Home Blog Page 3805

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

0

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta.

Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. Përpjekjet e OBSH-së për të mbështetur shtetet në aspekte të ndryshme, reflektohen në Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2014-2021, në Raportin Botëror për Aftësinë e Kufizuar, si dhe në Konventën e të Drejtave për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar 3 dhjetor, u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.Më 11 qershor 2019, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, lansoi Strategjinë për Aftësinë e Kufizuar në një linjë me angazhimet e tij, për të shndërruar Kombet e Bashkuara një organizatë gjithëpërfshirëse.Strategjia në fjalë, thekson nxitjen e një progresi transformues dhe të qëndrueshëm, riafirmon përmbushjen e plotë të çështjes së personave me aftësi të kufizuar, si pjesë integrale e pandashme e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Rritet numri i kosovarëve që po themelojnë kompani në Zvicër

0

Pavarësisht pandemisë, në vitin 2020 në Zvicër janë themeluar një numër jashtëzakonisht i madh kompanish.Rezultati shanse të tejkalohet përsëri këtë vit – me katër deri në pesë për qind.Në Zvicrën Lindore, numri i bizneseve të reja është rritur edhe më shumë.

Kur u vendosën kufizimet dhe bllokimi pas fillimit të pandemisë së koronës, falimentimet pritej vetëm të rriteshin. Por, ka ndodhur e kundërta. Zviceranët kanë themeluar pothuajse 47,000 kompani gjatë vitit 2020, raporton platforma e sipërmarrësve të rinj Startups.ch.Dhe trendi vazhdon edhe në vitin 2021. Nëse gjërat vazhdojnë si më parë, në regjistrin komercial zviceran deri në fund të vitit do të regjistrohen 50,000 kompani të reja, vlerëson Platform-Startups.ch.Megjithatë, pandemia vazhdon të krijojë pasiguri
Sipas platformës, pritet një rritje prej katër deri në pesë për qind në të gjithë Zvicrën, thotë CEO i Startups.ch, Michele Blasucci. Pandemia që po vazhdon dhe çdo shtrëngim i masave i bën këto parashikime shumë të pasigurta, thotë ai.Megjithatë, trendi pozitiv tashmë mund të shihet në krahasimin e 11 muajve të parë. kur pati një rritje të konsiderueshme në bizneset e themeluara, veçanërisht në Zvicrën perëndimore (+ 8%) dhe Zvicrën qendrore (+ 10%). Kjo dallohet kantoni i Zug si një vend për themelime firmash financiare dhe kripto.
Por, edhe në Zvicrën Lindore ka pasur shumë veta që kanë guxuar të themelojnë në sipërmarrje në 11 muajt e fundit, shkruan tagblatt.ch.

Nëse përfshijmë kantonet si Graubünden, Glarus dhe Schaffhausen, 5554 kompani janë themeluar tashmë në Zvicrën lindore këtë vit, 8,1 për qind më shumë se në nëntor të vitit 2020.Në kantonin St.Gallen, vlera është rritur për 11,7 për qind ndërsa në Thurgau për 7, 6 për qind, përcjell albinfo.ch. Në Ausserrhoden, nga ana tjetër, numri i bizneseve fillestare ka rënë pak (-3%).

Por në Innerrhoden rënia ka qenë rekorde: 23.4 për qind.Një prirje që po shënohet edhe në nivel kombëtar ishte veçanërisht e dukshme në Zvicrën lindore: Zejtarët nga fusha e ndërtimit, si bojaxhinjtë, suvatuesit dhe shtruesit e dyshemesë, paraqiten veçanërisht të shpeshtë si të vetëpunësuar.“Duke qenë se njerëzit tani janë më shumë në shtëpi, ata duan të bëjnë një ndryshim,” thotë Blasucci.“Dhe duke qenë se normat e interesit të hipotekës janë të ulëta, kjo jo vetëm që çon në aktivitete të reja ndërtimi, por edhe në shtim të rinovimeve”.Menaxherët e patundshmërive gjithashtu duan të përfitojnë nga ky trend, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, start-up-et në sektorët e medias dhe marketingut kanë pësuar rënie.

 

Ndërmarrësia po bëhet më e re dhe “më femërore”Në të njëjtën kohë, po ndryshon edhe profili i themeluesve: në vitin 2021, pothuajse 27 për qind e kompanive fillestare janë themeluar nga gra, në vitin 2020 shifra ishte 23.9 për qind. “Shumë gra zgjedhin vetëpunësimin si një mënyrë për të qenë në gjendje të punojnë në mënyrë më fleksibile”, thotë Blasucci. Veçanërisht të rinjtë po kërkojnë mundësi fleksibiliteti sa i takon fitimit. Numri është rritur më shumë në grupmoshën nga 18 në 22 vjeç. Kjo përfshinte studentët që tregtojnë kriptomonedha ose bizneset fillestare në sektorin e IT.Edhe një herë, në themelimin e bizneseve të reja kishte një përqindje të lartë të komuniteteve me prejardhje të huaj. Rritjen më të lartë e kanë shënuar themeluesit e firmave që janë njerëz me prejardhje nga Kosova. “Ata janë më të motivuar për të bërë diçka të tyren. Zviceranët preferojnë të punojnë për kompani të mëdha”, thotë Blasucci.

Sot pritet të mbërrijnë trupat e viktimave të tragjedisë së Bullgarisë

0

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot në orën 09:00 pritet të mbërrijnë trupat e 45 qytetarëve që humbën jetën në një aksident automobilistik në Bullgari.

Pas mbërritjes, sipas Ministritë të Jashtme, Bujar Osmanit, kortezhi do të lëvizë në një rrugë të paracaktuar drejt dhe përmes kryeqytetit.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Në ditët vijuese shtim vransirash e rritje e temperaturës ditore. Të premten me reshje shiu në mbrëmje, që më vonë sërish shndërrohen në borë.

1.12.2021 – Ditëve të ardhshme mbi vend po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me temperatura në rritje gjatë ditës. Të enjten e të premten me riga lokale shiu, derisa të premten mbëma reshjet shtrihen edhe në pjesë tjera të vendt, e me rënie të temperaturës më vonë edhe shndërrohen në reshje bore, që deri mëngjesin e së shtunës pushojnë.
Në fundjavë do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell, të shtunën më ftohtë, e të dielen mbrëma sërish reshje shiu, që vazhdojnë në fillim të javës.

Në ditët e ardhshme, pritet një përmirësim i cilësisë së ajrit, me qarkullim më të mirë ajror, ku indeksi gjatë ditës do të jetë në vlera edhe të pranueshme. E sidomos një përmirësim pritet të premten me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Por nga e shtuna në mbrëmje moti më stabil, pa qarkullim, mbanë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera edhe të dobëta e shumë të dobëta.

2.12 – Shtim i vransirave nga orët e mëngjesit. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende me reshje të dobëta shiu, kryesisht në perëndim.
3.12 – Kryesisht vranët, me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshjet e shiut shtrihen mbi vend, e gjatë natës edhe shndërrohen në borë me rënie të temperaturës.
4.12 – Më ftohtë, e fillimisht me vransira, e gjatë ditës do të ketë edhe kthjellime, derisa në mbrëmje vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje.
5.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira me mjegull. Vonë në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.
6.12 – Kryesisht vranët e kohëpaskohe me shi. Vetëm në zona malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale deri të premten rriten edhe në 4C, e deri të dielen, vende-vende mund të zbresin edhe deri në -4C. Ndërkaq maksimalet rriten deri në 10 e 12C, të enjten e të premten, e të shtunën zbresin në 5C, për të shënuar rritje sërish të dielen edhe prej 10C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten mbrëma edhe nga verilindja me hove edhe deri në 14m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e ndryshueshme, sa përreth vlerave normale, e të premten e të dielen zbret në rënie.

Pacolli: Pagova 90 mijë euro aeroplanin që të kthehesha për ta votuar Vjosa Osmanin

0

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, kam edhe një parti e cila ka bile edhe disa asamblistë nëpër komuna që tani i ka votuar. Konsideroj se kam një respekt nga njerëzit ku shkoj. Askënd s’e kam gënjyer, askënd s’kam mashtruar, s’e kam zhvatur buxhetin, s’kam marrë as pagë, s’di çka është me marrë pagë për Kosovën”, thotë Pacolli, për RTK-në.

Pacolli tregon si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.

“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: ‘Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten’. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: ‘shkoni ju e unë vijë nesër’”, shpjegon ai.

“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, theksoi ai.

Thotë se asnjëherë, nuk është falënderuar për këtë veprim.

“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirr. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit”, tha Pacolli.

Brezovica mbushet me borë, atraksion turistik për vizitorët e huaj

0

Turistët e parë në Brezovicë janë mahnitur. Ata s’janë vetëm nga Kosova por edhe nga Gjermania dhe Maqedonia, e që janë të parët që po e vizitojnë Brezovicën.

Qytetari nga Maqedonia i cili për herë ta parë po i sheh nga afër bukuritë e maleve të Sharrit, tha se duhet të ketë nivel të duhur të pastërtisë.

Një qendre të tillë e skijimit, nuk i mungojnë as skiatorët.

Maqedonasit të cilit kishin ardhur për ta shijuar borën e parë, shtuan se Brezovica është vendi i tyre i preferuar.

Bizneset në këtë pjesë u shprehën se këtë vit do të ketë vizitorë nga shumë vende të ndryshme.

Edhe nga hotelierët potencuan se interesim për vizita ka nga Shqipëria.

Sipas tyre, edhe rregullimi i rrugës nga qeveria e Kosovës, ka bërë që këtë vit të ketë frekuentim të madh të vizitorëve, meqë rruga e parikonstrukturuar kishte penalizuar turizmin vitin e kaluar.

Edhe Prevalla ishte përgatitur për ta filluar sezonin dimëror, vend i pëlqyer nga qytetarët, por që sot nuk kishte vizitorë ani pse bizneset mbrapa kamerave thanë se në fundjavë është numër më i madh i të interesuarve për vizitë./rtk

Veliu: Asnjëherë nuk do të largohem nga LDK

0

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se ai asnjëherë nuk do të largohet nga LDK.

Veliu ka theksuar se pavarësisht sjelljeve të lidershipit aktual, ai gjithmonë do të jetë me partinë e tij, LDK, transmeton Telegrafi.

“Unë jam në LDK, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë, asnjëherë nuk do të largohem pavarësisht sjelljeve të lidershipit aktual në këtë rast. Unë konsideroj se lidershipi dhe kryetari i LDK-së kanë role të përkohshme kurse LDK është parti sipas meje e përhershme dhe unë do të jem anëtari i saj”, ka pohuar ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Veliu shtoi tutje se ai për një kohë është sulmuar nga militantët e LVV-së, dhe se nuk është mbrojtur nga partia e tij.

“Kam qenë i sulmuar nga militantët e LVV-së, për shkak të pozicionimit tim në raport më LVV-në. Dhe, fatkeqësisht LDK nuk më ka mbrojtur sepse po të më mbronte mua dhe disa të tjerëve sigurisht se gjërat do të rrjedhnin pak më ndryshe”, ka thënë mes tjerash Veliu.

Dorëhiqet edhe kancelari i ri i Austrisë, Alexander Schallenberg

0

Kancelari austriak Alexander Schallenberg tha të enjten se do të japë dorëheqjen sapo Partia e tij Popullore konservatore të bie dakord për liderin e saj të ardhshëm.

Vendimi vjen pasi ish-kancelari Sebastian Kurz njoftoi se do të largohej nga posti i kryetarit të partisë më herët të njëjtën ditë. Kurz tha se do të tërhiqet nga politika.

“Unë besoj fuqishëm se të dy pozicionet – kreu i qeverisë dhe lideri i partisë austriake me më shumë vota – së shpejti duhet të mbahen sërish nga i njëjti person”, tha Schallenberg në një deklaratë.

“Prandaj po e vë në dispozicion postin tim si kancelar sapo të jetë vendosur drejtimi i duhur brenda partisë”.

Dorëheqja e Schallenbergut vjen dy muaj pasi mori detyrën, pasi zëvendësoi Kurzin që u përfshi në një skandal korrupsioni. Kurz dha dorëheqjen në tetor.

Disa media austriake kanë raportuar se ministri i Brendshëm Karl Nehammer, një zbatues i linjës së ashpër të Kurzit për imigracionin, ka shumë të ngjarë të bëhet lider partie dhe kancelar kur udhëheqja e OeVP të mblidhet të premten për të zgjedhur pasardhësin e Kurzit.

Vazhdon vaksinimi kundër Covid-19 në shkollat e Prizrenit

0

Po vazhdon vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 12 vjet në shkollat e komunës së Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur drejtori i QKMF-së në Prizren, dr. Xhevat Elezkurtaj. Sipas tij ky proces po tregohet mjaft i suksesshëm.

Ai tha se puna e ekipeve mobile po tregohet e mirë dhe mjaft efikase.

Çitaku porosit Kurtin: Shko në Washington!

0

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet Bashkuara të Amerikës, tash nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

Çitaku në emisionin “Përpallje” në Telegrafi.com ka thënë se kryeministri Albin Kurti në raport me dialogun është peng i fjalëve të veta.

Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së, tha se Kurti duhet ta dijë se kur është në Bruksel, PDK do ta mbështetë atë.

“Nuk është se kam parë konsistencë nga ana e Qeverisë në raport me dialogun, njëherë kanë thënë nuk e kanë prioritet fare, pastaj kanë thënë se është prioriteti i shtatë. Kështu që nuk është se kam parë konsistencë, kryeministri Kurti unë mendoj se në raport me dialogun është peng i fjalëve të veta.

Kryeministri duhet ta di se kur shkon në Bruksel, kur ulet përballë Aleksandër Vuçiqit, Partinë Demokratike të Kosovës e ka mbrapa. Ne do t’i bëjmë opozitë Kurtit për çështje të brendshme, mirëpo për disa pika të rëndësishme të politikës së jashtme, ne duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë një konsensuse dhe të jemi bashkë”, ka thënë ajo.

Duke folur për procesin e dialogut, Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA, dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

“Ne duhet ta kemi të qartë se status quo nuk na konvenon neve si Kosovë, ne duhet ta kemi ndjenjën e urgjencës, ne duhet të trokasim në Washington, edhe unë e ftoj kryeministrin që në vend se të debatojë publikisht me zyrtarë amerikanë, duhet të udhëtojë sa më parë në Washington. Ne nuk duhet t’i marrim të mirëqenia raportet me SHBA-në. SHBA nuk na kanë borxh të na qëndrojnë pranë, kur ka shumë sfida në nivel global, bota ka ndryshuar, është multipolare, ka qendra tjera gravitacioni në botë. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë që ta mirëmbajmë raportet me SHHBA, dhe ne kemi parë një sjellje të tërësisht të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës në raport me gaz-përçuesin”, ka thënë mes tjerash ajo.

Çitaku ka shtuar tutje se kyçja në gaz-përçuesin ka qenë në interes të Kosovës.

“Ajo çfarë na ka ofruar SHBA është kyçja e Kosovës, dhe kjo është në interesin strategjik të Kosovës’, deklaroi Çitaku gjatë intervistës për “Përballje”.

Ndër të tjera, Citaku tha se raportet me SHBA-në janë vitale për shtetësinë e Kosovës.

“Raportet me SHBA janë vitale për shtetësinë dhe fuqizimin e subjektivit ndërkombëtarë të Kosovës, ne jemi të fuqishme, po aq sa është e fuqishme aleanca jonë me SHBA-në, andaj unë e lus Kurtin të udhëtojë sa ma parë në Washington, të kërkojë nga SHBA që të emërojnë një të deleguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të përfshira drejtpërdrejtë në tavolinë dhe jo në rol mbështetës”, theksoi ajo.

Sa i përket Asociacionit, Çitaku ka thënë se duhet të bëhet mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë gjykata kushtetuese.

“Unë dhe PDK jemi kundër nivelit të tretë të pushtetit, kundër kompetencave ekzekutive të Asociacionit”, ka potencuar ajo.

Në intervistë, Çitaku ka folur edhe për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort