Home Blog Page 3800

Më 15 dhjetor konferenca e radhës ndaj Thaçit e të tjerëve

0

Më 15 dhjetor do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale. Konferenca do të fillojë të mërkurën, nga ora 14:30.

Në këtë seancë dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake do t’u kërkojë palëve nëse ka përditësime mbi çështjet e pazgjidhura nga Konferenca e tetë.

Gjithashtu, do të kërkohen përditësime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtja dhe çështje në lidhje me pandeminë COVID-19.

Thaçi dhe të tjerët akuzohen që nga viti i kaluar për krime lufte si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

QKD ” Pema”, me aktivitete të ndryshme shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

0

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, QKD “PEMA” në Prizren, në bashkëpunim me shkollën “Lekë Dukagjini” ka realizuar kampanjën “Ëe Ring the Bell”. Nxënësit, së bashku me fëmijët e QKD ” PEMA”, të shoqëruar nga mësimdhënësit dhe stafi i PEMA-s, i kanë rënë zileve për të tërhequr vëmendjen për situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ku ata shpesh nuk lejohen dhe nuk përkrahen për qasje në arsim.

PEMA bashkë me fëmijët, bën thirrje për gjithëpërfshirjen aktive të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, sepse të gjithë fëmijët duhet të ndjehen të mirëpritur dhe të përkrahur në shkollë.

Ndërkaq, një aktivitet tjetër është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit nga drejtueset e QKD ” PEMA” me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, ku është prezantuar një material, ku përveç prezantimit të nevojave, është bërë thirrje për përkrahje dhe mbështetje fëmijëve te aftësi të kufizuar.

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe rehabilitimit”, të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Abbott: Qeveria e Kosovës të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

0

Sistemi i vettingut, si proces delikat, kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses, thotë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes në lidhje me këtë proces.

Abbott gjatë intervistës ekskluzive për Telegrafin, ndër tema të tjera ka folur edhe për vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ambasadori Abbott tha se për shkak se si proces, vettingu është delikat, ata kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës të konsultohet me Komisionin e Pavarur të Venecias dhe të dëgjojnë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë me kujdes.

“Por në çdo vend ku është vendosur një sistem i tillë vettingu, është gjithmonë një proces delikat që kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses. Për këtë arsye, ne kemi inkurajuar qeverinë që të konsultohet me Komisionin e pavarur të Venecias për këtë, dhe të dëgjojnë me kujdes shqetësimet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, theksoi Abbott.

Siç thotë Abbott, një kohë të gjatë kanë punar me gjyqësorin e Qeverinë për të kryer një rishikim funkdional të sistemit të drejtësisë dhe janë të kënaqur të shohin se ky process po përparon.

“Ne kemi mbështetur përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë për disa kohë. Ne kemi punuar me gjyqësorin dhe qeverinë për të kryer një rishikim funksional të të gjithë sistemit të drejtësisë, si dhe punën e tij për vlerësimin e opsioneve për zbatimin e një procesi vettingu për gjyqësorin. Kështu që jam i kënaqur të shoh përparim”, është shprehur ai.

 

Akuzohet për korrupsion komisioneri që ia kërkonte Kosovës luftimin e kësaj dukurie

0

Komisionieri i Bashkimit Evropian, që për shumë vjet i kërkoi Kosovës luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e demarkacionit për të marrë liberalizimin e vizave, po akuzohet se vetë ka kryer vepra korruptive.

Johannes Hahn thuhet se ka pranuar udhëtime gjuetie dhe ftesa për darkë nga lobistët pa i raportuar në zyrat përkatëse, raporton gazeta franceze “Liberation”. Vetë Hahni i ka mohuar akuzat. Sipas gazetës franceze, Hahni i ka pranuar ftesat e lobistëve për udhëtime gjuetie dhe ushqime të shtrenjta pa e raportuar këtë.

Hahn mori pjesë në një festë gjuetie në dhjetor të vitit 2015, e cila u pagua nga lobi belg i Pronarëve të Tokave (ELO). Sipas “Liberation”, ai ishte i detyruar ta regjistronte pjesëmarrjen në Komision, sipas kodit të mirësjelljes.

Një zëdhënës i Hahnit ka thënë se ftesa nga komisioneri i BE-së ishte “thjesht e një natyre private”. Ai merrte pjesë në shoqërinë e ish-bashkëshortes në atë kohë, e cila kishte leje gjuetie. Prandaj nuk ishte e nevojshme që kjo të futej në regjistrin e transparencës, sipas tij.

Hahni ka qenë Komisioner i BE-së për Zgjerim në periudhën 2014-2019. Ai vazhdimisht pati premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa e përmendte korrupsionin si një nga sfidat që duhet përmbushur për të përfituar liberalizimin. Madje ai e kërkoi dikur edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi si “kushti i fundit” për liberalizim.

Në shkurt të vitit 2016, Hahni në seancën plenare të Parlamentit Evropian, teksa fliste për zhvillimet e asaj kohe në Kosovë, mes tjerash e kishte përmendur papunësinë, mungesën e zhvillimit ekonomik, krimin e organizuar dhe korrupsionin, si një ndër sfidat kryesore që përballet vendi, duke rekomanduar përkushtim më të madh në këto fusha.

Hahn nuk ishte shprehur i kënaqur edhe me pavarësinë që i mungon sistemit gjyqësor në Kosovë, derisa rekomandonte institucionet vendore në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

“Raporti ynë për vitin 2015 konfirmon se Kosovës i duhen reforma strukturale për të trajtuar sfidat kryesore të reformave ekonomike. Papunësia është në mënyrë të papranueshme e lartë dhe zhvillimi ekonomik nuk është i mjaftueshëm. Më shumë përkushtim duhet për të arritur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; i njëjti vlerësim shkon edhe për pavarësimin dhe kapacitetet e gjyqësorit. Përmirësimet në këto fusha do duhej të mundësonin një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës”, kishte thënë ai.

Hahn tash është komisioner evropian për buxhet dhe administratë

Djegia e autobusit në Fushë Kosovë, flasin nga kompania “Arditi”

0

Sot në një parking në Fushë Kosovë është djegur një autobus i kompanisë “Arditi Tours”.

Një nga përfaqësuesit e kompanisë ka konfirmuar për Express, se autobusi i djegur i përket kësaj kompanie.

Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky incident dhe se brenda autobusit nuk ka qenë askush.

Sipas tij, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

“Po është i kompanisë. Nuk e dimë njëherë shkaktarin se pse ka ndodhur. Brenda nuk ka qenë askush dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë një nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Pritje të gjata për bukë, turqit në panik

0

Lira turke është në pikën më të ulët karshi dollarit dhe euros në javët e fundit. Devalvimi dramatik i lirës ka shkaktuar panik në mesin e turqve. Me inflacionin gati në 20 për qind çmimet e ushqimit kanë fluturuar dhe nuk dihet se kur do të stabilizohet situata.

Pritjet e gjata të njerëzve për të blerë bukë në dyqanet më të lira janë pamje të zakonshme në javët e fundit.

Grupi i pavarur për hulumtime të inflacionit, i përbërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë të qeverisë, ka bërë të ditur se inflacioni në Turqi ka arritur në 50 për qind.

Turqit kanë nisur të këmbejnë kursimet e tyre në monedha të huaja dhe ari, për t’u mbrojtur nga inflacioni i lartë teksa investuesit e huaj kanë nisur të braktisin asetet e Turqisë.

Humbja e vlerës së lirës ka nisur kur presidenti Recep Tayyip Erdogan ka insistuar në politikën e kritikuar për të ulur normat e interesit ani pse çmimet po ngriheshin, duke vështirësuar gjendjen ekonomike të turqve që mezi po gjejnë bukë.

Lira turke ka humbur vlerën e saj deri në 40 për qind që prej fillimit të vitit dhe është një prej monedhave më të dobëta në botë.

Digjet një autobus në Fushë Kosovë

0

Një autobus është djegur pasditën e së premtes në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e autobusëve që gjendet në Fushë Kosovë, ndërsa deri më tash nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit, ndërsa KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës për më shumë detaje.

 

Akademik Qosja: Politika të luftojë korrupsionin e nepotizmin

0

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur.

Kështu u shpreh akademik, Rexhep Qosja në tryezën shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” e organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë.

Fillimisht në këtë tryezë shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.

Tutje, akademik Qosja e shprehu nevojën që institucionet shqiptare të angazhohen që ta ndalin dukurinë e shpopullimit të trojeve shqiptare, çështje të cilën e konsideroi edhe mjaftë shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Sipas tij çështja kombëtare shqiptare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, dhe njëra nga më të rënda sot në Evropë.

“Me çlirimin e Kosovës prej pushtimit serb dhe me krijimin e shtetit të lirë të pavarur dhe mëvete të Kosovë, çështja kombëtare shqiptare pjesërisht është përmirësuar, pjesërisht është zgjidhur por nuk mund të quhet historikisht e zgjidhur. E shikuar e shprehur në gjithë shtrirjen e saj gjeografike dhe demografike me mënyrën e jetës së tyre në trojet ku shqiptarët janë popullatë e vetme a shumicë etnike, çështja kombëtare mbetet edhe më tej çështje e rëndë kombëtare, njëra nga më të rënda në Evropë sot. Trajtimi i çështjes së ardhme shqiptare jo vetëm në dy vendet shqiptare por kudo jetojnë ata sot përmban premtimin se me politik të menduar mirë, me politikë gjithëpërmbajtësore dhe gjithëaspektore të shihet qartë drejt realisht gjendja e tyre kudo janë ata dhe ashtu me një politik të tillë kurrë më pak e kurrë më shumë t’i kontribuohet pakuptimit për çështjen e tyre kombëtare në njërën anë kurse përmirësimit të gjendjes së tyre jetësore”, theksoi ai.

Akademik, Rexhep Qosja kërkoi nga politika shtetërore shqiptare të lirohet prej korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit. Ndërsa, kërkoi vëmendje më të madhe në punësimin e të rinjve.

Qosja përmes kësaj tryeze shkencore kërkoi që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë në Akademi të Përbashkët dhe Shkencave dhe Arteve, e cila sipas tij do lironte mendimin akademik prej politikës dhe dallimeve krahinore.

“Është e nevojshme të bëhet çmos për punësimin e të rinjve, kurse atyre që nuk mund të punësohen tu sigurohen të ardhura mujore siç bëhet në Francë me çka ndalet emigrimi i tyre. Është e nevojshme që njëmendësia politike shtetërore shqiptare të lirohet prej tri të këqijave të mëdha që cenojnë zhvillimin demokratik, që nxisin mosdurimin e qytetarëve ndaj strukturave politike, partiake shtetërore, që cenojnë prestigjin e shqiptarëve në botë të lirohet sa më shpejt dhe sa më rrënjësisht prej korrupsionit, prej nepotizmit dhe prej krimit të organizuar[…] Është e nevojshme që të krijohet një Akademi e Përbashkët e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka dyshim se krijimi i një akademie të tillë do të pasuronte shumë, do pasuronte vëllimisht dhe cilësisht krijimtarinë shkencore në të gjitha fushat e shkencave dhe do lironte mendimin tonë krijues prej partishmërive prej veçimeve krahinore dhe prej veçimeve të anshme që kanë pushtuar dy akademik, e në mënyrë të veçantë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, u shpreh Qosja.

Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë, Ksenofon Krisafi u shpreh se cështja e të ardhmes politike shqiptare vazhdon të mbetet si çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan, prandaj siç beson ai zgjidhja e kësaj çështje ndikon edhe në paqen dhe sigurinë Ballkan por edhe Evropë.

Akademiku dhe juristi, Krisafi këshilloi se shqiptarët detyrimisht duhet të kenë platformë strategjike të të ardhmes së tyre politike.

Sipas tij nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të mbeten përjetësisht të dënuar dhe “kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental”.

“ Çështja e të ardhmes politike shqiptare është më madhorja dhe më e rëndësishmja e tyre dhe njëkohësisht çështja e fundit e pazgjidhur në Ballkan siç është shprehur profesor Qosja. Nga zgjidhja me urtësi dhe sens objektiviteti do të varet jo vetëm e ardhmja e tyre por edhe paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet politike tek popujt e tjerë të gadishullit madje edhe në Evropë[…]Nuk ka arsye që shqiptarët përjetësisht të mbesin të dënuar dhe të trajtohen si kurban i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe kontinental, nuk ka pse ata të ndalojnë të kenë shtetin e tyre kombëtar në një kohë kur shtetet e tjera i kanë shtetet e veta, madje edhe të mëdhenj në thonjëza në shkelje të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare sepse kanë aneksuar trojet shqiptar[…]Ekziston një realitet i pamohueshëm edhe pse i pacertfikuar zyrtarisht ai është bashkimi defakto i Kosovës me Shqipërinë“, tha ai.

Në këtë tryezë shkencore me temën “E ardhmja politike e shqiptarëve” morën pjesë edhe akademik të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. /kp/

Merkeli me këngë të përzgjedhura përcillet nga ushtria

0

Një javë para largimit kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përshëndetur me një ceremoni tradicionale që ka përfshirë edhe ushtrinë.

Parakalimi ushtarak në nder të Merkelit u bë në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes të enjten mbrëma. Kjo ceremoni ishte me numër të vogël të ftuarish për shkak të pandemisë.

Merkeli për këtë ceremoni kishte kërkuar tri këngë.

Kënga e parë ishte “I madhi Zot, ty të qofshim falë”. Kjo këngë ishte zgjedhur për shkak se Merkeli ishte e bija e një predikuesi protestant.

Kënga e dytë e luajtur nga ushtria ishte “Për mua trëndafila të kuq rënçin si shiu” nga Hildegard Knef.

Kënga, që la të habitur të gjithë, ishte “Ti ke harruar filmin me ngjyra”, këngë e publikuar në vitin 1974, nga këngëtarja e zhanrit punk, Nina Hagen.

Në këtë këngë këngëtarja vajton se i dashuri nuk kishte shkrepur fotografi me ngjyra në pushimin e tyre në plazh.

Këngëtarja Hagen, si Merkeli, ishte rritur në Gjermaninë Lindore, por kaloi në pjesën Perëndimore në vitin 1976, kur u përplas me partinë komuniste.

Në fjalimin e saj, Merkeli ka thënë se besimi është aseti kryesor në politikë.

“Duke qëndruar këtu përballë jush sot ndiej përulësi dhe mirënjohje mbi të gjitha. Përulësi përpara detyrës që më lejuan ta ushtroja për kaq shumë kohë. Mirënjohje për besimin që përjetova. Kam qenë gjithmonë e vetëdijshme se besimi është aseti më i vlefshëm në politikë. Është gjithçka tjetër veçse e vetëkuptueshme dhe për këtë ju falënderoj nga zemra”, ka thënë ajo.

Periudhën si kancelare e ka cilësuar si më sfiduesen.

“Këta 16 vjet si kancelare kanë qenë plot ngjarje dhe shpesh vite sfiduese. Më kanë sfiduar politikisht dhe personalisht, por në të njëjtën kohë më kanë përmbushur”, ka shtuar Merkeli.

Merkeli do të qëndrojë në detyrë deri pas 6 dhjetorit, kur pritet të votohet Olaf Scholz si kancelar i ri i Gjermanisë.

Ai deri më tani ka shërbyer si ministër i Financave në qeverinë e Merkelit.

Pamje nga stërvitjet e kadetëve të FSK-së gjatë natës

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar fotografi nga stërvitjet gjatë natës të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur mënyrën se si bëhet kalitja fizike e kadetëve në marshim të ngarkuar natën.

Ai bëri të ditur po ashtu se kadetët janë pjesë e Qendrës Studimore Universitare “Wesley Clark”.

“Kalitja fizike e kadetëve tanë në marshim të ngarkuar në kushte nate. Kadetët tanë të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” të Akademisë sonë të Mbrojtjes, vazhdojnë suksesshëm realizimin e planprogramit akademik. “Believe you can and you’re halfway there.” – former U.S. President Theodore Roosevelt”, shkroi Mehaj në Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort