Home Blog Page 3823

Katër kosovarë ia kanë mësyrë Parlamentit të Suedisë

0

Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson janë katër shqiptarët e rinjë, të suksesshëm në politikën suedeze.

Adnan Dibrani, Arber Gashi, Aida Birinxhiku dhe Aurora Pirraku Eriksson, janë katër kandidatët me prejardhje nga Kosova që synojnë të bëhen deputetë në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch.

Shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson, kandidate në Parlamentin suedez për zgjedhjet e vitit 2022.

“Faleminderit për besimin, sot rajoni i Västmanland ka vendosur të jem kandidate në Parlament për zgjedhjet e vitit 2022”, thotë shqiptarja Aurora Pirraku Eriksson në rrjetin social Facebook.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm, Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.

Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, teksa Arbër Gashi, përveç ambientit, nëse fiton do të angazhohet për pensione e paga më të larta.

Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm.

Daut Haradinaj: Shpresoj se krimin në Gllogjan nuk e ka bërë dora shqiptare

0

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkuar për vizitë ngushëlluese te familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan.

Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë vepër të rëndë kriminale.

“Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë!

Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din.

Kisha pas dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pas kësi dhimbje!”, ka shkruar Haradinaj.

Amerikanja fiton për herë të tretë 50 mijë euro në lotari

0

Një grua nga Maryland po feston pasi fitoi llotarinë për herë të tretë në rreth tre vjet. Lojtarja 61-vjeçar nga Montgomery County, bleu kohët e fundit dy bileta gërvishtëse Lucky prej 5 dollarësh në Talbert’s Ice & Beverage Service në Bethesda. Bileta e parë nuk u zgjedh, por e dyta i dha asaj çmimin kryesor të lojës prej 50,000 dollarë.

Në fakt kjo është hera e tretë që ajo fiton një çmim llotarie prej 50,000 dollarësh në atë dyqan, sipas zyrtarëve të Lotarisë Maryland. Në gusht të 2018, ajo fitoi duke luajtur 50,000 dollarë Bonus Cash. Tetorin e ardhshëm, e bëri atë përsëri duke luajtur Cash Craze Doubler.

Punonjësja në pension tha se ishte e tronditur që fitoi për herë të tretë, shkruan CNN.

“Unë thjesht nuk e besova, përsëri!” u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

Pasi u qetësua, fituesja telefonoi shoqen e saj më të mirë për të ndarë lajmin.

“Kur më tha, isha shumë e lumtur për të. Ishte e vështirë të besohej se ajo fitoi 50,000 dollarë përsëri.”tha shoqja, e cila iu bashkua asaj në selinë qendrore të Maryland Lottery.

“Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. Është e mahnitshme që fitova tre herë.” tha fituesja.

Ajo u tregoi zyrtarëve të lotarisë se planifikon t’i përdorë paratë për disa përmirësime shumë të nevojshme në shtëpi.

Lul Raka flet për variantin e ri të COVID-19: Vaksinohuni menjëherë

0

Mikrobiologu Lul Raka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për variantin e ri të COVID-19, variantin Omikron.

Raka ka thënë se varianti Omicron ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve krahasuar me variantet e mëparme – mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore. Këto proteina sipas tij janë çelës i virusit për të hyrë në qelizat e trupit tonë dhe njëkohësisht janë shënjestra kryesore e përgatitjes së vaksinave kundër COVID-19.

Me këtë rast, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen menjëherë e të mbrohen nga ky virus.

Shkrimi i tij i plotë:

VARIANTI I RI I KORONAVIRUSIT

1. ÇKA ËSHTË OMIKRONI?

Ndryshimet gjenetike janë dukuri normale në biologjinë e viruseve. Viruset, sa më shumë që kanë mundësinë të shumëzohen, aq më të mëdha do t’i kenë gjasat për të pësuar mutacione dhe për të krijuar variante të reja të tyre.

Në mesin e këtij muaji, në Bocuanë dhe Afrikën e Jugut u zbulua një variant i ri i koronavirusit, të cilin OBSH e emërtoi Omicron (ose varianti B.1.1.529). Ky variant u bë dominues në Afrikën e Jugut për një periudhë të shkurtër kohore.

2. PSE KA KRIJUAR SHQETËSIM ?

Varianti Omicron ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve krahasuar me variantet e mëparme – mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore. Këto proteina janë çelës i virusit për të hyrë në qelizat e trupit tonë dhe njëkohësisht janë shënjestra kryesore e përgatitjes së vaksinave kundër COVID-19.

Ndryshimet e tilla masive të virusit kanë ngritur shqetësime se sa mund të ndikojnë ato në përhapje, pasqyrën klinike dhe uljen e efikasitetit të vaksinave përmes mbrojtjes nga antitrupat. Megjithatë, në mbrojtjen ndaj virusit ndikim të rëndësishëm ka edhe imuniteti qelizor.

Varianti i ri ka nxjerrë në pah tri pyetje që kërkojnë përgjigje shumë të shpejtë:

– Sa është i transmetueshëm varianti i ri? A përhapet më shpejt sesa varianti delta?

– A ka pasqyrë më të rëndë klinike?

– A janë antitrupat pas vaksinimit efikas dhe sa është rreziku i reinfektimit?

Aktualisht, nuk kemi përgjigje të sakta për këto pyetje dhe ato kërkojnë të presim së paku edhe 2-3 javë.

3. ÇKA DUHET TË BËJMË?

VAKSINOHU! – Kushdo që nuk është vaksinuar ende, duhet të vaksinohet menjëherë. Duke u vaksinuar do të merrni linjën e parë të mbrojtjes kritike ndaj virusit dhe do të rritet imuniteti në popullatë. Rritja e sasive të përgjithshme të antitrupave (pas dozave të dyta dhe të treta përforcuese) mund të kompensojë mospërputhjen eventuale ndërmjet vaksinës dhe virusit.

DOZAT PËRFORCUESE TË VAKSINAVE! – Të fillohet sa më shpejt me dhënien e dozave përforcuese në Kosovë, duke filluar prej grupeve më të rrezikuara.

ZBATONI MASAT- PA PANIKË!- Reagimi në panikë do ta përkeqësojë gjendjen edhe tek popullata edhe tek vendimmarrësit.

Populli duhet t’i ZBATOJË masat parandaluese (distancimi social, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, shmangia e qëndrimit në ambiente të mbipopulluara, ajrosja e mjediseve të qendrimit ditor dhe larja e duarve).

Kurse vendimmarrësit duhet të fuqizojnë INSPEKTIMET e zbatimit të masave parandaluese dhe vendimeve në terren (përfshirë hyrjet në kufi), sidomos gjatë këtij muaji me festat e fundvitit.

NË NIVELIN GLOBAL, duhet t’u dërgohen vaksina atyre shteteve që kanë më së shumti nevojë.

Kompanitë që kanë prodhuar ARN-vaksina, brenda 2-3 muajsh mund të kenë variante të reja të vaksinave të drejtuara specifikisht kundër varianit të ri Omikron.

Kërkohet të hiqet ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura

0

Derisa shumë vende të botës janë duke u përballur me variantin e ri të koronavirusit, Kosova ende qëndron nën masa mbrojtëse për parandalimin e pandemisë edhe pse nuk ka të regjistruar asnjë person me virusin e quajtur Omicron.

Me vendosjen e masave të reja që ka paralajmëruar Ministria e Shëndetësisë nuk ka është dakord kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, pasi që sipas tij ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura është e panevojshme.

Ibrahimi në një deklaratë për Gazetën Sinjali ka deklaruar se në situatën që gjendemi sa i përket koronavirusit, Kosova është në gjendje stabile dhe nuk ka nevojë për këto masa.

Sipas tij, janë vetëdijesuar qytetarët ku janë imunizuar dhe prandaj ka shifra minimale të të infektuarve me koronavirus.

Ai gjithashtu bëri të ditur se këtë javë do të ketë takim me MSh për të diskutuar për gjendjen aktuale me pandeminë.

Sipas tij, ai kërkon bashkëpunim më korrekt në mënyrë që të ketë marrëveshje mes dy palëve

Rregulla të reja për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Angli

0

Me paraqitjen e versioneve të reja të coronavirusit shumë vende kanë shtuar masat kufizuese.

Kjo ka prekur edhe sektorin e turizmit dhe udhëtimet nga shtetet tjera.

Rregulla të reja janë vendosur edhe për të gjitha ata që synojnë të udhëtojnë në Britani të Madhe.

Duke filluar nga data 30 nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ.

Ambasada e Kosovës në Londër njofton se këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar.

Për më shumë informata në lidhje me këto masa, ju lutem shikojeni njoftimin zyrtar të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Szunyog: Dhuna ndaj grave, një realitet i trishtuar në Kosovë

0

Instituti i Kosovës për Drejtësi sot ka lansuar e Platformën Online për Ndihmë Juridike. Këtë e ka mirëpritur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ku tha se janë duke punuar në finalizimin e strategjisë kundër dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur lansimin e platformës online për ndihmën juridike falas, ndërsa u shpreh se si ministri janë në finalizim të strategjisë kundër dhunës në familje.

Haxhiu tha se kjo strategji pritet të finalizohet në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

“Jemi në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje dhe që një nga dokumentet që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë kanë kontribut të madhe edhe shoqëria civile, por është dokumenti që më së shumti ka pasur komente dhe propozime në të. Mirëpres çdo koment e adresim në këtë strategji, që të finalizohet në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me baza gjinore ku parashihen me shumë se 100 aktivitete. Ideja e këtyre aktiviteteve është që të sensibilizojmë opinionin publik në raport me parandalimin, adresimin dhe raportimin e dhunës në familje, dhe të kërkojmë llogari e përgjegjësi nga institucionet që kanë për obligim që të mbrojnë jetën e grave dhe të parandalojnë këtë fenomen negativ që po rrezikon shoqërinë tonë”, ka thënë ajo.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog këtë platformë e ka konsideruar si një nismë të rëndësishme, duke thënë se qasja në të drejta dhe njohja e të drejtave është një nga aspektet e para për të qenë në gjendje për të kërkuar drejtësi. Ai tha se dhuna në familje është një realitet i trishtuar në Kosovë.

“Pasi përkundër të gjitha përpjekjeve ekzistuese, dhuna në familje dhe format e tjera të dhunës ndaj grave janë ende një realitet i trishtuar në Kosovë. Thjesht duhet të vazhdojmë këtë luftë. Të rritet kapaciteti i këtyre ofruesve të shërbimeve dhe të sigurohet qasje e barabartë dhe cilësore në shërbime për të gjithë……Mezi pres të shoh se si platforma do të ndihmojë në përhapjen e këshillimit ligjor falas në praktikë, se si avokatët dhe viktimat mund ta përdorin atë, dhe se si do të bëhet thelbësore për viktimat”, ka thënë ai.

Urika Richardson, koordinatore për zhvillim nga OKB, ka përshëndetur punën që po bëjnë institucionet e Kosovës karshi strategjisë kundër dhunës në familje.

“Qasja në drejtësi duhet të jetë e verbër, drejtësia nuk duhet të jetë e varur nga përmasat e xhepit tuaj madhësia se sa mund të jepni të gjithë duhet ta kenë qasjen e njëjtë. Pra, e dimë që nuk është ashtu askund në botë nuk është bash ashtu siç do të donim ne sidomos për grupet e margjinalizuara apo më të cenueshme nuk ekziston e drejtë tërësishme e plotë dhe nuk është diçka që ata mund ta kenë. Ne si familje e Kombeve të Bashkuara e përshëndesim lansimin e kësaj platforme që ofron këto shërbime për këto gra që jetojnë në fshatra të largëta që kanë nevoja të veçanta, minoritetet, për ata që nuk flasin gjuhën shqipe… Do ta bëjmë punën maksimale në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për gratë dhe vajzat, në mënyrë që ato mos të kenë frikë nga një dhunë e tillë. E dimë që në Kosovë, me pandeminë fatkeqësisht, është keqësuar gjendje me rastet e dhunës në familje në një masë të madhe”, u shpreh ajo.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj u shpreh se në dy vjetët e fundit kanë ofruar këshilla juridike falas për me shumë se 2 mijë raste.

“Ofrimi i ndihmës dhe këshillave juridike përmes kësaj platforme siguron që kjo platforme të jetë efikase dhe efektive, duke ofruar dhe lehtësuar qasjen në drejtësi për secilën grua në Kosovë, e cila mund të jetë subjekt i dhunës në familje apo dhunës në baza gjinore. Platforma, po ashtu, siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe dinjitetit të palëve që kërkojnë ndihmë… Stafi i IKD-së në dy vjetët e fundit kanë ofruar më shumë se 2000 raste këshilla juridike falas ku prej tyre 40% janë për gratë dhe 25% ka qenë për komunitetet jo shumicë në Kosovë”, ka thënë ai.

Vetëm sivjet në Kosovë janë raportuar mbi 1.060 raste të dhunës në familje ndaj grave. Kosova, shteti më i ri në Evropë, ka integruar vetëm mbrojtjen e viktimave në legjislacionin e vet që prej dy vitesh. Formulimi i ligjeve është një ndërmarrje relativisht e shpejtë dhe e lehtë, por ndryshimi i sjelljes, krijimi i vetëdijes është një proces i gjatë që kërkon mbështetjen e plotë të autoriteteve. /ksp

Afganët në Shqipëri festojnë 28 Nëntorin (VIDEO)

0

Afganët e strehuar në Lezhë kanë festuar festat kombëtare të Shqipërisë, 28-29 Nëntorin.

Videoja e mëposhtme është postuar nga një prej refugjatëve afganë, i cili më parë kishte punuar si gazetar në Afganistan.

Ai shkruan në postimin e tij se kjo mbledhje e madhe ishte bërë për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë dhe se kishin një vlerësim të madh për shqiptarët që i pritën./TCh

https://twitter.com/MiraqaPopal/status/1465285391800545284?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1465285391800545284%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2021%2F11%2F29%2Fkenge-dhe-valle-afganet-festojne-per-shqiperine-i-vleresojme-shume-qe-na-priten%2F

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim kundër COVID-it

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të vaksinoheni kundër COVID-it, pasi sipas tyre kjo është mënyra më e sigurt për ta luftuar këtë virus.

“Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit. Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në Facebook.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni.

Stuhia rrëzon objekte në Stamboll të Turqisë, të paktën dy të vdekur

0

Një stuhi e fuqishme ka goditur Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shkaktuar dëme të shumta në qytetin me 15 milionë banorë.

Një grua u vdiq në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Fëmija mbijetoi porse me lëndime të ndryshme.

Zyra e kryetarit të qytetit të Stambollit tha se tre persona të tjerë u vranë në qytet, duke përfshirë një shtetas të huaj. Nëntëmbëdhjetë persona u plagosën, duke përfshirë tre persona të cilët ishin në gjendje të rëndë, u tha në njoftim.

Stuhia shkatërroi një sahatkullë si dhe hoqi 33 çati të objekteve të ndryshme, shkuli 192 pemë, rrëzoi 52 semaforë dhe shenja rrugore dhe dëmtoi 12 makina, konfirmuan institucionet turke.

Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.

Të paktën gjashtë fluturime të Turkish Airlines të planifikuara për t’u ulur në Stamboll u devijuan në qytetet e tjera si në Ankara dhe Izmir, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Erërat e forta gjithashtu detyruan autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datca-s, njoftoi agjencia private e lajmeve DHA. /REL

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort