Home Blog Page 3798

Operacion policor kundër trafikimit me njerëz – kontrollohen 43 lokale, ndërsa mbyllen 8

0

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qëllim të marrjes së masave parandaluese dhe në dentifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Të premten kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara, ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.

Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim: 43 lokale të kontrolluara, ndërkaq prej tyre janë mbyllur 8 si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës etj.

Nga operacioni i lartcekur është gjetur një armë zjarri, 1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, janë proceduar 2 raste, ndërsa janë legjitimuar 286 punëtorë.

“Punëtorë të legjitimuar janë meshkuj 80 dhe 206 femra. Shtetas/e të Shqipërisë 33, shtetas/e të Serbisë 19, shtetas/e të Bullgarisë 2, shtetas/e të RKS-së 132”, thuhet në njoftim.

“Për të gjithë shtetas it/et e huaj/a, në mungesë të paraqitjes së lejes së punës, qëndrimit, do të vazhdohet me verifikimin e tyre si dhe do të referohen në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për menaxhimin e këtyre rasteve si kompetence e tyre lëndore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyrë profesionale, luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Poco X3 Pro është telefoni inteligjent më i shitur në Evropë gjatë ‘Black Friday’

0

Zyrtari i Xiaomi, Lu Weibing u mburr në mediat sociale se telefoni inteligjent Poxo X3 Pro ka qenë një sukses i madh në Evropë.

Poco X3 Pro ishte telefoni celular më i shitur i Amazon në gjashtë tregje kyçe të Evropës Perëndimore, Spanjë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Mbretëri të Bashkuar.

Lu ka postuar edhe një foto me tekstin, duke treguar kështu se Poco është zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse në vitin 2021.

Poco X3 Pro është një pajisje e shkëlqyer dhe kjo u dëshmua nga shitjet gjatë ‘Black Friday’.

Ai doli në shitje në mars të këtij viti për 249 dhe 299 euro, por gjatë ‘Black Friday’ ishte me një zbritje të madhe, kështu që versioni me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushtonte 179 euro, ndërsa versioni me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme nga 200 deri në 220 euro. /Telegrafi/

Burrë e grua me ‘shtëpi bari’, sekuestrohen mbi 100 kilogramë kanabis në Shkodër

0

Një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, sipas metodës me llamba, është zbuluar këtë të premte në Shkodër.

“Shtëpia e barit” në fshatin Jeran ishte ngritur nga një çift bashkëshortësh. Gruaja, 42-vjeçarja Mariana Vuksanaj u arrestua, ndërsa burri i saj, 55-vjeçari Gjovalin Vuksanaj u shpall në kërkim.

Sipas policisë, janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike. /tch/

Angli, ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

0

Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.

Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën.

“Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj “mrekulli” vajzën time se merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që ishte shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo.

Pasi solli në jetë foshnjen, Margaret e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më për fëmijën. Megjithatë kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

“Avokatët këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që ti përdorte kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

Gjithçka ajo po kërkon është që dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që shqiptari të mos e gjejë më. “Unë nuk kam nevojë për të sepse nuk më ndihmon me fëmijën”, përfundoi Margaret./Tch

109-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

0

Forcat e Armatosura u krijuan në 4 dhjetor të 1912-ës pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë Shqiptarë në Vlorë.
Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar).

Sot FA-të kanë një mision edhe më të madh, me tipar global.

Të qenit pjesë e NATO-s i ka dhënë FA-ve mundësinë për të shtrirë misionin e tyre në disa vende të botës, si Afganistan..etj./KP/

Mbi 1 mijë e 300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 310 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar edhe 242 gjoba për mos respektim të ligjit antiCOVID, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 53 persona dhe 43 janë dërguar në mbajtje.

Kurti edhe një bisedë telefonike me Escobarin, flasin për paqen në rajon dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit biseda bshtë përqendruar rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Sipas njoftimit, Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Kjo është biseda e dytë që Kurti e Escobar kanë bërë në dhjetë ditët e fundit. Herën e kaluar sipas njoftimit të nga zyra e Kryeministrit, Escobar ka shfaqur interesimin e tij për programin e qeverisë në shumë fusha me ç‘rast kryeministri e ka njoftuar diplomatin amerikan me progresin e shënuar në menaxhimin e mirë të pandemisë dhe vaksinimin e suksesshëm të popullsisë.

Po ashtu, thuhet se kryeministri e ka njoftuar diplomatin amerikan për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi si dhe për stabilitetin institucional e legjitimitetin demokratik.

Lexo po ashtu:
Escobar: ‘Open Balkan’ nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve
Escobar: ‘Open Balkan’ nuk do të funksionojë pa përfshirjen e gjashtë shteteve
“Escobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ShBA-ve që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në mbyllje të bisedës, Escobar ka theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën.

Nëse në iniciativën ‘Balkani i Hapur’ (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën më 24 nëntor.

Nga sot rifillon puna në qendrat e vaksinimit

0

Komiteti për vaksinim antiCOVID në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ky vikend të rifillojë puna në qendrat e vaksinimit.

Klankosova.tv ka mësuar se vendimi do të mbetet së zbatuari deri në një vendim tjetër.

Po ashtu, disa nga qendrat e vaksinimit në vend do të punojnë nga ora 08:00 deri në orën 15:00, njofton Klankosova.tv.

Qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendeve, pas një kohe të gjatë të pauzës.

Prej sot 200 franga gjobë kush hyn në Zvicër pa bërë testin PCR

0

Rregulloret e reja prekin turistët si dhe shtetasit zviceranë. Në vend të kësaj, bie lista e shteteve në karantinë
Këto duhet t`i dinë të gjithë ata që hyjnë në Zvicër, duke filluar nga dita e sotme, e shtunë, 4 dhjetor.

Testi i ri i detyrueshëm që Këshilli Federal ka futur në fuqi për të luftuar variantin Omikron vlen edhe për të vaksinuarit dhe të shëruarit që hyjnë në Zvicër nga cilido shtet tjetër, tranbsmeton albinfo.ch vendimin e qeverisë zvicerane.

Duke filluar nga e shtuna, të gjithë duhet të paraqesin një test PCR përpara hyrjes dhe të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes në Zvicër.

Çfarë duhet të keni gati përveç testit PCR kur hyni në Zvicër?

Qeveria Federale kërkon që me rastin e hyrjes në vend të tregoni një formular të plotësuar udhëtimi.

“Të dhënat e kontaktit janë të rëndësishme nëse njerëzit duhet të informohen për një rast pozitiv në mjedisin e tyre,” thuhet në një fletëpalosje të publikuar nga BAG. Të gjithë personat mbi 16 vjeç i nënshtrohen rregullores së re, shkruan 20minuten.ch. Detyrimi pra vlen si për turistët ashtu dhe për qytetarët zviceranë që kthehen në vend. Për më tepër, do të jenë vetë udhëtarët që do t`i paguajnë shpenzimet.

Cilat përjashtime lejohen nga rregulli i testimit?

Ekzistojnë përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë dhe për njerëzit që vijnë nga rajonet kufitare me Zvicrën. Ata nuk kanë nevojë të tregojnë test dhe as formular kontakti.

Kush e bën kontrollimin e testit të detyrueshëm?

Në rastin e udhëtimeve ajrore, tashmë ekziston një detyrim për të kontrolluar ata që hipin në aweroplan. Kompanitë ajrore janë përgjegjëse për këtë, transmeton albinfo.ch. “Ndërsa kur hyni me mjete të tjera transporti (tokësor) kryhen kontrolle të rastësishme në kufi për të përcaktuar nëse keni test negativ”, thuhet në fletëpalosjen federale.

Por pas hyrjes, kantonet mund të përdorin formularin e hyrjes për të kontrolluar nëse testi është kryer. “Në të njëjtën kohë, të gjitha hotelet dhe pronarët e shtëpive të pushimit janë të detyruar të kontrollojnë mysafirët nëse kanë test negativ ose jo.

Po sikur të mos e kem bërë testin?
Në këtë rast, autoritetet mund të vendosin gjobën e cila kushton 200 franga. “Edhe pas gjobës, personi i prekur duhet gjithashtu të testohet menjëherë pas hyrjes në vend dhe të informojë kantonin”, shkruan Qeveria Federale në udhëzimet e saj.

“Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë”

0

Njëra ndër çështjet me të rëndësishme me të cilën po përballen institucionet e Kosovës është dialogu me Serbinë, i nisur në vitin 2011, por që akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shtetet, po vlerëson ish-kreu i VV-së, Visa Ymeri.

Ymeri pohon se nuk ka transparencë nga Qeveria aktuale për sa i përket këtij procesi i po zvarritet çdo ditë e më shumë.

“Është vështirë me vlerësuar meqenëse pak ka informata dhe më pak transparencë nga qeveria aktuale për sa i përket dialogut dhe nuk është që po bëhet shumë në këtë proces. Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij”, ka thënë ai.

“Po në anën tjetër kjo nuk po tregohet se si do të bëhet dhe kemi vazhdimisht insistime nga pala tjetër jo vetëm nga Serbia por edhe nga BE të cilët thonë që veçanërisht karshi marrëveshjeve të arritura deri më tash ato duhen zbatuar 100% dhe dialogu të vazhdojë. Dhe në këtë drejtim kemi një përplasje të mendimeve ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe ndërmjetësuesit për sa i përket procesit të dialogut të cilin nuk mundesh me ndryshuar nëse nuk ki përkrahje nga miqtë tanë ndërkombëtar”.

Ymeri që është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, shtoi se dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë, e që kjo mund të ndodhë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi.

“Jep dorëheqje kryeministri Kurti apo ka një format tjetër se si shkojmë në zgjedhje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë. Por zhbërjen e Qeverisë nuk e shoh të shpejt sepse dialogu dhe insistimi i ndërkombëtarëve për të pasur një vazhdim serioz të dialogut nuk shoh derisa të përfundojnë zgjedhjet në serbi që i bie diku ka mesi i vitit të ardhshëm”.

Ymeri thotë se dialogu është një lloj pazari, duke shtuar se këtë proces nuk duhet që ta kushtëzojë opozita, raporton EO.

“Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen atëherë çfarë formati tjetër të marrëveshjes do të arrijnë, për t’i arritur qëllimet tona e që është njohja reciproke. Unë mendoj që dialogu është një lloj negociate, pazari”.

“A do të kushtëzojë opozitën. Unë mendoj që nuk donë kushtëzim opozita. Bëhet nga bashkësia ndërkombëtare mund të jetë, por pastaj si vije deri te rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje”, ka shtuar Ymeri./FrontOnline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort