Home Blog Page 3813

Jasharaj takohet me Sveçlen dhe Nagavcin: Qeveria theu akullin e barrikadave, kërkesat s’ndryshojnë

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj po vlerëson se Qeveria ka thyer akullin e barrikadave për dialogim për kërkesat e tyre të kamotshme.

Jasharaj tha për Klankosova.tv se pas takimit që kanë pasur gjatë së martës me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla e Arbërie Nagavci kanë marrë zotim se Ligji i Pagave është duke u punuar në mënyrë intensive nga institucionet përgjegjëse.

Ai thotë se kanë marrë zotim se Ligji nuk do të shkojë në Qeveri pa marrë edhe miratimin e sindikatave.

“Është mirë që ndodhi ky takim dhe më në fund besoj që ai akulli i barrikadave të Qeverisë kundër dialogut është thyer dhe uroj të vazhdohet me dialogun. Kemi biseduar për “Ligjin e pagave” dhe e mira e gjithë këtij takimi është se më në fund nga njeriu i parë i kësaj çështje ministri Sveçla jemi informuar se Ligji është duke u punuar, por edhe ekipi i ekspertëve që ai e ka krijuar janë duke punuar në përpjekje për t’i hequr defektet qe i ka cekur Kushtetuesja dhe ministri Sveçla na premtoi që me të hequr këto defekte në pjesën e dytë të këtij ligji do të ftohen edhe sindikatat dhe na premtoi se versioni final nuk do të shkoj në Qeveri për t’u votuar pa u bërë bashkëbiseda dhe angazhimet me sindikatat”.

Rrahman Jasharaj thekson se nëse nuk realizohen kërkesat do të vazhdojnë me veprime sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në muajin janar.

“Nesër do ta mbajmë një takim online me kryetar dhe ata që do ta thonë fjalën e fundit. Problem tjetër na doli sepse masat e reja po kufizojnë numrin e pjesëmarrësve qoftë edhe në ambiente të hapura dhe kjo e keqëson situatën dhe mbase kryetarët do të mendojnë për një ide tjetër të cilën nuk e dëshirojmë e që është greva”.

Mehaj pret në takim ish-kreun e FSK-së

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-kreun e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramën, i cili dje ia dorëzoi këtë post, nipit të Adem Jasharit, Bashkim Jasharit.

Rama tani do të ketë një punë të re si përfaqësues i Kosovës në RACVIAC.

Mehaj shprehu mirënjohje për punën e deritanishme të Ramës në krye të FSK-së, duke shtuar se eksperienca e tij profesionale dhe ushtarake do të jetë e rëndësishme për detyrën e tij të re.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për gjithë kontributin e lidershipin efektiv të Gjeneral Ramës. Me këtë rast, në emri tim dhe të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar tutje Mehaj.

Tetë raste me COVID-19 sot në Kosovë

0

Tetë raste me COVID-19 janë regjistruar sot nga 1398 mostra, derisa nuk ka asnjë të vdekur.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë 14 qytetarë janë shëruar ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është. Ndërkaq MSH-ja ka njoftuar se janë dhënë 2142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Austria e zgjat afatin e izolimit

0

Afati i masave izoluese në Austri është zgjatur zyrtarisht deri më 11 dhjetor, siç ishte planifikuar, pas shenjave se kufizimet janë duke ndihmuar për ta ulur shkallën e lartë të infeksioneve.

Një komision parlamentar të martën vendosi për zgjatjen e afatit të masave në atë që është izolimi i katërt i Austrisë në pandemi, që ka filluar nga 22 nëntori, shkruan Associated Press.

Megjithatë, në masat e reja është një ndryshim themelor: dyqanet joesenciale, që deri më tani u është lejuar puna deri në orën 21:00 tani e tutje duhet të mbyllen në orën 19:00 nga e enjtja.

Qeveria austriake vendosi masa izoluese pas rritjes së numrit të infeksioneve dhe spitalet në rajonet më të prekura paralajmëruan se repartet e kujdesit intensiv po mbushen me pacientë. Austria është shteti i parë evropian që është zotuar se vaksinat do t’i bëjë të detyrueshme nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm.

Ajo që do të ndodhë pas 11 dhjetorit varet nga situata me pandeminë, por zyrtarët thonë se kufizimet do të mbeten në fuqi për personat e pavaksinuar. Austria ka shkallë relativisht të ulët të vaksinimit për Evropën Perëndimore me më pak se 67 për qind të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Shkalla mesatare javore e infeksioneve ka filluar të bjerë. Të martën ishte 894.2 raste për 100.000 banorë, ndërsa në ditën kur filloi izolimi ishte mbi 1.100 për 100.000 banorë.

Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve për rastet e veçanta

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se përmes platformës e-Kosova ka hapur aplikimin për shtesat e fëmijë për rastet e veçanta.

Sipas MFPT-së, raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me lejeqëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor.

“Në rastin kur nëna është me lejeqëndrim në Kosovë, kur kujdestarinë e fëmijës e ka babai pas divorcit apo kur nëna nuk jeton më, aplikimi për Shtesa për Fëmijë do t’i mundësohet babait. Pasi aplikuesi ta plotësojë formularin, sistemi automatikisht e verifikon nëse të dhënat janë të sakta dhe nëse aplikuesi është i martuar me një shtetase të huaj, është i ve apo është prind i vetëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, kjo ministri thotë se aplikimi tashmë është i qasshëm edhe për personat të cilët kanë fëmijë nën kujdestari ligjore. Në këtë rast, kujdestarit ligjor i kërkohet edhe ngarkimi i një dokumenti që dëshmon kujdestarinë ndaj fëmijës.

“Aplikimi për shtesa për fëmijë për këtë muaj do të jetë i hapur nga data 1 deri më 20 dhjetor. Të gjitha aplikimet që janë bërë përmes e-mail adresës pas datës 20 nëntor, luten që të aplikojnë sërish përmes sistemit në e-Kosova para datës 20 dhjetor”, përfundon njoftimi.

Vlen të theksohet, se aplikimi i rregullt për këto shtesa vazhdon të bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai do të bëhet vetëm në raste specifike.

Oda e Hotelerisë kërkon lejimin e mbajtjes së ahengjeve

0

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) ka kritikuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID, ndërkohë që ka kërkuar nga kjo e fundit që të rishikojë vendimin e marrë dhe të zgjasë orarin e gastronomisë dhe lejimin e ahengjeve. Në të kundërtën OHTK nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të protestojë.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, tha se qeveria duhet të rishikojë këto masa dhe t’i merr parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën potencoi se do të shqyrtojnë mundësinë edhe për të protestuar.

Ai tha se zgjatja e orarit të gastronomisë deri në orën 1 pas mesnate, heqja e orës policore dhe lejimi i ahengjeve janë kërkesat kryesore të tyre.

“Ne kërkojmë zgjatjen e orarit, është shumë absurde deri në orën 23, pse deri në 23, ne kemi kërkuar që zgjatja e orarit deri në orën 1, nuk ka kurrfarë arsye mos me u zgjatë. Ora policore sa herë e kemi përmend është e pakuptimtë, të fillojnë organizimet e ahengjeve, ne kemi pasur takim me zëvendëskryeministrin dhe jemi dakorduar, ne mbajmë përgjegjësi po fillojmë me 30-50, po fillojmë ne e mbajmë përgjegjësinë, mbajmë përgjegjësi se nuk do të hyjë asnjë klientë apo dasmorë i cili nuk i ka dy vaksinat ose nuk është negativ… Do të analizojmë situatën se si është në rajon dhe komfor situatës dhe komfor këtyre gjërave ne do të dalim me një vendim dhe nuk përjashtohet ndoshta reagimet me qenë edhe më të ashpra, mundet edhe protesta”, tha ai.

Sogojeva tha se nga qeveria kanë kërkuar edhe zgjatjen e afatit të TVSH-së edhe për pesë vite, të ndihmohen bizneset përmes subvencionimit të pagave dhe të qirave.

Ndërsa, drejtori i departamentit të estradës, Afrim Muçiqi, tha se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e ahengjeve është i papranueshëm.

“Ky vendim i mbrëmshëm është absolutisht i papranueshëm për neve, është përdorur sërish standard i dyfishtë. Le që jemi të anashkaluar nga rimëkëmbja ekonomike deri më tani, mirëpo tash u anashkaluam edhe me këtë vendim të fundit, kur të gjitha bizneset tjera u lejuan ndërsa vetëm sektori që ne e përfaqësojmë edhe një herë ju bë padrejtësisht ndalesa… I bëjmë thirrje MSH-së, IKSHPK-së dhe Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë edhe një herë këtë vendim dhe ta bie vendimin për të gjithë qytetarët e Kosovës njësoj, për të gjitha bizneset njësoj”, tha ai.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja anti-COVID, sipas të cilave ende nuk lejohet mbajtja e ahengjeve dhe nuk është zgjatur orari i punës për gastronominë./KSP/

Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Mynih

0

Tre persona janë plagosur pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu pranë një stacioni treni në Mynih.

Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke dhe trenat janë pezulluar.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg dhe një i plagosur thuhet se është në gjendje të rëndë.

Policia ka rrethuar zonën dhe thotë se nuk ka rrezik më të gjerë për publikun.

Zëdhënësi i policisë Peter Werthmann tha se për momentin nuk ka asnjë provë për vepra penale.

“Sipas gjetjeve fillestare, kemi tre persona të lënduar, zona e rrezikut është kryesisht e rrethuar dhe qarkullimi i trenave është bllokuar në itinerarin kryesore”, thuhet në njoftim.

Policia nuk e ka konfirmuar burimin e shpërthimit, por burimet thanë për Bild se ai ishte shkaktuar nga një bombë avioni e pashpërthyer më parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann tha se gjatë shpimit, u godit një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kërkohet aktualisht”, ka thënë ai.

Rritet çmimi i cigareve në Kosovë

0

Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit.Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë.

Në marketet e vendit, cigaret e të gjitha llojeve të firmës “Winston” tanimë do të jenë më të shtrenjta për 10 centë.
Ndërkohë nuk dihet nëse rritje do të ketë edhe në llojet tjera të këtij produkti.

Burri nga Peja pas 6 ditësh raporton në Polici se i ka humbur gruaja

0

Një burrë në Pejë e ka raportuar në Polici si person të zhdukur gruan e tij.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia nga 24 nëntori dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë, gruaja e denoncuesit ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Azem Bejta”, rreth orës 05:10 të mëngjesit.

Supremja asnjë ankesë për rundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren e Kllokot, i shkruan KQZ-së

0

Më 20 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetarë të komunave. Ndër komunat ku u mbajt rundi dytë i zgjedhjeve ishte edhe Kllokoti e Prizreni.

Në një dokument të siguruar nga Reporteri.net, Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, i thotë kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit, se nuk ka asnjë ankesë për shqyrtim të ankesave lidhur me rundin e dytë të mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren dhe Kllokot.

KQZ-ja, i pati kërkuar Supremes njoftim për ndonjë ankesë eventuale ndaj vendimit të PZAP-it, lidhur me rundin e dytë të zgjedhjeve në këto dy komuna.

“Pëndryshe, për të gjitha rastet tjera brenda afatit të përcaktuar me ligj është vendosur, prandaj sa i përket Gjykatës Supreme, mund të certifikohen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve për komunat e Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në dokumentin e Supremes drejtuar KQZ-së.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, njoftoi se sot, e mërkurë në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort