Home Blog Page 3808

Liderët shtetërorë e politikë kujtojnë ish-presidentin Rugova: Veprat e tij jetësore kanë definuar fatin e shqiptarëve

0

Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Ai vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha.

Por, në 77 vjetorin e lindjes së ish presidentit Rugova, atë e kanë kujtuar liderë shtetërorë e udhëheqës të partive politike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij.

Osmani ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës.

“Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por, e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë. Ibrahim Rugova, bashkë me shumë burra e gra që dhanë gjithçka për këtë vend, e rrënjosën thellë në shpirtrat tanë këmbënguljen për ta arritur lirinë e për ta krijuar shtetin e pavarur”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se si presidente e vendit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.

Osmani më tej shprehet se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës.

E ish presidentin Rugova e ka kujtuar edhe lideri aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në 77 vjetorin e lindjes së Rugovës shkruan se veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve.

Kryetari i LDK-së shkruan se Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar dhe se refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë.

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë…

Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Krijuesi letrar.

Pjesa tjetër është histori e lavdishme.

Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organizmin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim”, shkruan Abdixhiku.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Haradinaj thotë të jetë me fat që kishte bashkëpunëtor ish-presidentin Rugova, atëherë kur kishe shumë probleme e tema pakufi.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi. Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Kapen në Durrës dy kosovarë që tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false

0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Dy kosovarë janë mes të arrestuarve, të cilët tentuan të kalojnë kufirin përmes portit të Durrësit me dokumente të dyshuara fals.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’ dhe ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, shtetasit: A. K., 46-vjeçe dhe E. K., 22-vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy karta identiteti dhe dy leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim më herët, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Krujës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim P. K., 49-vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike””, bën me dije policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Petar Petkoviqit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

0

Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raportojnë mediat në shtetin fqinj verior.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova e ndalon Petkoviqin të hyjë në Kosovë, e i cili është kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por i është penguar hyrja, thuhet në njoftim që ka bërë e ashtuquajtura Zyre për Kosovën.

Më herët, siç raportojnë mediat në Serbi, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë më 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe 23 nëntor.Ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës.

Ndërron jetë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

0

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishtë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja.

Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt.

Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.

Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile.

Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.

Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Kosova sërish pjesë e testit PISA

0

Cilësia e arsimit në Kosovë, edhe ashtu jo e kënaqshme, pritet të dalë më e përkeqësuar në një testim ndërkombëtar vitin e ardhshëm, thonë ekspertë të fushës.

Ministria e Arsimit në Kosovë ka vendosur që vendi, për herë të tretë, t’i nënshtrohet testit ndërkombëtar për nxënësit – të njohur si PISA.

PISA, apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është një studim mbarëbotëror i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vendet anëtare dhe joanëtare, i cili ka për qëllim vlerësimin e sistemeve arsimore.

Ky test e ka nxjerrë Kosovën gati në fund të listës botërore në vitin 2015 dhe në vitin 2018.

Rezultatet e testit të parë janë publikuar në vitin 2016, kur Kosova është radhitur në vendin e 68-të, në mesin e 72 vendeve që kanë marrë pjesë në test.

Rezultatet e testit të dytë janë publikuar më 2019, me Kosovën në vendin e 77-të, në mesin e 79 vendeve që i janë nënshtruar vlerësimit.

Testi PISA është paraparë të mbahet në vitin 2021, por është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky lloj testi bëhet çdo tre vjet në tri kategori: shkencë, matematikë dhe lexim, si dhe teston një mostër të nxënësve 15-vjeçarë në një vend.

Njohës të fushës së arsimit në Kosovë thonë se nuk presin rezultate të mira në testin e ardhshëm, marrë parasysh mënyrën sesi është zhvilluar mësimi këtë vit dhe vitin e kaluar.

Për shkak të pandemisë, në disa periudha, mësimi është mbajtur online ose me orar të shkurtuar.

MASHTI: Mësimi online, jo i kënaqshëm

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova do të marrë pjesë në testin PISA më 2022, por zyrtarë të saj pranuan se procesi arsimor, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit, nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Gjatë pandemisë ka pasur çrregullime të shumta të procesit mësimor, gjë që ka rezultuar me humbje të konsiderueshme mësimore”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Sipas tij, situata mund të përkeqësohet në muajt e mbetur të këtij viti shkollor, varësisht situatës epidemiologjike, andaj, shtoi ai, është “shumë e vështirë” të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i pandemisë në rezultatet e testit PISA.

Mungesa e cilësisë në arsim ishte njëra ndër pikat e përmendura edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të hartuar nga Komisioni Evropian.

Ky raport ka nxjerrë në pah se gjithsej 9,070 nxënës në Kosovë ose 2.8 për qind e tyre nuk janë përfshirë në mësimin në distancë, të organizuar gjatë periudhës mars-qershor, 2020.

Megjithëse nuk është prezantuar ndonjë raport i detajuar lidhur me cilësinë apo pjesëmarrjen e nxënësve në sistemin arsimor gjatë dy vjetëve të fundit, nga Ministria e Arsimit thanë se ka pasur disa analiza lidhur me efektet e pandemisë.

“Emëruesi i përbashkët i tyre është se nxënësit kanë humbur gjatë kësaj periudhe, si për shkak të ndërprerjeve të procesit mësimor, ashtu edhe për faktin se mësimi në distancë nuk është treguar si zëvendësim adekuat për mësimin me prezencë”, tha Pupovci.

Ekspertët: Rezultatet e PISA-s, pasqyrim i realitetit

Një vlerësim i jashtëm i sistemit arsimor të Kosovës shihet si më valid dhe më real sesa ndonjë vlerësim i brendshëm për këtë sistem, tha për Radion Evropa e Lirë Rinor Qehaja, ekspert i fushës së arsimit.

Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës në testin PISA është shumë e rëndësishme.

“Është e rëndësishme për të ruajtur trendin statistikor dhe, mbi të gjitha, [është] rikujtues i gjendjes së vërtetë të arsimit”, tha Qehaja.

Po sipas tij, rezultati në PISA vjen nga kurrikula mësimore e “jo nga përgatitja e nxënësve për test një javë më herët”.

Qehaja tha se nuk pret lajme të mira nga testimi që do të bëhet vitin e ardhshëm.

“Nxënësit kosovarë, veçse janë të ekspozuar ndaj një sistemi jocilësor të arsimit… pra, disavantazhi do të jetë shumë më i thellë për t’u bartur edhe në rangim”, tha ai.

Pjesëmarrjen në testin PISA e sheh si të domosdoshme edhe Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

“Kjo është në fund të fundit përballja jonë me realitetin dhe veten. Nuk besoj që mund të ketë përmirësime”, tha ai.

Sipas Hoxhës, pandemia e ka vështirësuar procesin mësimor, por edhe reforma në arsim duhet të bëhet shpejt dhe ajo të fokusohet në cilësinë e mësimdhënies.

“Gjendja ka qenë e përkeqësuar dhe ne, tash e disa vite, kërkojmë që vetting-u në arsimin e lartë t’i filtrojë personat që meritojnë epitetin e mësimdhënësit”, tha Hoxha.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë e kundërshtojnë vlerësimin se mësimdhënësit janë fajtorë për gjendjen në arsim. Rrahman Jashari, kryetar i kësaj sindikate, tha se kritikët e mësimdhënësve, në fakt, nuk e kanë parë nga afër angazhimin e tyre.

“Vlerësimet që na i bëjnë disa, janë të pabazuara, sepse ata nuk kanë qenë asnjë ditë në orët mësimore për të parë sesi punohet. Nuk është faji i mësimdhënësve pse gjendja në arsim është e tillë”, tha Jashari për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Jasharit, shteti duhet të investojë në digjitalizimin e mësimit.

“Në shkollat tona ende mësohet me shkumës e tabelë, e madje tekstet shkollore nuk korrespondojnë me kurrikulën dhe mësimdhënësit gjithmonë janë të sfiduar dhe në telashe për ta mbajtur si duhet mësimin”, tha Jashari.

Për shkak të pandemisë, shumica e vendeve në botë kanë kaluar në mësim online në disa periudha të dy vjetëve të fundit.

“Do të jetë interesante të shihet nëse do të rriten dallimet në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, pasi këto të dytat, ku bën pjesë edhe Kosova, kanë pasur më shumë vështirësi që të organizojnë mësimin në distancë”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Kosova përballë shteteve fqinje

Kosova çalon në cilësinë e arsimit edhe në krahasim me fqinjët. Nga rezultatet e testit PISA të vitit 2018, vendet fqinje duket se kanë performuar më mirë.

E para nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse në këtë test, është radhitur Serbia, e pasuar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe në vitin 2015, Kosova është renditur më poshtë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia nuk ka marrë pjesë.

6 mërgimtarë ofrojnë 30 mijë euro për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan

0

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit në Deçan, ku tre persona humbën jetën përfshirë dy nxënës dhe shoferin e autobusit pasi drejt mjetit u qëllua me breshëri kallashnikovi, ka mbetur ende pa autor.

Edhe pas gjashtë ditësh, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se kush e kreu sulmin e trefishtë, e nuk kanë as ndonjë të dyshuar.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi, por për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, edhe 6 mërgimtarë kanë ofruar 30 mijë euro të tjera, të mbledhura prej tyre.

Mes tyre, është edhe ish zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili tani jeton në perëndim. Miftari tha se bashkë më shokët e tij kanë mbledhur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

“Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë. Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili”, është shprehur ai, duke shtuar se “fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”./top channel

Punëtorët e IKSHPK-së në grevë, nuk kryejnë teste për COVID

0

Punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë sot në grevë 8-orëshe.

Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për shkak të grevës, në këtë institut nuk po kryhen teste për COVID-19, e as shërbime tjera.

Punëtorët e IKSHPK’së, kishin hyrë në grevë edhe të enjten e kaluar. Në atë ditë nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.

Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Haskuka e përfundon mandatin, i uron Totajt punë të mbarë

0

Mytaher Haskuka e ka përfunduar sot mandatin katërvjeçar të kryetarit të Prizrenit.

Me këtë rast, ai i ka uruar kryetarit të ri nga PDK-ja, Shaqir Totaj punë të mbarë.

Më tutje, Haskuka ka falënderuar edhe qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar ai.

 

Shaqir Totaj do të merr detyrën e kryetarit të Prizrenit më 6 dhjetor

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, së shpejti do të japin betimin dhe ligjërisht t’i marrin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Nga burimet e siguruara nga TV Prizreni, thuhet se Shaqir Totaj do të marr detyrën të hënën me 6 dhjetor ndërsa seanca konstituive dhe inauguruese e Kuvendit të Prizrenit duke përfshirë edhe betimin e anëtarëve të Kuvendit të Prizrenit do të bëhet ditën e premte me datë 10 dhjetor.

Sektori i energjisë në Kosovë kërkon mbështetje financiare të menjëhershme

0

Kompanitë KEDS dhe KESCO po kërkojnë mbështetje të menjëhershme financiare dhe bashkëpunimin e të gjithëve për të tejkaluar krizën energjetike që e ka prekur edhe Kosovën.

Kompanitë po thonë se tregu energjetik europian, pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.

“Këto çmime marramendëse e që shkojnë mbi 300 euro për MWh po i paguajnë kompanitë KEDS dhe KESCO, pa përfshirë edhe çmimet për kapacitetet ndërkufitare e të cilat ndikojnë tutje në çmimin fundor të energjisë së importuar. Megjithëse të përballura me kosto përtej atyre të lejuara, KEDS dhe KESCO po e mbajnë mbi supe barrën financiare dhe po bëjnë më të mirën që konsumatorët të furnizohen me energji elektrike edhe në këtë kohë krizash. Por, mundësitë tona financiare janë shterë deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta”.

Në kumtesë thuhet se megjithëse kapacitetet prodhuese në vend kanë shënuar rritje viteve të fundit, kjo rritje nuk është lineare me rritjen e kërkesës për konsumin e energjisë elektrike dhe respektivisht kjo diferencë e madhe sidomos gjatë kohës së pikut, duhet të mbulohet përmes importit, njofton Klan Kosova.

Prandaj, varshmëria ndaj importit e ekspozon edhe Kosovën ndaj lëvizjes së çmimeve të importit në tregjet ndërkombëtare, e çmimet në tregjet ndërkombëtare aktualisht janë të papërballueshme, sipas kompanive.

“Kostot e importit si të tilla nuk janë paraparë gjatë shqyrtimit të fundit tarifor, prandaj, nevoja për mbështetje financiare për sektorin e energjisë është e domosdoshme dhe imediate. Kriza më së lehti tejkalohet me bashkimin e forcave, dhe ne si kompani jemi të hapur për bashkëpunim dhe në gjetjen e një zgjidhje sa më të mirë për të gjithë”.

“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”.

“Kemi pasqyruar situatën e rënduar në të cilën gjendemi në Task Forcën e krijuar nga Ministria e Ekonomisë, e po ashtu duke bashkëpunuar dhe raportuar direkt edhe në institucionet më të larta shtetërore. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë palët që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë për të gjithë. Tani kur po hyjmë në sezonin e dimrit, ne jemi dëshmitar të një trendi të rritjes së konsumit, që kryesisht ndodh pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit po ngrohen me energji elektrike”

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort