Home Blog Page 3795

Gastronomët kërcënojnë pushtetin: Bëhuni gati të korrni atë që mbollët

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërcënuar Qeverinë se mund të shkaktojë krizë ekonomike, për shkak se nuk po i respektohen kërkesat këtij sektori. Madje kërcënimi është se problemi që mund të shkaktojë ky sektor “do të jetë më i madh sesa vetë virusi”.

Më 30 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim për masat anti-COVID. Ato nuk ndryshuan për gastronomët. Teksa ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe e ahengjeve, gastronomeve u lejohet shfrytëzimi i deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në 23:00, ndërsa muzika deri në orën 21:30.

Tash kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka thënë se ishin vetë partitë dhe politikanët që nuk e përkrahën, por i shfrytëzojnë shërbimet e gastronomeve.

“Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamerier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje! Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?! Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim. Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË! Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat! Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!” ka shkruar ai në Facebook.

Petkoviq: Bllokadat u bën për ta ndaluar Serbinë, Kurti i mbështet

0

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka komentuar zhvillimet e sotme referuar bllokimit të rrugëve nëpër Serbi.

Ai ka thënë se bllokimet e sotme të kryera sipas tij nga një pakicë agresive, konfirmojnë kotësinë, ”e paskrupulltizmin e politikës” që synon ta ndalojë Serbinë të përparojë dhe të zhvillohet me çdo kusht.

Siç shkruan Kosovo-online, për Petkoviq absurdi më i madh doli të jetë kur dikush bllokoi rrugën për në vendkalimin administrativ në Merdare, sipas tij në emër të Serbisë dhe serbëve, madje për këtë akuzon shqiptarët duke i quajtur ekstremistë.

”Ky është një tjetër tregues se Prishtina dhe Kurti mbështesin bllokimet e rrugëve dhe mbështesin pjesën e opozitës serbe me të cilën do të pajtoheshin pothuajse nesër që Beogradi të njohë të ashtuquajturën “Kosovë” të pavarur”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas tij, ata që nuk dinin të ndërtonin rrugë, sot i bashkohen atyre që bllokojnë rrugët dhe kjo situatë tragjikomike dëshmon për ”përmasat e lakmisë, të eturve për pushtet dhe papërgjegjshmërisë së opozitës serbe të maskuar si mbrojtës të mjedisit”.

“Kush e di se sa njerëz u penguan të kryenin punën urgjente sot sepse një grup ekstremistësh politikë menduan se ishin më të fortë, më të zgjuar dhe më të mirë se shteti dhe shumica dërrmuese e qytetarëve serbë janë krenarë për suksesin e vendit të tyre?”, pyeti Petkoviq.

Tre emrat e AAK-së për ekzekutivin komunal në Prizren

0

Nga burime mirë të informuara brenda AAK-së, merret vesh se në këtë subjekt politikë janë përcaktuar për tre emrat që do të propozohen të jenë drejtorë në Kuvendin Komunal në Prizren.

Drejtorine e Shëndetësisë propozohet që ta merr arsimtarja e fizikës, Burbuqe Berisha .

Vjollca Kabashi propozohet në drejtorinë për Mirëqenie Sociale.

Ramize Sinanaj Shala në drejtorinë për Emergjencë.

FSK-ja po trajnohet nga turqit në taktika luftarake

0

Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se komandot e FSK-së trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. Paqeruajtëse”, ka shkruar ai.

Kosova, e vetmja në rajon pa rezerva të arit

0

Kosova është shteti i vetëm në rajon, i cili nuk ka rezerva të arit. Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se “për momentin nuk mban në portofolin e saj rezerva ndërkombëtare në ari dhe metalet e tjera të çmuara”. Ndërkaq në pasqyrën e mjeteve financiare të publikuar nga kjo bankë, figurojnë rreth 1 miliard e 847 mijë euro, si rezerva të kapitalit.

Ari, si pasuri, ka një likuiditet dhe stabilitet më të madh të çmimit dhe shtetet që nuk dëshirojnë të pranojnë ndonjë risk të lartë, orientohen që si aset të tyre financiar, ta ruajnë në rezervat e tyre arin.

Ministria e Financave s’është përgjigjur nëse ka në plan të krijojë rezerva të tilla.

Ndërkaq, ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se janë disa arsye pse Kosova s’ka arritur të krijojë rezerva të tilla.

Sipas tij, Kosova ka dalë nga lufta në vitit 1999, pa trashëguar rezerva të tilla nga ish-Jugosllavia. Sipas tij, Kosova, fillimisht, në pesë vjetët e para pas luftës, kishte investuar në krijimin e infrastrukturës institucionale dhe krijimin e parakushteve për të formuar shtetin, me një buxhet shumë formal prej rreth 300 milionë eurove. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ishin nevojitur investimet për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve dhe ndërtimin e institucioneve që merren me inkasim të tatimeve dhe doganat.

“Arsyeja se pse s’kemi (rezerva të arit), fillimisht, është kapaciteti i dobët dhe mundësia e vogël për të pasur më shumë (kapital buxhetor). Nëse do të kishim pasur rezerva më shumë, atëherë në vend se t’i ruanim ato në valutë, shteti do t’i shndërronte ato në rezerva të arit, në qoftë se do të vlerësohej se ecuria e çmimit të arit, kur blihet, është e favorshme. Por, varet edhe nga lëvizjet e çmimit në treg”, ka thënë Shatri.

Përveç mungesës së rezervave të arit, Kosova nuk ka as valutën kombëtare të saj dhe në përdorim ka euron. Në mungesë të valutës kombëtare edhe Mali i Zi e përdorë euron, ndërkaq vendet tjera të dala nga ish-Jugosllavia, i kanë valutat e tyre kombëtare. Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ka deklaruar që mospasja e valutës kombëtare arsyetohet me mospasjen e rezervave të arit.

Sipas tij, Republika e Serbisë është trashëguese e ish-sistemit të Jugosllavisë. Siç thotë Bektashi, shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, kanë trashëguar pjesë të pasurisë prej mbi 200 tonelata ari që ishin rezerva të ish-shtetit të përbashkët. Por, Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe për pasojë, siç thotë ai, ndërmjet këtyre dy vendeve nuk është kryer sukcesioni financiar dhe ekonomik. Rrjedhimisht, Kosova nuk ka trashëguar pjesë nga pasuria e arit që ka pasur ish-Jugosllavia dhe trashëgimtarja e saj, Serbia.

“Derisa nuk përfundojnë problemet politike, ne nuk mund të fillojmë të kyçemi në sukcesion ekonomik dhe financiar me Serbinë. Arsyeja tjetër pse ne jemi i vetmi shtet që nuk kemi rezerva të arit, ka të bëjë edhe me kufizimet e caktuara që i ka pasur Banka Qendrore në periudhën e caktuar. Ndonëse, sipas një formule, të gjitha shtetet e zhvilluara i ruajnë rezervat në me një të tretën – për ta shpërndarë riskun- në dollarë, euro dhe ari. Ne jemi të vetmit që kemi vetëm euro”, është shprehur ai.

Ish-ministri Shatri shpreh mendimin se duke marrë parasysh kërkesat e mëdha që ka pasur vendi gjatë ndërtimit të shtetësisë, përballë buxhetit, sipas tij, jo të madh, për pamundësia e krijimit të rezervave të arit nuk duhet të fajësohet askush.

“Nuk mund t’ia lë fajin asnjërës prej qeverive dhe as kësaj aktuale sepse nuk është varur prej tyre. Thjesht, nuk ka pasur mundësi dhe ky është potenciali jonë”, ka vlerësuar Shatri.

Ai ka shtuar se mbetet vetëm për të shpresuar që Kosova nuk do të gjendet përballë ndonjë krize, ku rezervat e arit do të ishin të domosdoshme.

Profesor Bektashi thekson se shtete e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në vitet e fundit të krizës financiare, i ka shtuar dukshëm rezervat e arit. Por, ai shpreh mendimin se edhe në rast se eventualisht Kosova do të niste të siguronte rezervat e arit, aktualisht nuk është koha për një gjë të tillë.

“Tani çmimi i arit ka arritur për një ons (31.103 gramë) mbi 1,700 dollarë, është me shumë rrezik që me këtë çmim, i cili ndoshta në të ardhmen – nëse tejkalohet kriza financiare dhe kriza energjetike, e cila ka kapluar jo vetëm rajonin, por edhe botën – mund të ulet”, thekson Bektashi.

Aktualisht, rezervat e arit të Serbisë janë 37.2 tonelata. Maqedonia e Veriut ka 6.9 tonelata rezerva të arit, Bosnjë e Hercegovina ka 2.9 tonelata, Shqipëria ka 2.8 tonelata. Ndërkaq Mali i Zi ka 1.9 tonelata rezerva të arit, por ato janë të deponuara për kredi. Së fundmi, Serbia i ka kthyer në vend të gjitha rezervat e arit, të cilat i ruante jashtë vendit. Aktualisht, 37.2 tonelata të arit, sa ka rezerva Serbia, kanë vlerën prej 1.9 miliard euro.

Sipas Bankës Kombëtare të Serbisë, arsyeja për kthimin e shufrave të arit nga kasafortat në Zvicër dhe Angli, është se “në një mjedis të pasigurisë globale të shtuar, ajo dëshironte të rriste më tej sigurinë dhe mundësinë e qasjes të arit të saj”.

Bankat qendrore të botës aktualisht mbajnë më shumë se 35.000 tonelata ar.

Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit (World Gold Council), i cili mban shënime sipas vendeve, Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit – 8,133 tonë, që është pothuajse 78 për qind e totalit të rezervave valutore të vendit.

Pas saj vjen Gjermania me 3,359 tonë dhe Italia dhe Franca me më shumë se 2,000 tonë ar.

Sasi të konsiderueshme ari në dekadën e fundit kanë blerë Rusia dhe Kina, të cilat zënë vendin e pestë dhe të gjashtë në listën botërore.

Banka Qendrore e Rusisë aktualisht zotëron 2,292 tonë ar, gjë që e rriti sasinë e rezervave në më shumë se 20 për qind. Rusia rriti më tej blerjet e saj në vitin 2018, pasi investimet në bono amerikane u reduktuan në minimum pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj atij vendi për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, shkruan Reuters. /REL

Ministria e Shëndetësisë: Varianti “Omicron” duhet të merret seriozisht

0

Ka ende shumë pyetje në lidhje me variantin e ri të COVID-19 të quajtur “Omicron”, i cili po konsiderohet si variant me shumë mutacione. Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga ky variant, megjithëse ka ende shumë për të mësuar rreth tij.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thanë se edhe ky variant, sikurse gjithë të tjerët, duhet të merret seriozisht.

Ata thanë se “Omicron” ka ende shumë të panjohura dhe se çdo shtet është i rrezikuar nga ky variant i virusit COVID-19.

Çdo variant i SARS COV-2 duhet të merret me seriozitet, e gjithashtu edhe varianti “Omicron” për të cilin ende ka shumë të panjohura. Çdo shtet është i rrezikuar nga ky dhe variantet e tjera të virusit SARS COV-2, prandaj duhet ndërmarrë masa parandaluese duke kombinuar qasjen: zbatim i masave ne fuqi dhe vaksinim i popullatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Klan Kosova.

Nga kjo ministri thanë se aktualisht në Kosovë është situatë e qetë epidemiologjike, por që duhet të ketë kujdes maksimal.

“Kosova, këtyre ditëve ka një situatë të qetë epidemiologjike sa i përket COVID-19, por kjo situatë mund të jetë e brishtë dhe duhet kujdes maksimal, pa panik, për të qenë të gatshëm për ballafaqim me cilindo skenar të zhvillimit të ngjarjeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ata kanë bërë të ditur se MSH-ja është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet për ta mbajtur sistemin shëndetësor sa më të mobilizuar.

“Ecuria e situatës epidemiologjike nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohet me saktësi, për shkak të paraqitjes së varianteve të reja te SARS COV-2 dhe ashpërsisë së virusit. Sidoqoftë, MSH është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet për ta mbajtur sistemin shëndetësor sa më të moblizuar për t’iu përgjigjur çfarëdo situate”, thuhet më tej në përgjigje.

Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Janë ndërmarrë edhe masa të reja të cilat hyjnë në fuqi nga 6 dhjetori, derisa thirrja kryesore për popullatën është që të vaksinohen ata që se kanë bërë ende, ndërsa qytetarët që e kanë marrë vetëm një dozë, ta marrin sa më parë edhe të dytën, derisa pritet që së shpejti të fillojë edhe administrimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thanë nga MSH-ja.

Tutje, në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.tv u bëhet thirrje qytetarëve edhe që të zbatojnë me përpikëri të gjitha masat anti-COVID që janë në fuqi.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19, si dhe katër persona të tjerë janë shëruar.

Anton Quni merr titullin “Nderi i Mirditës”

0

Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndarë mirënjohje ndaj deputetit të Kosovës, Anton Qunit, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe ndaj deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj.

Sipas Nikollës, kjo mirënjohje është ndarë për punën e shkëlqyer që u bë për promovimin e vlerave dhe kontributeve.

“E nderuar që krahas dy personaliteteve me rrënjë mirditore, deputetes në parlamentin kroat, Ermina Lekaj dhe Gjeneralit nga Kosova, Anton Çuni, të merrja titullin ‘Nderi i Mirditës’”.

“Përgjegjësi për ta përmbushur këtë vlerësim që ia dedikoj babait tim, që nuk rreshti së punuari për Mirditën tonë të dashur dhe ne, fëmijëve të tij na përçoi përkushtimin e dashurinë e paanë për të,” ka shkruar Nikolla në rrjetin social Facebook.

Të martën temperaturat shkojnë në minus 10 gradë

0

Ditën e martë të javës së ardhshme në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë Celsius.

Sipas ‘AccuWeather’, uebfaqja që merret me parashikimin e motit, ka bërë të ditur se në Kosovë, nesër dhe gjatë javës së ardhshme mund të ketë reshje bore.

Sot në vend sipas kësaj uebfaqe, do të ketë mot me vranësira ku temperaturat maksimale do të jetë 5 gradë, ndërsa minimalja -1.

Të dielën në Kosovë pritet të ketë reshje bore, temperaturat maksimale do të jenë 8 gradë, ndërsa minimalet 4 gradë.

Të hënën do të jetë më ftohët dhe pritet vetëm reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri 0 gradë.

Ndërsa të martën përveç borës që do të bie, temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celsius, deri në 1 gradë.

Lista e barnave që mund të dëmtojnë trurin dhe kujtesën

0

Numri i njerëzve që pësojnë efekte anësore dhe komplikime të shkaktuara nga barnat dhe ilaçet është tronditës.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit janë më shumë se 1.5 milion raste të regjistruara në botë.

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor.

Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme. AgroWeb.org ju sjell një informacion shumë të rëndësishëm mbi gjithçka duhet të dini.

Qetësuesit dhe Ilaçet e Gjumit

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halucinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.

Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur ose të qenit në koma.

Mjekimet me Statina

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

Mjekimet me Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.

Para se të vendosni t’i përdorni ato, përpiquni t’i trajtoni problemet natyrshëm me përbërës dhe mjete natyrale, të keni aktivitet të rregullt fizik dhe të ndryshoni stilin e jetës.

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

0

Ministri Rifat Latifi ka thënë së është zhvendosur nga New York’u në Prishtinë për ta vazhduar punën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë.

“Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi për Gazetën Shneta.

Ai ka demantuar kategorikisht zërat se mund të tërhiqet nga kjo pozitë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.

Kirurgu i njohur u emërua ministër nga kryeministri Albin Kurti më 16 nëntor, pas dorëheqjes së Arben Vitisë i cili kandidoi për kryetar të Prishtinës

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort