Home Blog Page 3802

I dashuri publikon foton e Adriana Matoshit pas operimit

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në fillim të kësaj jave ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operimi, për shkak se i është rikthyer tumori në tru.

Pas operacionit, familjarët kanë njoftuar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sot, i dashuri i saj ka publikuar edhe një fotografi të Matoshit, pas operimit.

E godet një person me veturë në Prizren, gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit G.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: më datë 01 dhjetor, në orët e mbrëmjes në Prizren duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia e në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Publik, ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se i pandehuri duke mos ja përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë, i njëjti nuk i jep përparësi kalimi këmbësorëve që ishin duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet të dëmtuarin M.Gj., duke e hedhur në një distancë dhe gjatë ndaljes së automjetit i kalon sipër të dëmtuarit me rrotën e pasme të anës së djathtë, me ç’ rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, të cilat lëndime janë të konstatuara në raportin mjekësor.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, gjithashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në zonë ku janë të shënjuar vendkalimet për këmbësorë drejton veturën me shpejtësi dhe rrezikon jetën e të dëmtuarit, arsyetojnë vendimin që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale me qëllim të parandalimit të ikjes së të pandehurit, zhvillimit normal të hetimeve dhe pengimin e përsëritjes të ndonjë vepre tjetër penale.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

KQZ deri tani ka pranuar vetëm 99 pako të supozuara me fletëvotime për Dragash

0

Deri të premten në mesditë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vetëm 99 pako të supozuara me fletëvotime që u takojnë votimit jashtë vendit për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka përsëritur se KQZ-ja do të presë fletëvotimet deri më 13 dhjetor, kur parashihet të përfundojë kjo periudhë, e cila është e vlefshme vetëm për 1,090 votuesit jashtë Kosovës që i takojnë komunës së Dragashit.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri të premten në mesditë, KQZ ka pranuar 99 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tha Elezi për kp.

Votimi përmes postës për Dragashin ka nisur më 29 nëntor pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e LVV-së për zgjedhjet në Prizren

0

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Vetëvendosje”, të paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Supremja në njoftimin e bërë për media thotë se ankesën e LVV-së e ka konsideruar si të pabazuar.
“Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta”, thuhet në njoftim.

Më tej, Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se “Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..” e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar. /Telegrafi/

31 të arrestuar në 8 komuna – Prokuroria shpalos detaje nga aksioni i sotëm për rastin “Subvencioni 2021”

0

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin Subvencioni 2021, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës.Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë tridhjetenjë (31) persona, prej tyre dymbëdhjetë (12) zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK. Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në komunat:· Pejë
· Istog· Ferizaj· Lipjan

· Prishtinë· Kllokot· Vushtrri· Podujevë.Përderisa, nëntëmbëdhjetë (19) persona janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve. Përfituesit e subvencioneve janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë mashtruar me subvencione.Personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.Gjithashtu, gjatë afateve kohore ligjore Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë për caktim e masës së paraburgimit të personave të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotshëm.

13 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
03 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________

Shaqir Totaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e pandashme e jetës tonë, zotohet për mbështetje maksimale

0

Kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj, në ditë ndërkombetare të personat me aftësi të kufizuara është zotuar se do të angazhohet maksimalisht për t’i përmbushur premtimet gjatë fushatës, që të krijojë mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje në shoqërinë tonë, raporton TV Prizreni.

Ai më tej ka theksuar se personat me aftësi të kufizuar janë pjesë e pandashme e jetës tonë, familjeve tona dhe shoqërisë dhe si të tillë, u duhet përkrahja e mbështetja jonë pa kushte.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zotohem që si kryetar i ri i Prizrenit do të angazhohem maksimalisht për të përmbushur premtimet gjatë fushatës, që të krijojmë mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje në shoqërinë tonë.

Personat me aftësi të kufizuar janë pjesë e pandashme e jetës tonë, familjeve tona dhe shoqërisë dhe si të tillë, u duhet përkrahja e mbështetja jonë pa kushte.

“Hidroregjioni jugor” njofton se Zhuri dhe fshatrat për rreth do të kenë ndërprerje me furnizim të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave ka njoftuar se me rastin e problemit të furnizimit me rrymë tek Stacioni i pompave në Vërmicë, me datë 03.12.2021 prej ores 09:00 pa ujë kanë mbetur këto fshatra:

· Fshati Zhur,
· Fshati Vërmicë,
· Fshati Dobrusht,
· Fshati Shkozë dhe
· Pika kufitare Morinë.

Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

“Hidroregjioni jugor” njofton se këto zona të Prizrenit do të kenë ndërprerje me furnizim të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton se për shkak të ndërprerjes së rrymës nga ana e KEDS-it tek Stacioni i pompave tek “40 Bunar” dhe “Cvileni i vjeter,, me datë 03.12.2021 prej ores 09:00 pa furnizim të rregullt me ujë kanë mbetur:

  • Lagjja “Bazhderhane”
  • Rruga ‘Kosova”
  • GIZ-i
  • Lagjja “Dardania”
  • Lagjja “2 Korriku”
  • Lagjja “Hoqa Mahalla”
  • Lagjja “Korilla”
  • Rruga “Janina”
  • Rruga “SefedinLaqi”
  • Lagjja “Nënkala”
  • Lagjja “Tusuz”

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes..tvprizreni.net/

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

Në ditën ndërkombëtare të tyre, Haradinaj tha se ata kanë nevojë për dashuri duhet të zhduken të gjitha paragjykimet, për t’iu krijuar një ambient që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

Postimi i plotë:

Sot kur shënohet Dita e Personave më Aftësi të Kufizuara, ne kemi vetëm edhe një motiv shtesë për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta.

Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Ata kanë nevojë për sa më shumë dashuri, më shumë kushte, më shumë mundësi.

Ata kanë ëndrra si të gjithë të tjerët, e ne duhet të ndihmojmë në realizimin e tyre.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort