Home Blog Page 3807

Shkarkohet drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

0

Isuf Iberdemaj është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan.

Vendimi i cili mban firmën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është nënshkruar sot më 2 dhjetor.

Në këtë vendim të cilin e ka siguruar Indeksonline, përmenden arsyet se si është ardhur deri të ky vendim.

Me poshtë e gjeni vendimin e plotë:

Aksidenti në Bullgari, nesër arrijnë 45 kufomat në Shkup, detaje të ceremonisë!

0

Nesër, më 3 dhjetor, në ora 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të mbërrijnë kufomat e 45 qytetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të Strumës, në Republikën e Bullgarisë.

Pas mbërritjes, kortezhi mortor do të ndjekë një rutë të paracaktuar për dhe nëpër kryeqytet.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00.

Në shesh do të vendoset një video-bim nga ku qytetarët do të mund ta shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit mortor.

Gjermania u vendos kufizime të reja të pavaksinuarve

0

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se personat e pavaksinuar nuk do të kenë të drejtë të futen në dyqanet joesenciale dhe në hapësirat për rekreacion.

Duke folur pas një takimi me udhëheqësit federalë e shtetërorë, shefja e qeverisë gjermane tha se këto masa janë të nevojshme në kohën e shqetësimeve për mbingarkim të spitaleve në Gjermani.

Ajo tha se ndihet e brengosur nga fuqia e valës së katërt të infeksioneve në vend, duke shtuar se ka shpresuar se qasja vullnetare ndaj imunizimit do të ishte më efektive, shkruan Sky News.

Merkel tha se situata në lidhje me pandeminë në Gjermani është shumë serioze.

Me gjasë, ajo nuk do të jetë më në pushtet në shkurt dhe vaksinat e detyrueshme do të duhet që të diskutohen në Bundestag.

Disa pjesë të Prizrenit nesër mbesin pa furnizim me ujë

0

Përmes një njoftimi K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë, me datë 03.12.2021 prej ores 10:00-18:00 do të ndërpritet furnizimi me rrymë tek Stacioni i pompave tek “40 Bunar”, si rrjedhoj pa ujë do të mbesin:

· Lagjja “Dardania”,
· Komplet lagjja “Ralin”,
· Të gjitha rrugët në lagjen “Lakuriq”,
· Të gjitha rrugët përreth “Shtepisë së Bardhë”,
· Fshati “Petrovë”
· Lagjja “Jeni Mahalla”
· Kazerma F.S.K

Me rastin e funksionalizimit të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto zona.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!, thuhet në njoftim.

Ulja e çmimeve të derivateve, Gërxhaliu thotë se do të ketë efekt edhe në uljen e çmimit të produkteve

0

Është paralajmëruar se në Kosovë do të bëhet ulja e çmimit të derivateve.

Kjo sipas ekspertit të ekonomisë Safet Gërxhaliu, do të ketë efekt zinxhiror.

Gërxhaliu tha për Klankosova.tv se në afat prej deri pesë muaj do të ketë ulje të çmimeve të produkteve.

“Ulja e çmimit të naftës do të ketë një efekt zinxhiror pozitiv. Sepse ne e dimë që për prodhimin e shumë produkteve bazë është nafta. Nga tre deri në pesë muaj efekte do të vërehet edhe në uljen e çmimit të produkteve”.

Ai theksoi se pandemia ka sjell një krizë spekulative të çmimeve dhe jo se ka mungesë të produkteve.

“Ne kemi paralajmëruar se pandemia do të sjell një krizë. Por, kjo krizë është një krizë spekulative e çmimeve, dhe jo për shkak se ka mungesë të produkteve”.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, tha për Klankosova.tv se rënia veçse ka filluar por kjo rënia do të vërehet nga java e ardhshme.

Berjani tha se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë ato siç kanë qenë në muajin shtator.

“Rënia ka filluar e çmimeve të naftës. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15-1.16 euro për litër”.

E Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Rrugor tha për Klankosova.tv se nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave edhe pse çmimet e naftës ishin rritur.

“Nuk ka pasur ngritje të çmimit të biletave për t’i ulur ato. Ngritjet kanë qenë individuale nga dy apo tri kompani, por ngritje nuk ka pasur nga ana e shoqatës”.

Akualisht çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.18 deri 1.27 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Rregullat për të hyrë në Mal të Zi

0

Shtetasit malazez dhe të huajt prej sot mund të hyjnë në Mal të Zi përmes të gjitha vendkalimeve kufitare duke treguar çertifikatën digjitale.

“Personat duhet të kenë dëshmi se janë të vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër koronavirusit rë ri për hyrje në Mal të Zi, të lëshuara nga institucioni i autorizuar shëndetësor dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga pranimi i dozës së fundit të vaksinës: rezultat negativ nga testi PCR për koronavirus të ri, të lëshuar nga laboratori i regjistruar dhe jo më i vjetër se 72 orë”, theksohet në kumtesë.

Si kusht i tretë për hyrje në Mal të Zi e theksojnë posedimin e rezultatit pozitiv nga testi PCR për koronavirusin e ri, i cili është lëshuar nga një laboratori i regjistruar dhe është më i vjetër se dhjetë ditë dhe jo më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e dhënies së këtij testi.

“Kushti i katërt i mundshëm është rezultat negativ i testit të shpejtë antigjen i Kovid-19 i lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk është më i vjetër se 48 orë”, shtohet në komunikatë.

Nëse shtetasit malazez dhe të huajt nuk i kanë këto certifikata, ndërsa kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi mund të hyjnë në mal të Zi me caktimin e masës së karantinës ose vetizolim prej 10 ditëve.

KËTUmund t’i gjeni të gjitha rregullat për hyrje në Malin e Zi./GazetaSinjali/

Gërvalla ia huq përsëri, e ngatërron komandantin e parë të KFOR-it

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ia ka huqur përsëri.

Derisa ka ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë Kalus Reinhardt, ajo i është referuar atij si komandanti i parë i KFOR-it.

Në të vërtetë komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është Sir Michael David Jackson.

Reinhardt është komandanti i dytë i KFOR-it.

Sir Michael David Jackson ishte komandant nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të këtij viti. Ndërkaq Rinhardt nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt. Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid. Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile. Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të pazëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës. I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona. Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka shkruar so Gërvalla.

Ministrja Gërvalla shpesh herë në statuset e saj ka pasur huqje të informatave.

16 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
02 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 320
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Rama prezanton 20 vjeçaren nga Durrësi, thotë se ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates

0

Kryeministri Edi Rama ditë më parë ka bërë publike një shembull frymëzimi, të një vajzë të re e cila punon si programuese online.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka prezantuar 20-vjeçaren durrsake Xhulia Kurti, që siç thotë Rama ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë.

Rama shkruan se vajza e re ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi

“RESPEKT Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë. Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi”, shkruan Rama.

Ndërsa vetë Xhulia tregon si u rendit e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike.

“Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qenë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë”, rrëfen Xhulia.

Liderët shtetërorë e politikë kujtojnë ish-presidentin Rugova: Veprat e tij jetësore kanë definuar fatin e shqiptarëve

0

Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Ai vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha.

Por, në 77 vjetorin e lindjes së ish presidentit Rugova, atë e kanë kujtuar liderë shtetërorë e udhëheqës të partive politike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij.

Osmani ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës.

“Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por, e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë. Ibrahim Rugova, bashkë me shumë burra e gra që dhanë gjithçka për këtë vend, e rrënjosën thellë në shpirtrat tanë këmbënguljen për ta arritur lirinë e për ta krijuar shtetin e pavarur”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se si presidente e vendit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.

Osmani më tej shprehet se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës.

E ish presidentin Rugova e ka kujtuar edhe lideri aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në 77 vjetorin e lindjes së Rugovës shkruan se veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve.

Kryetari i LDK-së shkruan se Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar dhe se refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë.

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë…

Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Krijuesi letrar.

Pjesa tjetër është histori e lavdishme.

Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organizmin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim”, shkruan Abdixhiku.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Haradinaj thotë të jetë me fat që kishte bashkëpunëtor ish-presidentin Rugova, atëherë kur kishe shumë probleme e tema pakufi.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi. Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort