Home Blog Page 3787

Mytaher Haskuka: Angazhimi dhe dashuria ime për Prizrenin, nuk do të shuhet asnjëherë

0

Ish- kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka edhe njëherë ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan gjatë qeverisjes katër vjeçare të tij.

Ai ka bërë një foto të përbashkët me drejtorët e drejtorive gjatë mandatit sa ishte kryetar dhe me ketë rast ai i ka falenderuar për punën dhe përkushtimin e tyre.

Postimi i plotë:

Faleminderit të gjithëve që kontribuan gjatë këtyre katër viteve.

Angazhimi dhe dashuria ime për Prizrenin, nuk do të shuhet asnjëherë. ❤️

Mytaher Haskuka

 

Suspendohen zyrtarët përgjegjës pas vdekjes së të paraburgosurit në Prizren

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një të paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Ai dyshohet se ndërroi jetë i pasojë e vetëvarjes në dritaren e banjos së dhomës.

Pas këtij rasti, SHKK ka njoftuar se janë suspenduar zyrtarët përgjegjës.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftim.

Stano: Nuk ka gatishmëri për vazhdim dialogu nga asnjëra palë

0

Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk pritet të vazhdojë pa dakordimin e të dyja palëve për rezultate konkrete, gjë që sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, po mungon nga të dyja palët.

Ai tha se parakusht për vazhdimin e dialogut është gatishmëria e të dyja palëve për rezultate konkrete, por një gjë e tillë, sipas tij, po mungon.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, shkruan Tanjug.

“E kemi bërë të qartë se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultate konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, ka thënë Stano, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Konktatet e fundit të Borell dhe Lajçak me palët kanë treguar se mungon gatishmëria për një gjë të tillë”, ka thënë Stano për Tanjug.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të zhvillojë takim me Josep Borell.

Masat kufizuese revoltojnë bizneset: “Po falimentojmë”

0

Salla e ahengjeve “Golden Imperial” në Prishtinë po përballet me falimentim, si pasojë e masave të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Pronari i këtij biznesi, Driton Hoti, thotë se e ka të pamundur të vazhdojë punën.

Masa kufizuese, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë qysh në pranverë të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia.

“Për 18 muaj, ne kemi punuar vetëm dy muaj gjatë verës së këtij viti”, thotë Hoti, i cili i ka të punësuar rreth 30 punëtorë.

Ai thotë se humbjet i ka të mëdha, por nuk jep ndonjë shifër të saktë.

“Shifra nuk mund të jap, por, në bazë të qarkullimit që kam pasur në vitin 2019, atëherë ka qenë 400 mijë euro, tani nuk kemi fare… vetëm ata dy muaj që kemi punuar”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Me masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra më 30 gusht, është ndaluar organizimi i ahengjeve dhe dasmave.

Në atë kohë, Kosova ka regjistruar mbi 1,000 raste të reja me koronavirus në ditë dhe dhjetëra viktima.

Puna e klubeve të natës dhe ahengjet vazhdojnë të jenë të ndaluara edhe me masat e fundit të Qeverisë, që kanë hyrë në fuqi më 6 dhjetor.

Hoti thotë se nuk pajtohet me këtë vendim, tani kur situata me koronavirus duket më stabile.

“Në muajin gusht, kur na mbyllën, ne jemi pajtuar që të mbyllemi, për shkak të rasteve të shumta me koronavirus, por me shpresën se [kur] të stabilizohet situata dhe të vaksinohet një përqindje e madhe e qytetarëve, do të na lejohet puna”, thotë ai.

Kosova, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka situatë më të qetë epidemiologjike. Nga data 1 deri më 6 dhjetor, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 48 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë.

Numri i rasteve aktive të hënën ka qenë 322.

Me masat e fundit kufizuese, veç tjerash, ashpërsohen edhe kushtet për hyrje në Kosovë, ndërsa kufizimi i lëvizjes vazhdon të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00. Orari i punës së gastronomisë, po ashtu, nuk ndryshon; puna e këtij sektori lejohet deri në orën 23:00, ndërsa muzika ndalohet pas orës 21:30.

Vranica: Qeveria nuk e menaxhoi shëndetin e ekonomisë

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, e cila përfaqëson mbi 500 biznese, thotë se Qeveria është dashur të marrë masa në përputhje me situatën epidemiologjike.

Nëse tani e disa muaj, Kosova po shënon numër të vogël të rasteve, thotë Vranica, Qeveria është dashur të mendojë edhe për “shëndetin e ekonomisë”.

“Nuk ka pasur vullnet të Qeverisë për të menaxhuar shëndetin e ekonomisë. Këto masa kanë krijuar një revoltë të madhe, sidomos të klubeve të natës dhe sallave të dasmave dhe estradës. Po ballafaqohemi me probleme të rënda. Shumë biznese janë duke falimentuar”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, për gati dy vjet pandemi, janë shuar mbi 2,600 biznese.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Sogojeva: Jo kufizime, por lehtësime

Vendimin e Qeverisë së Kosovë për masat kufizuese e kundërshtojnë edhe në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit.

Hysen Sogojeva, i cili përfaqëson mbi 300 biznese në fushën e hotelerisë dhe turizmit në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë pritur lehtësim të masave.

“Këto masa nuk janë në harmoni me bizneset. Ne, si Odë, kemi kërkuar që bizneset e sektorit të gastronomisë, hotelerisë, turizmit, të punojnë me 30 deri në 50 për qind të kapaciteteve. Pastaj, iu kemi thënë se e marrim vetë obligim që asnjë person të mos hyjë në ato salla pa pasur dy vaksina [kundër koronavirusit] dhe testin [negativ] PCR”, thotë Sogojeva.

Sipas tij, çdo masë që ndalon punën e bizneseve, është humbje. Nëse vazhdohet me masa të tilla, deri në 35 për qind e bizneseve në këtë sektor do të falimentojnë, thotë ai.

Kurti: Masat, për shkak të variantit Omicron

Pavarësisht situatës së qetë epidemiologjike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat po merren për shkak të rrezikut nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.

Ky variant është identifikuar për herë të parë muajin e kaluar, në Afrikën e Jugut, dhe është kategorizuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen, disa vende i kanë kufizuar udhëtimet me vendin afrikan.

Duke folur të dielën, Kurti ka thënë se janë disa rreziqe me të cilat Kosova mund të përballet shumë shpejt.

“Ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet nga vjen numri më i madh i mërgatës, shkalla e ulët e vaksinimit me të dyja dozat në Kosovë dhe shfaqja e variantit të ri të koronavirusit, i njohur si varianti Omicron, e që është më lehtë i transmetueshëm sesa varianti Delta”, ka thënë Kurti.

Derisa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë efektet që mund t’i shkaktojë Omicroni, zyrtarët shëndetësorë në Kosovë u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Në Kosovë, shkalla e vaksinimit të plotë kundër koronavirusit aktualisht është mbi 42 për qind.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, një vend duhet të vaksinojë mbi 85 për qind të popullatës, për ta pasur situatën nën kontroll.

Gucati: ZPS-ja bashkëpunon me kriminelë serbë

0

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është pyetur nëse ka thënë në një intervistë se ZPS-ja bashkëpunon me gjykata serbe dhe merr materiale nga Serbia kundër anëtarëve të UÇK-së.

“E tash edhe sot paradite. Po bashkëpunoni me kriminel serbë dhe me Vukçeviqin që ka qenë kryeprokuror serb për krime lufte”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se në asnjë moment nuk e ka inkurajuar as ai e as Nasim Haradinaj personin që të dorëzonte dokumente në OVL-UÇK.

Atij i është treguar një video e konferencës së tretë ku kishin përmendur “pjata fluturese”.

Ai ka thënë se nuk është faji i askujt që është propozuar një pseudonim.

“Nasimin e përkrahi në atë drejtim. Nuk është detyrimi ynë të ruajmë hajnat a vjedhin në vende të ndryshme”, ka thënë Gucati i cili ka insistuar se nuk e ka inkurajuar atë. “Me na pru dokumente e me na bë probleme nuk e kemi inkurajuar. Qe 15 muaj jemi në burg. Nuk i kemi thënë atij shko vidhi dokumentet në Holandë e sillna në Prishtinë. Faktoma këtë punë se është e vërtetë, e do të jem pjesë e fajit. Faktoma se unë e Nasimi i kemi thënë shko vidhi dokumentet e bjeri në organizatë të veteranëve. S’është fare e vërtetë. Ai s’ka pasur nevojë për inkurajim, i sillte vet. I solli edhe herën e dytë edhe të tretë. Çfarë arsyeje kishte ai. Tregoma arsyen”.

Avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, i cili është i prekur me koronavirus dhe ka ndjekur nga distanca seancën, siç ka ndjekur edhe Haradinaj, ka thënë se temperatura i ka shkuar në 39 gradë Celsius. Ai ka kërkuar që të dorëzohen dokumentet që janë shfaqur në seancë, pasi nuk kanë mundur të shohin.

E Haradinaj i pyetur nëse do të ndjekë nesër seancën sërish online, ai ka thënë se vet preferon po, e pasnesër do të jetë në sallë. Ai thotë se e bën këtë për të mos rrezikuar askënd. Por për këtë ka thënë se do të flasë edhe një herë me avokatin.

ASK: Rritet 4.4 përqind indeksi i çmimeve të prodhimit

0

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është ngritur për 4.4 përqind në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021. Ndërkaq, krahasuar TM3 të vitit 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9 përqind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ngritje më të mëdha ka pasur në energji elektrike, në prodhim të metaleve, të mobilieve, prodhim të pasjisjeve elektrike, prodhim të produkteve minerale jo-metalike dhe të tjera.

Në një komunikatë për media, ASK ka dhënë në detaje përqindjen e rritjes që ka pësuar indeksi i çmimeve të prodhimit në secilën fushë.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.4 përqind); prodhimi i mobilieve (7.2 përqind); prodhimi i metaleve (5.3 përqind); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.0 përqind); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.4 përqind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9 përqind); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (2.3 përqind); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.1 përqind); nxjerrja e xehes së metalit (0.7 përqind); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7 përqind); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3 përqind)”, thuhet në komunikatë.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.1 përqind); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-1.2 përqind); prodhimi i pijeve (-0.6 përqind); dhe xeheroret e guroret e tjera (-0.4 përqind).

KFOR stërvitet në “kodrën e FSK-së”

0

Paqeruajtësit amerikanë dhe letonezë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kodrën e Cërnushës e cila në majin e këtij viti iu dha në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi në faqen e KFOR-it, ushtarët e Batalionit të Manovrave nga Brigada e Lindjes, hapën istikame dhe përdorën armatim të ndryshëm sulmues në këtë zonë mbi fshati Kçiq të Mitrovicës.

Muaj më parë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, komuna e Mitrovicës ndau hapësirën prej 191 hektarë e cila do të shërbejë për nevojat tjera të FSK-së.

Rreth 10 mijë persona investojnë në kriptovaluta në Kosovë

0

Granit Kadolli, nga Prishtina, një “vlerë simbolike” të parave të tij e ka investuar para pesë vjetësh në kriptovaluta, apo, siç njihen ndryshe, para digjitale.

Deri më tani, ai nuk ka paguar ndonjë tatim mbi to, pasi, siç thotë, nga ky investim nuk ka gjeneruar fitime.

“Unë nuk e shoh këtë si përfitim, e shoh si investim për të ardhmen. Prej vitit 2016, qëkur kam investuar, e deri më tani, nuk kam nxjerrë asnjë përfitim. Në të ardhmen, kur do të vendos të nxjerr ndonjë sasi të mjeteve, do t’i deklaroj fitimet, rrjedhimisht do t’i paguaj obligimet tatimore”, thotë Kadolli për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, rreth 10 mijë operatorë të identifikuar – persona fizikë dhe juridikë – llogaritet se merren me këtë aktivitet, thotë Ferat Shala, kryetar i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se kjo shifër është e institucioneve përgjegjëse, por nuk sqaron se cilat.

Shala shton se informacione për vlerën e qarkullimit nuk ka.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” [v.j. në shqip: bllok zinxhir].

Ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme në botë, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum.

Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme.

Investimet në kriptovaluta, sipas ekspertëve, janë spekulative dhe ato mund të rezultojnë me fitime ose humbje të mëdha.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar më 3 dhjetor një komunikatë për media, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat, t’i deklarojnë ato dhe të paguajnë tatim për to.

ATK-ja ka thënë se “do të marrë masa ndaj personave që nuk i deklarojnë këto të ardhura”.

“Me fokus të veçantë, ATK-ja do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat”, ka thënë ATK-ja.

Deri më tani, ajo nuk ka specifikuar se në bazë të cilit ligj do të duhet të paguhet tatimi mbi kriptovaluta, sa është numri i personave që merren me këtë veprimtari dhe a ka mekanizma për identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime, janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Sipas këtij ligji, tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet në katër shkallë.

Për të ardhura deri në 960 euro në vit, nuk paguhet tatim. Për të ardhurat nga 960 euro deri në 3,000 euro në vit paguhet 4 për qind, për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 paguhet 8 për qind, kurse për të ardhurat mbi 5,400 euro – 10 për qind.

Granit Kadolli, i cili ka investuar në kriptovaluta, thotë se nuk është kundër pagesës së obligimeve tatimore, por, sipas tij, nevojiten sqarime shtesë.

“Për momentin, derisa nuk i nxjerr paratë nga kriptovalutat dhe nuk i dërgon në bankë, Administrata Tatimore nuk mund të tatojë, sepse është vlerë jo e arketueshme. Ta marrim shembull, nëse një piktor cakton vlerën e pikturës dhe nuk e shet, atëherë nuk mund të tatohet, por nëse piktura shitet, atëherë fillon tatimi”, thotë Kadolli, i cili udhëheq një kompani marketingu në Prishtinë.

Aliu: Tatimet mund të paguhen vetëm nëse fitimet nga kriptovalutat deklarohen vullnetarisht

Profesori i lëndës “Tregjet dhe investimet financiare” në Kolegjin UBT në Prishtinë, Florin Aliu, thotë se mbledhja e tatimeve nga qytetarët që investojnë në kriptovaluta, do të jetë mision i vështirë për ATK-në.

Ai shton se ATK-ja nuk ka mekanizma për t’i identifikuar personat e përfshirë në këtë treg. Sipas tij, mbetet në vullnetin individual të qytetarëve për t’i deklaruar fitimet dhe për t’i paguar tatimet.

“Personat që merren me këtë treg, janë anonimë. Kjo mbetet në vullnetin e tyre për deklarim. Nëse ekziston një hapësirë brenda një ligji ose aktiviteti ekonomik, ku personi fizik dhe juridik ka mundësi të mos paguajë tatime, ai nuk e paguan. Nuk është rasti i vetëm me kriptovaluta; ka raste të shumta”, thotë Aliu, pa i specifikuar të tjerat.

Por, inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku, thotë se autoritetet kompetente mund t’i identifikojnë personat që investojnë në kriptovaluta.

“Në një formë, këta [persona] janë të identifikuar, sepse blejnë dhe shesin në Kosovë edhe përmes bankave në mënyra legale. Ato para i nxjerrin në Kosovë. Në momentin që nxirren paratë, që është fituar në transaksion, duhet të paguhet tatim. ATK-ja mund ta verifikojë këtë. Kurse, ata që nuk i marrin përmes bankave apo marrin nga shtete të jashtme, ATK-ja nuk mund t’i vërejë dhe nuk mund t’i tatojë”, thotë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë nuk ekzistojnë institucione të formalizuara financiare që njohin dhe pranojnë kriptovaluta si mjet pagesash, thotë profesori Aliu.

Sipas tij, ky sektor është i rrezikshëm, pasi, siç thotë, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon kriptovalutat, e as ligji që e rregullon çështjen e tyre.

“Nëse investohet në euro, është Banka Qendrore Evropiane. Nëse investohet në dollarë, është Banka Qendrore Amerikane. Nëse dëshiron të investosh në aksione të Tesla-s, është kompania mbrapa. Nëse investohet në obligacione shtetërore, është shteti me buxhetin e vet që i mbron. Te këto [kriptovalutat] nuk ekziston një mekanizëm që i mbron”, thotë Aliu.

Ferati: Kosova po krijon ligj për rregullat e përdorimit të kriptovalutave

Kosova tashmë është duke përgatitur një ligj, i cili do t’i përcaktojë rregullat e përdorimit të parave digjitale brenda territorit të saj. Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të tatimit, ligji synon të krijojë edhe një evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në Kosovë, thotë Ferati, nga Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk jep ndonjë afat kohor për miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.

Shqipëria tashmë e ka rregulluar me bazë ligjore përdorimin e kriptovalutave.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, ajo ka miratuar Ligjin për tregjet financiare, të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.

Ligji e rregullon tregun e monedhave digjitale dhe virtuale, duke nisur nga licencimi i subjekteve që do të ushtrojnë një aktivitet të tillë deri te kushtet e tregtimit të kësaj monedhe.

Ish-kryeministri i Suedisë: Nëse Rusia e pushton Ukrainën, plasë lufta në Evropë

0

Ish kryeministri i Suedisë, Carl BIldt, ka reaguar pas situatës së fundit ku në disa media po raportohet se Rusia po planifikon pushtimin e Bullgarisë.

Pas publikimit të një plani të mundshëm të Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, reagimet nga figurat më të mëdha botërore nuk kanë munguar.

Për këtë, reagoi edhe ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili tha se në rast se ndodhë një gjë e tillë, Evropa do të përballët me luftë të përmasave të mëdha.

“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shkruar Bildt në llogarinë e tij në Tëitter.

Ndërsa, pikërisht për këtë çështje, nesër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kurti udhëton për në Bruksel

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar në Bruksel ku nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Ai do të jetë nën shoqërimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ministrit të Punës dhe të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala.

“I pari i Qeverisë së Kosovës do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi”, njofton Qeveria e Kosovës.

Në këto takime do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort