Home Blog Page 3788

Një i paraburgosur në Prizren dyshohet se vari veten

0

Një i paraburgosur në Prizren, ka vdekur sot në dhomën ku po qëndronte, e dyshimet sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë se është vetëvarur në dritaren e banjës së dhomës.

Sipas njoftimit, i paraburgosuri ishte 34 vjeç me inicialet F.I.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë. Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I. në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu. Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK-ja ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas këtij institucioni, vetëm autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Gucati: I kam ftuar hetuesit e Speciales të zbulojnë njeriun që më ka vënë në kurth mua dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së

0

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se me dokumentet e dërguara në zyrat e organizatës është ngritur kurth ndaj tij, Nasim Haradinajt dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Gucati ka thënë se me organizimin e konferencave për shtyp në shtator të vitit të kaluar nuk kanë synuar të publikojnë emra të dëshmitarëve por të tregojnë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me kriminelët serbë.

Ish-kreu i OVL-UÇK ka thënë se nuk e di si kanë rrjedhur dokumentet nga Specialja por ka theksuar se i ka ftuar hetuesit e Speciales që të zbulojnë personin i cili i ka dërguar dokumentet në zyrat e organizatës.

“Dëshira ime më e madhe është, e imja personale por besoj edhe e shokëve të mijë, që të zbulohet ky rast pikërisht nga prokurorët e nderuar që kush i qiti këto dokumente nga zyrat e tyre. Mund të jetë një njëri i tyre që këta nuk duan ta bëjnë zbulimin kështu që unë kam dëshirën më të madhe dhe u kam bërë ftesë publike në atë kohë hetuesve të Gjykatës Speciale që ta zbulojnë njeriun i cili më qiti në kurth mua dhe organizatën e veteranëve me ato dokumentacione. Unë këtë e llogariti një kurth ndaj pjesëtarëve të UCK-së dhe ndaj meje dhe Nasim Haradinajt dhe gjithë shokëve tonë”, ka thënë Gucati.

Hysni Gucati po përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtjes në ditën e parë të dëshmisë së tij pas më shumë se një viti qëndrimi në paraburgim në Hagë.

“Ne kemi dashur të tregojmë që Gjykata Speciale po bashkëpunon me gjykatat serbe, bashkëpunon me disa kriminelë serbë, bashkëpunon me Milovan Drecun, kjo ka qenë arsyeja që ne kemi dashur të tregojmë të vërtetën tonë pse ne kemi qenë kundërshtarë, se ne kemi pasur probleme edhe në Kosovë me disa zyrtarë apo disa persona të cilët kanë thënë pse po e kundërshtoni Gjykatën Speciale. Ne për t’i bindur qytetarët e Kosovës, për t’i bindur Parlamentin e Kosovës se çka kanë votuar, t’u tregojmë se kjo gjykatë bashkëpunon me këta kriminelë serb, sidomos me Milovan Drecun kur i tërë opinion kosovar dhe serb e njohin kush është Milovan Drecun. Kjo ka qenë arsyeja jonë se ne nuk jemi kundër drejtësisë”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se nuk kanë treguar emra të dëshmitarëve.

“Nuk e besoj që ndonjë gazetar profesioniste apo edhe amator, apo unë si Hysni Gucati apo si Nasim Haradinaj, apo kryesia, të jemi aq të marrë që tregojmë një emër të një dëshmitari. Edhe kur kemi biseduar me gazetarët ne kemi thënë çdo send përmbylle, mund të deklarosh që këtu ka dokumentacione falso por jo të përmenden dëshmitarët, sepse privatësia e çdo njeriu në botë është e mbrojtur dhe dëshmitarët duhet të jenë të mbrojtur, këtë e kam edhe nëpër transkriptet që mund t’i shihni që gjithmonë kam kërkuar që dëshmitë dhe dëshmitarët të mbrohen dhe të ruhen”, ka thënë Gucati.

Gucati është përgjigjur për ngjarjen e datës 7 shtator 2020, ku për herë të parë në zyrat e OVL-UÇK, nga një person i panjohur ishin dërguar dokumente që dyshohet se kishin rrjedhur nga Specialja.

Gucati ka thënë se më datë 7 shtator, bashkë me Nasim Haradinajn dhe Faton Klinakun ndodhej në zyrën e tij në organizatë kur sekretarja e organizatës Taibe Myftari i kishte njoftuar se një person i maskuar e ka lënë një paketë në recepsionin e organizatës.

“Taibja i ka rënë derës shumë me forcë, sepse vajza është frikësuar se nuk ka ndodhur më herët në organizatën tonë dhe më një bërtitmë të një zëri që ende e ndijë në veshin tim që kam menduar që ndonjë bombë në atë paketë, ka ardhur na është drejtuar, ka ardhur një person i maskuar dhe e ka lënë një paketë mbi tavolinën time dhe ka ikur. Kjo ka qenë e tëra në ato momente. Pas asaj kohe ne e kemi mësuar që ai kishte thënë që do t’u sjell prap paketa dhe kjo paketë është për ata që flasin në televizion, kështu ka qenë”, ka thënë Gucati.

Personin ka thënë se e ka parë vetëm në kamera.

“Tash me qenë i sinqertë, ishte rasti i parë që kishte ndodh, ishte befasi, dhe ju kemi afruar paketës shumë ngadalë dhe ndoshta për ju është si në humor por unë do të them si ka ndodhur kjo e vërtetë, kjo është edhe në kamera, me një ‘shtagë e kemi shpaluar paketën, kemi hequr një pjesë dhe kemi parë që ka dokumentacione se nuk kemi guxuar t’i afrohemi paketës për shkak të frikës se mos ka ndonjë bombë se dihet që Kosova ende rrezikohet nga armiqtë e saj që ka kështu që ne jemi tutë dikush ka pru ka montu ndonjë bombë që mund të eksplodojë në ndërtesën tonë.

Ai ka treguar që kanë parë që ka pasur materiale mbi të cilat sipas tij ishte vendosur një letër në të cilën thuhej se do të silleshin edhe shtatë mijë dosje të tjera.

Këtë shënim, Gucati ka thënë se nuk e ka ruajtur, çka sipas tij ka qenë veprim i gabuar.

Gucati ka thënë se aty kanë vendosur që të ftojnë mediat për t’i informuar rreth kësaj ngjatje.

Sipas tij, dokumentet mund të kenë arritur nga një person i cili do të mund të shpërndante të tilla nëpër vende të tjera dhe përgjegjësia t’i mbetej organizatës, andaj, Gucati ka thënë se kanë dashur që përmes mediave të heqin përgjegjësinë e këtyre dokumenteve.

Ai ka thënë se askush në organizatë nuk i ka kopjuar ato dokumente.

Dëshmia e Gucatit para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të zgjasë dy ditë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./KP

Sivjet mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë

0

Gjatë këtij viti, deri më tani janë raportuar mbi 100 raste të dhunës seksuale në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në një tryezë me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.

Patologia forenzike në IML, Bergita Curri, ka thënë se kjo shifër tregon përkushtimin e viktimave për të raportuar raste të tilla, më shumë se viteve të kaluara.

“70% e viktimave janë të mitura dhe kjo tregon se dhuna seksuale po prek fëmijët tanë, gjë që është e papranueshme. Përderisa të kemi shifra të tilla, askush nga ne nuk mund të jetë rehat. Ne, si shtet, si institucione, si prindër, si bashkëqytetarë kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

Në këtë tryezë është theksuar se në shumicat e rasteve të dhunës seksuale, dhunuesi është i njohur për viktimën.

“Dy faktorë janë vendimtarë në dënimin e kryerësit të veprës: rasti duhet të raportohet menjëherë nga viktima dhe ekzaminimi i viktimës të bëhet sa më parë pas kryerjes së veprës penale, në mënyrë që provat biologjike të mblidhen me kohë.”

Në këtë takim, gjykatësi Agron Maxhuni tha se provat dhe cilësia e tyre janë vendimtare për rastin gjyqësor.

283 raste të korrupsionit presin verdiktin e gjykatave

0

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpalosur të gjeturat e raportit të monitorimit: “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Prill-Shtator 2021”, raporton Ekonomia Online.

Në raport përfshihet rrjedhshmëria e rasteve të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave në gjykatat e vendit, dhe çështjet që e karakterizuan sistemin gjyqësor e prokurorial këtë periudhë.

Gjatë periudhës prill-shtator, numri më i madh i rasteve të zgjidhura nëpër gjykatat në nivel vendi i takon veprave penale të natyrës korruptive me gjithsej 57 raste të zgjidhura ndërkaq që rezultatet janë dukshëm më të vogla kur flasim për krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave.

Ndërkaq që edhe më tutje si shqetësuese mbetet numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdikt final në gjykatat themelore në nivel vendi, numër ky i cili shkon në 283 raste.

Rreze Hoxha-Zulaj nga GLSP, tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit sistemin gjyqësor sikurse edhe në periudhat e kaluara të raportimit, e karakterizoi numri më i madh i lëndëve të zgjidhura të natyrës korruptive, ndërkaq që rezultatet janë të vogla në raport me lëndët e krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

Sipas saj, ajo që e karakterizoi këtë periudhë të raportimit ishte respektimi në vazhdimësi i vendime të KGJK dhe KPK nga ana e gjykatave në drejtim të mbarëvajtjes së seancave gjyqësore nëpër gjykatat në nivel vendi, të cilat vendime ishin në përputhje edhe me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ajo më tej shtoi se si rezultat pozitiv gjatë kësaj periudhe është shënuar rritja e shqiptimit të dënimeve plotësuese nga ana e gjykatave në nivel vendi për veprat penale të natyrës korruptive, për të cilat Drejtësia Sot ka rekomanduar në vazhdimësi.

Sipas saj, është mjaft shqetësuese fakti i mospërputhjes të të dhënave në mes të gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi.

“Një rrethanë e tillë gjatë përpilimit të këtij raporti është vërejtur më së shumti në të dhënat e pranuara nga ana e gjykatave dhe numrin e aktakuzave të ngritura nga ana e Prokurorive”.

Qeveria ekzekuton pagesat për këtë kategori

0

Sot janë ekzekutuar pagesat për lehonat.

Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare prej 170 eurosh për gjashtë muaj, kurse ato të punësuara përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj.

Ndërsa, shtesat për fëmijët 0-24 muaj janë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16-vjeçare janë në vlerë prej 10 euro në muaj.

Kurti vizitoi qytetarët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, znj. Emilija Redžepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku.

Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë.

Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

FSSHK-ja kërkon rritje të pagave prej 50 përqind, nëse nuk kalon Ligji i Pagave

0

Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është diskutuar në lidhje me ecurinë e Grevave të organizuara ditë më parë si dhe qështjet e ngritura para Qeverisë nga kjo Federatë.

Këshilli Drejtues bën thirrje edhe njëherë që Ligji mbi Pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022.

Në komunikatën e tyre thuhet se këshilli drejtues i FSSHK-së unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014.

“Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrejtimit të jetës,rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje,kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave”.

FSSHK deri me datën 15 Dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues,nëse edhe kjo nuk ndodh,FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.

“Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.

Presidenti kroat do t’i festojë Krishtlindjet në Kosovë

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë më 23 dhe 24 dhjetor 2021.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e presidentit kroat, thuhet se gjatë vizitës së tij presidenti Milanoviq do të takohet me pjesëtarët e ushtrisë kroate që janë duke shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it të udhëhequr nga misioni i NATO-s.

Kjo vizitë e presidentit kroat thuhet se do të bëhet me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidenti Milanoviq do të vizitojë Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviç do të zhvillojë një takim me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në një takim të delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit kroat.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Kroacisë do të vizitojë ushtarët kroatë në KFOR me të cilët do ta kalojë natën e Krishtlindjeve.

Në Kosovë është kontingjenti i 36-të kroat, me 141 pjesëtarë të ushtrisë kroate. Presidenti Milanoviq i përcolli ata më 22 nëntor 2021, kur pjesëtarët e Ushtrisë Kroate udhëtuan në Kosovë për një rotacion gjashtëmujor.

Më tej, është planifikuar edhe një takim i tij me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Milanoviç do të vizitojë edhe Janjevën, ku jetojnë shumica e kroatëve . Ai do të takohet me Rev. Mato Paliq, famullitar kroat në Janjevë, si dhe me anëtarë të komunitetit të pakicës kroate për të diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë.

Kurti: Hetuesit më të mirë të vendit po merren me vrasjen në Gllogjan

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar.

Ai pasi ka bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole, tha se hetuesit më të mira janë të përfshirë në këtë rast.

“Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Të premten e kaluar, më 26 nëntor, një autobus i cili po udhëtonte nga Gjakova në Gllogjan u zu në pritë, siç dyshohet nga një person, i cili duke gjuajtur me kallashnikov la të vdekur shoferin e autobusit, dy nxënës të moshave 17 dhe 18-vjeçare dhe një nxënës të plagosur e për të cilin u njoftua se është jashtë rrezikut për jetë. Porse, ende nuk dihet asgjë për motivin e sulmit.

4 raste me COVID-19 sot në Kosovë

0
06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 318.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort