Home Blog Page 3819

Sigurohen dozat e nevojshme të gjakut për nënën nga Prizreni

0

Para disa orëve ishte kërkuar urgjentisht gjak për një nënë nga Prizrenit. Vajza e saj kishte shkruar në grupin “Network Prizren” që nëna e saj ka nevojë për gjak të grupit 0 pozitiv.

Menjëherë pas publikimit të lajmit ishte interesim i madh i qytetarëve që dëshironin të dhuroni gjak për nënën në fjalë. Tashmë vajza e saj ka treguar se dozat e gjakut për nënën e saj janë siguruar dhe ka shprehur falenderim për të gjithë ata që i ndihmuan, raporton TV Prizreni.

Ky është postimi i plotë:

“Ty pa të kall nuk i këqyri punët e mija”, dënohet me 500 euro gjobë e akuzuara për kanosje ndaj ish-bashkëshortit

0

Me 500 euro gjobë me kusht është dënuar e akuzuara NN nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, pasi pranoi se kishte kanosur ish-bashkëshortin AA me qëllim të frikësimit.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarës është shpallur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, nga gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani, e cila ka njoftuar se në periudhën e verifikimit prej një viti e akuzuari nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale.

Krahas kësaj, e akuzuara është i obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë më 20 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 6 tetor 2021, NN., akuzohet se i ka dërguar mesazh të dëmtuari AA. përmes rrjeteve sociale këtij të fundit dhe babait të tij L.L., me fjalët kërcënuese “ty pa të kall nuk i këqyri punët e mija”, “kam me ta mbytë këtë qik, s’ta rriti”,

“Thuj ne të del prej shtëpisë se kom me kallë”, se “ ju ishi msu me nejt veq në polici”, “ policia sju runë juve gjithë”, e po ashtu me fjalët “ thuj djalit ton ku dush ik e mshefu se unë gjallë kurrë me qekaq ska me ta lan”, “ nuk ka me pa vajzën kurrë as me Gjykatë e as me kurrgjë”. Me këto thuhet se tek i dëmtuari AA. ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për veten e tij,BetimipërDrejtësi.

Kurti: Në këta muaj të qeverisjes kemi besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, ky është progres i madh shoqëror

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Francisco Esteban Perez, Komandant i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, njëherësh drejtor i Planifikimit dhe Sjelljes Civile në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, (EEAS).

Në takim ishin edhe Kauko Aaltomaa, shef i misionit EUPOL COPPS, njëherësh shef i Divizionit të Operacioneve, si edhe shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Ëigemark.

Me zyrtarët e lartë të BE-së u bisedua për rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë me ato të drejtësisë. Ata shprehën përkushtimin dhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes për institucionet dhe forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kryeministri Kurti tha se në këta muaj të qeverisjes kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve që përbën progres të madh shoqëror.

Ai e njoftoi Perez me reformat e nisura në sistemin e drejtësisë dhe përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ky takim vjen në kohën e miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, që u veçuan nga kryeministri si veprime që do të forcojnë e avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Kryeministri Kurti theksoi se përgjatë tetë muajve të qeverisjes, nga Policia e Kosovës janë realizuar rreth 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale. Dhe njëkohësisht kemi miratuar koncept dokumentin për vettingun drejt një prokurorie aktive dhe energjike, si dhe gjyqësori efikas e efiçient, tha ai.

Gërvalla propozon ndryshimin e pagave të ambasadorëve

0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, propozoi sot para Komisionit për Punë të Jashtme, ndryshimin e pagave për diplomatët që emërohen ambasadorë të Kosovës në shtete të ndryshme.

Sipas saj, shteti i Kosovës u jep paga të njëjta të gjithë ambasadorëve dhe kjo gjë thotë se duhet të ndryshojë.

Shefja e diplomacisë kosovare e ka quajtur absurditet këtë fakt, duke thënë se ambasadorët në Washington apo Tokio, e kanë të pamundur ta përballojnë koston e jetesës me pagën që e marrin.

“Një prej absurditeteve më të mëdha të cilat i kam hasur në Ministrinë e Punëve të Jashtme është çështja e pagave të diplomatëve. Pra, një diplomat i Kosovës merr të njëjtën pagë si në Tiranë dhe Podgoricë, si në Tokio dhe Washington, gjë që tregon se është totalisht e pamundur që diplomatët që i dërgojmë shumë larg vendit, ta përballojnë koston e tyre të jetesës. Diplomati a të merret me diplomaci, apo të merret me lista të çmimeve të supermarketeve se ku të shkojë sot ta blejë mishin e nesër pataten”, tha Gërvalla./GazetaSinjali/

Gjermania e mbështetë FSK-në me 1 milion euro në fushën e çminimit

0

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e Deponimit të Mjeteve Shpërthyese dhe aftësimin për çminim të FSK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, si pjesë e marrëveshjes do të jenë edhe dy automjete të mallrave të rrezikshme me vlerë 500 mijë euro.

“Ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe ambasadori Rohde nënshkruan sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësimin dhe Përmirësimin, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së. Me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për çminim të FSK-së do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB, përfshirë trajnime, me vlerë deri në 500,000 euro. Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500,000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kurti: Për tetë muaj Policia ka realizuar 500 operacione dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Francisco Esteban Perez, Komandant i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, njëherësh drejtor i Planifikimit dhe Sjelljes Civile në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, (EEAS).

Në takim ishin edhe Kauko Aaltomaa, shef i misionit EUPOL COPPS, njëherësh shef i Divizionit të Operacioneve, si edhe shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.

Me zyrtarët e lartë të BE-së u bisedua për rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë me ato të drejtësisë. Ata shprehën përkushtimin dhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes për institucionet dhe forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Kryeministri Kurti tha se në këta muaj të qeverisjes kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve që përbën progres të madh shoqëror.

Ai e njoftoi Perez me reformat e nisura në sistemin e drejtësisë dhe përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ky takim vjen në kohën e miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, që u veçuan nga kryeministri si veprime që do të forcojnë e avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Kryeministri Kurti theksoi se përgjatë tetë muajve të qeverisjes, nga Policia e Kosovës janë realizuar rreth 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale.

“Dhe njëkohësisht kemi miratuar koncept dokumentin për vettingun drejt një prokurorie aktive dhe energjike, si dhe gjyqësori efikas e efiçient”, tha ai. /Telegrafi/

1,862 ankesa nga qytetarët për Policinë, 78 punjonës policor të suspenduar, ndërkaq 31 të arrestuar

0

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë arrestuar 31 zyrtarë policorë dhe janë ngritur 62 kallëzime penale.

Hodaj po ashtu njoftoi se këtë vit kanë pranuar 1,862 ankesa.

“1862 ankesa i kemi pranuar deri më tani prej qytetarëve, është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Janë ngritur 62 kallëzime penale. 78 punonjës policor janë suspenduar, ndërsa 31 zyrtarë policorë janë arrestuar”, ka thënë ai.

Hodaj, siç njofton kp, tha se numri më i madh i ankesave është për keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, shkaktimi i lëndimeve trupore dhe dhuna në familje.

Sa i përket aksionit në Karaçevë një vit më parë, Hodaj tha se ishin arrestuar 15 zyrtarë policor.

“Tani jemi në një situatë ku Prokuroria ka ngritur 71 aktakuza. Për epilogun më tutje do të jetë një proces gjyqësor. Por është lajm i mirë që kemi aktakuzë”, u shpreh ai.

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

0

Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapoemëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse, përcjell Klankosova.tv.

Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

“Andorra” fituese e çmimeve kryesore në Festivalin “Artman”

0

Shfaqja “Andorra” me regji të Kushtrim Bekteshit, prodhim i Teatrit të qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, ka arritur t’i fitojë dy çmimet kryesore në edicionin e parë të festivalit “Artmania” i cili u mbajt në Gjakovë për pesë netë rresht.

Në një program të gjerë me shfaqje nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, “Andorra” arrti t’i fitojë çmimet:

– Shfaqja më e mirë – Aktori më i mirë (Bujar Ahmeti) Kujtojmë se premiera e dramës “Andorra” të autorit zviceran Max Frisch u shfaq në muajin tetor në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, ku kjo dramë ka lënë mbresa te publiku.

PDK kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti: Ta kthejë mandatin te populli

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri ka fajësuar pozitën që nuk po arrin që ta organizojë siç duhet punën e Kuvendit të Kosovës. Kjo pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i PDK-së është ankuar se nuk janë lajmëruar më herët se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar.

“Është shumë e papërgjegjshme që mos me u njoftu një grup parlamentar të Kuvendit që mbledhja është anuluar. Ne jemi ftuar ditën e premte për këtë mbledhje dhe vijmë sot dhe na thonë që është anuluar”, ka thënë ai.

Tahiri para gazetarëve tha se paria në qeveri nuk ka vullnet për të qeverisur, dhe se kjo qeveri duhet ta kthejë mandatin.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeveris. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, deklaroi ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort