Home Blog Page 3794

Mësoni rregullat e reja për t’u futur në Zvicër, që do të hyjë në fuqi të hënën

0

Masat shtrënguese do të hyjë në fuqi të hënën më 6 dhjetor dhe do të zbatohen deri më 24 janar.

Maskat: Tani ky detyrim është i vlefshëm në të gjitha ambientet e mbyllura në të cilat zbatohet edhe detyrimi për certifikatë. Takimet private përjashtohen nga ky rregull, shkruan albinfo.ch.

Ulja e detyrueshme në restorante, të dhënat e kontaktit në trajnimet sportive: Aty ku nuk është e mundur të vihet maskë, zbatohen masat zëvendësuese: Në restorante dhe klube për shembull, ulja është e detyrueshme për të ngrënë dhe pirë. Nëse është zbatuar rregulli 2G, atëherë kjo masë nuk zbatohet. Për aktivitetet sportive dhe kulturore si trajnimi në ambiente të mbyllura ose provat e korit, duhet të mblidhen detajet e kontaktit.

Mundësia për t’u kufizuar në 2G: Këshilli Federal parashikon në mënyrë eksplicite zbatimin e rregullit 2G: Të gjitha institucionet publike për të cilat vlen detyrimi për certifikatë mund të kufizojnë qasjen për personat e vaksinuar dhe ata të shëruar. Në këmbim, mund të hiqet detyrimi për maskë.

Në mënyrë të ngjashme, rregulli 2G mund të zbatohet edhe për të gjitha ngjarjet në ambiente të brendshme ose të jashtme. Prandaj, aplikacioni i testimit për certifikatat Covid do të zgjerohet deri më 13 dhjetor. Deri atëherë, organizatorët e aktiviteteve duhet të kontrollojnë manualisht nëse një person është vaksinuar apo është shëruar.

Pjesëmarrësit kanë nevojë për testin PCR: Që nga e shtuna, të gjitha vendet janë hequr nga lista e karantinës. Të gjithë personat, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar, duhet të kryejnë testin PCR përpara se të hyjnë në vend. Të gjithë personat duhet gjithashtu t’i nënshtrohen një testi PCR ose antigjen midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes. Po ashtu të gjithë të prekurit nga kjo duhet të përballojnë vetë kostot e testimit. Personat e pavaksinuar lejohen të hyjnë në vende ose rajone në rrezik jashtë zonës Shengen për qëllime private vetëm në raste të rënda. Vizitat apo udhëtimet turistike preken veçanërisht në këtë pikë. Përjashtimet zbatohen për udhëtarët ndërkufitarë. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë test.

Zgjerimi i detyrimit për certifikatë: Kërkesa për certifikatë shtrihet në të gjitha ngjarjet e hapësirave të brendshme të qassshme nga publiku dhe në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore në ambiente të mbyllura. Për eventet në natyrë, detyrimi për marrjen e certifikatës tani vlen nga 300 persona në vend të 1000 personave sa ishte. Për takime private, ekziston një “rekomandim urgjent” për të përdorur certifikatën për 11 persona ose më shumë. Fillimisht, Këshilli Federal kishte propozuar një detyrim certifikate për tubime të tilla.

Rekomandim urgjent për zyrën në shtëpi dhe maskë në vendin e punës: Një rekomandim urgjent për punën nga shtëpia (Home Office) zbatohet në vendin e punës. Gjithashtu, të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, në të cilat qëndrojnë disa persona.

Vlefshmëria e certifikatave të testit është shkurtuar: një test i shpejtë antigjen është ende i vlefshëm për 24 në vend të 48 orësh. Një test PCR është ende i vlefshëm për 72 orë.

Dhunohet e mitura në Prizren, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

0

Një rast të dhunimit të një të miture në Prizren policia e ka bërë të ditur sot me anë të raportit 24-orësh. Siç ka deklaruar prindi i vajzës, e mitura ishte larguar nga shtëpia e saj dhe ka qëndruar te shtëpia e një femre me ç’rast ka kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull të moshës madhore.

Rasti në polici është hapur si “dhunim”, teksa viktima ka pranuar kontroll mjekësor dhe më pas është kthyer te familja e saj.

Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/ Prizren 02.12.2021-17:30. Me 04.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Moti i ndryshueshëm edhe sot

0
Foto: Raim Kurtaj

Sot, dita do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Blenë katër pula dhe një gjel të vjedhur, gjilanasit dënohen me 3 muaj burgim

0

Dy të akuzuarit A.H. dhe Q.H., janë dënuar me nga tre muaj burgim pasi kanë pranuar se kanë blerë katër pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., për të cilat kanë mundur ta dijnë paraprakisht se janë të vjedhura.

Dënimi ndaj të akuzuarve nuk do të ekzekutohet nëse ata në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryejnë vepra të tjera penale.

Ky aktgjykim është shpallur më 16 prill të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj, në seancën fillestare, pasi dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë.

Aktgjykimi në fjalë është përpiluar më 15 maj 2021.

Ndërkaq, i dëmtuari P.S. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 21 shtator 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj A.H. dhe Q.H., me arsyetimin se në maj të vitit të kaluar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dy të akuzuarit në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete kanë blerë, fshehë katër copë pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., në vlerë prej 5 euro secilën pulë, të cilat të pandehurit T.A. dhe K.I., i kishin vjedhur në kotecin e të dëmtuarit P.S.

Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë në bazë të çmimit dhe rrethanave të shitblerjes, të akuzuarit kanë mundur ta dinë se pulat e vjedhura janë përfituar me vepër penale të vjedhjes.

Me këtë, A.H. dhe Q.H. akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet. /BetimipërDrejtësi

Kurti jep tetë përgjigje në tetë pyetjet më të shpeshta mbi masat e reja kundër pandemisë COVID-19

0

Pas shqetësimeve të vazhdueshme nga grupe të ndryshme shoqërore në lidhje me masat e fundit të vendosura nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka dhënë 8 përgjigje në 8 pyetjet më të shpeshta për masat e reja anti-COVID.

Kurti tregoi në detaje se pse po shtrëngohen masat anti-COVID në një kohë kur gjendja epidemiologjike në Kosovë është shumë e mirë.

Ai ka thënë se me këto masa ka bërë një kompromis në mënyrë që diasporës t’ua mundësojë ardhjen në Kosovë në prag të festave të fundvitit.

I pari i Qeverisë thotë se paraqitja e variantit “Omicron” të coronavirusit ka ndryshuar rregullat pasi tashmë mund të riinfektohen edhe personat që kanë kaluar tashmë coronavirusin.

Kurti megjthatë thotë se edhe udhëtarët që nuk kanë asnjë dozë vaksine do ta kenë mundësinë të vaksinohen në aeroport apo pikat tjera kufitare.

Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti

8 përgjigje në 8 pyetjet më të shpeshta mbi masat e reja kundër pandemisë COVID-19

Pse nuk mjafton më rezultati negativ në testin PCR apo në testin e shpejtë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës?

Sipas të dhënave paraprake, varianti më i fundit i virusit Corona, i quajtur “Omicron”, përhapet dukshëm më lehtë dhe më shpejt sesa varianti aktualisht mbizotërues, varianti Delta. Ky fakt e bën rezultatin negativ, në vetvete, më pak të vlefshëm e më pak të sigurt si dëshmi. P.sh., në dy avionë që janë nisur javën e kaluar nga Afrika e Jugut në Holandë, me gjithsej rreth 650 pasagjerë, pothuajse 10% të pasagjerëve rezultuan pozitivë në testimin pas mbërritjes, edhe pse testi negative ose vaksinimi i plotë ishte i obligueshëm para nisjes. Ndërsa, testi i shpejtë është dëshmuar të japë rezultate të gabuara negative (“false negative”) në një numër të konsiderueshëm të rasteve dhe, për këtë arsye, nuk do të konsiderohet më i pranueshëm si dëshmi.

Pse nuk mjafton më dëshmia që personi ka kaluar sëmundjen COVID-19 për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës?

Edhe në këtë drejtim, masat duhej të shtrengoheshin për shkak të të dhënave paraprake të dala nga OBSh-ja, të cilat tregojnë se varianti Omicron ka më shumë rrezik të shkaktojë ri-infektimin e personave të infektuar më parë me ndonjë variant tjetër të virusit Corona. Për këtë arsye, edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, në mënyrë që mbrojtja e tyre të jetë sa më e lartë, do të duhet të vaksinohen.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e grumbullimeve që, çdo dhjetor, i shoqërojnë festimet e fundvitit, pse nuk po kërkohet, që tani, dëshmia për dy dozat e vaksinës, në vend që të vonohet zbatimi i kësaj mase deri më 3 janar 2022?

Masat e miratuara nga Qeveria pasqyrojnë një kompromis mes dy ekstremeve. Nga njëra anë, për arsyet e cekura më lart, jemi të detyruar të kërkojmë vaksinim me të paktën një dozë për ata që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të pranojmë më hyrje të udhëtarëve vetëm me rezultatin negativ apo vetëm me dëshmi që e kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19. Por nga ana tjetër, për të mos iu vendosur pengesa të paarsyeshme mërgimtarëve që dëshirojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit, Qeveria ka vendosur të mos kërkojë menjëherë vaksinimin me dy doza. Po të kishte filluar, që tani, kërkimi i dy dozave të vaksinës për të hyrë në Republikën e Kosovës, kjo do të kishte pamundësuar ardhjen e atyre mërgimtarëve që ende nuk kanë marrë asnjë dozë, sepse doza e dytë e vaksinës nuk mund të merret menjëherë, por vetëm disa javë pas marrjes së dozës së parë. Si një kompromis i arsyeshëm, pra, Qeveria ka vendosur që ta pranojë si dëshmi vaksinimin me një dozë, por vetëm nëse shoqërohet ose me rezultatin negativ në testin PCR brenda 48 orëve të fundit, ose me dëshminë që udhëtari ka kaluar sëmundjen COVID-19. Në këto dy raste, bashkimi i dy dëshmive (dmth. vaksinimi me një dozë, bashkë me një dëshmi tjetër) jep më shumë siguri sesa një dëshmi në vetvete.

Një udhëtar që ka kundërindikacione për mosvaksinim, a do të detyrohet të vaksinohet para se të hyjë në Republikën e Kosovës?

Jo. Sipas nenit 5.7 të vendimit, ka përjashtim për “Personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”. Po ashtu, ka përjashtime edhe për kategoritë si në vijim: “Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh; Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare”.

Çfarë ndodh nëse një udhëtar vjen në pikën kufitare pa asnjë dozë të vaksinës?

Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe ata me leje qëndrimi në Kosovë, do të kenë mundësi të vaksinohen te pikat kufitare kryesore. Përkatësisht, sipas nenit 4 të vendimit, “Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore)”.

Pse po shtrëngohen masat në një kohë kur gjendja epidemiologjike në Kosovë është më e mira jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimore por edhe në Evropë?

Kemi vërejtur në valët e mëparshme të kësaj pandemie se sa shpejt mund të kalojë një gjendje e shkëlqyeshme epidemiologjike në një gjendje të rëndë. Dalja jashtë kontrollit e situatës do të vinte me një çmim jashtëzakonisht të lartë, qoftë për jetën e shëndetin e qytetarëve, qoftë edhe për veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore të vendit, në rast të një mbylljeje eventuale. Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur që të ndërmarrë çdo veprim brenda mundësive të veta për të ruajtur gjendjen e shkëlqyeshme epidemiologjike në vend, të cilën e kemi arritur bashkë si shoqëri. Për më tepër, ka edhe dy arsye të tjera për shtrëngimin e masave pikërisht në kufi. Së pari, gjatë javëve të fundit, rastet e COVID-19 janë rritur jashtëzakonisht shumë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë se, për momentin, rreziku më i madh për një përhapje eventuale të COVID-19 në Kosovë vjen nga udhëtarët prej jashtë vendit. Së dyti, shfaqja e variantit Omicron, si dhe përhapja e tij në shumë vende evropiane brenda një periudhe të shkurtër, e ka detyruar Qeverinë që të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri në shtrëngimin e masave në kufi. Edhe më shqetësues është fakti se, sipas të dhënave paraprake, ky variant paraqet rrezik shumë më të lartë për grupmoshat e reja, sidomos për fëmijët nën moshën pesëvjeçare, në krahasim me variantet e mëparshme të virusit Corona.

Pse nuk kemi ndjekur shembullin e vendeve të tjera, duke ndaluar udhëtarët nga vendet ku janë shfaqur rastet e variantit Omicron?

Qeveria merr vendime për masa anti-COVID ekskluzivisht mbi baza shkencore dhe shëndetësore. Shkenca e epidemiologjisë dhe historia e epidemive dhe pandemive na tregojnë se, derisa të vërtetohet një rast i një sëmundjeje në një vend të caktuar, ajo sëmundje me gjasë do të ishte përhapur tashmë përtej kufijve të atij vendi. Në fakt, ky model është vërtetuar edhe në rastin e variantit Omicron, i cili është vërtetuar të kishte qenë në qarkullim në Evropë të paktën një javë para se të zbulohej në Afrikën e Jugut. Ndalesat selektive kundër vendeve specifike, pra, janë gati gjithmonë një hap prapa realitetit dhe, rrjedhimisht, janë të padobishme. Ndërsa, një ndalesë kategorike e udhëtimit nga jashtë (me fjalë të tjera, mbyllja e kufijve) mund të jetë efikase, porse është një masë që nuk duhet ndërmarrë përveç në rastet më ekstreme apo më të paqarta, siç ka qenë situata në fillimin e pandemisë.

A nuk është shkelje e të drejtave të njeriut kushtëzimi me vaksinim i hyrjes së shtetasve në territorin e Republikës së Kosovës?

Jo. Lidhur me këtë, disa fakte duhet të merren parasysh. Së pari, masat anti-COVID rishqyrtohen nga Qeveria në vazhdimësi sipas zhvillimeve të reja. Nëse përmirësohet apo qartësohet situata sipas të dhënave të publikuara nga OBSh-ja gjatë javëve në vijim, sidomos në lidhje me variantin Omicron, ky kushtëzim mund të hiqet dhe mund të ofrohet opcioni i karantinimit shtëpiak 7-ditor për ata që refuzojnë të vaksinohen. Së dyti, në disa vende të Evropës, vaksinimi është bërë i detyrueshëm për të gjithë popullatën ose për një pjesë të konsiderueshëm të saj (shih, p.sh., Austrinë dhe Greqinë), në të gjithë territorin e vendit. Masa e vendosur nga Qeveria është më e butë sesa kjo, sepse vendoset vetëm për ata që hyjnë nga jashtë por jo edhe për ata që janë tashmë brenda territorit të Kosovës. Ekspertët tanë shëndetësorë kanë vlerësuar se, tani për tani, një masë e tillë më e butë iu përgjigjet mjaftueshëm rreziqeve kryesore për përhapjen e sëmundjes COVID-19 në Kosovë. Këto rreziqe, edhe një herë, vijnë kryesisht nga jashtë vendit. Së treti, jo vetëm Republika e Kosovës por shumë e shumë vende të tjera të Evropës dhe të botës, po vendosin kufizime shumë më të rrepta (disa vende, p.sh., i kanë anuluar për një periudhë të caktuar të gjitha fluturimet nga jashtë), por me shpresë që këto kufizime do të jenë të përkohshme. Qeveria e ka situatën nën vëzhgim të vazhdueshëm. Jo vetëm kjo masë, pra, por edhe masat e tjera kufizuese, do të lirohen në momentin e parë që të ketë mundësi, gjithmonë pa e rrezikuar jetën e shëndetin e qytetarëve.

Tahiri: Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale, as një etnike

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosovës i duhen pozicione të qarta, unike, politike dhe publike, sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë dhjetë pika që sipas tij mendon se janë të rëndësishme për t’u trajtuar rreth kësaj teme.

Tahiri, po ashtu shton se “Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale, as një etnike, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës”

Këtu i keni dhjetë pikat që Tahiri i ka përmendur:

1. Kushtetuta e vendit e garanton të drejtën e themelimit të më shumë se një asociacioni;
2. Sistemi politik është njëshkallësh, në dy komuna ka përgjegjësi asimetrike;
3. Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe ai për Bashkëpunim Ndërkomunal (BNK), rregullon në esencë menyrën e bashkëpunimit në mes të komunave;
4. Legjislacioni për vetëqeverisje lokale garanton të drejta ekskluzive për komunitetet; ndërkaq ai për financa, të drejtën e financimit nga donacionet;
5. Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka një vendim kushtetues që reflekton qartë pikat që bien në kundërshtim dhe rrugën që duhet ndjekur;
6. Nuk ka nevojë për zhvlerësim të marrëveshjes ndërkombëtare, por qartësi për statutin e Asociacionit në linjë me rekomandimet e GJK-së;
7. S’duhet të ketë dykuptimësi, por qartësi milimetrike;
8. Asociacioni nuk mund të jetë strukturë mbi komunale; as një etnik, duke rrezikuar karakterin multietnik të Kosovës;
9. Asociacioni nuk mund ta minojë rolin kushtetues në shtetin dhe sistemin politik e qeverisës në vend;
10. Të punësuarit nuk mund të jenë shërbyes publikë, ngase atëherë kjo duhet të akomodohet si strukturë/nivel qeverisës.

Kryeministri Kurti shtyn vizitën në SHBA për në pjesën e parë të 2022-ës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar në nëntor, për në pjesën e parë të vitit 2022.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, kryeministri Kurti, që nga marrja e detyrës ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore, ngjashëm do të bëjë edhe me Washingtonin.

”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin”.

Kurti uron Ramën për Ditën e Forcave të Armatosura

0

Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Kurti ka kujtuar dhe nderuar sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.

Ai ka theksuar rolin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që përveçse në mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.

Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve, ka shkruar Kryeministri Kurti në letrën e urimit.

U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon, ka shkruar ai.

Letër urimi i Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura, pranoni ju lutem urimet më të përzemërta në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë, e kujtojmë dhe nderojmë sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.

Roli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përveç se në mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.

Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve.

Përderisa përballuan çdo sfidë, njëkohësisht mbrojtën edhe vlerat më të larta shtetërore e kombëtare.

Si vend anëtar i NATO-s, në misione paqeruajtëse kontribuuan në stabilitet anembanë botës.

U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon.

Urime Dita e e Forcave të Armatosura të gjithë ushtarakëve të Forcave të Armatosura dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Me nderime,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Rritet presioni kundër pushtetit të Vuçiqit

0

Këto protesta vijnë pas dekadash të neglizhencës, pasi Serbia përballet me probleme të mëdha mjedisore, siç janë ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe çështje të tjera. Para nisjes së tubimeve, Ministria e Brendshme serbe paralajmëroi se bllokimet e rrugëve janë të jashtëligjshme.

Mijëra qytetarë protestuan dhe bllokuan rrugët në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, për të kundërshtuar ndryshimet ligjore, që sipas tyre favorizojnë kompanitë private në dëm të qytetarëve dhe mjedisit.

Protestuesit më 4 dhjetor bllokuan rrugët kryesore dhe një autostradë në Beograd, ndërkaq protesta të ngjashme u organizuan edhe në Novi-Sad, Zrenjanin, Shabac, Nish, Kragujevc, Suboticë, Uzhicë dhe Rashkë. Gjatë këtyre protestave u raportuan incidente të vogla.

Në Novi-Sad u raportua për një përleshje mes protestuesve dhe një grupi të rinjsh, të cilët hodhën gurë në drejtim të personave që protestonin. Policia nuk ishte e pranishme gjatë protestës që zgjati disa orë.

Kjo është fundjava e dytë me radhë që qytetarët protestuan kundër vendimeve të fundit të autoriteteve për të ulur pragun e referendumit dhe për të lejuar shpronësimin e shpejtë të pronës private, nëse autoritetet e vlerësojnë se është në interes të publikut.

Këto protesta vijnë pas dekadash të neglizhencës, pasi Serbia përballet me probleme të mëdha mjedisore, siç janë ndotja e ajrit dhe ujit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe çështje të tjera.

Para nisjes së tubimeve, Ministria e Brendshme serbe paralajmëroi se bllokimet e rrugëve janë të jashtëligjshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të ndërmerren veprime ndaj protestuesve për aq kohë sa ata nuk vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të institucioneve.

Më 27 nëntor, mijëra protestues bllokuan rrugë dhe ura në Beograd, Novi-Pazar, Zrenjanin, Shabac, Kragujevc dhe qytete të tjera serbe.

Grupet që kundërshtuan protestat e aktivistëve mjedisorë u përleshën mes vete në disa qytete dhe disa protestues u ndaluan nga autoritetet e rendit.

Protestave, që po organizohen nga organizata joqeveritare, u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e disa partive opozitare dhe shoqatave lokale, transmeton REL-i.

Grupet e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile argumentojnë se ndryshimet e fundit ligjore në Ligjin për shpronësim dhe Ligjin për referendum do të hapin rrugën për kompanitë e huaja për të anashkaluar pakënaqësitë e qytetarëve për projektet, siç është edhe projekti i kompanisë “Rio Tinto” që ka nisur ndërtimin e një miniere të litiumit në perëndim të Serbisë.

Autoritetet serbe kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ligjet e miratuara ishin të nevojshme për shkak të projekteve infrastrukturore.

Vuçiqi është shprehur se do të mbahet referendum lidhur me minierën e “Rio Tintos”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ndërtimi i minierës së litiumit në perëndim të Serbisë do të shkatërronte tokat bujqësore dhe do t’i ndote ujërat.

Kompania “Rio Tinto” ka thënë se do t’i respektojë të gjitha ligjet serbe dhe ka mohuar se projekti për minierën rrezikon mjedisin.

Gastronomët kërcënojnë pushtetin: Bëhuni gati të korrni atë që mbollët

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërcënuar Qeverinë se mund të shkaktojë krizë ekonomike, për shkak se nuk po i respektohen kërkesat këtij sektori. Madje kërcënimi është se problemi që mund të shkaktojë ky sektor “do të jetë më i madh sesa vetë virusi”.

Më 30 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim për masat anti-COVID. Ato nuk ndryshuan për gastronomët. Teksa ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe e ahengjeve, gastronomeve u lejohet shfrytëzimi i deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në 23:00, ndërsa muzika deri në orën 21:30.

Tash kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka thënë se ishin vetë partitë dhe politikanët që nuk e përkrahën, por i shfrytëzojnë shërbimet e gastronomeve.

“Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamerier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje! Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?! Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim. Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË! Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat! Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!” ka shkruar ai në Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort