Home Blog Page 3786

Operohen 10 fëmijë në QKUK – mjeku amerikan: Kurrë mision më të mirë s’kemi kryer

0

Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK, ndërsa janë ekzaminuar 153.

Ramush Bejiqi pediatër-kardiolog, në një intervistë për EO, thotë se në muajin mars dhe maj të vitit 2022 do të kryhen edhe dy intervenime.

Ai ka thënë se njëri nga mjekët e ekipit nga Amerika doktor Francesko Santoro është shprehu i emocionuar se “kurrë mision më të mirë nuk kemi kryer”.

“Shërbimi i kardiologjisë është shumë i gjerë dhe në të marrin pjesë shumë shërbime të involvuar me qëllim për të operuar një fëmijë të sëmurë prej zemrës dhe për ta shëruar. Ishin ekipi amerikan dhe kardiokirurg nga Italia. Kurse vendor kanë qenë të kyçur të gjitha shërbimet të cilat marrin pjesë në kardiokirurgji pediaktrike. Kanë qenë anesteziolog, kardiokirurg. Doktor Francesko Santoro thotë se ‘kurrë mision më të mirë nuk kemi kryer’”.

“Janë ekzaminuar 153 fëmijë, kurse prej 48 fëmijëve të prezantuar janë përzgjedhur 10 që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe është krijua lista e fëmijë që tashmë i kemi planifikuar dy intervenime në muajin 2022 mars dhe maj”.

Doktor Bejiqi po e sheh të nevojshëm shërbimin e kardiokirurgjisë së pediatrisë, i cili ende nuk ka filluar shërbimin.

“Janë operuar 10 fëmijë me sëmundje të lindura të zemrës. Fatmirësisht deri tash nuk kemi pasur asnjë komplikim. Ecuria post operative është shumë e mirë dhe të gjithë fëmijët janë në Klinikën e Pediatrisë. Fatkeqësisht ende se kemi filluar shërbimin e kardiolokirugjisë pediatrike. Shihet nevoja e kardiokirurgjisë. Të gjithë po e shohim të nevojshëm këtë shërbim. Ajo kryesore është anestezioni i kardiokirurgjisë pediaktrike. Janë shërbime që kërkojnë punë”.

Ndalohet dhe arrestohet i dyshimti nga Prizreni për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

0

Policia Rajonale e Prizrenit, në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën “Ismail Qemaili”-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë.

Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se dyshimti përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë.

Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë.Rasti është nën hetime thuhet në njoftim.

Pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më ‘vdekjeprurëse’

0

Shkencëtarja që krijoi vaksinën antiCovid të Oxfordit dhe AstraZeneca ka paralajmëruar se pandemia e ardhshme mund të jetë “më vdekjeprurëse”, e bën thirrje që bota të jetë më e përgatitur.

Sarah Gilbert tha se duhen nxjerrë mësime nga situata e koronavirusit. “Kjo nuk do të jetë hera e fundit që virusi do të kërcënojë jetën tonë. E vërteta është që, pandemia e ardhshme do të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse ose më vdekjeprurëse, ose të dyja së bashku”, tha Gilbert. “Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet t’i humbasim”, shtoi ajo.

Vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca ishte e para kundër koronavirusit që fillimisht u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht përdoret në mbi 170 shtete të botës.

Për shkak të rolit të saj në zbulimin e vaksinës, Gilbert është nderuar nga Mbretëresha Elizabeth II e cila ia ka ndarë titullin Damë. Ajo ka punuar në prodhimin dhe testimin e vaksinave për më shumë se një dekadë, kryesisht duke përdorur antigjenët nga malaria dhe gripi dhe nisi projektin për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit në fillim të vitit 2020, pasi virusi u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019.

Gjermania jep 1 milion euro për Ushtrinë e Kosovës

0

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka pranuar sot donacion me vlerë prej një milion eurosh nga Gjermania për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 318 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit u regjistruan katër raste pozitive, nga 1 mijë e 1817 testime.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe tetë persona.

Kaq kosovarë kanë investuar deri tash në kriptovaluta

0

Granit Kadolli, nga Prishtina, një “vlerë simbolike” të parave të tij e ka investuar para pesë vjetësh në kriptovaluta, apo, siç njihen ndryshe, para digjitale.

Deri më tani, ai nuk ka paguar ndonjë tatim mbi to, pasi, siç thotë, nga ky investim nuk ka gjeneruar fitime.

“Unë nuk e shoh këtë si përfitim, e shoh si investim për të ardhmen. Prej vitit 2016, qëkur kam investuar, e deri më tani, nuk kam nxjerrë asnjë përfitim. Në të ardhmen, kur do të vendos të nxjerr ndonjë sasi të mjeteve, do t’i deklaroj fitimet, rrjedhimisht do t’i paguaj obligimet tatimore”, thotë Kadolli për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, rreth 10 mijë operatorë të identifikuar – persona fizikë dhe juridikë – llogaritet se merren me këtë aktivitet, thotë Ferat Shala, kryetar i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se kjo shifër është e institucioneve përgjegjëse, por nuk sqaron se cilat.

Shala shton se informacione për vlerën e qarkullimit nuk ka.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” [v.j. në shqip: bllok zinxhir].

Ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme në botë, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum.

Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme.

Investimet në kriptovaluta, sipas ekspertëve, janë spekulative dhe ato mund të rezultojnë me fitime ose humbje të mëdha.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar më 3 dhjetor një komunikatë për media, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat, t’i deklarojnë ato dhe të paguajnë tatim për to.

ATK-ja ka thënë se “do të marrë masa ndaj personave që nuk i deklarojnë këto të ardhura”.

“Me fokus të veçantë, ATK-ja do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat”, ka thënë ATK-ja.

Deri më tani, ajo nuk ka specifikuar se në bazë të cilit ligj do të duhet të paguhet tatimi mbi kriptovaluta, sa është numri i personave që merren me këtë veprimtari dhe a ka mekanizma për identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime, janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Sipas këtij ligji, tatimi në të ardhura personale vjetore ngarkohet në katër shkallë.

Për të ardhura deri në 960 euro në vit, nuk paguhet tatim. Për të ardhurat nga 960 euro deri në 3,000 euro në vit paguhet 4 për qind, për të ardhurat nga 3,000 deri në 5,400 paguhet 8 për qind, kurse për të ardhurat mbi 5,400 euro – 10 për qind.

Granit Kadolli, i cili ka investuar në kriptovaluta, thotë se nuk është kundër pagesës së obligimeve tatimore, por, sipas tij, nevojiten sqarime shtesë.

“Për momentin, derisa nuk i nxjerr paratë nga kriptovalutat dhe nuk i dërgon në bankë, Administrata Tatimore nuk mund të tatojë, sepse është vlerë jo e arketueshme. Ta marrim shembull, nëse një piktor cakton vlerën e pikturës dhe nuk e shet, atëherë nuk mund të tatohet, por nëse piktura shitet, atëherë fillon tatimi”, thotë Kadolli, i cili udhëheq një kompani marketingu në Prishtinë.

Aliu: Tatimet mund të paguhen vetëm nëse fitimet nga kriptovalutat deklarohen vullnetarisht

Profesori i lëndës “Tregjet dhe investimet financiare”, Florin Aliu, thotë se mbledhja e tatimeve nga qytetarët që investojnë në kriptovaluta, do të jetë mision i vështirë për ATK-në.

Ai shton se ATK-ja nuk ka mekanizma për t’i identifikuar personat e përfshirë në këtë treg. Sipas tij, mbetet në vullnetin individual të qytetarëve për t’i deklaruar fitimet dhe për t’i paguar tatimet.

“Personat që merren me këtë treg, janë anonimë. Kjo mbetet në vullnetin e tyre për deklarim. Nëse ekziston një hapësirë brenda një ligji ose aktiviteti ekonomik, ku personi fizik dhe juridik ka mundësi të mos paguajë tatime, ai nuk e paguan. Nuk është rasti i vetëm me kriptovaluta; ka raste të shumta”, thotë Aliu, pa i specifikuar të tjerat.

Por, inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku, thotë se autoritetet kompetente mund t’i identifikojnë personat që investojnë në kriptovaluta.

“Në një formë, këta [persona] janë të identifikuar, sepse blejnë dhe shesin në Kosovë edhe përmes bankave në mënyra legale. Ato para i nxjerrin në Kosovë. Në momentin që nxirren paratë, që është fituar në transaksion, duhet të paguhet tatim. ATK-ja mund ta verifikojë këtë. Kurse, ata që nuk i marrin përmes bankave apo marrin nga shtete të jashtme, ATK-ja nuk mund t’i vërejë dhe nuk mund t’i tatojë”, thotë Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë nuk ekzistojnë institucione të formalizuara financiare që njohin dhe pranojnë kriptovaluta si mjet pagesash, thotë profesori Aliu.

Sipas tij, ky sektor është i rrezikshëm, pasi, siç thotë, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon kriptovalutat, e as ligji që e rregullon çështjen e tyre.

“Nëse investohet në euro, është Banka Qendrore Evropiane. Nëse investohet në dollarë, është Banka Qendrore Amerikane. Nëse dëshiron të investosh në aksione të Tesla-s, është kompania mbrapa. Nëse investohet në obligacione shtetërore, është shteti me buxhetin e vet që i mbron. Te këto [kriptovalutat] nuk ekziston një mekanizëm që i mbron”, thotë Aliu.

Ferati: Kosova po krijon ligj për rregullat e përdorimit të kriptovalutave

Kosova tashmë është duke përgatitur një ligj, i cili do t’i përcaktojë rregullat e përdorimit të parave digjitale brenda territorit të saj. Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të tatimit, ligji synon të krijojë edhe një evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në Kosovë, thotë Ferati, nga Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk jep ndonjë afat kohor për miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës.

Shqipëria tashmë e ka rregulluar me bazë ligjore përdorimin e kriptovalutave.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, ajo ka miratuar Ligjin për tregjet financiare, të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.

Ligji e rregullon tregun e monedhave digjitale dhe virtuale, duke nisur nga licencimi i subjekteve që do të ushtrojnë një aktivitet të tillë deri te kushtet e tregtimit të kësaj monedhe.

Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Kukësit, nuk ka udhëtarë

0

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë

Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe “Helvetas” nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe, sipas drejtorit të aeroportit, Altin Progonati, kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.

Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre, e po aq edhe shtimi i destinacioneve të tjera, shkruan kohajone.

Në aeroportin e Kukësit punohet çdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi sipas drejtuesve, ka punë të tjera që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e aeroportit.

Aeroporti i Kukësit nisi operacionet e fluturimeve më 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, “Helvetas” të Zvicrës dhe “Air Albania” të Shqipërisë, me destinacionet Zyrih dhe Stamboll.

Kryeministri Kurti me një pjesë të kabinetit sot në Bruksel, mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së

0

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Bruksel për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) që do të mbahet sot, 7 dhjetor.

Me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i plotë i kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të jetë mot me shi dhe borë

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se këto reshje parashihet kryesisht me borë.

“Parashihet një javë kryesisht më dinamike. Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mërgimtarit i thyhet xhami i veturës në një qendër tregtare në Prizren

0

Një mërgimtari i është thyer xhami i veturës nga persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në një nga qendrat tregtare në Prizren. Këtë e bëri të ditur vet pronari në një postim në grupin “Marakli t’kerreve”.

Sipas pronarit të veturës nuk ka pasur dëme të tjera përveq thyerjes së xhamit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort