Home Blog Page 3822

Moti sot në Prizren, rënie e temperaturave dhe borë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale, ndërkaq të martën do të ketë reshje dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për herë të shtatë

0

Superylli argjentinas, Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2021.

Edhe pse arriti të mposhte konkurencën e Robert Lewandowskit për vitin 2021 duke fituar Topin e 7-të të artë në karrierë pasi në votat e gazetarëve nga e gjithë bota grumbulloi 33 pikë më shumë se Robert Leëandoëski, Messi ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin polak pas marrjes së çmimit duke i bërë një kërkesë të veçantë revistës franceze në lidhje me edicionin e vitit të kaluar të Topit të Artë që nuk u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

“Është nder për mua që të konkurroj me Robert (Lewandowski). Vitin e kaluar ishte ai fituesi i Topit të Artë dhe “France Football” duhet të ta japë këtë trofe. Ishe fitues me meritë, duhet ta kesh edhe ti në shtëpi këtë çmim”, tha Messi.

Familjari i shoferit që vdiq në Gllogjan hedhë poshtë mundësinë që sulmi të ketë ndodhur si pasojë e linjave të autobusëve

0

Afrim Gjukaj, djali i xhaxhait të Gani Gjukaj, shoferi i cili u vra në sulmin që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan ku mbetën të vdekur edhe dy nxënës, ndërsa një tjetër i lënduar ka thënë se nuk kanë dyshime në dikë.

Ai thotë se Ganiu nuk ka pasur ndonjë shqetësim dhe se nuk kanë ide se kush e ka bërë këtë sulm.

“Për besë deri në këto momente jo, nuk ka pas ndonjë shqetësim nga ana e djalit të agjes, apo ndonjë shqetësim nga familja, nuk kemi ide se nga kush ka ardhur”, tha Gjukaj në ATV.

Ndërsa ka shtuar se i ndjeri ka pasur relacione të mira me përfaqësuesit e kompanive të tjera të autobusëve.

“Kryesisht relacionet kanë qenë të mira, duke u bazuar edhe nga dita e varrimit që ishin përfaqësuesit e të gjitha kompanive që udhëtojnë për Prishtinë, për Gjakovë, për Prizren ishin të gjithë edhe në shprehje të ngushëllimeve edhe në ditën e varrimit. Nuk ta jep që ka pasur ndonjë problem me ta”, tha ai.

Gjukaj tregon djali xhaxhait të tij ka 16 vite që është pronar i kompanisë.

“Që 16 vite është si pronar i kompanisë, por njëkohësisht ka vozitur kohë pas kohe ka qenë edhe shofer, por nuk ka pasur një keqkuptim apo ndonjë marrëdhënie të keqe me asnjë sa jemi në dijeni si familje”, tha ai.

Derisa eliminon mundësinë që sulmi të jetë bërë si pasojë e linjave të autobusëve.

“Kategorisht i eliminojmë mundësitë që ka të bëj me linjat e autobusëve, nuk ka pasur konflikte që me ardhë deri te vrasja e pronarit të kompanisë”, tha Gjukaj.

Ai gjithashtu thotë se ata si familje nuk ndjehen në rrezik pasi që nuk janë në konflikt me askënd.

“Asnjë rrezikim ne nuk e ndjejmë sepse nuk i kemi borxh kerkujt, as nuk i kemi bërë kujt keq, as nuk na ka realisht borgj kush deri në zbardhjen e rastit unë nuk di çfarë të them më tepër. Ne si familje ua kemi lënë rastin institucioneve përkatëse”, thotë Gjukaj.

75 fëmijë të braktisur dhe të keqtrajtuar në Kosovë gjatë vitit 2021

0

Braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijëve vazhdon të jetë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë. Numri i fëmijëve të braktisur dhe keqtrajtuar këtë vit është rritur.

Prej janarit deri më tani, sipas statistikave të policisë, janë evidentuar 75 raste të braktisjes dhe keqtrajtimit ë fëmijëve.

“Policia e Kosovës i evidenton dhe emërton rastet bazuar në Kodin Penal, kështu bazuar në këtë kod, gjatë këtij viti (janar-tetor ) janë evidentuar 75 raste ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’”, thuhet në përgjigjen e policisë për Front Online.

Mujku: Gjatë këtij viti, katër fëmijë të braktisur në Komunën e Prishtinës

Gjatë këtij viti, në Komunën e Prishtinës janë braktisur katër fëmijë, ndryshe nga viti i kaluar që nuk kishte asnjë fëmijë.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku.

Prej katër fëmijëve të braktisur, ai tha se njëri ka arritur të bëhet bashkë me prindërit biologjik.

“Gjatë këtij vitit në Komunën e Prishtinës i kemi pas katër fëmijë të braktisur, një prej tyre kemi arrit të bëjmë bashkim familjar me prindin biologjik, kurse tre tjerë mbeten në procedurë të zgjidhjes së statusit të tyre, dhe vendosja e tyre në adoptim, në Komunën e Prishtinës nuk ka pas asnjë rast të braktisjes së fëmijëve gjatë vitit 2020”, shtoi ai.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale tregon arsyet pse po ndodh braktisja e fëmijëve

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, tha për Front Online se njëra ndër arsyet e braktisjes së fëmijëve është shtatzënia e padëshiruar dhe e pa planifikuar.

“Secili rast e ka arsyen e vetë, dhe secili rast ka edhe specifikat e veta, kryesisht dominon shtatzënia e padëshiruar dhe e paplanifikuar, mungojnë kushtet ekonomike për kujdes ndaj fëmijës, edhe pse ne si QPS i përkrahim materialisht përmes skemës se ndihmës sociale, por kjo shumë është e pa mjaftueshme, mungon përkrahja e familjes për rritje të fëmijës”, tha ai për Front Online.

Mujku tha se gjinia e fëmijëve nuk është faktorë me ndikim në braktisjen e fëmijëve.

“Sa i përket gjinisë nuk mund të themi se është faktor me ndikim edhe pse nga tre fëmijët e braktisur një është djalë dhe dy vajza, por gjinia asnjëherë nuk ndikon në braktisjen e fëmijëve”, tha Mujku.

Sipas tij, në rënien e numrit të fëmijëve të braktisur ka kontribuar edhe ngritja e nivelit arsimor.

“Në përgjithësi numri i rasteve të braktisjes së fëmijëve është në rënie në Komunën e Prishtinës, por edhe në nivel vendi, fushatat e ndryshime vetëdijesuese, përdorimi i mjeteve kontraceptive, rrjeteve sociale, ngritja e nivelit arsimor, ka kontribuar në rënien e numrit të fëmijëve të braktisur”, përfundoi ai.

Sociologu Kamberi: Fenomeni i braktisjes së fëmijëve prek secilën shoqëri dhe kulturë

Për fenomenin e braktisjes së fëmijëve foli edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

Ai për Front Online tha se për minimizimin e kësaj dukurie institucionet duhet të krijojnë politika popullative për planifikim familjar.

“Fenomeni i braktisjes së fëmijëve është fenomen që prek secilën shoqëri dhe kulturë, ky fenomen ekziston edhe në shoqërinë kosovare dhe gradualisht është rritur, lidhur me minimizimin e kësaj dukuri duhet që të ketë një komunikim brenda për brenda çifteve ose në familje, pastaj institucionet e vendit të krijojnë politika popullative për planifikimin familjar, të rriten shtesat për nënat me fëmijë si stimulim për rritje të natalitetit”, tha ai.

42 fëmijë të braktisur gjenden në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Në Kosovë, në SOS Fshatrat e Fëmijëve, hapësira këto të themeluara për të ofruar një shtëpi dhe familje për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, gjenden të strehuar 42 fëmijë nga mosha 3-18 vjeç.

“Në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë për momentin gjenden 42 fëmijë. Nga janari i viti 2021 e deri më tani, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë pranuar vetëm një rast për përkujdesje edhe strehim afatgjatë, ndërsa mosha e fëmijëve fillon nga 3 deri 18 vjeç”, thuhet në përgjigjen e SOS fshatrave.

Ndërsa në kliniken e Neonatologjisë nuk është asnjë fëmijë i braktisur.

Kështu bëri të ditur për Front Online, drejtoresha e kësaj klinike, Hajrie Ismaili.

“Aktualisht në Klinikën e Neonatologjisë nuk kemi asnjë foshnje të braktisur”, tha Ismaili.

Blerta Deliu – Adriana Matoshit: Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe

0

Pasi Adriana Matoshi zbuloi se pas nëntë vjetësh i është rikthyer tumori në kokë, kanë reaguar shumë njerëz, shoqëria e saj dhe të famshëm të cilët i uruan asaj shëndet dhe suksese në operacionin e të mërkurës.

Në mesin e tyre është edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila bëri një postim në rrjete sociale.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu teksa ka ndarë një fotografi krah Matoshit.

Raka: Shteti duhet t’i fuqizojë inspektimet për zbatimin e masave

0

Infektologu Lul Raka ka folur për variantin e ri të COVID-19, Omicron.

Ai ka thënë se ndryshimet gjenetike janë dukuri normale në biologjinë e viruseve.

Sipas tij, viruset, sa më shumë që kanë mundësinë të shumëzohen, aq më të mëdha do t’i kenë gjasat për të pësuar mutacione dhe për të krijuar variante të reja të tyre.

Raka ka thënë se në mesin e këtij muaji, në Bocuanë dhe Afrikën e Jugut u zbulua një variant i ri i koronavirusit, të cilin OBSH e emërtoi Omicron (ose varianti B.1.1.529), duke shtuar se ly variant u bë dominues në Afrikën e Jugut për një periudhë të shkurtër kohore.

“Varianti Omicron ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve krahasuar me variantet e mëparme – mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore. Këto proteina janë çelës i virusit për të hyrë në qelizat e trupit tonë dhe njëkohësisht janë shënjestra kryesore e përgatitjes së vaksinave kundër COVID-19. Ndryshimet e tilla masive të virusit kanë ngritur shqetësime se sa mund të ndikojnë ato në përhapje, pasqyrën klinike dhe uljen e efikasitetit të vaksinave përmes mbrojtjes nga antitrupat. Megjithatë, në mbrojtjen ndaj virusit ndikim të rëndësishëm ka edhe imuniteti qelizor”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se varianti i ri ka nxjerrë në pah tri pyetje që kërkojnë përgjigje shumë të shpejtë.

– Sa është i transmetueshëm varianti i ri? A përhapet më shpejt sesa varianti delta?

– A ka pasqyrë më të rëndë klinike?

– A janë antitrupat pas vaksinimit efikas dhe sa është rreziku i reinfektimit?

Aktualisht, thotë se nuk ka përgjigje të sakta për këto pyetje dhe ato kërkojnë që të pritet së paku edhe 2-3 javë.

Ai ka thënë se në të tilla raste, vaksinimi është i domosdoshëm.

“Kushdo që nuk është vaksinuar ende, duhet të vaksinohet menjëherë. Duke u vaksinuar do të merrni linjën e parë të mbrojtjes kritike ndaj virusit dhe do të rritet imuniteti në popullatë. Rritja e sasive të përgjithshme të antitrupave (pas dozave të dyta dhe të treta përforcuese) mund të kompensojë mospërputhjen eventuale ndërmjet vaksinës dhe virusit. Të fillohet sa më shpejt me dhënien e dozave përforcuese në Kosovë, duke filluar prej grupeve më të rrezikuara. Reagimi në panik do ta përkeqësojë gjendjen edhe tek popullata edhe tek vendimmarrësit”, ka thënë ai.

Sipas tij, populli duhet t’i zbatojë masat parandaluese (distancimi social, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, shmangia e qëndrimit në ambiente të mbipopulluara, ajrosja e mjediseve të qëndrimit ditor dhe larja e duarve).

“Kurse vendimmarrësit duhet të fuqizojnë inspektimet e zbatimit të masave parandaluese dhe vendimeve në terren (përfshirë hyrjet në kufi), sidomos gjatë këtij muaji me festat e fundvitit. Në nivelin global, duhet t’u dërgohen vaksina atyre shteteve që kanë më së shumti nevojë. Kompanitë që kanë prodhuar ARN-vaksina, brenda 2-3 muajsh mund të kenë variante të reja të vaksinave të drejtuara specifikisht kundër varianit të ri Omikron”, ka thënë ai.

Të enjten pritet të mbërrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik

0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, bëri të ditur se të enjten, më 2 dhjetor, ëhstë planifikuar të arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit të 23 nëntorit, që ndodhi në Bullgari.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov kompetent për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se dorëzimi i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi nga instituti i mjekësisë ligjore në Sofje planifikohet për të enjten, 2 dhjetor 2021”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se transportimi i trupave të pajetë të tragjedisë do të bëhet përmes avionit.

“Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen, e premte 3 dhjetor, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar tutje ministri.

Qytetarët tregojnë a ndihen të rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste në Kosovë

0

Në një komunikim të brendshëm të ambasadave në Kosovë është bërë paralajmërim për sulm të mundshëm terrorist në Kosovë.

Pas këtij komunikimi, i cili u publikua në media, në qendra tregtare në kryeqytet është vërejtur shtim i forcave të sigurisë, me theks të atyre të KFOR-it, shkruan lajmi.net.

Por, qytetarët kosovarë janë të ndarë në dysh sa i përket besueshmërisë së këtyre paralajmërimeve.

Disa prej tyre i kanë thënë lajmi.net se paralajmërimet e ambasadave duhet të merrem parasysh dhe të shtohet kujdesi duke mënjanuar tubimet.

Por, dikush po e sheh të vështirë që mos të tubohen qytetarët nga Kosova, duke arsyetuar se “jemi popull sevdali dhe kemi qef me u mbledh”.

Në anën tjetër, në mesin e qytetarëve ka që mendojnë se këto paralajmërime kanë prapavi dhe nuk duhet të merren seriozisht.

Në lidhje me gatishmërinë e Policisë së Kosovës dhe punës për parandalimin e ndonjë sulmi terrorist, ky institucion i sigurisë pati thënë për lajmi.net se ndërmerr veprimet e saj operacionale në koordinim me organet e drejtësisë – me interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhej në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Profesori Qollakaj për hetimet e sulmit në Gllogjan: Mendohet për akt terrorist

0

Profesori Fatmir Qollakaj në “Info Magazinë” në Klan Kosova foli në lidhje me sulmin në Gllogjan të komunës së Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Ai tha se gjatë hetimit preliminar mund të zgjerohet pista e hetimit.

“Gjatë hetimit preliminar, po rezulton se ndoshta mund të zgjerohet pista e hetimit dhe dyshimet për vepër tjetër, jo ajo që është supozuar që do të ndodh mund të jenë të rritura. Mendohet për akt terrorist. Unë personalisht e kam hedhur poshtë edhe të dhënat nga terreni dhe vlerësimet e hetuesve në fazën e deritanishme të hetimit kanë qenë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.”, u shpreh ai.

Ai tha se në hetime të tilla nevojitet një pjekuri e madhe profesionale.

“Tani e kam shtuar përqindjen e dyshimit, por do të duhej të intensifikohen hetimet dhe duhet një pjekuri më e madhe profesionale. Megjithatë, jam i bindur se është duke u kryer puna mirë në terren, në kuptimin e profesionalizmit”, tha Qollakaj.

Mbretëresha Elizabeth lajmërohet në telefon, vetëm kur e telefonojnë dy persona

0

Mbretëresha Elizabeth në telefon lajmërohet vetëm kur e telefonojnë dy persona – dhe që kanë lidhje të ngushtë me familjen mbretërore.

“Mbretëresha ka listën e kufizuar të njerëzve të cilëve u lajmërohet në telefon”, ka zbuluar eksperti i monarkisë Jonathan Sacerdoti gjatë një episodi të podcastit “Royally Us”.

Mbretëresha në telefon i lajmërohet vetëm bijës së saj – princeshës Anne dhe menaxherit të garave John Warren.

“Dy njerëzit që ajo më së shpeshti u telefonon janë bija e saj – princesha Anne dhe menaxheri i garave John Warren. Kjo do të thotë se mund të vënë kontakt me të nga cilido vend i botës. Nëse i telefonojnë, ajo u lajmërohet menjëherë”, shtoi Sacerdoti.

Ndryshe Elizabeth është një prej mbretëreshave britanike që ka qëndruar më së gjati në fron.

Ajo vitin e ardhshëm do të duhej të festonte jubileun e saj – ku shënon 70-vjetorin që është në fron.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort