Home Blog Page 3820

PDK kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti: Ta kthejë mandatin te populli

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri ka fajësuar pozitën që nuk po arrin që ta organizojë siç duhet punën e Kuvendit të Kosovës. Kjo pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i PDK-së është ankuar se nuk janë lajmëruar më herët se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar.

“Është shumë e papërgjegjshme që mos me u njoftu një grup parlamentar të Kuvendit që mbledhja është anuluar. Ne jemi ftuar ditën e premte për këtë mbledhje dhe vijmë sot dhe na thonë që është anuluar”, ka thënë ai.

Tahiri para gazetarëve tha se paria në qeveri nuk ka vullnet për të qeverisur, dhe se kjo qeveri duhet ta kthejë mandatin.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeveris. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi ai.

Kërkohet urgjentisht gjak për një nënë në Prizren

0

Një vajzë në Prizren po kërkon urgjentisht gjak për nënën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka shkruar në grupin “Network Prizren” që nëna e saj ka nevojë për gjak të grupit 0 pozitiv.

Kushdo që mund të dhurojë gjak për këtë nënë, lutet që të kontaktojë me të bijën e saj./GazetaSinjali/

MASHTI ndanë bursa për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian

0

Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë ka dalë më një njoftim të rëndësishëm për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. MASHTI ka publikuar listën e përfituesve të bursave shkollore.

Në kuadër të kësaj për përfitimin e këtyre bursave kanë aplikuar 543 nxënës, ndërsa i kanë plotësuar kriteret 500 prej tyre.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022. Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor”, bënë të ditur MASHT.

Kurse vlen të theksohet që numri i përfitueseve meshkuj është më i lartë se atyre femra, pra janë 253 janë djem dhe 247 vajza përfitues të kësaj burse. Listën mund ta gjeni KËTU.

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/11/lista-per-shpallje-2021-2022.pdf?fbclid=IwAR1tvHScy3Wj2cdXIIHhwPIn1zKNOipa-UK0E7g4tAXNLpZoo5i-EURa8fA

 

Konjufca takon ambasadorin e Austrisë, merr mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

“Konjufca e falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit tonë. Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Weidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​ /Telegrafi/

Nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari u emërua komandant i FSK-së, merr urimin nga Bekim Jashari

0

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar djalin e axhës së tij, Bashkim Jasharin i cili është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Bekim Jashari e ka uruar nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari për pozitën.
“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në urimin e tij.

Ai tha se “Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar”.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari”, thuhet në postimin e tij.

Zyrtare: Bashkim Jashari, komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bekim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Emërimi i tij ka ndodhur bazuar në ligjin për FSK-në.

Osmani gjithashtu ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas paraqitjes së dorëheqjes së tij.

Ky është njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.

Reshjet e borës, Policia apel për kujdes gjatë vozitjes

0

Policia e Kosovës ka apeluar ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, tashmë kur kanë filluar reshjet e borës në vend.

Policia e Kosovë në një postim në Facebook bën të ditura se sa i nevojitet automjeteve të ndalen rrugët janë të mbuluar me borë, ngrica.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

“APEL – kujdes gjatë ngasjes së automjetit në mot të ndryshëm

Distanca e ndaljes së automjetit i cili lëviz me shpejtësi 50km/h në varësi të kushteve klimatike

Kur ju lëvizni me mjetin tuaj me shpejtësinë prej 50 km/h!

Sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve ose sa sekonda duhet të jesh larg automjetit që ke për para?

Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë të mbuluar me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur!

Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur!”.

Jep dorëheqje Rrahman Rama, komandanti i ri i FSK-së vjen nga familja Jashari

0

Gjenerallejntënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama ka dorëzuar dorëheqjen në presidencë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasuesi i Ramës do të jetë Bashkim Jashari.

Bashkim Jashari është biri i Rifat Jasharit, familjes legjendare nga Prekazi i Skënderajit. Ai mbanë gradën e gjeneralit në FSK.

Mehaj: Nënoficerët janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se nënoficerët janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësisë taktike si dhe profesionalizimit të ushtarëve.

Ministri Mehaj në një postim në Facebook shkruan se shkolla e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve liderë.

“Nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve. Ata me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit. Shkolla jonë e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve tanë liderë. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Sot do të publikohet rezultati i ekspertizës për aksidentin tragjik në Bullgari

0

Sot, Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova, pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës për aksidentin tragjik në autostradën “Struma”.

Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit.

Si pasojë e këtij aksidenti, më 23 nëntor humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u lënduan shtatë persona të tjerë./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort