Home Blog Page 3791

Sa të saktë janë testet e shpejta për COVID?

0

Në luftën globale kundër koronavirusit testet e shpejta të antigjenit luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për të pavaksinuarit, por në të ardhmen gjithnjë e më shumë edhe për të vaksinuarit. Testimi bëhet në punë, në jetën publike dhe në atë private.

Nëse vlen rregulli 2G plus, atëherë të vaksinuarit e të shëruarit duhet të tregojnë edhe një test të shpejtë shtesë negativ. Shumë persona u besojnë testeve të shpejtë që janë në përdorim nga viti 2021 dhe që ndihmojnë zbulimin e shpejtë të virusit. Shumë persona testohen vetë, përpara se të vizitojnë të afërmit e moshuar, apo nëse marrin pjesë në festime private.

Por, kjo ndjesi e sigurisë mund të dalë e rremë. Studiues të Institutit “Paul Ehrlich”, atij “Robert Koch” dhe “Berliner Charite” morën nën llupë një numër të madh testesh antigjen që janë në përdorim. 20% të testeve nuk e kaluan kontrollin, sepse edhe kur personi kishte në vete një sasi të madhe virusi ata nuk e zbuluan, raporton DW.

75 e rasteve duhet të identifikohen

Sipas studimit të publikuar paraprakisht si “preprint”, publikim para ekspertizës kualifikuese, 26 nga 122 teste të shpejta që u morën në shqyrtim nuk e plotësonin kërkesën minimale: identifikimin në 75% të rasteve të virusit. Testet duhet të zbulojnë 75% të rasteve, nëse prova e marrë ka sasi virusi.

Se sa duhet të jetë sasia e virusit përcaktohet nga vlera e quajtur Ct. Kjo vlerë të orienton, se sa shpesh një provë duhet të shumohet në laborator deri sa të provohet gjeni i SARS-CoV-2. Sa më e ulët kjo vlerë, aq më e madhe sasia e virusit. Nëse kjo vlerë qëndron në 25 atëherë sasia e virusit është shumë e lartë. Do të thotë ky person mund është shumë infektues.

Nëse kjo vlerë qëndron nga 30-36 atëherë sasia e virusit është mesatare. Pozitive është, se tek një sasi e madhe e virusit rreth 80% e testeve ishin të saktë. Dhe 60% e tyre zbuluan madje të gjitha provat me infektim të lartë. Por megjithatë çdo i pesti test nuk identifikoi virusin.

Pse janë testet PCR më të besueshëm?

Si te testi antigjen edhe ai PCR merren të njëjtat prova, sekrecione të rrugëve të frymëmarrjes si nga hunda apo grykët. Te testet e shpejta në këto prova kërkohet për antigjene, pra për proteina të caktuara në mbulojën e virusit. Por nëse prova ka pak viruse, për shembull, kur personi është në fillim apo në fund të një infektimi, ose sepse para marrjes së provës ka pirë shumë, atëherë testet e shpejta nuk janë më aq të saktë.

Nëse testi është pozitiv, duhet bërë menjëherë një test PCR. Sepse te ky test me ndihmën e një reaksioni zinxhir të polymerasës, PCR, kërkohet në laborator për ADN e virusit SARS-CoV-2 dhe këtu mjaftojnë edhe sasi të pakta të virusit për të dhënë një rezultat pozitiv të testit.

Kush e verifikon saktësinë e testeve të shpejtë?

Përgjigja mund t’iu habisë: Ende prodhuesit lejohen të nxjerrin në treg teste të shpejta të antigjenit pa verifikim nga jashtë të cilësisë dhe mund të certifikojnë veten mbi bazën e deklaratës së konformitetit (CE) që tregon se produkti i përgjigjet kërkesave të BE.

Instituti “Paul Ehlrich” në lidhje me këtë thotë: Sipas rregulloreve aktuale të BE për diagnostikimin in-vitro (IVD) e që rregullon aktualisht lejen e futjes në treg të IVD-ve në Evropë, prodhuesit mund të certifikojnë vetë testet COVID-19 si “IVD të rrezikut të ulët” dhe të heqin dorë nga një instancë e pavarur kontrolli, para se t’i nxjerrin ato në treg.

Prodhuesit pra i japin dëftesë vetes se testet e tyre i zbulojnë në mënyrë të besueshme antigjenet. Një situatë e palejueshme, por që do të ndryshojë vetëm në maj 2022, shkruan instituti gjerman.

Atëherë në bazë të rregullores IVD për certifikimin e tyre duhet të merren në konsideratë një laborator reference i BE dhe një institucion tjetër, sepse testet duhet t’i përkasin shkallës më të lartë të rrezikut. Në të ardhmen kjo kërkon një verifikim në laborator dhe kontroll të pavarur të të dhënave.

A janë të pavlefshëm testet e shpejtë?

Në asnjë mënyrë! Ata janë të rëndësishëm dhe ndihmojnë në zbutjen e pandemisë, sepse shpesh herë ata i zbulojnë infektimet dhe mund të ndihmojnë kështu në ndërprerjen e zinxhirëve të infektimit. Sidomos kur dikush ka një sasi të madhe virusi, ata venë alarmin.

Por edhe me një test negativ mund të ndodhë të jesh i infektuar dhe të infektosh të tjerë. Dy ditë para se të tregosh simptomat e para mund të jesh infektues. Për këtë arsye është më mirë që të mos flesh mbi dafina edhe pas rezultateve negative të testimit, por të jesh i kujdesshëm./GazetaSinjali/

Nga sot, në autobus vetëm me dëshmi të vaksinimit

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, prezantoi dje masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.

Masat e reja antiCOVID do të hyjnë në fuqi nga sot.

E njëra ndër masat është edhe ajo që nga sot qytetarët duhet të prezantojnë dëshminë për vaksinim për të përdorur transportin publik dhe atë privat. Njëjtë do të veprohet edhe me personat që duan të hyjnë në qendra tregtare dhe gastronomi.

Këto janë masat e reja që do hyjnë në fuqi sot:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi RT-PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.

Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Tani që ka filluar vaksinimi edhe i qyetatrëve mbi moshën 12 vjeçare e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartëpërmendura, mes kategorive do të lirohen personat nën 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencore të vërtetuar për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, si dhe disa kategori të tjera.

Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare dhe gastronomi do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të dëshmia e shërimit apo rezultatin negativ të RT-PCR-së.

Adriana Matoshi në gjendje të mirë shëndetësore, brenda dy ditësh lirohet nga spitali

0

Gjendja e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas intervenimit në kokë për ta hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.

Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, ka deklaruar Bunjoshi për KlanKosova.

Ndryshe, Adriana Matoshi, kishte njoftuar përmes një postimi prekës në Facebook, se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në kokë.

Ajo është operuar të mërkurën e javës së kaluar.

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

0

Një person është gjetur pa shenja jete dje në qytetin e Suharekës.
Sipas policisë thuhet se dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Vodhën një pulë në Prizren, dënohen me 750 euro tre të akuzuarit

0

Tre të akuzuarit S.L., N.M. dhe R.L., janë dënuar me 750 euro gjobë pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit janë dënuar me nga 250 euro gjobë.
Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019 nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.

Ndërkaq, i dëmtuari A.F. për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim i’a dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet. /BetimipërDrejtësi

Kanosi zyrtarin policor përmes telefonit, arrestohet i dyshuari nga Malisheva

0
Foto: Astrit Hoti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Senik të Malishevës, për shkak se përmes telefoni e kishte kanosë viktimën kosovar -zyrtar policor.
Deri te kanosja është pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë.

I dyshuari kur është arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 2.03 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shëmbje dheu në rrugën Prizren – Prevallë, organet kompetente intervenojnë menjëherë

0

Si pasojë e shembjes së dheut në rrugën Prizren – Prevallë, një gur i madh për disa kohë kishte bllokuar njërin shirit të rrugës në afërsi të fshatit Reçan.

Mirëpo, ky gur që kishte bllokuar rrugën për një kohë të shkurtër është larguar nga organet kompetente për mirëmbajtjen e kësaj rruge .

 

Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

0

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.

“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.

“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove./REL

Statistika shqetësuese/ Mbi 100 mijë kosovarë jetojnë me ndihma sociale

0

2 mijë e 807 familje kanë bërë kërkesë këtë vit që të përfitojnë ndihmë sociale nga shteti i Kosovës, raporton Front Online.

Numri i kërkesave është rritur krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2020, një kërkesë të tillë për ndihmë nga shteti e kishin bërë kërkesë 2 mijë e 494 familje.

Shqetësuese/ Afër 3 mijë familje kanë bërë kërkesë për ndihmë sociale këtë vit

E në total, numri i familjeve që janë përfitues të ndihmës sociale është 25 mijë e 681 me gjithsej 102 mijë e 19 anëtarë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

“Familje që kanë parashtruar kërkesë për ndihmë sociale për vitin 2020 janë 2494 në nivel vendi, ndërsa familje që kanë aplikuar për ndihmë sociale ne vitin 2021 janë 2807. Aktualisht familje që janë duke përfituar ndihmë sociale në nivel vendi janë 25,681, ndërsa anëtarë janë 102,019”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Front Online

Orë policore, kufizim i orarit të gastronomisë e dëshmi të vaksinimit – të gjitha masat që hyjnë në fuqi sot

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar masat anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sot.

Të dielën, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi masat e reja Anti-COVID, derisa tha se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar për të përdorur transportin publik e privat, të hyjnë në qendra tregtare e restorante.

Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, derisa bëri të ditur se edhe gjatë vikendit do të mund të vaksinohen qytetarët.

Masat anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot:
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort