Home Blog Page 3792

Vodhën një pulë në Prizren, dënohen me 750 euro tre të akuzuarit

0

Tre të akuzuarit S.L., N.M. dhe R.L., janë dënuar me 750 euro gjobë pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.
Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Ndërkaq, i dëmtuari A.F. për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim i’a dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet. /BetimipërDrejtësi

Kanosi zyrtarin policor përmes telefonit, arrestohet i dyshuari nga Malisheva

0
Foto: Astrit Hoti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Senik të Malishevës, për shkak se përmes telefoni e kishte kanosë viktimën kosovar -zyrtar policor.
Deri te kanosja është pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë.

I dyshuari kur është arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 2.03 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shëmbje dheu në rrugën Prizren – Prevallë, organet kompetente intervenojnë menjëherë

0

Si pasojë e shembjes së dheut në rrugën Prizren – Prevallë, një gur i madh për disa kohë kishte bllokuar njërin shirit të rrugës në afërsi të fshatit Reçan.

Mirëpo, ky gur që kishte bllokuar rrugën për një kohë të shkurtër është larguar nga organet kompetente për mirëmbajtjen e kësaj rruge .

 

Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

0

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.

“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.

“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove./REL

Statistika shqetësuese/ Mbi 100 mijë kosovarë jetojnë me ndihma sociale

0

2 mijë e 807 familje kanë bërë kërkesë këtë vit që të përfitojnë ndihmë sociale nga shteti i Kosovës, raporton Front Online.

Numri i kërkesave është rritur krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2020, një kërkesë të tillë për ndihmë nga shteti e kishin bërë kërkesë 2 mijë e 494 familje.

Shqetësuese/ Afër 3 mijë familje kanë bërë kërkesë për ndihmë sociale këtë vit

E në total, numri i familjeve që janë përfitues të ndihmës sociale është 25 mijë e 681 me gjithsej 102 mijë e 19 anëtarë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

“Familje që kanë parashtruar kërkesë për ndihmë sociale për vitin 2020 janë 2494 në nivel vendi, ndërsa familje që kanë aplikuar për ndihmë sociale ne vitin 2021 janë 2807. Aktualisht familje që janë duke përfituar ndihmë sociale në nivel vendi janë 25,681, ndërsa anëtarë janë 102,019”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Front Online

Orë policore, kufizim i orarit të gastronomisë e dëshmi të vaksinimit – të gjitha masat që hyjnë në fuqi sot

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar masat anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sot.

Të dielën, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi masat e reja Anti-COVID, derisa tha se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar për të përdorur transportin publik e privat, të hyjnë në qendra tregtare e restorante.

Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, derisa bëri të ditur se edhe gjatë vikendit do të mund të vaksinohen qytetarët.

Masat anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot:
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të fitur se sot do të jetë mot me shi.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se këto reshje gjatë natës do të shndërrohen në borë.

“Parashihet një javë kryesisht më dinamike. Nesër gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Nesër pritet të ketë ndërprerje të rrymës në disa biznese dhe fshatra të Hasit

0

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka paralajmëruar se nesër në disa lokalitete të Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë.

Më poshtë është orari sipas vendbanimeve:

1.Nga NS 110/35/10kV Prizren 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Liria (Kodi: 30000005) në dy termine nga ora 10:00-11:00 dhe nga ora 14:00-15:00

Vendet: Abc-plast,Adnan Sh.pk. Dualos,Shpk getoari,Vertigo,DPZ.Medina,-1,Ing Biro,K.f.Getoari,Liria mat ndertimor,Ntsh.Europrinty-2,Nsh/Liria-Prizren,Prizren Graf,
Arsyeja: Ndrrimi i TR te mbingarkuar ne TS 10/0.4kV, kontrollim i vajit.

2. Nga NS 110/35/10kV Prizren 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Podrumi(Kodi: 30000014) nga ora 12:00-13:00
Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym.

Arsyeja: Ndrrimi i TR te mbingarkuar ne TS 10/0.4kV, kontrollim i vajit.

Pritje deri në 40 minuta për të hyrë Kosovë, pamje nga Morina

0

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitarë të Morinës, në hyrje për Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se janë duke pritur që 40 minuta në kolonë.

Kujtojmë se nga nesër janë në fuqi masat e reja, në bazë të së cilave ata që hyjnë në Kosovë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e mëposhtme.

Ndërron jetë miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

0

Miku i madh i Kosovë, ish-senatori republikan dhe kandidati presidencial Bob Dole vdiq të dielën në mëngjes, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij.

“Senatori Robert Joseph Dole vdiq këtë mëngjes herët në gjumë. Me vdekjen e tij, në moshën 98-vjeçare, ai i kishte shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet” thuhet në deklaratë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort