Home Blog Page 3796

Ministria e Drejtësisë do të marrë opinionin e Komisionit të Venecias për vetting-un në mars

0

Marsi i vitit tjetër parashihet të jetë muaji kur Komisioni i Venecias do të ofrojë opinion për koncept-dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen e vetting-ut. Për këtë të fundit, Qeveria ka marrë edhe vërejtje nga faktorët ndërkombëtar.

Afati për opinionin e Komisionit të Venecias është bërë i ditur në uebfaqen zyrtare të kësaj të fundit, derisa thuhet se më datën 10 ose 11 dhjetor do të jetë edhe pjesë e seancës plenare së këtij komisioni, shkruan lajmi.net.

“Kërkesa për këtë opinion është dorëzuar nga Ministri i Drejtësisë së Kosovës më 26 tetor 2021. Draft opinioni do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të dhjetorit të Komisionit (10-11 dhjetor 2021)”, thuhet në njoftimin e komisionit gjyqësor të BE-së.

Në nëntor, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, pati njoftuar për koncept-dokumentin që e kanë dërguar për vlerësim në Komision të Venecias.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”, pati thënë Haxhiu.

Procesi është kritikuar nga diplomatë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë, e së fundmi edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Por në çdo vend ku është vendosur një sistem i tillë vettingu, është gjithmonë një proces delikat që kërkon maturi për t’u zbatuar me sukses. Për këtë arsye, ne kemi inkurajuar qeverinë që të konsultohet me Komisionin e pavarur të Venecias për këtë, dhe të dëgjojnë me kujdes shqetësimet e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar ai.

Raporti i Progresit për vitin 2021 në Kosovë ka kritikuar hapat e ndërmarrë për rivlerësimin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve, duke e cilësuar si “shqetëim serioz”.

“Qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz. Një proces i tillë do të duhej të konsiderohet vetëm si një masë e jashtëzakonshme e mjetit të fundit, pasi të jenë shteruar të gjithë mjetet dhe mekanizmat ekzistues për të siguruar integritetin dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore, dhe do të duhej të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe me këshillat e Komisionit të Venecias”, u tha në raportin e Komisionit Evropian.

Përkundër zërave kritik, procesi i vetting-ut ka marrë edhe mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Koci për krimin në Gllogjan: Ka marrë pjesë më shumë se një person

0

Avokati Arianit Koci, ka thënë se hetuesia e ka humbur momentumin lidhur me zbulimin e autorit të krimit në Gllogjan.

Koci ka thënë se ditën e parë pas krimit gjurmët janë të freskëta dhe se për këtë arsye, ai ka insistuar që të bllokohet tërësisht rrafshi i Dukagjinit, menjëherë pas sulmit.

“Kaloi java dhe ende nuk ka informata për vrasësin/it në Gllogjan. Hetuesia e ka humbë momentumin. Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare”, ka shkruar Koci në Facebook.

Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme lidhur me këtë ngjarje, mund të konkludohet se në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person dhe se ka pasur një plan të detajuar për sulm e po ashtu për ikje nga vendi i ngjarjes.

“Me përvojën që kam – më duhen 3 persona nga inteligjenca e policisë, po aq nga FSK dhe AKI (ka individ shumë të aftë) – resurset informative të shetit, si dhe përdorimi brutal i mjeteve të lejuara me ligj, lidhur me hetimin e rastit. Brenda 10 ditëve, informatat bazike lidhur me kryerësit e këtij krimi, do të diheshin. Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë. Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër. Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera”, ka shkruar Koci.

Tre persona janë vrarë më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit, pasi autobusi i cili po barte nxënës nga Gjakova është sulmuar me kallashnikov nga një person i maskuar.

Të vrarë janë shoferi i autobusit nga Gjakova dhe dy nxënës të shkollave të mesme nga Gllogjani, derisa një nxënës tjetër është plagosur.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar disa pista, derisa Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacione që mund të çojnë në zbardhjen e rastit.

Vihet gurthemeli i Qëndrimit Ditor për të moshuarit dhe kuzhinës humanitare në Vushtrri

0

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka realizuar edhe një projekt madhor, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë. Sot në këtë qytet është vendosur gurthemeli i objektit të Qëndrimit Ditor për të moshuar dhe kuzhinës humanitare për familjet skamnore.

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati tha se ky projekt është me standarde të larta dhe do të jetë në shërbim të të moshuarve.

“Ne sot po e nisim më të dashurit tonë për këtë projekt me shpresën që do të qetësohet, do të thotë shpirtërore për të kaluar në këtë objekt.” standardi i mirë”, u shpreh Kastrati.

Edhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e vlerësoi të rëndësishëm projektin në fjalë, teksa falënderoi Kastratin për angazhimin e vazhdueshëm për ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se dy hektarësh, ndërsa kap koston e rreth 1 milion eurove.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati paralajmëroi projekte të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.

Bie Facebook, shumë përdorues raportojnë për ndërprerje të rrjetit social

0

Mijëra përdorues të Facebook kanë raportuar ndërprerje dhe probleme të shumta në rrjetin social më të madh në botë.

Ka pasur shumë raportime për ndërprerje të Facebook në 24 orët e fundit, sipas Down Detector.

Shumë prej tyre kanë hyrë në Twitter për të raportuar problemet e tyre – me fotot e faqes së internetit të Facebook që tregojnë një mesazh gabimi që thotë ‘më falni, diçka shkoi keq’.

Mesazhi vazhdon tutje: “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që të mundemi”.

Një përdorues postoi në Twitter: #Facebook bie përsëri. Tani jam i detyruar të bëj një punë të vërtetë”.

Kjo është hera e dytë në javët e fundit që faqja ka rënë.

Përdoruesit raportuan më 19 nëntor se Facebook-u dhe Instagram-i nuk funksionuan – me probleme që vazhdojnë të shqetësojnë firmat e teknologjisë.

Sipas DownDetector, mijëra njerëz kishin probleme me faqet e mediave sociale.

Është thënë se është prekur edhe aplikacioni i mesazheve WhatsApp.

Për 24 orë vaksinohen dy mijë e 777 qytetarë

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covid-19 dy mijë e 777 qytetarë.

Sipas MSH-së, Deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 765 mijë e 669 persona, kurse me dozën e parë 858 mijë e 915.

Kurse që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë administruar gjithsej një milionë e 624 mijë e 584 doza ta vaksinave.

Katër raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

0

Katër raste të reja me Covid-19 janë regjistrua në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas MSh-së, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Kurse, janë shëruar katër pacientë

Në listën e MKRS-së për mbështetje të projekteve të OJQ-ve, i njëjti projekt rezulton i përkrahur financiarisht dy herë

0

Paqartësi ka ngjallur Lista përfundimtare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje të projekteve kulturore të OJQ-ve, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.

Në listën e projekteve përfituese që ka shpallur MKRS, (datë; 18.11.2021) për mbështetje financiare projektet e OJQ-ve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, figuron i njëjti projekt nga e njëjta organizatë të jetë mbështetur dy herë.

Sipas kësaj liste, projekti: Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava” nga Vitia, është mbështetur dy herë.

Së pari, në numrin rendor 99, të listës figuron se projekt: Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava”, është mbështetur me 4 mijë euro.

Ndërsa, në numrin rendor 165 në të njëjtën listë, figuron përsëri Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava”, kësaj radhe i mbështetur me 10 mijë euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Në listën e MKRS-së për mbështetje të projekteve të OJQ-ve, i njëjti projekt rezulton i përkrahur financiarisht dy herë
Isa Vatovci
Isa Vatovci
04.12.2021 – 14:01
Paqartësi ka ngjallur Lista përfundimtare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje të projekteve kulturore të OJQ-ve, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.Në listën e projekteve përfituese që ka shpallur MKRS, (datë; 18.11.2021) për mbështetje financiare projektet e OJQ-ve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, figuron i njëjti projekt nga e njëjta organizatë të jetë mbështetur dy herë.Sipas kësaj liste, projekti: Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava” nga Vitia, është mbështetur dy herë.Së pari, në numrin rendor 99, të listës figuron se projekt: Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava”, është mbështetur me 4 mijë euro.

 

Ndërsa, në numrin rendor 165 në të njëjtën listë, figuron përsëri Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava” i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava”, kësaj radhe i mbështetur me 10 mijë euro. I vetmi ndryshim në këtë rast është tek fjala edicioni, në numrin rendor 99 në listë është shkruan drejtë, ndërsa më numrin rendor 165 fjala është shkruar “Edisioni”.Arianit Hetemi, drejtor i Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava” ka thënë për KALLXO.com se në fillim, në listën preliminare, organizata që ai drejtor ishte mbështetur me 4 mijë euro. Por, ka thënë më tej ai, pas ankesës i janë shtuar edhe 10 mijë euro.

“Në listë preliminare fillimisht jemi mbështetur më 4 mijë euro! Mirëpo duke e parë se kjo shumë është minimale edhe nuk mundet as të niset një ngjarje e tillë, siç është paraparë festivali në projektin tonë, ne kemi bërë ankesë në MKRS, drejtuar Komisionit për Ankesa, dhe pas shqyrtimit të ankesës, jemi mbështetur me plus dhjetëmijë euro, që do të thotë 14,000 euro gjithsejtë. Pse ka mbetur shuma e ndarë në listë në dy pjesë, nuk e dimë! Munde të jetë ndoshta gabim teknik gjatë radhitjes në listë ku figuron dy here!”, ka thënë Arianit Hetemi.Por, Zana Fetiu, këshilltare për media e ministrit të Kulturës, ka thënë për KALLXO.com

 

Ministria do ta përkrahë me vetëm 10 mijë euro projektin: Festivali Ndërkombëtar “Folk Fest Anamorava”, edicioni i Parë 2022, të Qendrës Kulturore Artistike “Anomarava”.Ajo ka thënë se nuk është e lejuar mbështetje e dy hershme e të njëjtit projekt, por e ka quajtur gabim teknik, listimin dy herë të projekti të lartë cekur në Listën e mbështetjes së projekteve të MKRS-së.“Në listën e rezultateve përfundimtare është bërë një gabim teknik, kur i njëjti projekt- Festivali Ndërkombëtar ‘Folk Fest Anamorava’ i Qendrës Kulturore Artistike ‘Anomarava’, figuron se është mbështetur dy herë.

 

OJQ në fjalë ka bërë ankesë për shumën dhe shuma e përkrahjes është rritur nga ana e Komisionit të Ankesave, andaj kjo OJQ përfiton vetëm shumën më të lartë që figuron te lista e rezultateve përfundimtare dhe jo të dyja shumat, meqë është gabim teknik. Pra, OJQ do të përfitojë vetëm shumën prej 10,000 eurove të aprovuara nga Komisioni i Ankesave”, ka thënë Fetiu.

MKRS ka ndarë gjithsejtë 2,042,855 euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për mbështetje të projekteve të kulturore dhe të trashëgimisë për organizatat jo qeveritare (OJQ) dhe për individë.Në thirrjen e MKRS (13.08.2021) për mbështetje nga pakoja e ringjalljes ekonomike (kulturë dhe trashëgimisë), kanë konkurruar: 454 projekte të individëve, ndërsa janë mbështetur 230 projekte në vlerë prej, 834, 855 euro. Kurse nga OJQ-të, kanë konkurruar 301 projekte, por janë mbështetur vetëm 181 projekte në vlerë prej 1,208,000 euro.

Media austriake: COVID-19 në Kosovë nuk është më problem pasi të gjithë e kanë kaluar

0

Më 1 dhjetor u regjistruan tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Incidenca 7-ditore është aktualisht 9. Megjithatë, kjo nuk do të reflektohet në numrin e infeksioneve aktuale, pasi numri i testimeve në Kosovë është i vogël dhe shumë pak persona kanë sigurim shëndetësor, ndërsa vizita te mjeku nuk është e përballueshme për shumicën, raporton media austriake Kurier.

Sipas saj, nëse pyet qytetarët e Kosovës për situatën me pandeminë, dëgjon shpjegime të tilla si “COVID-19 nuk ekziston më, pasi të gjithë e kanë pasur”.

Statistikat tregojnë se në fund të verës së këtij viti, Kosova u përball me valën më të rëndë të virusit që nga fillimi i pandemisë dhe në fund të gushtit dhe klinikat u kërcënuan me kolaps.

Fillimi i vitit shkollor u shtye për dy javë, jeta e natës u kufizua në të gjithë vendin dhe bartja e maskës në ambiente të jashtme u bë e detyrueshme.Deri në këtë momënt, sipas Kurier, Kosova radhitej si vendi i fundit në Evropë me shkallë të vaksinimit prej rreth 15 për qind. Rreth 41 % të popullsisë janë të vaksinuar plotësisht, raporton Krurier.

Trenat nga Zvicra, Holanda dhe Danimarka, më të përpiktët në Evropë

0

Në fakt, ky nuk është saktësisht lajm i fundit, por gjithsesi po e raportojmë.

Në Zvicër, pothuajse të gjithë trenat qarkullojnë në kohë. Kjo është ajo që del nga një sondazh i ri i kryer nga Autoriteti Francez i Cilësisë së Shërbimit të Transportit, transmeton albinfo.ch.

Studimi shqyrtoi përpikmërinë e trenave në 16 vende evropiane më 2018, 2019 dhe 2020.

Verdikti: Zvicra kryeson renditjen për përpikmërinë e përgjithshme më 2018 dhe 2019. Ajo pasohet nga Holanda dhe Danimarka.

Britania e Madhe, Italia dhe Portugalia, nga ana tjetër, janë në fund të renditjes. /Albinfo.ch

“Rrogat e ulëta të stafit shëndetësor”, mjeku i QKUK-së ka një propozim për deputetët

0

Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, Dr. Xhevdet Çuni është deklaruar rreth grevave të fundit që po mbahen nga sistemi shëndetësor në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se “A do të ishte më mirë sikur deputetët, gjyqësori dhe shumë e shumë pozita të tjera në Kosovë ta tregojnë atdhedashurinë e tyre duke zbritur rrogat e tyre në sistemin publik në 600 euro, aq sa i merr një mjek me shkollim superior dhjetëra here më të gjatë se sa ai i tyre?”

Postimi i plotë:

Dhune, viktima, ngatërresa familjare dhe prape Reciklim dhune…!

Mungesa e Programeve Edukative dhe Arsimore neper shkolla, ne programet televizive dhe ne familjet tona po e bejne Kosoven tone te brishte çdo dite e me shume Arene te gladiatoreve! Nuk ka asnje dite te vetme qe sallat operative emergjente ne QKUK nuk trajtojne rastet e tilla kur nuk kemi as kohen e nevojshme qe paraprakisht ti diagnostikojme si duhet por urgjent duhet t’i fusim ne salla operative se koha nuk pret! Shpenzojme materialet mjekesore te nevojshme per te semure te tjere qe presin zgjidhje operative, i dermojme kirurget kujdestar deri ne oret e mengjesit te dites se ardhshme, konsumojme rezervat e Transfuzionit dhe e demtojme akoma me shume edhe ashtu te dermuar Shendetesine kosovare!

Pas tere ketyre ngjarjeve tmerruese edhe per vete Gladiatoret e Athines, keta supernjerez i detyrojme te bejne Greve per te drejta bazike!

Athua a do te ishte me mire sikur Deputetet, Gjyqesori dhe shume e shume pozita te tjera ne Kosove ta tregojne atdhedashurine e tyre duke zbritur rrogat e tyre ne Sistemin publik ne 600 Euro aq sa i merr nje mjek me shkollim superior dhjetera here me te gjate se sa ai i tyre!

Atehere sigurisht se do te kishim Fonde per specializantet, pensionistet, artistet, arsimtaret, policine, Fsk ,OVL, te semuarit me nje fjale per te gjithe!

Atehere besoj se te gjithe ne, Kosoven do ta kishim dashur me shume dhe njesoj!

/GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort