Home Blog Page 3810

Abdixhiku: Është vendosur një standard në LDK, kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë.

I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, kreu i LDK-së tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese.

Abdixhiku në emisionin “Opinion” tha se nuk do të prishë standardin që është vendosur nga drejtuesit e mëparshëm, të cilët pasi kanë humbur rëndë janë larguar nga drejtimi i partisë.
“Unë përpjekjen e kam ta kthej LDK. Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që të bëj këtë rikthim të madh të LDK. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendos prej të tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira, largohemi, vazhdojmë vijnë të tjerët”.

I pari i LDK-së thotë se largimi nga drejtimi i partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhje është standard i vendosur që nuk mund të kthehet pas.

Policia në aksion, kapen rreth 16 kg drogë dhe 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave

0

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në disa rajone të Kosovë, ku janë arrestuar dy persona dhe janë kapur rreth 16 kg drogë që dyshohet të jetë e llojit maruhuanë si dhe janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Policia përmes një njoftimi ka treguar detaje në lidhje me këtë aksion.

“Policia e Kosovës, njësia rajonale e antidrogës në Prishtinë, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” sot me datë 01.12.2021, në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc pas kërkesës së njësisë së antidrogës, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndaluar veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale (A. K.) mirëpo, pasi që zyrtaret policor i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit. Pas punëve hetimore dhe operative të zyrtarëve të antidrogës, personi i njëjtë është arrit të arrestohet në Komunën e Graçanicës, pasi që i njëjti ishte i implikuar në veprën penale të sanksionuar nga neni 267 i kodit penal të RKS-së, së bashku me të dyshuarin e dytë, me iniciale (F.M.) tani më i arrestuar në vendin e ngjarjes në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia përveç drogës, pas bastisjes së banesës së njërit prej të dyshuarve, ka gjetur dhe konfiskuar prova të tjera materiale si dëshmi.

“Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë 15324.4 gram (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e katër, katër gram) apo 15.324,4 kg. Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit. Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit. D#1. 15324.4 gram ( 15 kg e 324.4gr.) lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë. D#2. Vetura Audi A6, me targa vendore D#3. Vetura VË-Jetta, me targa vendore D#4. 1 Telefon celularD#6. 170 Euro”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej.

Bëhet e ditur gjithashtu se operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës.

Suspendohet polici që rrahu të miturin me aftësi të veçanta në Kaçanik

0

Policia e Kosovës ka reaguar pasi pjesëtari i PK-së, Rrahman Mani, bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur i cili është me aftësi të veçanta, në Kaçanik.

Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë ditës së sotme ai është suspenduar si dhe janë duke u zhvilluar hetimet nga IPK-ja.

“Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës. Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja“, thuhet në njoftimin e PK-së.

Punime në rrjet, këto janë vendet ku sot do të ndalet rryma në Prizren

0

KEDS ka njoftuar se edhe sot do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat i kësaj në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës, raporton TV PRIZRENI

Ky është orari:

Nga  NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Arbana (kodi: 30000001 ) në dy temine nga ora 10:00 deri 11:00 dhe nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Rrugët: 439 Besim Shala, 440 Dervish Salihu, 443 Brigada 126 (një pjesë), 444 Afrim Stajku (një pjesë), 445 Zef Skiroi, 446 Agim Bajrami (një pjesë), 447 Ajahidet, 448 Enver Buçaj (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 453 Justinjani, 454 Katarina Josipi, 455 Mbreti Longar, 456 Mehmet Çunaj (një pjesë), 461 Gonxhe Bojaxhiu, 462 Qenë Qenaj, 463 Marko Boçari (një pjesë), 466 Zef Jubani, 479 Hajdar Shala, 61 Dedë Gjon Luli (një pjesë), 63 Gani Bajrami (një pjesë), 64 Gani Saramati (një pjesë), 66 Fadil Ferati (një pjesë), 68 Heshim Gashi (një pjesë), 70 Jusuf Balaj, 74 Muharrem Hoxha, Ferizajt (një pjesë) dhe Jeta e re (një pjesë).

Arsyeja: Ndrrimi i TR te mbingarkuar ne TS 10/0.4kV, kontrollim i vajit

2.

Nga  NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: Fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

Arsyeja: Ndrrimi i TR te mbingarkuar ne TS 10/0.4kV, kontrollim i vajit

3.

Nga  NS NS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

LP 10kV Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Fshatrat: Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë së linjës nga vegjetacioni

4.

Nga TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:

LP 10kV Bellobradi   (kodi: 30036008) në dy termine nga ora 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 15:00 deri 15:15

Vendet: Bellobradi,Brruti,Kapre,Kosavë,Pllajnik,Shajne,Xërxe e sharrit,Zgatar,Zym I sharrit,Afariste:ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala .

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarsa TM

5.

Nga TS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Bellobradi 1 (kodi: 30036008014) nga ora 09:00 deri 15:15

Vendet: Bellobradi 1,

Arsyeja: Zhvendosja e TS sipas kërkesës se komunës.

314 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 314.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,984 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Punëtorët shëndetësorë sot do të mbajnë grevë tetë orëshe

0

Kështu ka bërë të ditur Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga FSSHK-ja greva do të jetë tetë orëshe.

Shërbimet do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”.

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Në ditët vijuese shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore. Të premten me reshje shiu në mbrëmje, që më vonë sërish shndërrohen në borë.
2.12 – Shtim i vransirave nga orët e mëngjesit. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende me reshje të dobëta shiu, kryesisht në perëndim.
3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.
4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.
5.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira me mjegull. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.
6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi. Vetëm në zona malore priten reshje bore.
Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C. Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie.

Së shpejti Halil Kastrati fillon edhe ndërtimin e “Shtëpisë së pleqve” në Vushtrri

0

Humanisti, Halil Kastrati, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se së shpejti në Vushtrri fillon edhe një projekt i madh për të moshuarit.

Postimi i plotë:

Edhe një projekt i madh për të moshuarit tanë! 😊

Projekti i radhës i “Jetimave të Ballkanit” po fillon në Vushtrri.

“Qëndrimi Ditor” për të moshuarit dhe Kuzhina Humanitare po bëhen realitet falë një Memorandumi të Bashkëpunimit të arritur muaj më parë me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Gurthemeli vendoset të shtunën, më 4 dhjetor, në ora 13:00.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Vdiq një 24-vjeçar pasi u plagos me armë në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

0

Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një 24 vjeçar, ka marrë plagë arme zjarri, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, mirëpo nuk u ka mbijetuar plagëve, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla..

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Shaqir Cërvadiku me këngë kushtuar Heroit të Kosovës, Selajdin Berisha

0

Sapo është publikuar në you tube, kënga kushtuar heroit të Kosovës, Selajdin Berisha, nga artisti i mirënjohur i skenës muzikore, Shaqir Cërvadiku.

Kënga është shkruar nga, Milaim Islami, muzika nga ” Shpeta sound” ndërsa kënga është përcjellur në qifteli nga, Gent Hoxha. Xhirimet e videoklipit janë realizuar në varrezat dhe muzeun e dëshmorëve në Landovicë dhe para lapidarit të dëshmorëve në fshatin Lez.

Ndryshe, Selajdin Berisha, ka rënë heroikisht në betejën e lavdishme të 1 shtatorit të vitit 1998 në vendlindjen e tij, fshatin Lez, si zv/komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së për zonën e Vërrinit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort