi kërkesës së homologut të saj slloven: S`mund të formohet Asociacioni

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, dje u shpreh i shqetësuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të kërkojë të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në Bruksel. Por pas takimit me të, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia nuk i ka implementuar shumicën e marrëveshjeve.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është implementuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Një marrëveshje që nuk është implementuar është sepse, parakusht është që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se Asociacioni nuk është në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani, duke theksuar se nuk mund të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Serbia nuk i ka implementuar as 2/3 e marrëveshjeve”, tha Osmani paraprakisht, duke vënë në pah se Serbia ende refuzon t’i shkatërrojë të gjitha strukturat ilegale dhe të mos i financojë ato. “Janë duke e terrorizuar popullatën”, shtoi presidentja.

Ndërsa presidenti slloven, Pahor, tha se çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen përmes dialogut, por theksoi se kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet e arritura. Edhe marrëveshja për Asociacionin, Pahor tha se duhet të respektohet nga Kosova.

“Çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog. Kushti i parë është që të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje… Derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Pahor.

Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, le të tejkalohen mosmarrëveshjet

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sado që sipas tij, nuk është një proces i lehtë.

“Nuk është rrugë e lehtë, por Sllovenia e mbështet Kosovën. Dialogu nuk është i thjeshtë – duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse”.

“Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha Pahor në një konferencë për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort