Home Blog Page 3784

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

0

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor.

Kjo ministri njofton se kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese.

“Afati i ankesës është dy ditë me datë 08.12.2021 dhe 09.12.2021 nga ora 09:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Duke klikuar në postimin e bashkëngjitur, ju mund të informoheni me rezultatet.

Borrell në konferencë me Kurtin: S’jemi këtu për t’i kryer punët tuaj, fokusohuni në dialogun me Serbinë

0

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe delegacionin e Qeverisë së Kosovës për Stabilizim-Asociimin tha se BE-ja nuk mund t’i kryejë punët e Kosovës, ndërsa kërkoi angazhim në dialogun me Serbinë, duke përmendur detyrimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash.

Borrell tha se po i masin përparimet e Kosovës, ndërsa tha se MSA-ja mbetet themeli dhe udhëzuesi i Kosovës drejt shtegut evropian.

“Të kënaqur që mbajtëm këtë takim për Stabilizim-Asociim. E shoh z.kryeministër mjaft shpesh. Jo aq shpesh sa do të doja, por flasim edhe në telefon. Gjithsesi, në këtë takim bashkë me komisionerin Varhelyi ka qenë një mundësi mjaft e mirë për t’u fokusuar tek agjenda bilaterale BE-Kosovë. Jemi këtu, po masim përparimet që janë bërë sepse Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mbetet themeli apo qendra e këtij bashkëpunimi, është udhëzuesi juaj drejt shtegut evropian dhe krijon mundësi të shumta”, tha Borrell.

Ai theksoi se kërkojnë që Qeveria e Kosovës të fokusohet te sundimi i ligjit, te populli, ndërsa tha se duan më shumë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sigurisht, ne nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaj dhe mu për këtë e mirëpresim Z. Kurti dhe qeverinë e tij që ta vënë një fokus të theksuar te sundimi i ligjit, tek ekonomia, që të fokusohet te populli i Kosovës. Ne mbesim të vendosur që të vazhdojmë përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duam të shohim më shumë progres në këtë drejtim”, u shpreh kryediplomati evropian.

Borrell tha se e kanë inkurajuar Kosovën që të fokusohet në dialogun me Serbinë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë drejtim.

“E kemi inkurajuar Kosovën që të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta mbajë fokusin në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

“Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që i bie zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, pa ndonjë angazhim selektiv. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim sepse status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjërën palë”, deklaroi ai.

Asnjë viktimë, 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
07 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Kastrati: Komuna do të mbulojë shpenzimet e varrimit të personave

0

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, është takuar me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, dhe me kryetarin e saj, Sead Paqarizin.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të angazhohet në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës.

“Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, z. Sead Paqarizi, të cilëve u jemi mirënjohës, që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë”.

“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati.

I’u dogjë shtëpia, fal njerëzve me shpirt të bardhë, familja nga Lugishta e Hasit bëhet me shtëpi të re

0

Kryetari i fshatit Lugishtë të Hasit, Bekim Nerjovaj në një postim ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar punimet në ndërtimin e shëpisë së re për familjen që i’u kishte djegur shtëpia. Fal njerëzve të vullnetit të mirë dhe humanë, sot familja është bërë me shtëpi të re.

Kryetari i fshatit, Bekim Nerjovaj, ka falenderuar të gjithë donatorët për kontributin e dhënë në ndertimin e kësaj shtëpie, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:
Njoftim:
Të dashur miq, dua të ju njoftoj se ka përfunduar shtëpia e re për të cilën mblodhëm para për ta ndërtuar, pasi që shtëpinë e cila ishte para saj u kaplua nga një zjarr i madh. Familjarët tashmë po banojnë në të dhe janë ambientuar.
Përzemërsisht falenderojmë të gjithë donatorët për kontributin, Zoti ju nderoftë!
Kryetari i fshatit,
Bekim Nerjovaj

Pas vetëvrasje së të burgosurit në Prizren, KMDLNJ kërkon që të burgosurit me probleme psikike të mos mbahen në burg

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas rastit të së hënës, kur një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka bërë vetëvrasje.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se sipas informatave më 06.12.2021, rreth orës 14:30, në banjën e dhomës së tij në Qendrën e Paraburgimit (QP) në Prizren është vetëvarur i paraburgosuri, F. I.

“Mjekët e NjShB kanë filluar reanimimin e menjëhershëm dhe në ndihmë kanë ardhur edhe Ekipi i Emergjencës së Prizrenit, por reanimimi ka rezultuar pa sukses, me çka është konstatuar vdekja e pacientit rreth orës 14:47. F.I. ishte i lindur në vitin 1987. Në QP në Prizren ka ardhur me datë 11.09.2021. Në pranim është vërejtur se i paraburgosurit ka pasur probleme psikiatrike dhe ngecje në zhvillim mendor”, thuhet në reagim.

Për këtë arsye, gjatë tërë kësaj kohe i paraburgosuri është trajtuar nga stafi mjekësor i QP, mjeku, psikologu dhe psikiatri si dhe nga specialistët e Spitalit të Prizrenit.

Me këtë rast KMDLNj ripërsërit kërkesën që të burgosurit me probleme të natyrës psikike nuk duhet të mbahen në institucione korrektuese apo të paraburgimit.

“KMDLNj rithekson se për këtë kategori duhet të ketë trajtimin e duhur dhe të garantuar me të gjitha dokumentet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria, me LESP dhe me Rregullat Evropiane të Burgjeve.

Mbajtja e personave me probleme të natyrës psikike në institucione korrektuese dhe të paraburgimit paraqet shkelje të të drejtave të njeriut pasi që këto institucione nuk i përmbushin kriteret e duhura për mbajtjen dhe trajtimin e kësaj kategorie”.

“KMDLNj bënë thirrje institucioneve që këtë kategori të personave të privuar duhet t’i vendosin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Në anën tjetër Instituti i Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë ka vetëm 7 vende për vendosje të personave të privuar nga liria për tërë Shërbimin Korrektues të Kosovës e që është në shpërputhje të madhe me nevojat e SHKK-së”.

“Pas çdo vizite monitoruese, KMDLNj del me të gjeturat dhe rekomandimet për institucionin që e monitoron dhe rekomandimi kryesor është që të privuarit nga liria që kanë probleme të natyrës mendore të dërgohen në institucionet përkatëse shëndetësore e që për shkaqe të sipërpërmendura nuk ka mundësi të realizohet prandaj edhe kemi vdekje dhe vetëvrasje të personave të privuar nga liria.

Në çastin e privimit nga liria , shteti përmes institucioneve përkatëse merr përgjegjësinë për shëndetin dhe jetën e të burgosurit apo të dënuarit. Në rastin e vetëvarjes së të paraburgosurit F.I. të gjithë po merren me pasojat ndërsa ka dështuar mekanizmi parandalues , dërgimi në institucionin shëndetësor që do të kujdesej për shëndetin e të paraburgosurit.

Të gjithë ata që e njohin arkitekturën e brendshme të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ku banjat janë ndara nga pjesa tjetër e dhomës e kanë të qartë se oficerët nuk mund të mbahen përgjegjës prandaj KMDLNj -ë vlerëson se ky suspendim nuk ka bazë ligjore aq më parë që kanë dështuar mekanizmat parandalues. KMDLNj -ë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit F.I. dhe kërkon që rastet e ngjashme të trajtohen me prioritet”.

KMDLNj e thekson një fakt se nga SHKK shfrytëzohen vetëm 50% të kapaciteteve pranuese dhe të vendosjes dhe se SHKK ka hapësirë të mjaftueshme që pjesën e pashfrytëzuar ta shndërrojë në një spital për të gjithë të burgosurit në Kosovë sikur edhe për stafin korrektues. Bartja e personave të privuar nga liria përveç shpenzimeve të mëdha materiale paraqet problem edhe më të madh në aspektin e sigurisë, thuhet në reagimin e KMDLNJ. /Telegrafi/

Kurti në Bruksel përmend liberalizmin e vizave, thotë se integrimi në BE nuk ka alternativë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel, ku sot do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit, Kosovë-BE.

Para fillimit të këtij takimi, Kurti ka zhvilluar takim me komisionarin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kurti ka përmendur edhe njëherë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi për progresin e Kosovës në MSA. Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala. /Telegrafi/

Tri vjet e gjysmë burgim ndaj Skender Krasniqit për vrasjen e djalit

0

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor Skender Krasniqin dhe e ka dënuar me tri vjet e pesë muaj burgim, për veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

Sipas komunikatës për media të kësaj gjykate, dënimi i tij do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021. Të pandehurit S.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Krasniqi vrau djalin e tij aksidentalisht më 27 janar të këtij viti.

Komisioni refuzon kërkesën e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë euro për rrymën në veri

0
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2022 i planifikuar 2 miliardë e 748 milionë euro.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2022 i planifikuar 2 miliardë e 748 milionë euro.

Ky komision po shqyrton një nga një kërkesat e institucioneve për mjete shtesë buxhetore.

Megjithatë shumicën prej tyre deri tash i ka refuzuar.

Komisioni në fjalë ka refuzuar kërkesën e specializantëve për pagat.

Po ashtu ky komision me shumicë votash ka refuzuar kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit për krijimin e tetë pozitave të reja për punë, rritjen e fondit për paga dhe mëditje.

Kësisoj edhe kërkesa e KOSTT-it për 33 milionë euro për rrymën në veri është refuzuar nga Grupi punues dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Po kështu komisioni ka refuzuar edhe kërkesën e Këshillit Gjyqësor për rritjen e buxhetit për këtë institucion.

Ndaj këtyre refuzimeve të kërkesave për Këshillin Gjyqësor dhe Avokatin e Popullit, ka reaguar deputeti nga LDK Avdullah Hoti, i cili tha se këto refuzime janë në kundërshtim me parimin e institucioneve.

Hoti tha se në këtë mënyrë siç po refuzohen kërkesat, Kuvendi dhe Komisioni për Buxhet di të vije në situatën për leximin e tretë të këtij buxheti, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryesuesi i Grupit punues Eman Rrahmani tha se arsyet e refuzimit të këtyre kërkesave është për shkak të tavaneve buxhetore.

Po kështu Komisioni ka refuzuar dy kërkesa të ARKEP-it për rritjen e buxhetit për paga dhe mëditje.

Gjatë shqyrtimit të kërkesave, Deputeti nga VV Rrahmani tha se Grupi punues ka vendosur të mos përkrahet kërkesa e AKI-së për punonjës shtesë dhe për paga.

Po ashtu Komisioni pas shqyrtimit të Grupit punues ka vendosur që mos të aprovohen 31 kërkesat e komunave në vend.

Përzierja e vaksinave nxit përgjigje më të mirë imunitare

0

Një studim i madh në Britani tregon se vaksinat kundër koronavirusit mund t’u japin njerëzve reagim më të mirë imunitar nëse përzihen.

Studimi përmend si shembull vaksinimin me AstraZeneca ose Pfizer/BioNTech për herë të parë dhe, rreth nëntë javë më vonë, me Moderna.

“Kemi vërejtur përgjigje shumë të mirë imunutare… në fakt, më të mirë se nga [vaksinimi] me dy doza të vaksinës Oxford/AstraZeneca”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters profesori i Universitetit të Oksfordit, Matthew Snape.

Ai tha se gjetjet mund të jenë një gjë pozitive për vendet më të varfra, që mund të kenë nevojë të kombinojnë lloje të ndryshme të vaksinave, nëse furnizimet me një lloj mbarojnë.

“Mendoj se të dhënat nga ky studim do të jenë veçanërisht interesante dhe të vlefshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha ai.

Kombinimi AstraZeneca – Pfizer rrit nivelin e antitrupave, thotë studimi
Studimi i Universitetit të Oksfordit, i cili u botua në revistën mjekësore Lancet, është kryer në 1,070 vullnetarë. Sipas tij, përzierja e vaksinave nuk ka ngritur asnjë shqetësim për sigurinë.

“Nuk keni nevojë të lidheni me marrjen e së njëjtës vaksinë për dozën e dytë”, tha Snape.

Banka Botërore, ndërkohë, tha se financimet e saj kanë ndihmuar deri më tani në shpërndarjen e 100 milionë dozave të vaksinave në të gjithë botën.

Ajo tha se do të arrijë shifrën prej 150 milionësh deri në fund të muajit, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve.

Shefi i Bankës Botërore, David Malpass, tha se ky institucion ka bërë kontrata për gati 300 milionë doza.

Në qytetin amerikan të Nju Jorkut, autoritetet e bënë të detyrueshëm vaksinimin për fëmijët nga 5 vjeç dhe për punëtorët në të gjitha kompanitë e sektorit privat.

Afati për të 184,000 bizneset në Nju Jork, për t’iu kërkuar punonjësve të tyre të dëshmojnë se janë të vaksinuar, është data 27 dhjetor, tha kryebashkiaku Bill de Blasio.

Fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç duhet të marrin së paku një dozë deri më 14 dhjetor dhe fëmijët 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen plotësisht deri më 27 dhjetor, për të hyrë në restorante dhe për të marrë pjesë në aktivitete shkollore, të tilla si sportet, muzika dhe kërcimet.

“Vaksinimi është mënyra për të dalë nga kjo pandemi dhe këto janë masa të guximshme për t’i inkurajuar banorët e Nju Jorkut që të mbajnë veten dhe komunitetet e tyre të sigurta”, tha de Blasio.

Eric Adams, i cili do ta zëvendësojë de Blasion si kryetar bashkie në janar, do t’i rishikojë detyrimet për vaksina dhe veprimet e tjera për të luftuar pandeminë e koronavirusit kur të marrë detyrën, tha zëdhënësi i tij.

Detyrimet për vaksinim janë shndërruar në një çështje përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ashtu sikurse edhe në të gjithë botën.

Urdhri për vaksinim, që ka dhënë më herët presidenti Joe Biden për kompanitë me 100 punëtorë ose më shumë, është shtyrë muajin e kaluar nga një gjykatë e apelit në SHBA.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort