Home Blog Page 3803

Rreth 12 milionë euro fitime neto institucionet mikrofinanciare në Kosovë

0

Institucionet mikrofinanciare që veprojnë në tregun e Kosovës gjatë periudhës janar-tetor 2021 kanë arritur t’i fitime të pastra në vlerë prej rreth 12 milionë euro, raporton portali Front Online.

Këto institucione sivjet kanë “trashur” dukshëm fitimet, derisa vitin e kaluar kanë operuar me humbje.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, institucionet mikrofinanciare kishin raportuar humbje prej 2.7 milionë €.

Fitimet e larta të institucionet mikrofinanciare janë rezultat i normave të larta të interesit në kredi, ku shumica e kredive kanë kamata dyshifrore.

Përndryshe, në Kosovë operojnë 30 institucione mikrofinanciare, të cilat i kanë të punësuar 1284 veta. Dymbëdhjetë institucione mikrofinanciare në Kosovë kanë pronësi të huaj. /Front Online/

Komuna e Prizrenit, fillon ekzekutimin e mjeteve për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021

0

Komuna e Prizrenit ka filluar me procedurat për ekzekutimin e pagesës së përfituesve për fëmijët e lindur gjatë vitit 2021, raporton TV Prizreni.

Pas verifikimit të dokumenteve, komisioni kishte publikuar listën e përfituesve të përfshirë gjithësej 1515 fëmij të cilët kanë përfituar mbështetje financiare nga Komuna e Prizrenit.

Pas përfundimit të afatit kohor të ankesave, gjatë ditës së sotme ka filluar e ekzekutimin i mjeteve në gjirollogarite bankare.

Shërbyesit civilë te Kurti, iu premton përmbushjen e kërkesave

0
DCIM100GOPROGOPR9120.JPG

Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Arlinda Bajraj, nga Sindikata e punëtorëve të ATK-së, tha se shkresat i kanë dërguar Qeverisë kërkesë që të përfshihen në diskutimet për Ligji për Paga, Ligji për Shërbyes civil e tema të tjera në interes të tyre.

Për këto kërkesa ajo tha se kanë marrë zotim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Na premtuam që do të bëjmë dialog në ditët në vijim dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të realizimit të kërkesave”.

Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga mistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se Qeveria u ka premtuar se do të ketë dialog social e se do to zgjidhin të gjitha çështjet të cilat janë adresuar qe një kohë të gjatë.

“Unë besoj në bazë të takimit që e përfunduam që fryma ekziston që të ketë bashkëbisedim”.

Tutje, Sefaj tha se nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria në këtë drejtim, veprimet sindikale do të jenë të nevojshme.

Aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Prizreni për posedim dhe shitje të narkotikëve

0

 Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Sh.,për shkak të dyshimit të bazuar mirë sei njëjti kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Sh., me datë 04.11.2021, rreth orës 19:30 në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substancë psikotrope apo substanca analoge në atë mënyrë që, pas zbatimit të Urdhër-Kontrollit nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij, në Prizren, arrijnë të gjejnë dëshmitë si në vijim:

  • Shtatëmbëdhjetë (17) qese të vogla plastike të cilat dyshohet se përmbajnë substancë narkotike të llojit kokainë, gjithsej me peshë prej 10.8 gram;
  • Një (1) peshore e vogël digjitale me mbishkrim “Constant 14192-616C’’;
  • Para të gatshme 2×5 euro; 1×10 euro dhe një fishek i pistoletës, të cilat dëshmi janë sekuestruar nga ana e policisë.

 

Në këtë mënyrë, i pandehurii lartëcekur ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftim/

Aksioni i policisë vazhdon, deri më tani 22 të arrestuar

0

Krimet Ekonomike sot kanë vazhduar aksionin “Subvencioni 2021”, me ç’rast deri më tani janë arrestuar 22 persona, katër prej tyre në komunën e Istogut, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Katër zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë, që u arrestuan në Komunën e Istogut janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi.

Të arrestuarit dyshohen për mashtrim me subvencione dhe tashmë po intervistohen në Polici.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Sinjalin se operacioni policor është duke u realizuar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jipen informacione shtesë”.

Kurti dhe Abazoviç diskutojnë inicativën ‘Open Balkan’

0

Tre vendet që nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur diskutuan rreth nismës në një konferencë online.

Diskutimi se a është Open Ballkan një devijim i integrimit në Bashkimit Evropian apo një nismë që përshpejton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së, mblodhi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe diplomatin Zef Mazin.

“Çdo iniciativë duhet t’i përshtatet axhendës së Evropës, të operojë me rregullat e Evropës, dhe të na sjellin më pranë anëtarësimit të Evropës. Në mbajmë procesin e Berlinit si të vetmen kornizë në të cilën ka shumë iniciativa. Kemi mbështetur procesin e Berlinit do të vazhdojmë të mbështesim procesin e Berlinit ku të gjitha vendet janë njësoj të barabarta”, tha Kurti.

Por zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, nuk e shikon Open Balkan si një nismë që pengon integrimin në BE.

“Synimi i Malit të Zi është t’i bashkohet BE-së, ne nuk po kërkojmë diçka që i ngjan BE-së, çdo gjë që ngjan si zëvendësim i saj është i rrezikshëm për vendin. Por gjithsesi nuk e shoh Open Balkan si një mënyrë që mund të shkatërroje këtë synim. Po e shoh në një mënyrë tjetër që mund të ndihmojë në integrimin evropian. Sepse kemi nevoje të rrisim besimin, te kemi më shumë sukses, dhe që nuk kanë shumë barriera”, tha Abazoviç.

QKUK-së i shtohen 35 infermierë të ri

0

35 infermierë të rinj kanë nisur punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Me rastin e nënshkrimit të kontratave, infermierët e rinj morën urime nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i ShSKUK, Valbon Krasniqi.

“Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës, u janë shtuar edhe 35 infermierë. Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniq, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë.

Ministria nxjerr një vendim për përdorimin e fishekzjarreve në Kosovë

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrur një vendim në lidhje me përdorimin e fishekzjarreve për festat e fundvitit.

Kësisoj, shitja e fishekzjarreve është e lejuar prej 19 deri më 31 dhjetor, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar.

Me këtë rast, u është bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike nga fëmijët. /Lajmi.net/

ATK’ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata që investojnë në kriptovaluta

0

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar qytetarëve që investojnë në kriptovaluta se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor, rapporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ATK’ja ka thënë se do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.

Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.

Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

🗣Të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat,

janë të ardhura të tatueshme!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.

Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.

Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

Share Now

Aksioni i policisë, katër zyrtarë të arrestuar në Istog

0

Katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut, janë arrestuar nga policia gjatë mëngjesit të sotëm.

Lajmin për Klankosova.tv., e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj, i cili tha se nuk ka asnjë informacion se pse ka ndodhur ky aksion.

“Katër zyrtarë janë arrestuar, nuk kemi asnjë informacion pse dhe çfarë ka ndodhur”, tha ai. Ademaj shtoi se ky aksion u zhvillua para dy orësh.

Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se ky aksion është vazhdim i “Subvencione 2021”, nisur muaj më parë në disa komuna të Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort