Home Blog Page 3818

Vetëm 607 vaksina anti-COVID të dhëna në 24 orët e fundit

0

Vetëm 607 doza të vaksinës janë dhënë në 24 orët e fundit sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i vaksinimit masiv, asnjëherë nuk ka pasur më pak doza të vaksinave të administruara.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga fillimi i vaksinimit kanë dhënë 1.615.360 vaksina, ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 761.595 persona.

Ndërkohë që në Afrikën e Jugut është zbuluar një tjetër variant i COVID-19 i quajtur Omicron, derisa shumë vende të Evropës kanë shtrënguar masat.

Stoltenberg flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe roline tyre që kanë në Kosovë.

Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.

”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”.

”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.

https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1465591060160204806?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1465591060160204806%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fstoltenberg-flet-per-kosoven-ne-nje-konference-per-siguri-globale%2F

”Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë por edhe në Bosnje Hercegovinë”.

”Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”.

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria shkruan se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.

Qeveria pritet të marrë sot vendim për masat antiCOVID, ky është propozimi i MSH-së

0

Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat antiCOVID.

Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Po ashtu, sipas propozimit të MSH-së, vazhdon kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Masat tjera, mbesin pothuajse të njëjta, përfshirë këtu edhe punën e gastronomisë që lejohet nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërkaq muzika lejohet deri në ora 21:30.

Sipas këtij propozimi:“Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; 2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). 3. Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, thuhet në propozim.

Por, shtetasve të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Shtetet e QUINT-it sërish i bëjnë thirrje Kosovës ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

0

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një komunikate të përbashkët kanë thënë se vazhdojnë të jenë të shqetësuar që përkundër nxitjes së vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga vetë gjyqësori i Kosovës, institucionet kosovare ende nuk e kanë zbatuar plotësisht regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.

Shtetet e QUINT-it thojnë se moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e Qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur.

“Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik. Edhe njëherë, e nxisim Qeverinë e Kosovës të lë anash mospajtimet politike, të përqafojë përgjegjësitë e saj demokratike dhe të zbatojë plotësisht të gjitha vendimet e Gjykatës”.

Lëndoi një person në aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 24 nëntor 2021, rrethe orës 17:30,  në rrugën “Brigada 128” në Prizren, drejtuesi i motoçikletës tipit Skuter  pa  targa te regjistrimit , shkaktoi një aksident trafiku, i cili  ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Brigada 128”,ne drejtim te fshatit Nashec dhe me te arritur afër hotel ,,MENA,, në Prizren nga pakujdesia e godet këmbësorin i cili ishte duke ecur pran rrugës ne anën e djathë, ne te njëjtin drejtim me motoçikletën.

Sipas deklaratës te këmbësorit pas aksidentit vozitësi ndalet dhe e pyet e këmbësorin për lëndime i nijeti deklaron se nuk kam lëndime dhe vozitësi largohet ne drejtim te pa njohur .

Me vone këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi. Për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe  motoçikletës, pasi nuk kemi arritur te identifikojmë.

Pas një pune Operative është arritur qe te zbulohet i dyshuari qe ka shkaktuar  aksident trafiku me lëndime dhe është largu nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim/

8 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 320
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Anulohet dënimi për Naser Pajazitajn, rasti kthehet në rigjykim

0

Gjykata e Panelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Naser Pajazitajt dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i cili e la në burgim të përjetshëm atë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

“Me aprovimin e ankesës së përbashkët të mbrojtësve të akuzuarit N.P., por, edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Ferizaj, PKR.nr.9/20 datë 07.07.2021, anulohet dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe vendim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Të akuzuarit Naser Pajazitaj i vazhdohet paraburgimi deri në marrjen e vendimit tjetër nga gjykata e shkallës së parë./klankosova/

Sami Lushtaku e Bekim Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar

0

Sami Lushtaku e Bekim Jashari kanë shtrënguar duart në diten e fundit si kryetar i Skenderajt për Bekim Jasharin.Ky shtrëngim duarsh mes Sami Lushtakut e Bekim Jasharit u bë gjatë ceremonisë së dorëzim pranimit të detyrës së kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Raportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim.

Nura tha se do të jenë të hapur për bashkëpunim kurdo në të mirë të qytetarëve.“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar.

Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, tha Nura në rrjetin social Facebook.

Sigurohen dozat e nevojshme të gjakut për nënën nga Prizreni

0

Para disa orëve ishte kërkuar urgjentisht gjak për një nënë nga Prizrenit. Vajza e saj kishte shkruar në grupin “Network Prizren” që nëna e saj ka nevojë për gjak të grupit 0 pozitiv.

Menjëherë pas publikimit të lajmit ishte interesim i madh i qytetarëve që dëshironin të dhuroni gjak për nënën në fjalë. Tashmë vajza e saj ka treguar se dozat e gjakut për nënën e saj janë siguruar dhe ka shprehur falenderim për të gjithë ata që i ndihmuan, raporton TV Prizreni.

Ky është postimi i plotë:

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort