Home Blog Page 3815

Ikballe Huduti lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

0

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e akuzuara Ikballe Berisha-Huduti, u lirua nga akuza për shtytje në terrorizëm.

Aktgjykimi ndaj Berisha-Hudutit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara Ikballe Berisha- Huduti, e akuzuar se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerje të veprave terroriste”, lirohet nga akuza, për shkak se nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjykatësi Ismajli tha se ky vendim erdhi pas shqyrtimitdhe analizimit të të gjitha provave një nga një, unanimisht konform neneve 157, par.2 359, par.1 dhe 2. dhe neni 364. par.1. pika .1.3. të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor prej 15 ditësh nga momenti kur pranohet në formë të shkruar dhe me arsyetim të zgjeruar.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë

0

Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it, e cila shënohet çdo 1 dhjetor, e gjen Kosovën sivjet me tetë raste të reja të të infektuarve me këtë sëmundje.

Shifra flet për rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar, gjatë të cilit u regjistruan dy.

Në vitin 2019, ndërkaq, u shënuan gjashtë raste të reja.

AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Shefi i Repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti, thotë se, aktualisht, të gjitha rastet me HIV pozitiv janë duke u trajtuar në kushte shtëpie, pasi, sipas tij, ato nuk kanë nevojë për hospitalizim.

“Në vitin 2021 i kemi tetë raste të reja. Me këto tetë raste të reja, i kemi diku 41 raste [me HIV] që i kemi për momentin nën trajtim”, thotë Mehmeti.

Numrin e rasteve të reja në këtë vit e konfirmon edhe shefja e Njësisë së HIV/AIDS-it në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Luljeta Gashi.

“Aq janë. Pra, tetë raste [të reja] ka Klinika Infektive”, thekson ajo.

Pandemia e koronavirusit, e cila në disa periudha ka shkaktuar fluks të madh pacientësh në spitale, ka vështirësuar jo rrallë trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Vitin e kaluar, në disa raste ka pasur ngecje sa i përket kryerjes së analizave rutinore të personave që jetojnë me virusin HIV.

Por, gjatë këtij viti, sipas Mehmetit, për të gjithë personat e prekur nga ky virus, është siguruar terapia e vazhdueshme, ndërsa janë kryer edhe analizat rutinore, që parashihen brenda vitit.

“Këta [personat me HIV], në asnjë moment, nuk kanë mbetur pa terapi. Madje, edhe testet më të rëndësishme që ne i punojmë, me qëllim të mbikëqyrjes së tyre në aspektin imunitar dhe virusal, i kemi bërë në mënyrë të rregullt. Meqenëse preferohet, zakonisht, minimum dy herë në vit, ne i kemi realizuar ato brenda vitit 2021. Dy herë i kemi punuar këto analiza imunologjike dhe virologjike. I kemi bërë në muajin mars dhe tash, në muajin e fundit, i kemi bërë për herë të dytë”, thotë Mehmeti.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar IKSHPK-së me pyetjen se sa është numri i të testuarve për HIV në Kosovë brenda vitit 2021, por, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjigje.

Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint” në Prishtinë ka testuar sivjet mbi 500 persona për virusin HIV, thotë drejtuesi i kësaj qendre, Safet Blakaj.

Sipas tij, shifra është mbi dyfish më e lartë krahasuar me rreth 250 testimet e kryera vitin e kaluar.

“Brenda këtij viti, numri i testimeve ka qenë 535. Fatmirësisht, asnjë rezultat pozitiv nuk e kemi pasur sa i përket HIV-it”, thotë Blakaj, duke shtuar se këto të dhëna i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Rritjen e numrit të testimeve për HIV në vitin 2021, Blakaj e sheh si rikthim të rutinës së testeve, e cila ka pësuar ngecje në fillimet e pandemisë, në vitin 2020.

Kjo, sipas tij, do të thotë edhe ndërgjegjësim më i madh i personave që dëshirojnë të vërtetojnë ose shmangin dyshimet e tyre lidhur me virusin HIV.

Shefi i Repartit për HIV në Klinikën Infektive, Murat Mehmeti, thotë se disa prej personave të prekur nga HIV në Kosovë, kanë qenë të infektuar edhe me koronavirus.

“Ka pasur të prekur [nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19], të cilët e kanë kaluar me shumë pak telashe, do të thotë me një gjendje të lehtë. Fatkeqësisht, e kemi pasur një person ose një pacient që e ka pasur COVID-19 dhe ka përfunduar me vdekje. E kam fjalën prej të gjithë këtyre pacientëve”, thotë Mehmeti.

Në Kosovë, rasti i parë me HIV/AIDS është regjistruar në vitin 1986.

Sipas IKSHPK-së, që nga ajo kohë e deri në dhjetor të vitit 2020, janë regjistruar gjithsej 132 raste me HIV. Deri më tani, mbi 50 prej tyre kanë vdekur.

Me këto shifra, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë të ulët të AIDS-it, por faktorë rreziku për të janë zhvillimet socio-ekonomike.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Specialja tregon se si do të veprohet pas garancës së Policisë për Kadri Veselin

0

Të premten e 26 nëntorit, mbrojtja e Kadri Veselit konfirmoi se Policia e Kosovës ka dhënë garancë për lirimin e përkohshëm të tij.

Siç thuhet në dokumentin e mbrojtjes, Policia e Kosovës është më e pajisur për të zbatuar urdhrat e Gjykatës sesa njësitet në Qendrën e Paraburgimit, shkruan FrontOnline.

Mbrojtja tutje thotë se angazhimi i detajuar i marrë nga Policia e Kosovës ndryshon qartazi rrethanat dhe në mënyrë direkte, zvogëlon rrezikun që Gjyqtari i Procedurës Paraprake kishte përmendur në vendimin paraprak për çështjen e Arrestit Shtëpiak.

E, në një përgjigje për FrontOnline, nga Specialja kanë thënë se pavarësisht përgjigjes së Policisë, vendimi për Kadri Veselin varet kryekëput nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Varet nga gjyqtari i procedurës paraprake ose kolegjit përkatës të gjyqtarëve që të vendosë për vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit, bazuar në të gjitha informatat në dispozicion, përfshirë çdo informacion të siguruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Front Online.

Nga Specialja kanë deklaruar se parashtresat e Policisë së Kosovës mbeten konfidenciale.

“Parashtresat e Policisë së Kosovës mbeten konfidenciale. Në këtë pikë, asnjë vendim nuk është i disponueshëm publikisht në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet më tutje në përgjigje.

Por, cilat janë procedurat që do të ndiqen tash e tutje pas përgjigjes së Policisë.

A do të kthehet Kadri Veseli në Kosovë? Ja çfarë thotë avokati i akredituar i Speciales

Avokati i akredituar i Speciales, Artan Qerkini, në një prononcim për FrontOnline, ka thënë se Specialja tashmë do ta vlerësojë përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“I mbetet Gjykatës me vlerësu përgjigjen e Policisë, edhe gjitha ato pyetje që i ka parashtru Gjykata të shoh nëse ka marrë përgjigje adekuate në secilën prej tyre dhe nëse gjykata vlerëson se Policia e Kosovës është në gjendje që të zbatojë urdhrat e gjykatës nëse gjykata vendos që ta ndërprenë masën e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak, atëherë të merr një vendim për ndryshimin e kësaj mase”, është shprehur Qerkini për FrontOnline.

Policia e Kosovës më tetë tetor e pranoi letrën e Speciales në versionin anglisht përmes së cilës kërkohej përgjigje rreth ofrimit ose jo të garancës për lirimin me kusht të tre ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Por, garanca siç u cek më lartë është dhënë vetëm për Kadri Veselin, e nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

E, për këtë Qerkini, ka një përgjigje.

“Nuk e di, gjykata nuk na ka tregu që Policia të jep garancë edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, nuk jam në dijeni por besoj se ata do të jepnin edhe për këta dy të pandehur garanci të njëjta sepse nuk ka arsye të mos japin për këta dy të fundit e të japin për të tjerët”, ka thënë ndër të tjera avokati Qerkini.

A është ofruar garanci edhe për ish-krerët e tjerë të UÇK-së? Flet avokati i akredituar i Speciales

Edhepse Policia ka dhënë garancë nuk do të thotë që apriori gjykata mund të vendosë për lirimin ose jo në arrest shtëpiak për Kadri Veselin. Specialja i vlerëson edhe çështjet e tjera.

Kështu, ka thënë në një prononcim për FrontOnline, avokati i akredituar i Speciales, Skënder Musa.

“Janë edhe kushtet tjera, karakteristikat tjera që duhet me i vlersu gjykata, dhe në këtë aspekt edhe pse Policia ka dhënë garancion nuk do të thotë apriori që tash duhet me u vendos në bazë të shkresës së Policisë. Gjykata është e pavarur dhe i vlerëson edhe rrethanat tjera të cilat kanë të bëjnë me paraburgim. Ajo që ne mendojmë është se ka kushte me u ndërpre masa e paraburgimit me u zëvendësu me një masë tjetër, mirëpo i vetmi organ kompetent që vendos për këtë çështje është gjyqtari i cili është duke e udhëheq procedurën në Speciale”, ka deklaruar Musa.

I pyetur se a mund të jenë të përfshirë në këtë shkresë edhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, Musa është shprehur se në procedurë penale shkresat jepen vetëm për individin.

“Në procedurë penale secila shkresë që jepet, jepet vetëm për individin, sepse çdo person jep karakteristikat individuale, nuk mundet me vlejtë një garanaci për një pale në procedurë penale edhe për personat e tjerë, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij, nëse garanca është dhënë vetëm për Kadri Veselin ajo aplikohet vetëm për të dhe jo edhe për palët tjera.

“Nëse garanacioni është dhënë vetëm për Kadri Veselin ai mund të aplikohet vetëm për Kadri Veselin, nuk mund të aplikohet edhe për palët tjera në procedurë, mirëpo nëse garancioni është dhënë për të gjitha palët atëherë ajo mund të merret si provë për të gjitha palët, pro jo nëse është dhënë vetëm për Kadri Veselin, ajo shkresë mund të përdoret si provë vetëm në dobi të Kadri Veselit”, ka deklaruar Musa, për FrontOnline.

Në fillim të nëntorit është bërë një vit prej kur Specialja ka arrestuar katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë për akuzat për krime lufte./FrontOnline

Specialja refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

0

Gjykata Speciale e ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Specialja më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjës në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, njofton Klankosova.tv.

Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.

5.5 vjet burgim dhe 6 vjet dëbim për kosovarin: kishte therur bashkatdhetarin

0

I akuzuari është shpallur fajtor për tentativë për tentimvrasje me dashje. Ai është dënuar me 5.5 vjet burgim dhe me dëbim nga Zvicra për gjashtë vjet

Në një debat të nisur mes një 32-vjeçari dhe një të njohuri të tij, në një parking, njëri prej tyre godet tjetrin me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda. Viktima u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.
Gjykata e Qarku e St.Gallen-it e ka shpallur autorin fajtor për tentimvrasje me dashje.

Debati mes dy shtetasve kosovarë, të cilët njihen që nga fëmijëria, ka ndodhur në korrik të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. I padituri 32-vjeçar është akuzuar në gjykatë se i ka shkaktuar me thikë kuzhine kundërshtarit të tij lëndime të rrezikshme për jetën.

Sipas aktakuzës, në një operacion emergjent, viktimës i është dashur t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së lënduar, shkruan tagblatt.ch. Përveç kësaj, atij i është prerë muskuli i majtë i trapezit, i është thyer një brinjë dhei është lënduar pleura.

Të dy personat u takuan përsëri në Gjykatën e Qarkut, në St.Gallen, gjatë procesit gjyqësor.

Kryetari i trupit gjykues fillimisht e mori në pyetje viktimën. Ai është shprehur se në një pijetore në St.Gallen, nga i akuzuari kishte marrë SMS telefonikë me sharje nëne dhe fyerje të rëndë, transmeton albinfo.ch. Ata kishi dalë pastaj jashtë për të sqaruar çështjen.

Para se të plaste sherri fizik, dikush kishte ndërhyrë dhe ai (viktima e ardhshme) është larguar nga vendi. Sipas deklaratave të tij, ai më pas ka shkuar me të afërm dhe kolegë në vendbanimin e të akuzuarit në perëndim të qytetit St.Gallen për të zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore. Por, aty, në parking ai e ka sulmuar menjëherë me thikë.

I akuzuari ka deklaruar se nuk ka dashur ta lëndojë të njohurin. Ai kishte dërguar lajme “të këqija” me SMS, por në fakt bëhej fjalë më shumë për argëtim.

Sipas tij, në kulturën e tyre të prejardhjes, fjalë të tilla këmbehen mes kolegëve, miqve, pa qëllim të keq, përcjell albinfo.ch. Por, shoku i tij kësaj herë qe ndjer i fyer dhe e kishte goditur tri herë në kokë.

Kur ai qe kthyer në shtëpi e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se do ta vrisnin. Më në fund, shoku, bashkë me tre të tjerë kishin ardhur në parkingun përballë shtëpisë së tij. I kërcënuar dhe dhunuar verbalisht, atë e ka zënë paniku. Dhe kështu ka ndodhur goditja me thikë.

Dëmshpërblim prej 40 000 frangash

Prokurori ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor për tentimvrasje me dashje dhe lëndim të rëndë trupor dhe për këtë të dënohet me shtatë vjet burg. Po kështu, ai, sipas prokurorit, duhet të dëbohej nga vendi për një periudhë dhjetëvjeçare.

Nga këndvështrimi i prokurorisë nuk ka ndonjë motiv të qartë për aktin. Sipas deklaratave të të akuzuarit dhe të dëshmitarëve, të dy kanë pasur marrëdhënie të mira paraprakisht.

Viktima i është referuar të akuzuarit si dajë. Kjo tregon se ai ishte mbi të tjerët në hierarki.

Shoqëruesit e viktimës kanë dëshmuar se ata tashmë ishin duke u kthyer në makinë kur i akuzuari kishte goditur me thikë.

Përfaqësuesja ligjore e paditësit privat ka kërkuar që klientit të saj t’i jepet dëmshpërblim. I akuzuari është sjellë në mënyrë fyese, provokuese dhe agresive ndaj viktimës. Si pasojë afatgjatë, klienti i saj ka pësuar humbje të përhershme të forcës në krahun e majtë dhe një dëmtim të konsiderueshëm të kapacitetit të mushkërive.

Mbrojtja kërkon shfajësim

Avokatja mbrojtëse ka kërkuar lirimin e plotë nga akuzat. Nëse i akuzuari megjithatë dënohet, ai duhet te marrë në maksimum dy vjet burgim me kusht, përcjell albinfo.ch. Ndërsa dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget në çdo rast. Klienti i saj është ndjerë i sulmuar. Ai është përballur me një numër të madh sulmuesish. Pra me këtë rast ka qenë në vetëmbrojtje. Deklarata e viktimës se donte ta zgjidhte çështjen e ofendimeve në mënyrë paqësore është e pabesueshme. Për ta bërë këtë, ai nuk kishte përse të thërriste tre persona të tjerë për të shkuar bashkë tek i akuzuari.

Gjykata e Qarkut të St.Gallen-it ka shpallur vendimin me shkrim.

Ajo e ka shpallur fajtor të akuzuarin për tentativë për vrasje me dashje dhe e ka dënuar atë me 5.5 vjet burgim, transmeton albinfo.ch. Po kështu, i dënuari duhet të largohet nga Zvicra për gjashtë vjet. Dëbimi është shkruar në Sistemin e Informacionit Shengen.

Ai duhet t’i paguajë viktimës një sadisfaksion prej 10.000 frangash. Shpenzimet procedurale prej rreth 43,000 frangash janë po ashtu në kurriz të tij.

E rrallë në Shqipëri, personi me 4 doza vaksine

0

Altin Hazizaj zbuloi se është nga të paktët shqiptarë që ka marrë 4 doza vaksine: dy doza nga vaksina kineze Sinovac dhe dy nga vaksina e Pfizer.

“Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac.

Ndërkohë, në Europë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera.

Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”. Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine”, shtoi Hazizaj në A2 CNN.

 

Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS

0

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.
Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

E themeluar në vitin 1988, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishte dita e parë shëndetësore globale.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë. Ata kishin ndarë idenë e tyre për ditën e HIV/AIDS-it me Dr. Jonathan Mann (Drejtor i Programit Global të HIV/AIDSit), i cili e kishte miratuar idenë dhe rekomandoi respektimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it më 1 dhjetor të vitit 1988.

Kombet e Bashkuara kanë ngritur një Program të Përbashkët për HIV/AIDS-in, i njohur si UNAIDS. Programi filloi veprimtarinë në vitin 1996 duke promovuar në mbarë botën aktivitete të lidhura me hiv/AIDS-in.

Në vitet e para, temat e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishin fokusuar vetëm te fëmijët dhe të rinjtë.

Nga viti 1998 e deri më sot, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet nën slogane të ndryshme.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it simbolizohet nga fjongoja e kuqe, simboli global i solidaritetit me njerëzit HIV pozitiv dhe ata që jetojnë me AIDS.

Ideja për krijimin e një simboli global në luftën kundër HIV/AIDS-it lindi në fillim të vitit 1991 në Nju Jork. Ky është një simbol për solidaritet dhe tolerancë për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS dhe që shpesh diskriminohen nga publiku.

Në Evropë simboli i fjongos së kuqe përkoi fillimisht me të Hënën e Pashkëve të vitit 1992, kur më shumë se 100.000 fjongo të kuqe u shpërndanë gjatë koncertit ndërgjegjësues të Fred Mërkurit (Freddie Mercury) në stadiumin Wembley të Londrës. Po këtë ditë u themelua Fjongoja e Kuqe Internacionale në Londër.

Fjongoja e kuqe bashkon njerëzit në luftën e përbashkët ndaj kësaj sëmundjeje. /Kp/

Tërheqja sërish e mjeteve mund të politizohet, kërkohet nga Trusti t’i kthehen në vend investimet

0

Mbi 132 milionë euro kthim në investime ka realizuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga janari deri në shtator të këtij viti, edhe përkundër që u tërhoq 10% i kursimeve nga qytetarët.
Kjo shifër po konsiderohet rekorde nga ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu.

Ai ka thënë se rritja e kredive është një storie suksesi sa i përket Trustit.
Tutje, Gërxhaliu theksoi se më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet.
“Nëse një institucion e ka kuptuar pandeminë si një mundësi atëherë është sektori bankar dhe BQK.

Vërtetë ka pasur një rritje të kredive dhe në këtë drejtim një storie e suksesit është edhe performancë e Trustit. Vetë fakti që në kohën pandemike është arritur një ujdi që të hiqen 200 milionë për atë pjesë nga Trusti si ndihmë për qytetarët për 10% dhe një shumë e tillë është kompensuar e dëshmon më së miri sesa është i rëndësishëm ky hap dhe kjo performacë e Trustit“.

“Edhe në të kaluarën ka pasur skeptikë sa i përket 10% të Trustit për qytetarë të Kosovës. Është një vendim në nivelin qeveritar dhe mes bordit menaxhues të Trustit. Po kam ndrojë që është një rrezik.

Besoj që shumë më e rrugës është që Qeveria të ndajë fonde dhe ndihma për qytetarët sesa të rrezikohet siguria e qytetarëve sepse të vetëm garanci e kemi Trustin. Prandaj kam ndrojë se nëse do të ndodhë edhe njëherë tërheqja e parave të Trustit do të krijohet një standard që çdo herë do të tentohet të politizohet. Qeveria duhet të ketë parashikim sociale dhe buxhetore dhe të jetë në funksion të ndihmës së qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë Bardh Ahmeti tha se është koha që Trusti të kthej një pjesë të investimeve të tyre në vend pasi sfida kryesore që përballet sektori privat është qasja në financa. Ahmeti shtoi se Qeveria duhet ta luajë një rol garantues në mënyrë që sektori privat të gjejë fonde, pasi sfida kryesor është mungesa e parasë, raporton EO.
“Gjatë viteve të fundit ka pasur luhatje nga kthimi i investimeve.

Në tre mujor ka pasur performancë negative dhe kjo ka shkaktuar një lloj të stresit tek kontribut paguesit. Megjithatë kthimi i investimeve ka qenë pozitiv ndër vite. Është shumë i rëndësishëm që ky trend të ndiqet dhe Trusti të bëjë diversifikimin e investimeve në tregjet ndërkombëtare që e ka aktualisht në mënyrë që të neutralizoj rreziqet gjithashtu të thith më shumë kthim të interesit në bazë të investimeve. Është koha që Trusti të kthej një pjesë të investimeve të tyre në vend pasi sfida kryesore që përballet sektori privat është qasja në financa”.

“Domethënë ka mungesë të parasë në vend, por për tu arritur kjo është e rëndësishme që të bëhen disa ndryshime dhe plotësime ligjore pasi që hapësira ligjore ia kufizon trustit investimin në vend. E njëjta duhet të vlejë edhe te depozitat bankare duhet të kemi ulje të interesit për qytetarët edhe për bizneset. Trusti përmes ndryshimeve ligjore duhet të që të financojë sektorin privat meqenëse projekte të mëdha investive kërkojnë investim qoftë nga donatorët dhe institucionet ndërkombëtare. Sigurisht që edhe qeveria duhet ta luajë një rol garantues në mënyrë që sektori privat të gjejë fonde pasi që ndër sfidat kryesore është mungesa e parasë dhe e qasjes në financa. Ndikimi i trustit do të ishte i jashtëzakonshëm nëse do të rritej oferta e parasë në vendin tonë”, tha Ahmeti.

Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 për qind asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 për qind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro. Rreth 72.3 për qind e mjeteve të Trustit janë të mbajtura jashtë vendit./GazetaSinjali/

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

0

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.
“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”, ka deklaruar Stano.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.
Stano deklaron se vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në përputhje me marrëveshjen dhe është dashur të lejohet.
“Vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të zhvillohet. I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që plotësojnë kushtet e mësipërme”, ka thënë Stano për KlanKosova.

Nga kjo datë askush s’mund të hyjë në Kosovë pa qenë i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

0

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë disa vendime, në mesin e tyre edhe miratimin e masave të reja.

Sipas këtij propozimi, nga data 3 janar askush nuk mund të hyjë në Kosovë nëse nuk është i vaksinuar plotësisht, ose me njërën dozë të vaksinës duke e pasur dhe testin PCR

Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Në mbledhjen e Qeverisë janë marrë edhe disa vendime tjera/FrontOnline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort