Home Blog Page 3799

Mjekët kosovarë për virusin e ri të COVID: S’ka nevojë për mbyllje, doza e tretë e domosdoshme

0

Që nga përhapja e pandemisë janë shfaqur variante të reja të Covid-19 në gjithë botën.

Varianti i ri Omicron po përhapet në një masë më të madhe duke prekur grupmoshat e mesme 40 vjeç, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, infektologu Shemsedin Dreshaj.

Sipas, doktorit Dreshaj edhe përkundër kësaj ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa në raport me kufizimin e lëvizjes e jo ta mbyllë vendin.

“Përvojat në botë lidhur me përhapjen e këtij varianti janë të limituara. Prek më shumë grupmoshat e mesme rreth 40 vjet të cilët janë aktiv në jetën e përditshme. Covidi është Covid dhe ndaj tij duhet t’i respektojmë të gjitha masat që i kemi rekomanduar prej fillimit distancën, maskën dhe pastrimin e duarve”.

“Ministria duhet të këshillohet me trupin këshill dhënës të cilin e ka brenda dhe bazuar në rekomandimet e tyre duhet të respektohen në atë mënyrë që të jemi të përgatitur në rast se vije dhe përhapet në vend. Unë mendoj që jo vetëm Kosova, por e gjithë bota ka pësuar nga pandemia e Covidit ndaj hapat e ardhshëm që duhet të merren janë më tepër në raport kufizimin e lëvizjes e jo me mbylljen”.

“Mendoj që shëndetësia dhe arsimi si prioritet kryesore nuk kanë qenë prioritet i Qeverisë së vendit. I kemi pasur deri në 1 000 raste të cilat i kemi trajtuar në qendrat e klinikës universitare dhe në spitalet rajonale të vendit. Mendoj që ato kapacitete janë dhe të reja deri më tani nuk ka”, tha Dreshaj.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla tha se varianti Omicron po përhapet me shpejtësi të madhe edhe në Kosovë.

Sipas Sylës, duhet të ketë masa rigoroze, por jo mbyllje. Mes tjerash, ai shtoi se të gjithë ekspertët thonë që duhet të merret doza e tretë sepse po tregohen efikase, duke e konsideruar tejet të domosdoshme, raporton EO.

“Varianti i ri i cili është ka paraqitet Omicron është ka afrohet. Definitivisht do të arrij edhe në Kosovë. Ajo çka dihet se Omicron përhapet shumë shpejt. Por për fat të mirë deri më tash nuk kemi indikacione që është më i keq sesa Delta. Duhet të kemi kontrolle rigoroze se kush na vije nga jashtë, a janë të vaksinuar dhe duhet vendoset menjëherë para festave”.

“…të vaksinohemi sa më shumë. Unë jam kundër mbylljes. Jemi vendi ndër të paktë që nuk i kemi lënë pacientët të trajtohen rrugëve apo me vdes rrugëve. Ne jemi të përgatitur profesionalisht. Jam për një kontroll më të rreptë. Por me këtë numër të vogël të inspektorëve është e pamundur të kontrollohet popullata. Andaj unë konsideroj që kanë bërë gabim në hapa. Për momentin kapacitete. Është mirë që sistemi i oksigjenimit është i mirë dhe i kemi disa furnizime”.

“Të gjithë ekspertët thonë që duhet të merret doza e tretë dhe unë jam ithtarë që të vazhdohet me dozën e tretë. Po tregohen efikase sidomos në variantin ku po kombinohen vaksinat. Unë shpresoj që ekspertët tanë të marrin vendimin që sa më shpejt të mundësohet edhe vaksinimi i dozës së tretë”, tha Syla.

Hekuran Murati: Hapja e pakujdesshme në gastronomi mund të sjellë situata jo të mira

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për sektorin e gastronomisë dhe pandeminë Covid-19. Thotë se “fati” kë bërë që ky sektor të përhapë më shumë sëmundjen, prandaj s’po ndodh hapja që po e kërkojnë punëtorët e këtij sektori.

“Me përvojën që kemi pasur me menaxhimin e pandemisë kemi parë që edhe hapjet e pakujdesshme sidomos tani kur kemi edhe këtë variantin e ri që është shfaq tani, mund të sjellin situata që jo domosdo janë të mira”, tha Murati.

“Jemi shumë vigjilentë si qeveri që të marrim të gjitha masat në mënyrë goxha të kujdesur ashtu që të mos kemi situata ku sistemi shëndetësor rëndohet”, shtoi ai.

“I kuptoj edhe sektorin e gastronomisë për ankesat e tyre mirëpo ja që fati ka qëlluar që përhapja të bëhet në ambiente ku ka frekuentim të madh të njerëzve dhe ku ka numër të madh të njerëzve për metër katror, prandaj duhet të marrim masa për këtë sektor”, tha Murati për RTV21.

“Ka pasur mbështetje për këtë sektor. Mund të ketë qenë targetimi më i mirë por ja që këto janë instrumentet që ka shteti tani për tani, mirëpo kemi pasur masa”, shtoi ai.

Rritje e eksportit nga Kosova në Gjermani

0

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) përmes një njoftimi për medie, bën të ditur që sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, në periudhën janar-shtator 2021 eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë arriti vlerën prej rreth 40 milionë euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2020 eksporti ishte në vlerë rreth 30 milionë euro, që do të thotë ka 39% rritje të eksportit nga Kosova në Gjermani në periudhën janar-shtator 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

OEGJK njofton që edhe gjatë vitit të kaluar, në kohë pandemie pati rritje të eksportit mbi 40% për në Gjermani, në krahasim me 2019.

Nora Hasani, drejtoresha ekzekutive e OEGJK tregon se vështirësitë që kompanitë gjermane kanë hasur në zinxhirët e tyre të furnizimit gjatë pandemisë, iu kanë mundësuar disa kompanive kosovare që të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

“Për disa kompani gjermane Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova janë territor akoma i pa eksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Për kompanitë evropiane e gjermane që duan të diversifikojnë furnitorët, prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, se sa kur furnizimi bëhet nga Azia”, thotë Hasani dhe thekson se në OEGJK që nga fillimi i pandemisë janë rritur dukshëm kërkesat nga kompanitë gjermane për të gjetur furnitorë nga Kosova për produkte dhe gjysmë-produkte.

Produktet më të eksportuara nga Kosova në Gjermani për periudhën janar-shtator 2021 ishin: pajisjet e ndërtimit prej plastikës, thasët dhe çantat për paketimin e mallrave, veshje prej telave të gizës apo çelikut, mobileria dhe produkte metalike.

OEGJK thekson se përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështetë në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman.

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme. Të shtunën intervale me diell e ftohtë. Nga e diela mbrëma reshje shiu. Javën e ardhshme më ftohtë edhe me reshje dëbore.

3.12.2021 – Pas të reshurave të ditës së sotme, në fundjavë pritet stabilizim i motit. Të shtunën vransirat shpërndahen. Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.

Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielen në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Të reshurat dhe qarkullimi më i mirë ajror që parashihet nga e diela mbrëma, sjell një përmirësim të cilësisë së ajrit, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

4.12 – Më ftohtë, vransirat shpërndahen, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

5.12 – Në mëngjes ngrica, në ultësira mjegull. Ditën vransirat shtohen, e më vonë priten edhe reshje shiu, e në vise malore borë.

6.12 – Kryesisht me vransira. Gjatë ditës reshje shiu, e në mbrëmje vonë shndërrohen edhe në borë.

7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

8.12 – Kryesisht kthjellët. Ngrica në mëngjes.

Temperaturat do jenë mjaft të ndryshueshme në ditët e ardhshme. Minimalet deri të dielen zbresin edhe në -2C, e të hënën rriten në 4C, për pësuar një rënie edhe deri në -5C të mërkurën. Ndërkaq maksimalet nga 6C të shtunën, rriten në 10C ditën e diel, më pas me një rënie deri në 1C ditën emartë.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme gjatë kësaj periudhe, kryesisht nga verilindja e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rënie ditëve të fundjavës, e më pas me tendencë të rritjes.

Të gjithë fëmijët janë të njëjtë

0

Shkruan: Lumnije Rakaj

3 DHJETORI – DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Arsimi gjithëpërfshirës e drejtë e secilit

Të gjithë fëmijët janë të njëjtë

Fëmijët janë ardhmëria e çdo kombi, janë lulëkuqe që shpalojnë petalet në çdo stinë, dallëndyshe që sjellin pranverën, prandaj ata kanë vend dhe respekt të veçantë kudo: në familje, shkollë, shoqëri, etj.

Eci rrugës, takoj shumë fëmijë. Ata më duken si fluturat shumëngjyrëshe që zbukurojnë qiellin, pra zemra na bëhet mal kur ata i shohim ashtu të lirë e të buzëqeshur.

Sa të mirë janë fëmijët! Të çiltër, të sinqertë, të pastër, të padjallëzuar, pra janë xhevahirët tanë. Janë qeniet më të përsosura në planet, të cilët kanë nevojë për kujdes, mbikëçyrje, respekt e përkrahje.E në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuara.

Eh, ata fëmijë! Kur e themi këtë fjalë, duket se po flasim për krijesa jashëtokësore e jo për qenie normale e njerëzore. Por në fakt, shumë pak njerëz arrijnë të kuptojnë se edhe këta fëmijë janë si gjithë të tjerët, e në shumë raste edhe më të mirë e më frytëdhënës në familje e shoqëri. Ata thjesht kanë nevojë për pak më shumë përkujdesje sepse e meritojnë. Ata nuk kërkojnë asgjë të jashtëzakonshme. Ç’na kushton ne t’u falim më shumë minuta nga koha jonë këtyre fëmijëve? Ashtu, ata do të ndiheshin më të relaksuar psiqikisht. Ç’faj kanë ata që kanë lindur me ndonjë të metë fizike, apo thjesht që janë fëmijë me nevoja të veçanta. Këta fëmijë nuk kanë nevojë për mëshirë, keqardhje, apo t’i shikon dikush me përbuzje, por ata kanë nevojë për dashuri dhe përkujdesje. T’i heqim njëherë e përgjithmonë nga koka paragjykimet se për përkujdesje dhe dashuri kanë nevojë vetëm të shëndoshët e jo edhe njerëzit me nevoja të veçanta. Nga kjo kuptohet qartë se këta fëmijë nuk janë aspak ndryshe nga ne. Ata kanë një vështirësi, por duhet kuptuar se të gjithë fëmijët kanë vështirësi në diçka. Ne duhet t’i ndihmojmë t’i kalojnë këto vështirësi, kështu që edhe për ta do të jetë më lehtë. E çfarë pastaj nëse një fëmijë nuk mund të ecë? Ai mund të ketë një talent, si këndimi, pikturimi, të shkruarit bukur apo diçka tjetër. Të mos harrojmë se Zoti i ka dhënë një njeriu diçka, duke mos i dhënë diçka tjetër dhe kështu asnjë njeri nuk ka dalë i përsosur apo i përkryer.

Ka shumë fëmijë me aftësi të kufizuara në botë, por mua më dhemb shpirti e më coptohet zemra për fëmijët e lënë anash që ende nuk po mundemi t’ua plotësojmë kushtet mëse të nevojshme për ta, e lëre më sa turp është që këta fëmijë lihen jashtë shoqërisë sonë. Edhe ata kanë gjëra për të ofruar, se ndryshe nuk do të ishin pjesë e botës, prandaj duhet t’i integrojmë në shoqërinë tonë normale.

Pse edhe ata të mos vijnë në shkollat tona? A mos kanë bërë diçka të keqe? Ne të gjithë e dimë se shkolla ka vend dhe dashuri për të gjithë fëmijët, aty rrezet e diellit duhet të na ngrohin njësoj pa përjashtim, ngase aty duhet të gjejnë respektin, edukatën, tolerancën, pavarësisht nga raca, përkatësia etnike apo statusi social dhe ekonomik.

Të gjithë kanë të drejtë t’i gëzojnë vitet e fëmijërisë së tyre dhe të rriten në mënyrë të natyrshme. Të gjithë kanë të drejtë për dashuri, arsim, mbrojtje, për të mos ua cenuar identitetin. Pra edhe fëmijët me aftësi të kufizuara le të jenë miqtë tanë, në shkollë, shtëpi e kudo, le t’i pranojmë në gjirin tonë dhe t’i ndihmojmë pa paragjykime. T’i inkurajojmë dhe mobilizojmë nxënësit tanë për t’i ndihmuar dhe përkrahur moshatarët e tyre, në klasat tona të krijohet një klimë besimi, optimizmi e shprese ku mjedisi të jetë si një familje në të cilën këta fëmijë të ndihen të motivuar, të lirshëm, t’i gëzohen jetës, dhe ta ndiejnë veten njëjtë si gjithë të tjerët.

Kjo do të ishte një mrekulli. Por duhet akoma punë e mund që të gjithë njerëzit të vetëdijësohen rreth kësaj çështjeje. Nuk është edhe aq e lehtë, por është mëkat që njerëzit e tillë të largohen nga ne, sikur të ishin armiq, e jo njerëz të brishtë, të pambrojtur, siç janë.

Çdo njeri e do jetën. Çdo njeri është i veçantë në mënyrën e tij. Edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, janë të veçantë në mënyrën e tyre. Por ne jemi njerëz, duhet të jemi humanë dhe t’i ndihmojmë e t’i përkrahim këta fëmijë. Të gjithë së bashku duhet të bëjmë më shumë në integrimin e këtyre fëmijëve në rrjedhat e shoqërisë sonë, vetëm e vetëm që ata të mos ndihen të anashkaluar e të lënë pa përkujdesje.

3 dhjetor 2021

Lumnije Rakaj

Kurti, Bislimi dhe Gërvalla, të hënën, nisen për në Bruksel

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë të hënën për në Bruksel.

Klankosova.tv ka mësuar se Kurti do të niset bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin, dhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Peci: E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në rastin “Subvencioni 2021”

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se e përshëndet aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, për rastin “Subvencioni 2021” .

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë.

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “subvencioni 2021″ dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë”.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”,ka thënë Peci.

Nga nesër asnjë udhëtar nuk mund të hyjë në Zvicër pa testin PCR

0

Siç ishte paralajmëruar, Këshilli Federal reagoi sot ndaj numrit në rritje të rasteve me korona duke vendosur për një sërë masash. Masat shtrënguese do të hyjë në fuqi të hënën më 6 dhjetor dhe do të zbatohen deri më 24 janar. Rregulloret e reja të hyrjes në Zvicër hyjnë në fuqi të shtunën.

Zgjerimi i detyrimit për maskë: Tani ky detyrim është i vlefshëm në të gjitha ambientet e mbyllura në të cilat zbatohet edhe detyrimi për certifikatë, transmeton albinfo.ch. Takimet private përjashtohen nga ky rregull.

Ulja e detyrueshme në restorante, të dhënat e kontaktit në trajnimet sportive: Aty ku nuk është e mundur të vihet maskë, zbatohen masat zëvendësuese: Në restorante dhe klube për shembull, ulja është e detyrueshme për të ngrënë dhe pirë. Nëse është zbatuar rregulli 2G, atëherë kjo masë nuk zbatohet. Për aktivitetet sportive dhe kulturore si trajnimi në ambiente të mbyllura ose provat e korit, duhet të mblidhen detajet e kontaktit.

Mundësia për t’u kufizuar në 2G: Këshilli Federal parashikon në mënyrë eksplicite zbatimin e rregullit 2G: Të gjitha institucionet publike për të cilat vlen detyrimi për certifikatë mund të kufizojnë qasjen për personat e vaksinuar dhe ata të shëruar. Në këmbim, mund të hiqet detyrimi për maskë.

Në mënyrë të ngjashme, rregulli 2G mund të zbatohet edhe për të gjitha ngjarjet në ambiente të brendshme ose të jashtme. Prandaj, aplikacioni i testimit për certifikatat Covid do të zgjerohet deri më 13 dhjetor. Deri atëherë, organizatorët e aktiviteteve duhet të kontrollojnë manualisht nëse një person është vaksinuar apo është shëruar.

Pjesëmarrësit kanë nevojë për testin PCR: Që nga e shtuna, të gjitha vendet do të hiqen nga lista e karantinës. Të gjithë personat, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar, duhet të kryejnë testin PCR përpara se të hyjnë në vend. Të gjithë personat duhet gjithashtu t’i nënshtrohen një testi PCR ose antigjen midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes. Po ashtu tüë gjithë të prekurit nga kjo duhet të përballojnë vetë kostot e testimit. Personat e pavaksinuar lejohen të hyjnë në vende ose rajone në rrezik jashtë zonës Shengen për qëllime private vetëm në raste të rënda. Vizitat apo udhëtimet turistike preken veçanërisht në këtë pikë. Përjashtimet zbatohen për udhëtarët ndërkufitarë. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë test.

Zgjerimi i detyrimit për certifikatë: Kërkesa për certifikatë shtrihet në të gjitha ngjarjet e hapësirave të brendshme të qassshme nga publiku dhe në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore në ambiente të mbyllura. Për eventet në natyrë, detyrimi për marrjen e certifikatës tani vlen nga 300 persona në vend të 1000 personave sa ishte. Për takime private, ekziston një “rekomandim urgjent” për të përdorur certifikatën për 11 persona ose më shumë. Fillimisht, Këshilli Federal kishte propozuar një detyrim certifikate për tubime të tilla.

Rekomandim urgjent për zyrën në shtëpi dhe maskë në vendin e punës: Një rekomandim urgjent për punën nga shtëpia (Home Office) zbatohet në vendin e punës. Gjithashtu, të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, në të cilat qëndrojnë disa persona.

Vlefshmëria e certifikatave të testit është shkurtuar: një test i shpejtë antigjen është ende i vlefshëm për 24 në vend të 48 orësh. Një test PCR është ende i vlefshëm për 72 orë.

Më 15 dhjetor konferenca e radhës ndaj Thaçit e të tjerëve

0

Më 15 dhjetor do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale. Konferenca do të fillojë të mërkurën, nga ora 14:30.

Në këtë seancë dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake do t’u kërkojë palëve nëse ka përditësime mbi çështjet e pazgjidhura nga Konferenca e tetë.

Gjithashtu, do të kërkohen përditësime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtja dhe çështje në lidhje me pandeminë COVID-19.

Thaçi dhe të tjerët akuzohen që nga viti i kaluar për krime lufte si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

QKD ” Pema”, me aktivitete të ndryshme shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

0

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, QKD “PEMA” në Prizren, në bashkëpunim me shkollën “Lekë Dukagjini” ka realizuar kampanjën “Ëe Ring the Bell”. Nxënësit, së bashku me fëmijët e QKD ” PEMA”, të shoqëruar nga mësimdhënësit dhe stafi i PEMA-s, i kanë rënë zileve për të tërhequr vëmendjen për situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ku ata shpesh nuk lejohen dhe nuk përkrahen për qasje në arsim.

PEMA bashkë me fëmijët, bën thirrje për gjithëpërfshirjen aktive të fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, sepse të gjithë fëmijët duhet të ndjehen të mirëpritur dhe të përkrahur në shkollë.

Ndërkaq, një aktivitet tjetër është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit nga drejtueset e QKD ” PEMA” me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, ku është prezantuar një material, ku përveç prezantimit të nevojave, është bërë thirrje për përkrahje dhe mbështetje fëmijëve te aftësi të kufizuar.

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe rehabilitimit”, të financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort