Home Blog Page 3809

Rahoveci triumfon ndaj Sigal Prishtinës

0

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 93:76 (26:24, 21:14, 19:15, 27:23), në kuadër të javës së 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon me rezultat 26:24.

Në periudhën e dytë, më të mirë ishin vendasit, që ishin në epërsi konstante, kurse në fund të pjesës së parë arritën epërsinë më të lartë 47:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:38.

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, duke mos i lënë prishtinasit të afroheshin në rezultat, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 16 pikë, 63:47, ndërsa shifrat në semafor, pas 30 minutash, ishin 66:53.

Vreshtarët menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 93:76, transmeton Klankosova.tv.

Te Rahoveci u dallua Milik Yarbough, me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj, me 18 pikë.

Rahoveci ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Specializantët protestojnë: Familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës

0

Të gjithë specializantët e angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) me financim nga Ministria e Shëndetësisë̈ dhe ata me vetë financim sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Protesta e tyre nisi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ndërkaq përmes këtij marshi protestues po kërkojnë që ata që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.

“’20 vite u harruam mos na harroni edhe ju’, ‘familja nuk mund të na financoj gjatë gjithë jetës’, ‘na trajtoni me dinjitet’, ‘kryeministër ndaloni traditën e neglizhencës së mjekëve të rinj’, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar protestuesit të cilët i vendosen para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të Kuvendit të Kosovës.

Arianit Zajmi specializant tha se përmes këtyre protestave po kërkojnë trajtim dinjitoz nga shteti.

Huawei pritet të lansojë një telefon të palosshëm për të rivalizuar Samsung Galaxy Z Flip 3

0

Huawei tashmë është futur në garën e telefonave të palosshëm me Huawei Mate Xs dhe Mate X2, por mund të ndryshojë drejtim me përpjekjen e radhës: thashethemet më të fundit janë se Huawei së shpejti do të lansojë një pajisje që mund të rivalizojë Samsung Galaxy Z Flip 3.

Ky lajm vjen nëpërmjet burimeve në platformën kineze të mediave sociale Weibo (nëpërmjet Notebookcheck.net), dhe prodhimi masiv me sa duket ka filluar tashmë në telefonin e ri.

Kjo do të thotë se mund të zbulohet zyrtarisht para fundit të vitit.

Nuk ka më shumë informacione se si do të duket ky telefon dhe i vetmi detaj është se telefoni i palosshëm do të vijë me një dizajn të mirë dhe një skemë “të pasur” ngjyrash.

Duket sikur telefoni inteligjent i ri do të bëhet për të tërhequr vëmendjen.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar thashethemet për një telefon të palosshëm Huawei ndërkohë që rrjedhjet e fundit kanë sugjeruar që celulari i ardhshëm mund të quhet Huawei Mate V kur të shfaqet.

Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme tregtare që SHBA po i vendos Huawei-t, ajo do të duhet të kënaqet me teknologjinë 4G për momentin.

Huawei Mate V mund të funksionojë me një version 4G të Snapdragon 888 kur të bëjë debutimin e tij. /GazetaSinjali/

Çifti bën dasmë 77 vjet pasi u martuan

0

Një çift në të 90-at e tyre, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin dasmë kur u martuan 77 vjet më parë më në fund arritën të bënin dasmën që gjithmonë ëndërronin.

Çifti Royce dhe Frankie King, të dy 98-vjeç, nuk i bënë fotot e dasmës kur u martuan për herë të parë më 16 shtator 1944 – pasi u duhej të shtynin dasmën e tyre përpara se Royce të shkonte ushtar në një luftë.

Në vitin 1944, Frankie, e cila nuk kishte kohë as të merrte një fustan nusërie, veshi një fustan të bardhë që e kishte, ndërsa Royce veshi uniformën e tij ushtarake.

Pasi punonjësit e bujtinës zbuluan se nuk kishin asnjë fotografi nga dita e tyre e madhe, ata organizuan që çifti ta rikrijonin atë në kopshtin e pasmë të shtëpisë ku ata kanë jetuar për 68 vjet, transmeton rtv21.tv.

Royce veshi uniformën e tij ushtarake dhe Frankie veshi një fustan martese të viteve 1940 me burim nga St Croix Hospice, në Ioëa – një bujtinë që ofron kujdes për pacientët në komoditetin e shtëpisë së tyre.

Royce dhe Frankie u takuan në shkollë kur ishin vetëm 14 vjeç dhe përfundimisht, miqësia e tyre lulëzoi në romancë.

Ata filluan të takoheshin në moshën 17-vjeçare, dhe tani, më shumë se 80 vjet më vonë – ata janë ende të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Më në fund ata kanë një album dasme që mund t’ua tregojnë njerëzve./21Media

KEDS-i kërkon rritje të çmimit të energjisë për 7 për qind

0

KEDS-i ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë rritje të çmimit të energjisë prej 7 për qind nga 1 dhjetori, dita e djeshme. Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Përmes kërkesës për aplikim të jashtëzakonshëm të tarifave, KEDS-i po kërkon që rritja prej 7 për qind të jetë deri në fund të marsit.

“Kjo do të vlejë deri në shqyrtimin e rregullt tarifor, i cili bëhet në fillim të vitit të ardhshëm me tarifa që hyn në fuqi nga data 1 prill pasi vit energjetik që e themi ne fillon me 1 prill dhe përfundon me 31 mars të vitit vijues, aty ne do të aplikojmë për të hyrat tona të lejuara dhe për tarifat që i mbulojnë kostot pasi dihet që kemi të bëjmë me çmime astronomike të importit të cilat shkojnë në 300 euro megavat apo 5-6 fish më të larta se vitin e kaluar dhe këto çmime duhet të mbulohen”, ka thënë Buzhala.

Një ilaç i ri për Covid-19 që ul rrezikun e vdekjes me gati 80% është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar

0

jë trajtim i ri i gjetur për të ulur rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me gati 80 për qind është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Xevudy (Sotrovimab), është miratuar sot nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) pasi u konstatua se ishte i sigurt dhe efektiv.

Trajtimi me antitrupa është më efektiv gjatë fazave të hershme të sëmundjes së coronavirusit dhe është autorizuar për përdorim nga njerëzit më të rrezikuar nga sëmundje të rënda.

Në një deklaratë agjencia tha se studimet zbuluan se mund të zvogëlojë rrezikun e parandalimit të infeksioneve që kërkojnë shtrimin në spital ose vdekjen me 79 për qind.

“Në një provë klinike, një dozë e vetme e antitrupit monoklonal u zbulua se zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79% te të rriturit me rrezik të lartë me infeksion simptomatik COVID-19”.

“Bazuar në të dhënat e provës klinike, sotrovimab është më efektiv kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit dhe kështu MHRA rekomandon përdorimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave”.

Sotrovimab, i cili u zhvillua nga firmat farmaceutike GSK dhe Vir Biotechnology, funksionon duke u lidhur me proteinën S në pjesën e jashtme të virusit Covid-19.

Kjo parandalon që virusi të “ngjitet” dhe të “hyjë” në qelizat njerëzore, në mënyrë që të mos mund të shumohet në trup.

Ai është autorizuar për njerëzit me Covid-19 që kanë të paktën një faktor rreziku që mund t’i shkaktojë ata të zhvillojnë sëmundje serioze – si mosha, obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Shefi ekzekutiv i MHRA, Dr. June Raina ka thënë: “Kam kënaqësinë të them se tani kemi një trajtim tjetër të sigurt dhe efektiv për COVID-19, Xevudy (sotrovimab), për ata që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjes së rëndë”.

“Ky është një tjetër terapi që është treguar të jetë efektive në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar nga COVID-19 dhe sinjalizon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër kësaj sëmundjeje shkatërruese”.

“Pa asnjë kompromis për cilësinë, sigurinë dhe efektivitetin, publiku mund të besojë se MHRA ka kryer një vlerësim të fortë dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion”.
Sidoqoftë, vënë në pah mediat britanike, Sotrovimab nuk synohet të përdoret si zëvendësues i vaksinimit kundër Covid-19 dhe qeveria britanike si dhe autoritetet shëndetësore do të konfirmojnë se si ky trajtim për COVID-19 do të përdoret për pacientët në kohën e duhur. /Telegrafi/

Shqipëri, futi emigrantë në bagazh të veturës, deshi t’i sjellë në Kosovë (Video)

0

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme emigrantë në drejtim të Kosovës.

Policia e Shtetit ka bërë publike një video të realizuar në vendin e ngjarjes, ku shihet se si në bagazhin e veturës të të dyshuarit janë gjetur emigrantët.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se i dyshuari nga Tirana e ka kryer këtë vepër penale kundrejt fitimit.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’”, është thënë tutje.

Cila është lidhja midis inteligjencës dhe depresionit? Sa të zhgënjyer ishin gjenitë nga fusha të ndryshme të jetës?

0

Wolfgang Amadeus Mozart, Edgar Allan Poe, Virginia Woolf, Ernest Hemingway… njerëz të shkëlqyer me mendje të jashtëzakonshme, të prirë ndaj ankthit

Shkenca po heton nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis IQ-së së lartë dhe depresionit.

Ekziston një predispozitë për rritje të shqetësimit, vetëkritikës dhe një pamje të shtrembëruar, negative të botës. Këta faktorë krijojnë kushte ideale për depresion. Sigurisht, ka përjashtime, transmeton Telegrafi.

Në shoqërinë tonë, ne kemi njerëz të shkëlqyer që shfrytëzojnë potencialin e tyre në maksimum duke investuar jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në vetë shoqërinë.

Megjithatë, shumë studime dhe libra tregojnë këtë lidhje unike me depresionin, veçanërisht te njerëzit, IQ-ja e të cilëve është mbi 170.

Libri “Truri krijues” është shumë i dobishëm për të kuptuar mënyrën se si funksionon truri i njerëzve më të zgjuar dhe krijues. Në të, neurologja Dr. Nancy Andreasen tregon me kujdes një tendencë domethënëse të gjenive në shoqërinë tonë për të zhvilluar disa çrregullime: çrregullim bipolar, depresion, sulme ankthi dhe veçanërisht sulme paniku.

Aristoteli thoshte se inteligjenca shkon paralelisht me melankolinë. Gjenitë si Isaac Newton, Arthur Schopenhauer dhe Charles Darwin vuajtën nga periudha të gjata neurozash dhe psikozash. Virginia Woolf, Ernest Hemingway dhe Vincent van Gogh kanë ndërmarrë hapin e frikshëm për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Megjithatë, ka pasur gjithmonë gjeni të qetë, të keqkuptuar, të vetmuar që kanë jetuar në botët e tyre të vogla. Të ndarë nga realiteti që u duket tepër kaotik, i pakuptimtë dhe zhgënjyes.

Studime për njerëzit inteligjentë

Sigmund Freud dhe vajza e tij Anna studiuan zhvillimin e një grupi fëmijësh me një IQ mbi 130. Në studimin e tyre, ata zbuluan se pothuajse 60 për qind e tyre përfundimisht kishin depresionin si çrregullim.

Louis Terman, një pionier i psikologjisë arsimore nga fillimi i shekullit të 20-të, studioi IQ-të e fëmijëve inteligjentë. Fëmijët me një IQ mbi 170 morën pjesë në një nga eksperimentet më të famshme në historinë e psikologjisë. Këta fëmijë quheshin “termite”. Vetëm në vitet 1990 u nxorrën disa përfundime të rëndësishme nga studimi.
Fëmijët “termitë” të Lewis Terman të cilët ishin të moshës së mesme të viteve nëntëdhjeta, treguan rezultate shumë interesante. U krijua një lidhje midis inteligjencës së lartë dhe niveleve më të ulëta të kënaqësisë nga jeta. Megjithatë, shumë prej tyre fituan famë dhe pozita të rëndësishme në shoqëri. shumë kanë tentuar edhe vetëvrasjen disa herë ose janë bërë të varur nga alkooli.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i zbuluar nga ky grup njerëzish është ndjeshmëria e tyre e veçantë ndaj problemeve botërore. Shqetësimet e tyre nuk përfshinin vetëm problemet e pabarazisë, urinë botërore apo luftërat. Njerëzit me inteligjencë të lartë shqetësohen nga sjellja egoiste, irracionale dhe e palogjikshme.

“Pikat e verbëra” emocionale të njerëzve inteligjentë

Ekspertët thonë se njerëzit me inteligjencë të lartë ndonjëherë zhvillojnë çrregullim të personalitetit disociativ. Ata e shohin jetën e tyre nga jashtë, si një rrëfyes që përdor një person të tretë për të parë me objektivitet të kujdesshëm, por pa e ndjerë se janë plotësisht pjesë e saj.

Kjo perspektivë shkakton “pika qorre”.Është një koncept që lidhet ngushtë me inteligjencën emocionale, për të cilin foli Daniel Goleman në një libër interesant me të njëjtin titull. Kjo perspektivë shkakton vetëmashtrim, gabime të rënda në perceptim.

Pra, njerëzit shumë inteligjentë shpesh përqendrohen vetëm në atë që i mungon rrethinës së tyre. Gjëra që janë jashtë sinkronizimit, pjesë egoiste të botës, një botë në të cilën nuk mund të përshtaten. Ata shpesh nuk kanë aftësitë emocionale për të gjetur paqen në këtë botë konfuze.

Një tjetër gjë që mund të konkludojmë për njerëzit shumë inteligjentë është se atyre shpesh u mungon një fushë kritike, emocionet. Kjo na çon në një përfundim tjetër: ndoshta duhet të shtojmë një faktor tjetër inteligjence. /Telegrafi/

Lajm i mirë, nga java e ardhshme pritet ulje e ndjeshme e çmimit të derivateve të naftës

0

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës për javën e ardhshme.

Berjani thotë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme.

“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvizë edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, ka thënë Berjan për indeksonline.

A do të ketë takim Kurti – Vuçiq këtë vit? Borrell bën thirrje që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

0

Në muajin e fundit të këtij viti, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Ai dje ka përmendur edhe tensionet mes dy vendeve, duke shtuar se dialogu është rruga e stabilizimit të situatës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit.

Së fundmi pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Deklaratat e Lajçakut gjatë vizitës në Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha më 25 nëntor se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian.

Ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka diskutuar për një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që BE-ja shpreson se do të mbahet para fundit të vitit.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, por edhe rezultati mund të ketë ai.

“Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati”, tha Lajçak.

Ai shtoi se palët kanë shprehur vullnet të mirë për procesin e dialogut dhe “ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate”.

/GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort