Home Blog Page 3789

4 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 318.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Rivotimi për Dragashin, deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime që kanë arritur në KQZ

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se ky proces ka filluar më 29 nëntor dhe do të zgjasë më së largu deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 mijë e 90 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Kosova dërgon nesër mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

0

Dhjetëra mostra të cilat kanë rezultuar pozitive me koronavirus do të dërgohen nesër në Gjermani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKShPK, Xhevat Jakupi.

Ai tha se ende nuk dihet numri i saktë i mostrave që do të dërgohen për testim, por që ata presin se do të jenë më shumë se 30 sosh.

“Nesër do të nisen mostrat. Numri ende nuk është caktuar. Nesër dihet. Nuk e di saktë (sa mostra do të dërgohen), po presim me qenë më shumë se 30, por nuk duhet deri nesër”, tha Jakupi.

Ai bëri të ditur se rezultatet e mostrave që do të dërgohen nesër në Gjermani, pritet të dalin përafërsisht pas 10 -14 ditësh./

Mjeku i diskriminuar në Kosovë, kirurg në spitalet e Dubait

0

Jo gjithherë janë pagat dhe kushtet jo të mira për mosqëndrimin e mjekëve në Kosovë. Rasti i Avdullah Qafanit, arsyeja e largimit ishte pikërisht diskriminimi, shkak se ishte nga një komunitet tjetër, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se kirurgu vaskular, Avdullah Qafani, nga Gjakova, ka ardhur këto ditë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kosovë, me që lënda e tij që është në proces gjyqësor që nga viti 2008 me Ministrinë e Shëndetësisë u kthye në rigjykim.

Ai është shprehur se në atë kohë ishte diskriminuar nga shteti vetëm pse është nga komuniteti egjiptian dhe nuk iu dha licenca e punës për të konkurruar në Spitalin e Gjakovës.

Por, që nga ajo kohë, Qafani profesionin e tij e ushtron në Dubaj, ku edhe thotë se gjeti punë për 24 orë, ndërsa drejtësinë do ta çojë deri në fund, raporton KlanKosova.

Për mjetet që do t`i marrë si dëmshpërblim ai thotë se do t`i dhurojë për organizata humanitare.

Sali Berisha paralajmëron protesta të fuqishme në Shqipëri

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme.

Në foltoren e sotme të mbledhur online me mbështetësit në SHBA ku atij nuk i lejohet të hyjë pas shpalljes non grata, Berisha deklaroi se këto protesta kanë për qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë.

“Edhe “Foltorja” është një thirrje e fuqishme për protestën. Në çdo “Foltore” ku shkoj u kujtoj shqiptarëve një thënie të kancelarit gjerman që thoshte për gjermano-lindorët që vinin në Perëndim: Bashkëatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre.

Nëse nuk do votojnë me këmbët tona nuk mund të votojmë dot me duart tona. Do angazhohemi me protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë. Ky do jetë objektivi kryesor i tyre”, tha Berisha.

Kompleksi i banimit të familjes Luboteni në Prizren i shtohet listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren në një njoftim në faqen e saj zyrtare, ka treguar se kompleksi i banimit të familjes Luboteni nga Prizreni është futur në regjimin mbrojtës, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Postimi i plotë:
Ky kompleks me të gjitha njësitë përcjellëse përbëhet nga: shtëpia për banim, oborri ku në kuadër të tij gjendet ahuri, hambari, koshi, si dhe hapësira për ruajtjen e sanës (otllokhana).
Vlen të thekson se këto grupe ndërtesash u ndërtuan në periudhat të hershem të shekujve XVIII-XIX dhe roli kryesor ishte shërbimi për nevojat e banimit individual të familjeve të shquara të qytetit.

Brenda këtyre u ndërtuan edhe godinat të cilat kanë ofruar nevoja të ndryshme elementare të banorëve, si godina e shtëpisë shërbente për banim të familjes; Ahuri, kryesisht shërbente për strehimin e kafshëve dhe grumbullimin e ushqimit natyror për te; Mutfaku për ruajtjen dhe përgatitjen e ushqimit; hambari, për ruajtjen e produkteve bujqësore, etj.

Duhet të theksohet në veçanti rëndësia e tipologjisë së ndërtesës për banim, e cila kategorizohet në grupet e ndërtesave të ndërtuara në përdhes, dhe e cila veçohet për nga rëndësia, ku sot ndeshemi shumë rrallë. Sa i përket komplekseve të cilat ekzistojnë akoma edhe sot në qytetin e Prizrenit, kompleks banimi i familjes Luboteni mund të karakterizohet si kompleks ku ndërtesa për banim, apo shtëpia i përket tipologjisë së ndërtesave të ndërtuara në përdhe dhe në veçanti kjo e fundit e ndërtuar me nënkat, apo suterren, në tërë sipërfaqen planimetrik.

Enterieri dhe eksterieri i objektit është mjaft i ruajtur. Me elementet origjinale të kohës, si shishe tavani, kapakët e dollapëve nga druri, hamamgjiku në dhomë, dyer-dritaret origjinale nga druri, elementet dekorative në fasadë, etj. Kompleksi me të gjitha godinat tjera përbërëse është ndërtuar në terren të rrafshët, me materiale (lëndë druri, gur si dhe llaç argjile) dhe teknikë tradicionale të kohës. Kurse, në aspektin e qëndrueshmërisë, gjendja ekzistuese e godinave të kompleksit mund të konsiderohet e favorshme me disa kërcënime të lokalizuara.

Këto komplekse për banim, u ndërtuan në periudhën osmane, respektivisht gjatë shekujve XVIII-XIX dhe shquheshin për rëndësinë dhe shkallën e diferencimit shoqërorë, me të cilin kuptojmë që familja kishte një pozitë të lartë shoqërore, ekonomike dhe politike.

Sot ndeshemi shumë rrallë me këto asete historike, herë të braktisura, e herë të transformuar, apo edhe tërësisht të shkatërruara, prandaj konsiderojmë që kompleksi i familjes Luboteni paraqet vlera të larta artistike, historike, shoqërore, ekonomike, rariteti, dhe duhet ruajtur për breza të ardhshme. Aktualisht kompleksi vazhdon ta ruaj funksionin fillestar duke shërbyer për banim të familjes Luboteni në Prizren, thuhet në njoftim/
Burimi & Foto : QRTK Prizren

 

Vërshime në fshatin Kabash të Hasit

0
Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar probleme në disa zona të Prizrenit për shkak të rënies së madhe të shiut , me ç’rast është bërë zgjerimi i shtretërve të lumenjve. Kemajl Gigollaj, një prej banorëve të Hasit, në profilin e tij në facebook ka njoftuar se:
Nuk është Shëngjini. Është Kabashi i Hasit!
“Pas reshjeve të shiut, është bërë e pamundur që nxënësit e lagjes Morina të kthehen nga shkolla për në shtëpi. Është bërë e pa kalueshme lëvizja në këmbë tek ura e fshatit, thuhet në një postim në facebook të Rregullimi i shtratit të Gurrës dhe ngritja e zgjerimi i urës së fshatit duhet të jenë ndër punët e para të kryetarit të ri, z.Totaj.
Jo pse ai ka fituar 89% të votave në këtë fshat, por për të treguar se edhe Hasi është pjesë e Komunës së Prizrenit dhe se nuk guxon të lihet anash siç u la 4 vitet e fundit nga qeverisja e kaluar. Falënderoj drejtoreshën e shkollës znj. Marta Prekpalaj për kujdesin dhe bartjen e nxënësve me makinën e saj”, ka shkruar ai.

Historia e jashtëzakonshme e Fahrije Hotit, themelueses së Kooperativës Bujqësore Krusha

0

Fuqia transformuese e përkrahjes në kohën e duhur në mbështetje të nismave ekonomike të grave

ropozimi i Kosovës për çmimet Oscar, filmi Zgjoi, është tregim i rezistencës, solidaritetit dhe rindërtimit të jetës. Është historia e vërtetë e Fahrije Hotit, themelueses së Kooperativës Bujqësore Krusha. Çka nisi si nevojë për të siguruar mjete jetese për gratë e vejat e luftës dhe jetimët në fshat, tani është një biznes i suksesshëm 100% i udhëhequr nga gratë, që i shet produktet e veta në mbi 200 dyqane në Kosovë dhe eksporton në disa vende evropiane, përfshirë Zvicrën. Swisscontact ka mundësuar për KB Krushën shërbime të konsulencës dhe blerjen e makinerive që ndikuan në përmirësimin e produktit dhe biznesit të tyre.

Trailer zyrtar i filmit Zgjoi

Një rrugë anësore e sapoasfaltuar të çon në ambientet e sapoinauguruara të prodhimit të njërit prej brendeve më të fuqishme të vendit: Kooperativës Bujqësore Krusha. Gjithçka nisi në vitin 2005, kur Fahrije Hoti themeloi një shoqatë për të vejat e luftës së fshatit të saj, për t’i ndihmuar njëra-tjetrës të rindërtonin jetët e tyre. Gratë ia nisëm me atë që dinin të përgatisnin më së miri dhe që kishin përgatitur gjatë gjithë jetës së tyre: ajvar dhe turshi.

Në vitin 2010, ajo e regjistroi kooperativën bujqësore si biznes dhe filloi prodhimin në sasi më të mëdha, kryesisht për tregun e eksportit. Vizatimi i një gruaje me veshje tradicionale është logoja që shfaq gjithçka që përfaqëson kjo kooperativë.

Fillimisht, Fahrija e menaxhoi prodhimin nga një objekt më i vogël, që u rinovua me financim nga bashkëpunimi ndërkombëtar zviceran. Me rritjen e kërkesës, doli nevoja për objekte më të mëdha dhe më moderne. Në vitin 2021, Fahrija përuroi fabrikën e re të ndërtuar me mbështetjen e konsiderueshme të BE-së dhe organizatave të tjera vullnetare. Fabrika ka kushte të shkëlqyera pune për mbi 75 gra të përfshira në prodhim dhe ekipin e operimit.

“Gjithçka që kam, e kam falë punës sime në kooperativë. Jo vetëm unë, por të gjitha gratë që filluan të punojnë këtu”, thotë Fahrija.

Përkrahja në kohën e duhur dhe në përputhje me nevojën është kyçi për sukses

“Nuk kemi nevojë për pare apo ndihmë. Kemi nevojë për punë” thotë personazhi Fahrije në film. Edhe Fahrija e vërtetë e konfirmon këtë:

Që nga vitit 2015, Swisscontact e ka përkrahur KB Krushën në forma të ndryshme nëpërmjet projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë. Nëpërmjet një kompanie të angazhuar nga PPSE, kooperativa mori përkrahje për të përmirësuar proceset, produktet dhe shërbimet. Një tjetër ekspert i angazhuar nga programi Kontakti i Ekspertëve Seniorë të Swisscontact-it punuan me Fahrijen për të përmirësuar planin e biznesit, imazhin e brendit dhe pozicionimin në treg. Një tjetër ekspert kontribuoi në përmirësimin e qëndrueshmërisë së produktit.

Në vitin 2020, KB Krusha u përfshi në skemën e bujqësisë së kontraktuar të implementuar nga PPSE. Me këtë skemë, fermerët e kontraktuar u subvencionuan me 250,000 fidanë perimesh dhe morën shërbime këshillimore. “Ishte aktivitet i suksesshëm, pasi fermerët përmbushën sasinë e kontraktuar, madje patën dhe më shumë prodhim” thotë Fahrija. Rishtazi, po në bashkëpunim me Swisscontact, KB Krusha ka blerë një makineri shumë të nevojshme për pastrimin, pjekjen dhe qërimin e specave që përdoren për ajvar.

Kjo makineri që kanë instaluar tani e përshpejton procesin e pjekjes, qërimit dhe bluarjes dhe rrit sasinë e specave që përpunohen brenda një ore. “Kjo linjë e re pjek deri në 1,500 speca në orë” thotë Fahrije Hoti. “Me rritjen e kapaciteteve ne do ta zgjasim sezonin e prodhimit të ajvarit, do të kontraktojmë më shumë fermerë për sasi më të mëdha të perimeve” shton ajo. Specat e pjekur në paketime të vogla janë produkti i ri që i shtohet listës së tyre. Edhe ky produkt u mundësua nga linja e re.

“Ia ka vlejtur bashkëinvestimi për këtë makineri. Asnjë perime nuk shkon dëm, kapacitetet janë rritur, puna është më e lehtë dhe kushtet e punës më të mira. Dallimi është si nata me ditën” thotë Artan Zenuni, menaxheri asistent i Fahrijes.

Në film, gratë që përgatisin ajvar thonë “Kemi bërë ajvar gjithë jetën. Dimë ta bëjmë më mirë se krejt”. Përkrahja sipas nevojës dhe në kohën e duhur që iu mundësua kooperativës ka bërë ndryshimin kryesor: ka përshpejtuar rritjen dhe ka treguar se si Fahrija dhe anëtaret e kooperativës së saj nuk janë viktima të rrethanave, por e kanë në dorë ndryshimin e jetës së tyre.

Sfidimi i normave gjinore dhe krijimi i realitetit të ri

“Thonë që të kish qenë gjallë burri marrë i kishte ardh prej teje” thotë një personazhet e filmit. Edhe Fahrija e vërtetë është përballur me paragjykime dhe kundërshtime edhe më të forta kur ia nisi së pari të shesë ajvar në panaire dhe tregje të vogla. Presioni shoqëror ndikoi edhe mbi vajzën e saj asokohe të vogël, e cila një ditë kur u kthye nga shkolla i kërkoi Fahrijes ta ndërpriste aktivitetin e biznesit pasi njerëzit flisnin.

“Sigurisht që vazhdova të punon, nëse jo për vete, për të gjitha gratë e veja që kishin nevojë për punë, dhe për fëmijët e tyre dhe për qetësinë tonë mendore. Ja ku jemi gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë. Të njëjtët fermerë që qeshnin me punën tonë, tani i shesin çdo vit perimet në KB Krusha. Disa prej grave të tyre punojnë këtu gjithë kohën, ndërsa disa të tjera vijnë pasi kanë përfunduar me kultivimin e perimeve dhe përgatitjen e turshive nëpër shtëpitë e tyre”, thotë Fahrija. Me investimet e reja, sezoni i punës pritet të zgjatet deri në 11 muaj në vit për të gjithë punëtorët.

Ajo është shumë krenare për këtë ndryshim që ka ndodhur brenda komunitetit dhe e ngazëllyer me ndikimin që ka patur në mbarë botën historia e grave të fshatit Krushë e Madhe.

Fuqia e lidhjeve të komunitetit

“S’mundesh vetë. A nuk lype ndihmë? S’e bëjmë vetëm për ty, por edhe për vete. Për të gjitha ne”, thotë një nga gratë e veja në fil. Fahrija e vërtetë pajtohet. Për të, ndikimi më i rëndësishëm i ndërmarrjes së saj është se u ka dhënë grave një vend ku të jenë bashkë, të ndajnë mundimet e tyre dhe të rindërtojnë jetët.

Sadbere Hoti është ndër gratë e para që nisi punën në KB Krusha që nga viti 2008. Një grua e ve nga lufta, nënë e një vajze, kjo ishte puna e saj e parë jashtë shtëpisë.

Më 11 nëntor 2020, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Isabelle Moret vizitoi Krushën, ku u takua me Fahrije Hotin dhe gratë e Krushës. Në një postim në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka shkruar se “Zvicra është krenare për punën e madhe që kanë bërë gratë e Krushës dhe të impresionuar nga cilësia e produkteve të tyre që eksportohen në Zvicër dhe më gjerë”.

Ecuria e jashtëzakonshme e of KB në këto 16 vjet është një shembull i fuqishëm se si fuqizimi ekonomik i grave, pavarësisht rrethanave, është kyçi për t’i dhënë fund varfërisë në komunitete dhe në shoqëri dhe për t’i bërë shoqëritë më të barabarta dhe me gjithëpërfshirëse për të gjithë.

Sot pensionohet kampionja olimpike Majlinda Kelmendi

0

Mësohet se xhudistia Kosovare, Majlinda Kelmendi sot gjatë ditës edhe zyrtarisht do të largohet nga sporti i Xhudos.Majlinda gjatë karrierës së saj bëri që emri i Kosovës të dëgjohet në shumë shtete të Botës.Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rijnë në Paris të Francës.

Një vit më vonë ajo arriti vendin e pestë në Kampionatin Botëror për të rijnë në Marko dhe përfundoi e nënta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio të Japonisë.

Titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit.Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistia më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë.Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Deputetët e Kuvendit miratojnë dy marrëveshje ndërkombëtare

0

Kuvendi i Kosovë me 84 vota për kanë miratuar marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime (BEI).

Sipas këtij Projektligji, pritet të bëhet rehabilitimi i linjës hekurudhore numër 10.

Po ashtu, deputetët kanë miratuar marrëveshjen për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+).

Kjo marrëveshje u hedhë në votim dy herë pasi që herën e parë nuk pati kuorum, për shkak nga PDK-ja u tha se Ministria e Arsimit veçse e ka filluar miratimin e kësaj marrëveshje.

Ky Projektligj ka kaluar me mbi 80 vota për.

Kuvendi miratuar edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort