Home Blog Page 3814

Supremja asnjë ankesë për rundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren e Kllokot, i shkruan KQZ-së

0

Më 20 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetarë të komunave. Ndër komunat ku u mbajt rundi dytë i zgjedhjeve ishte edhe Kllokoti e Prizreni.

Në një dokument të siguruar nga Reporteri.net, Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, i thotë kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit, se nuk ka asnjë ankesë për shqyrtim të ankesave lidhur me rundin e dytë të mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren dhe Kllokot.

KQZ-ja, i pati kërkuar Supremes njoftim për ndonjë ankesë eventuale ndaj vendimit të PZAP-it, lidhur me rundin e dytë të zgjedhjeve në këto dy komuna.

“Pëndryshe, për të gjitha rastet tjera brenda afatit të përcaktuar me ligj është vendosur, prandaj sa i përket Gjykatës Supreme, mund të certifikohen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve për komunat e Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në dokumentin e Supremes drejtuar KQZ-së.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, njoftoi se sot, e mërkurë në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit.

Adriana Matoshi përfundon me sukses operimin për largimin e tumorit në tru

0

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukses operacionit që i ishte nënshtruar për largimin e tumorit në tru.

Familjarë të aktores dhe deputetes kosovare kanë bërë të ditur se operacioni ka kaluar me sukses.

Aktorja, para dy ditësh njoftoi se pas 9 vitesh i është kthyer tumori në tru, derisa është shprehur e bindur se do ta tejkalojë edhe një herë me sukses këtë sfidë.
Asaj i kanë dal në mbështetje shumë kolegë aktorë, deputet, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt. /Reporteri.net

Edhe tre objekte, pjesë e trashëgimisë kulturore në Rajonin e Prizrenit

0

Pasurohet Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme me tre monumente nga Rajoni i Prizrenit
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se propozimet e parashtruara nga ky institucion për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, janë shqyrtuar nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni Profesional Shqyrtues për kërkesa dhe propozime dhe pas vlerësimit të propozimeve ky komision i kanë rekomanduar Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit miratimin e tyre.

Andaj me vendim të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, është aprovuar lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në përputhje me rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues të kërkesave/propozimeve për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje mandatit dhe detyrimeve ligjore, si dhe në zbatim të procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit ka propozuar 3 (tre) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore për vitin 2021-2022.
Asetet të cilat janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec, si dhe Ish shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.

Samir Hoxha drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thekson se trashëgimia e pasur kulturore që ka rajoni i i Prizrenit, sjellë harmonin dhe bukurinë në mjedisin tonë të jetesës, andaj me këtë rast duhet falënderuar të gjitha palët e angazhuara në këtë proces, me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi për këtë vit, thuhet në njoftim nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren

Policia, zyrtarë komunal dhe drejtuesit e kompanive kontraktuese,  takim për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Prizrenit

0

Zyra për informim publik e DRP në Prizren, njofton se gjatë ditës së sotme, kapiten, Hasan Tershani,shef i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren së bashku me stafin  kanë mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe  me menaxherët e Ministrisë së Infrastrukturës z. Ferid Tafallari, që është përgjegjës për rrugët rajonale Prizren 1 dhe nacionale.Poashtu i pranishëm ishte edhe  përfaqesuesi tjetër  i MI-së, Bahti Nebiu,  përgjegjës për rrugët rajonale Prizren 2 dhe nacionale si dhe përfaqësuesi i KK Prizren, z. Muhamet Bajrami, përgjegjës për mirëmbajtjen e qytetit të Prizrenit.

Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve që të jenë të gatshëm pasi po afrohet koha kur po hymë në sezonin  dimëror, në mënyrë që të mos ketë pengesa në qarkullim të mjeteve në infrastrukturën rrugore të nivelit nacional dhe rajonal.

Përfaqësuesit e kompanive  përgjegjëse janë shprehur se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar dhe intervenuar  me kohë në pastrimin e rrugëve.

Takimi u vlerësua i dobishëm dhe  konstruktiv dhe  u dakorduam që së bashku t’i paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren mbetet e përkushtuar në  mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj, njofton zyra për informim publik e DRP në Prizren.

 

Bekim Jashari uron xhaxhanë e tij për ditëlindjen e 75-të: Të paçim gjatë i dashur mixhë

0

Sot Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari, feston ditëlindjen e tij të 75-të.Një ditë më parë, të martën, djali i tij, Bashkim Jashari, u emërua në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rifat Jashari njihet për kontributin e tij të madh në rritjen e pasardhësve të familjes Jashari, pasi është i vetmi vëlla i Jasharëve që i ka mbijetuar luftës. Andaj nipi i tij, Bekim Jashari ka disa fjalë urimi për xhaxhanë e tij.

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që dje zyrtarisht ia dorëzoi postin e të parit të kësaj komune, Fadil Nurës nga PDK, sot ka uruar xhaxhanë e tij, Rifat Jasharin, për ditëlindjen e tij të 75-të.“Sot mixha ynë i dashur, njeriu që për familjen tonë është gjyshi, babai, mixha, vëllai e shoku më i mirë. Mixha Rifat sot mbushi 75 vite jetë, 75 vite punë, sfida, mërzi por edhe krenari, burrëri e trimëri.

Kontributi i tij për familjen tonë është i jashtëzakonshëm, si para luftës duke ndihmuar familjen tonë të madhe nga puna në Gjermani, në luftë me logjistikë për Komandantin Legjendar Adem Jashari, babushin Hamezën dhe UÇK-në në përgjithësi”, ka shkruar Jashari në Facebook.“Ai ishte njeriu që më qëndroi mua afër në momentet më të vështira kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes”, ka shkruar tutje ai.

Jashari e përshkruan si njëri të fortë xhaxhanë e tij, i cili, sipas tij, për asnjë moment nuk u dorëzua dhe nuk arriti ta mundë mërzia, duke shtuar se ishte shumë krenar me vëllezërit, babën Shaban, nipat dhe të gjithë familjen që ranë në betejën e 5,6 dhe 7 marsit 1998.

“Urime ditëlindjen mixhë i dashur, të uroj edhe shumë vite tjera të lumtura bashkë me ne dhe nipat e stërnipat që aq shumë i do. Baba Shaban, Komandanti Legjendar, Adem Jashari e babushi Hamëza pushojnë të qetë ngase ti ua përmbushe me sukses amanetin e tyre për familjen dhe fëmijët që t’i kishin lënë amanet. Të paçim gjatë i dashur mixhë!”, thuhet tutje në urimin e tij.

Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës në rast se e shihni këtë person, po kërkohet për vrasje

0

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në lokalizimin e Lundrim Beqirit, të dyshuar për vrasjen e 30 tetorit në Mitrovicë.

Beqiri dyshohet se më 30 tetor e ka therur me thikë personin A.M., që si pasojë e plagëve ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pos Beqirit i dyshuar ishte edhe një tjetër person, që më 2 nëntor ishte dorëzuar në Polici.

Duke kërkuar ndihmën e qytetarëve, Policia ka publikuar edhe fotografi e detaje për Beqirin.

Policia ka thënë se qytetarët mund të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo aplikacionit “Lajmëro Policinë” nëse kanë informata se ku mund të gjendet i dyshuari.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192

+381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

044/245 503

E-mail adresa: [email protected]

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në Prallovë

0

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “grabitje”.
Sipas policisë, i dyshuari me datë 18.11.2021, dyshohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes që ndodhi në Parallovë të Novobërdës.

“Fsh. Parallovë, Novobërdë, 18.11.2021-15:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 30.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Me datë 18 nëntor, vetura e një kompanie sigurimi e cila ishte në lëvizje në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë është grabitur nga persona të armatosur.

Ata grabitën paratë e kompanisë duke ikur më pas në drejtim të panjohur. Policia pati raportuar se nga kjo grabitje nuk ka të lënduar.

“Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira”, thuhej në njoftimin e policisë.

20 metra larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një armë e cila është përdorur gjatë grabitjes. /Reporteri.net

Kurti lëvdohet për vendimet që u morën nga Qeveria, paralajmëron të reja

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar masat e mara përfshirë ato drejt luftimit të COVID-19, marrë mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Kurti, ka përmendur masat e reja kundër COVID-19, promovimin dhe respektimin e diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara.

“Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tone”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, Kurti ka përmendur edhe vendimet tjera që sipas tij, prej fillimit të qeverisjes së tij janë 408 vendime të marra.

“Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë. Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, shtoi tutje Kurti.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka thenë Kurti derisa ka përmendur se do të punohet për vendimet të reja.
“Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira…”, përfundoi ai.

Nga sot mund të aplikoni për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë, kjo është procedura

0

Nga sot, datë 1 dhjetor 2021, ata që janë të interesuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë do ta kenë për më shumë se dy javë të hapur sistemin për terminë, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë, përzgjedhja e atyre që aplikojnë do të bëhet nëpërmjet shortit.

Procedura për pajisje me vizë pune gjermane është ndryshuar nga kjo e hënë. Qytetarët e Kosovës që duan të marrin vizë gjermane, nga 1 dhjetori e deri më 17 dhjetor do ta kenë sistemin e hapur për aplikim dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Pavarësisht se sa aplikojnë, brenda një muaji me vizë pune mund të pajisen rreth 450 persona. Në njoftimin e Ambasadës lëshuar të hënën thuhet se procedura e shortit do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga sot në orën 14:00 deri më 17 dhjetor në orën 12:00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

Ikballe Huduti lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

0

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e akuzuara Ikballe Berisha-Huduti, u lirua nga akuza për shtytje në terrorizëm.

Aktgjykimi ndaj Berisha-Hudutit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara Ikballe Berisha- Huduti, e akuzuar se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerje të veprave terroriste”, lirohet nga akuza, për shkak se nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjykatësi Ismajli tha se ky vendim erdhi pas shqyrtimitdhe analizimit të të gjitha provave një nga një, unanimisht konform neneve 157, par.2 359, par.1 dhe 2. dhe neni 364. par.1. pika .1.3. të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës.

Ndërsa, palët e pakënaqura kanë të drejtë të ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në afatin ligjor prej 15 ditësh nga momenti kur pranohet në formë të shkruar dhe me arsyetim të zgjeruar.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 30 shtator 2020, Ikballe Berisha-Huduti akuzohet se më 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook” kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese, duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”.

Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

Më këtë veprim, PSRK-ja po e akuzon atë për kryerjen e veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort